SHF ISMAIL QEMALI Fush Tophan komuna AIR GJEOGRAFIA

  • Slides: 11
Download presentation
SHF. “ISMAIL QEMALI” - Fushë Tophanë, komuna ÇAIR GJEOGRAFIA PËR KLASËN E IX TEMA

SHF. “ISMAIL QEMALI” - Fushë Tophanë, komuna ÇAIR GJEOGRAFIA PËR KLASËN E IX TEMA 3: AMERIKA VERIORE DHE JUGORE Njësia mësimore 5: BOTA BIMORE DHE SHTAZORE Punoi: Ars. Nadi Sulejmani Datë: 02. 04. 2020

BOTA BIMORE DHE SHTAZORE E AMERIKËS VERIORE ü Në shpërndarjen e botës bimore dhe

BOTA BIMORE DHE SHTAZORE E AMERIKËS VERIORE ü Në shpërndarjen e botës bimore dhe shtazore ndikim të rëndësishëm kanë kushtet klimatike. ü Bota bimore e Amerikës Veriore ndryshon nga veriu në jug. ü Në viset subpolare ku klima është shumë e ashpër, kemi të pranishme bimësinë tundrore (bimësinë e rrallë barishtore dhe shkurrore). ü Në jug të bimësisë tundrore shtrihen sipërfaqet e pyjeve halore. ü Në viset me klimë të mesme kontinentale paraqiten pyjet gjethërënëse, të cilat kryesisht gjenden në Kanadanë jugore, Malet Apalashe dhe Malet Shkëmbore (Kordileret e Mesme). ü Në Ultësirat e Mesme kemi bimësinë barishtore të njohur si preria, ku një pjesë e tyre janë shndërruar në sipërfaqe punuese, në të cilat sipërfaqe mbillen drithëra, bimë industriale, perime dhe pemë.

ü Ultësirat e Mesme për shkak se dallohen me sipërfaqet e mëdha që janë

ü Ultësirat e Mesme për shkak se dallohen me sipërfaqet e mëdha që janë të mbjellura me drithëra, njihen si hambari i Amerikës Veriore. ü Në gadishullin e Kalifornisë, Gjirin e Meksikës dhe gadishullin e Floridës për shkak të klimës subtropikale kemi prani të bimësisë subtropikale, e cila përfaqësohet me këto lloje bimore: limonat, portokajt, palmat etj. ü Ndërsa në hapësirën nga gadishullit Jukatan e deri te Kanali i Panamasë, si dhe në grupin e ishujve Antilet e Mëdha dhe Antilet e Vogla, të pranishme kemi llojet e bimëve tropikale, siç janë: kakao, kafeja, kallami i sheqerit, druri mahagoni, druri i kedarit, bananja, etj. ü Në shkretëtirat e Amerikës Veriore e pranishme është bimësia shkretinore, e cila është e përfaqësuar me kaktuse, disa lloje të drunjve të vetmuar dhe barishte të ulëta që gjenden rrallë vende-vende.

Fig. 1. Zonë e prerieve (kullotave të bujshme). Fig. 2. Zonë e mbuluar me

Fig. 1. Zonë e prerieve (kullotave të bujshme). Fig. 2. Zonë e mbuluar me pyje halore. Fig. 3. Kafeja; Fig. 4. Druri i bananes; Fig. 5. Ananasi. (Të tre llojet e bimëve janë tropikale).

Bota shtazore ü Amerika Veriore karakterizohet me praninë e kafshëve të ndryshme, të cilat

Bota shtazore ü Amerika Veriore karakterizohet me praninë e kafshëve të ndryshme, të cilat janë të shpërndara sipas kushteve klimatike dhe bimësisë. ü Në këtë kontinent gjenden këto kafshë barëngrënëse: dreri, kaprolli, kali i egër, dhia e egër, delja e egër, lepuri etj. ü Ndërsa nga kafshët mishëngrënëse të pranishme jan: ujku, dhelpra, puma, arusha, qeni i egër, macja e egër, rrëqebulli etj. ü Në viset me klimë polare dhe subpolare jetojnë këto kafshë: ariu polar, ujku polar, dheplra polare, lepuri polar etj. ü Në këtë kontient gjenden edhe këto lloje të shpezëve të egra: shqiponja kokëbardhë, skifteri, pata e egër, rosa e egër, mjellma, papagalli etj. ü Në ujërat e lumenjve dhe liqeneve jetojnë këto lloje të shtazëve ujore: foka, kastori, salmoni, trofta e kaliforneze etj.

Fig. 5. Dreri; Fig. 6. Puma; Fig. 7. Arusha polare; Fig. 8. Ujku. (Lloje

Fig. 5. Dreri; Fig. 6. Puma; Fig. 7. Arusha polare; Fig. 8. Ujku. (Lloje të kafshëve që janë të pranishme në Amerikën Veriore).

BOTA BIMORE DHE SHTAZORE E AMERIKËS JUGORE ü Tipet e ndryshme klimatike në Amerikën

BOTA BIMORE DHE SHTAZORE E AMERIKËS JUGORE ü Tipet e ndryshme klimatike në Amerikën e Jugut kanë mundësuar praninë e rajoneve të ndryshme bimore (vegjetative). ü Në rajonin e ekuatorit, për shkak të temperaturave të larta dhe sasisë së madhe të reshjeve, janë zhvilluar pyjet e bujshme e të pakalueshme, të cilat njihen me emrin selvase. ü Selvaset shtrihet përgjatë luginës së lumit Amazon, dhe ato shtrihen në sipërfaqe prej 5, 5 milionë km². ü Në veri dhe në jug të pyjeve të pashkelura, shtrihen krahina me barë të lartë (sikur savenet që janë Afrikë). ü Barishtet e gjata në pellgun e lumit Orinoko quhen lanose, kurse në Rrafshlartën e Brazilit ato quhen kampose. ü Poashtu, në pellgun e lumit Orinoko dhe Rrafshlartën e Brazilit ekzistojnë sipërfaqe bujqësore, në të cilat kultivohet kakao, kafeja, kallamsheqeri etj.

ü Në rrjedhën e poshtme të lumit Parana paraqiten rajone të mëdha të barishteve

ü Në rrjedhën e poshtme të lumit Parana paraqiten rajone të mëdha të barishteve stepore, të cilat quhen pampase. ü Poashtu, në luginën e poshtme të lumit Para, Uruguaj dhe Paraguaj ekzistojnë sipërfaqe të mëdha bujqësore në të cilat kultivohet kryesisht gruri, misri dhe llojet e ndryshme të perimeve. ü Në krahinën e Patagonisë mbretëron klimë kontinentale, ku në këtë krahinë shtrihen sipërfaqe të mëdha me barë të ulët. ü Poashtu, duhet theksuar se në shkretëtirën Atakama mbretëron klima shkretinore, e cila ka ndikuar që këtu të rriten kaktuset, disa lloje të luleve shkretinore, vende-vende ndonjë drur ose bimë shkurrore. ü Ndërsa në Tokën e Zjarrtë për shkak të klimës subpolare, është e zhvilluar bimësia tundrore (barishtet e ulëta, myshqet dhe likenet).

Fig. 9. Pyjet ekuatoriale të shiut – selvaset; Fig. 10. Barishtet e larta –

Fig. 9. Pyjet ekuatoriale të shiut – selvaset; Fig. 10. Barishtet e larta – lanoset; Fig. 11. Drunjtë e palmave - bimë subtropikale; Fig. 12. Kaktuset - bimë shkretinore.

ü Bota shtazore ü Në kontinentin e Amerikës Jugore janë të pranishme lloje të

ü Bota shtazore ü Në kontinentin e Amerikës Jugore janë të pranishme lloje të ndryshme të kafshëve, shpezëve dhe insekteve. ü Prej kafshëve barëngrënëse që jetojnë në Amerikën Jugore më të veçanta janë: lama, alpaço, antilopa, dhia e egër, derri i egër, dreri, lepuri etj. ü Më karakteristike nga kafshët mishëngrënëse që jetojnë në Amerikën Jugore janë: jaguari, puma, ujku, qeni i egërr, arusha jugamerikane etj. ü Lloje më karakteristike të zvarranikëve që jetojnë në Amerikën Jugore janë: anakonda (gjarpri më i madh), krokodili, kaimani, iguana etj. ü Ndërsa prej shpezëve si lloje më karakteristike që jetojnë në Amerikën Jugore janë: nandu amerikan, kondori i Andeve (shpendi më i madh fluturues), pinguini, kolibra (shpendi më i vogël), papagalli, flamingo etj.

Fig. 13. Alpaçot; Fig. 14. Jaguari; Fig. 15. Kondori i Andeve (shpendi më i

Fig. 13. Alpaçot; Fig. 14. Jaguari; Fig. 15. Kondori i Andeve (shpendi më i madh fluturues); Fig. 16. Kolibri (shpendi më i vogël), Fig. 17. Kajmani.