Sh F Ismail Qemali komuna air Shkup GJEOGRAFIA

  • Slides: 18
Download presentation
Sh. F. “Ismail Qemali” – komuna Çair, Shkup GJEOGRAFIA KLASA VI HYRJE NË TEMËN:

Sh. F. “Ismail Qemali” – komuna Çair, Shkup GJEOGRAFIA KLASA VI HYRJE NË TEMËN: MBËSHTJELLËSI UJOR I TOKËS (HIDROSFERA) NJËSIA MËSIMORE: LUMENJTË DHE LIQENET Punoi: Ars. Nadi Sulejmani Data: 10. 04. 2020

UJËRAT SIPËRFAQËSORË NË TOKË Ø Ujërat e burimeve nuk mbesin në vendin ku shpërthejnë,

UJËRAT SIPËRFAQËSORË NË TOKË Ø Ujërat e burimeve nuk mbesin në vendin ku shpërthejnë, por ato vazhdojnë të rrjedhin nëpër sipërfaqen e Tokës. Ø Nga burimet e ujërave mund të formohet përrockë, përrua apo edhe nëse burimi është me shumë ujë, atëherë formohet lum. Ø Përrocka, përrojet, lumenjtë, kënetat, moçalet dhe liqenet janë ujëra sipërfaqësor. Ø Lumenjtë formohen nga një burim i fuqishëm ujor, apo me bashkimin e disa përrenjve. Ø Gropat e mëdha në sipërfaqen e tokës, të cilat janë të mbushura me ujë quhen liqene. Ø Ndërsa si ujëra sipërfaqësor në tokë që janë me thellësi të cektë dhe në sipërfaqe të vogla, paraqiten kënetat dhe moçalet. 1

LUMENJTË Ø Me bashkimin e disa përrockave formohet përroi, kurse me bashkimin e disa

LUMENJTË Ø Me bashkimin e disa përrockave formohet përroi, kurse me bashkimin e disa përrenjve formohet lumi. Ø Lumenjtë janë rrjedha ujore sipërfaqësore që përbëhen nga: koka lumore (pjesa fillestare), shtrati, profili i lagët lumor, lugina, grykderdhja dhe normal edhe nga sasia e ujit që rrjedhë nëpër të. Ø Lumi të cilit i bashkohen disa lumenj tjerë paraqet lumin kryesor, kurse lumenjtë që i bashkohen atij janë degë lumi. Ø Hapësira tokësore nga e cila ujërat rrjedhin dhe shkojnë në lumin kryesor apo në degët e tij, quhet pellg lumi. Ø Të gjithë lumenjtë e një pellgu ujëmbledhës e përbëjnë rrjetin lumor. 2

Fig. 1. Rrjedhë lumi. Fig. 2. Lumi Amazon nga burimi deri në grykderdhje. 3

Fig. 1. Rrjedhë lumi. Fig. 2. Lumi Amazon nga burimi deri në grykderdhje. 3

Ø Burimi është pjesa ku fillon lumi, rrjedha e lumit paraqet gjithë gjatësinë e

Ø Burimi është pjesa ku fillon lumi, rrjedha e lumit paraqet gjithë gjatësinë e lumit, ndërsa grykëderdhja paraqet vendin ku lumi i bashkohet një lumi tjetër, ose derdhet në liqen, detë apo oqean. Ø Pjesa e thelluar nëpër të cilën rrjedhë lumi, quhet shtrati i lumit. Ø Pjesët anësore të shtratit të lumit quhet brigjet e lumit. Ø Prerjet vertikale tek shtrati i lumit paraqesin ujëvaret, kurse disa ujëvare të radhitura njëra pas tjetrës formojnë katarakt. Ø Pjesët anësore të lumit të cilat vërshohen herë pas here nga uji i lumit, paraqesin luginën e lumit. Ø Toka e cila ndan ujërat e dy pellgjeve, quhet ujëndarës. 4

Fig. 3. Lumi Kolorado me kanionin më karakteristik në botë. Fig. Lumi Rio Grande

Fig. 3. Lumi Kolorado me kanionin më karakteristik në botë. Fig. Lumi Rio Grande me luginë të bukur kanionike. 5

Fig. 5. Meandrimi i lumit Usumakinta, Guatemalë. Fig. 6. Ujëvarat e Viktorisë në lumin

Fig. 5. Meandrimi i lumit Usumakinta, Guatemalë. Fig. 6. Ujëvarat e Viktorisë në lumin Zambezi. 6

Ø Në pjesët ultësinore, lumenjtë kanë një shtrat gjarpëror, që ndryshe kjo njihet si

Ø Në pjesët ultësinore, lumenjtë kanë një shtrat gjarpëror, që ndryshe kjo njihet si meandër. Ø Në viset malore, shkaku i pjerrësisë së terrenit, lumenjtë kanë fuqi të madhe erozive (gërryese), që si pasojë shtrati i lumit vazhdimisht thellohet, ashtu që formohet kanion. Ø Ndërsa në viset ultësinore, fuqia e ujit humb, me ç’rast lumi fillon që të akumulojë materialin sedimentues, që si pasojë mund të formohen ishujt lumor apo ndryshe të njohura si ada. Ø Grykderdhja është pjesa e fundit e rrjedhës së lumit. Ø Ekzistojnë më shumë lloje të grykderdhjeve: normale, deltë, estuar dhe rias. Ø Delta paraqet degëzimin e lumit para derdhjes së tij në detë. 7

Fig. 7. Llojet e deltave lumore. Fig. 8. Pamje nga lartë e deltës së

Fig. 7. Llojet e deltave lumore. Fig. 8. Pamje nga lartë e deltës së lumit Ebro (lum në Spanjë). 8

LIQENET Ø Liqenet janë objekte ujore, të cilat paraqesin gropa të mëdha e të

LIQENET Ø Liqenet janë objekte ujore, të cilat paraqesin gropa të mëdha e të thella në sipërfaqen e tokës që janë të mbushura me ujë. Ø Çdo liqen është i përbërë nga baseni liqenor dhe sasia e ujit që gjendet në të. Ø Uji i liqeneve mund të jetë i ëmbël, ose edhe i kripur nëse liqeni ka qenë dikur pjesë e detit. Ø Liqenet sipas gjenezës së formimit ndahen në: liqene natyrore dhe liqene artificiale. Ø Liqenet natyrore varësisht nga mënyra e formimit ndahen në: liqene tektonike (fushëgropore), liqene karstike, liqene akullnajore (glaciale) dhe liqene vullkanike. 9

Ø Liqenet tektonike (fushëgropore) janë liqene të mëdha për nga sipërfaqja, të cilët janë

Ø Liqenet tektonike (fushëgropore) janë liqene të mëdha për nga sipërfaqja, të cilët janë formuar si pasojë e lëvizjeve tektonike. Ø Si liqene më të njohura tektonike (fushëgropore) janë: Liqeni i Viktorisë (në Afrikën Lindore), Liqeni Iri, Ontario, Miçigan, Liqeni i Madh (në Amerikën Veriore), Liqeni i Bajkalit (në Federatën Ruse), Liqeni i Ohrit, Liqeni i Prespës dhe Liqeni i Dojranit (liqene në Republikën e Maqedonisë së Veriut). Ø Liqenet gëlqerore apo karstike janë të krijuara në zonat me shkëmbinj gëlqeror, më sakt kur fushat gëlqerore janë të mbushura me ujë. Ø Liqene gëlqerore më të njohura janë: Liqeni i Shkodrës në Shqipëri dhe Liqenet e Plitvicës në Kroaci. 10

Fig. 9. Liqeni i Bajkalit, liqen tektonik më i thellë në botë. Fig. 10.

Fig. 9. Liqeni i Bajkalit, liqen tektonik më i thellë në botë. Fig. 10. Liqeni i Ohrit, liqeni më i madh tektonik në vendin tonë. 11

Fig. 11. Liqeni i Shkodrës, liqen karstik në Shqipëri. Fig. 12. Liqenet e Plitvicës,

Fig. 11. Liqeni i Shkodrës, liqen karstik në Shqipëri. Fig. 12. Liqenet e Plitvicës, liqene kartsike në Kroaci. 12

Ø Liqenet akullnajore janë lloj liqenesh që janë formuar nga grumbullimi i ujit nga

Ø Liqenet akullnajore janë lloj liqenesh që janë formuar nga grumbullimi i ujit nga shkrirja e borës dhe akullit. Ø Më sakt, liqenet akullnajore janë formuar me mbushjen e cirqeve me ujë i fituar nga shkrirja e borës dhe akullit. Ø Liqenet akullnajore (glaciale) gjenden në viset e larta malore. Ø Si liqene akullnajore të njohura janë: Liqeni i Cyrihut, Liqeni i Bodenit dhe Liqeni i Gjenevës në Zvicër, Liqeni Komo dhe Liqeni Garda në Itali, Liqeni i Bledit dhe Liqeni i Bohinjit në Slloveni, Liqeni Titikaka në Peru dhe Bolivi etj. Ø Liqene akullnajore ka edhe në disa masive malore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç janë: Liqeni i Bogovinës dhe shumë liqene tjera në Malin Sharr, Liqeni i Madh dhe Liqeni Vogël i Pelisterit, etj. 13

Fig. 13. Liqeni akullnajor Titikaka; Fig. 14. Liqeni akullnajor Lamplug; Fig. 15. Liqeni akullnajor

Fig. 13. Liqeni akullnajor Titikaka; Fig. 14. Liqeni akullnajor Lamplug; Fig. 15. Liqeni akullnajor i Gjenevës; Fig. 16. Liqeni akullnajor Komo. 14

Ø Liqenet vullkanike janë lloj i liqeneve natyrore, të cilat janë formuar si pasojë

Ø Liqenet vullkanike janë lloj i liqeneve natyrore, të cilat janë formuar si pasojë grumbullimit të ujit në krateret vullkanike. Ø Liqenet vullkanike i kemi në zonat ku ka pasur aktivitet vullkanik. Ø Në botë ekzistojnë disa liqene vullkanike, ku si më të njohura janë: Liqeni i Kraterit dhe Liqeni Soda në SHBA, Liqeni Heaven në Kinë, Liqeni Toba në Indonezi etj. Ø Liqenet artificiale, të cilët janë ndërtuar nga njeriu. Ø Uji i liqeneve artificiale shërben për pije, fitimin e energjisë elektrike, ujitjen e tokave punuese, kultivimin e peshqëve. Ø Vetëm në vendin tonë ka diku mbi 50 liqene artificiale, ku prej tyre më të njohur janë: Liqeni i Mavrovës, Liqeni i Dibrës, Liqeni i Kozjakut, Liqeni i Likovës etj. 15

Fig. 17. Liqeni i Kraterit, liqen vullkanik në SHBA. Fig. 18. Liqeni i Tobas,

Fig. 17. Liqeni i Kraterit, liqen vullkanik në SHBA. Fig. 18. Liqeni i Tobas, liqen vullkanik në Indonezi. 16

Fig. 19. Liqeni artficial i Dibrës; Fig. 20. Liqeni artificial i Mavrovës; Fig. 21.

Fig. 19. Liqeni artficial i Dibrës; Fig. 20. Liqeni artificial i Mavrovës; Fig. 21. Liqeni artificial i Kozjakut; Fig. 22. Liqeni artificial i Matkës. 17