Sh F Ismail Qemali komuna air Shkup ARSIM

  • Slides: 6
Download presentation
Sh. F. “Ismail Qemali” – komuna Çair, Shkup ARSIM QYTETAR KLASA VIII TEMA 5:

Sh. F. “Ismail Qemali” – komuna Çair, Shkup ARSIM QYTETAR KLASA VIII TEMA 5: QYTETARI DHE SHTETI NJËSIA MËSIMORE: SI ËSHTË I ORGANIZUAR PUSHTETI NË SHTETIN TONË PJESA 4: PUSHTETI GJYQËSOR Punoi: Ars. Nadi Sulejmani Data: 22. 04. 2020

PUSHTETI GJYQËSOR NË MAQEDONINË E VERIUT Ø Në ndarjen e pushtetit shtetëror, pushteti gjyqësor

PUSHTETI GJYQËSOR NË MAQEDONINË E VERIUT Ø Në ndarjen e pushtetit shtetëror, pushteti gjyqësor është njëri prej pushteteve. Ø Pushteti gjyqësor është njëri prej tre pushteteve, pra krahas pushtetit ligjdhënës (Parlamentit) dhe pushtetit ekzekutiv (Qeveria dhe Presidenti). Ø Sipas Kushtetutës, pushteti gjyqësor është i barabartë me pushtetin ligjdhënës dhe pushtetin ekzekutiv. Ø Pushtetin gjyqësor e ushtrojnë gjykatat, si organe që janë të pavaruara nga pushtetet e tjera. Ø Në vitin 1995 është miratuar Ligji për gjykatat. Ø Me dispozitat e Ligjit për gjykata rregullohen parimet themelore të pushtetit gjyqësor, organizimi dhe kompetencat. 2

Ø Funksioni kryesor i gjykatave është që të garantojnë respektim të vazhdueshëm i ligjeve,

Ø Funksioni kryesor i gjykatave është që të garantojnë respektim të vazhdueshëm i ligjeve, gjegjësisht gjykatat të gjykojnë në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Ø Në pajtim me dispozitat kushtetuese, gjykatat në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë të pavarura dhe të mëvetësishme. Ø Gjykatat gjykojnë në bazë të Kushtetutës, ligjeve dhe traktateve ndërkombëtare të ratifikuara në pajtim me Kushtetutën. Ø Me qëllim që të sigurohet zbatim i drejtë i ligjeve në shtetin tonë ekzistojnë disa nivele të gjykatave. Ø Sipas Ligjit për gjykatat, sistemi gjyqësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut organizohet në: Gjykatat Themelore, Gjykatat e Apelit dhe Gjykata Supreme e RMV-së. 3

Ø Gjykatat Themelore janë gjykata të shkallës së parë dhe janë kompetente që në

Ø Gjykatat Themelore janë gjykata të shkallës së parë dhe janë kompetente që në shkallë të parë të vendosin për veprat penale, veprat e tjera ndëshkuese, për kontestet ekonomike, për gjitha llojet e kontesteve civilo-juridike, kundërvajtjet etj. Ø Sipas Ligjit për gjykatat, në territorin e RMV-së janë themeluar dhe veprojnë 27 gjykata themelore. Ø Në territorin e RMV-së veprojnë edhe gjykatat e apelit. Ø Në RMV janë themeluar dhe veprojnë 3 Gjykata të Apelit dhe atë me seli në: Shkup, Manastir dhe Shtip. Ø Gjykatat e Apelit janë gjykata të shkallës së dytë. Ø Ato vendosin dhe sjellin vendime konkrete në bazë të mjeteve juridike që ushtrohen kundër vendimeve të gjykatave themelore. 4

Ø Gjykata Supreme e RMV-së është gjykata më e lartë në hierarkinë e pushtetit

Ø Gjykata Supreme e RMV-së është gjykata më e lartë në hierarkinë e pushtetit gjyqësor. Ø Gjykata Supreme e RMV-së ushtron pushtetin gjyqësor në të gjithë territorin e shtetit. Ø Selia e Gjykatës Supreme është në Shkup. Ø Ajo vendos në shkallë të fundit dhe në formë të prerë. Ø Gjykata Supreme sjell konkluzione juridike dhe mendime parimore juridike. Ø Gjykata Supreme në veçanti kujdeset për aplikimin unik të ligjeve në praktikë nga ana e të gjitha gjykatave. 5

Ø Kushtetuta e RMV-së përmban disa parime që kanë të bëjnë me organizimin e

Ø Kushtetuta e RMV-së përmban disa parime që kanë të bëjnë me organizimin e veprimtarisë së Gjykatave dhe me statusin e Gjykatave dhe ato janë: - Pavarësia e Gjykatave; - Publiciteti; - Verbaliteti në gjykim; - Pjesëmarrja e qytetarëve në gjykim; - Palëvizshmëria e funksionit të gjyqtarit; - Imuniteti i gjyqtarit; - Inkopatibiliteti i funksionit të gjyqtarit. Ø Gjyqtarët i zgjedh dhe i shkarkon Parlamenti i RMV-së, me propozim të Këshillit Gjyqësor Republikan. Ø Një gjykatës zgjidhet pa kufizim të zgjatjes së mandatit. 6