SISTEMI DIELLOR Sistemi diellor sht sistem i organizuar

  • Slides: 7
Download presentation
SISTEMI DIELLOR

SISTEMI DIELLOR

Sistemi diellor është sistem i organizuar planetësh, të cilët sillen rreth Diellit. Sistemi diellor

Sistemi diellor është sistem i organizuar planetësh, të cilët sillen rreth Diellit. Sistemi diellor është një sistem planetar i përbërë nga trupa qiellorë të ndryshëm që mbahen në orbita nga forca e gravitetit të yllit tonë, Diellit. Është i përbërë nga nëntë planetë (dhe 166 hënat e tyre), nga tre planetë xhuxhë (Ceresi, Plutoni, Erisi dhe katër hënat e tyre), dhe miliarda trupa të vegjël. Këtu bëjnë pjesë trupat e Rripit të Kuiperit, disa dhjetëra mijëra asteroidë, një numër i pacaktuar por me siguri shumë të madh kometash, meteoritësh, dhe pluhuri ndëryjor. Planetët e sistemit diellor sipas largësisë nga dielli janë: Mërkuri, Afërdita, Toka, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani , Neptuni dhe Plutoni. Prej këtyre tetë planetëve gjashtë prej tyre kanë satelitë natyrorë të emërtuar zakonisht "hëna" sipas emrit të Hënës së Tokës, dhe secili prej planetëve të jashtëm është i rrethuar nga rrathë planetarë prej pluhuri dhe grimcash të tjera. Të gjithë planetet, përveç Tokës, janë emëruar sipas perëndive dhe perëndeshave të mitologjisë greko – romake.

Zbulimi dhe eksplorimi Për një kohë të gjatë në histori, njerëzimi nuk e ka

Zbulimi dhe eksplorimi Për një kohë të gjatë në histori, njerëzimi nuk e ka njohur ose kuptuar konceptin e Sistemit diellor. Shumica e njerëzve deri në mesjetën e vonë–Rilindje besonin se Toka ishte e palëvizshme në qendër të Gjithësisë dhe kategorikisht e ndryshme nga objektet hyjnore apo etere që lëviznin përmes qiellit. Edhe pse filozofi grek Aristarku i Samos kishte spekuluar në një riorganizim heliocentrik të kozmosit, Nikola Koperniku ishte i pari që zhvilloi një sistem heliocentrik matematikor parashikues. Në shekullin e 17 -të, Galileo Galilei, Johannes Kepler dhe Isaac Newton zhvilluan një kuptim të fizikës që çuan në pranimin gradual të idesë se Toka lëviz rreth Diellit dhe se planetet qeverisen nga të njëjtat ligje fizike që qeverisin Tokën. Shpikja e teleskopit solli zbulimin e planeteve dhe hënave të tjera. Përmirësimet të teleskopeve dhe përdorimi i anijeve pa pilot kanë mundësuar hetimin e fenomeneve gjeologjike, të tilla si malet, krateret, fenomenet meteorologjike sezonale, si retë, stuhitë e pluhurit dhe kapelet e akullit në planetët e tjerë.