SH F M U HASAN PRISHTINA Lnda Ekologjia










- Slides: 10
• SH. F. M. U ''HASAN PRISHTINA'' Lënda: Ekologjia dhe mjedisi Tema: Ekologjia në fshatin tonë (Busavata) Prof: Jetullah Mehmeti Punoi: Ariana Maliqi
• Shtrihet në perëndim të Dardanës ( Kamenica) dhe ka pozitë shumë të volitshme gjeografike sepse nëpër këtë vendbanim kalojnë rrugët që lidhin tri qendrat komunale. Nëpër Busavatë kalon rruga më e shkurtër që lidh Prishtinën me Dardanën. Busavata shtrihet në një lartësi mbidetare nga 600 -887 m. Maja më e lartë është Çuka, me lartësi mbidetare 887 m. Busavata në perëndim kufizohet me fshatin Makresh, në veri me fshatrat Zmijarnik e Miganoc, në jug me fshatin Bozhec, e në lindje me fshatin Ruboc. Fshati ka 6 lagje të medha: mëhalla e poshtme, mëhalla e epërme, bajrovitët, jabukovica (mollishtja), prokorogjët dhe oranët.
TOPONIMET : • Ndër toponimet e njohura në Busavatë janë : Ara e vidhave, livadhi i madh, baqovina, rrafshina, kodra e vosës, kungullari, rrezja, lugu i demës, ara e misinit, quka, lugu, gropshtina, stanet, baret, ligatat , kodra e bokave, lugi i thanes , nen mrize, zavojka, livadhi i pites, rakitat, kroni i milloshit, kroni i hajdukut. Në bazë të shënimeve, shtëpi për shtëpi, në fillim të vitit 2005 , Busavata ka pasur 182 familje me 1120 banorë. Këtu janë përfshirë edhe familjet të cilat përkohësisht jetojnë dhe punojnë përkohësisht në botën e jashtme. Jasht Busavatës jetojnë 358 familje me 1890 banorë. Gjithësejt 540 familje me 3010 banorë. Prej tyre në botën e jashtm jetojnë 141 familje me 630 banorë.
BUSAVATA - POZITA GJEOGRAFIKE E SAJ Busavata ka pozit të mir gjeografike , meqë neper të kalojnë rrugët që lidhin tri qendra komunale administrative , e sidomos nëpër Busavatë kalon rruga Dardanë -Artanë-Prishtinë. Është arteria më e shkurtër që lidhë Dardanën me Prishtinen. Po pran ketij fshati , afër 2 km në veri , te vendi i quajtur Stanet , pranë Liqeneve , dikur ishte një vendbanim i vjetër , nëpër te cilin kalonte rruga që lidhte Anamoraven e Poshtme me Artanen(Noveberden) , qendrën me te madhe administrative , tregtare e kulturore te kohes mesjetare. Busavata sipas pozites qe ka , radhitet në vendbanimet kondrinore-malore , ne nje lartësi mbidetare 600 -887 m.
Busavata me lartesi te pershtatshme mbidetare e me klime te mesme kontinentale eshte vendbanim i pershtatshem per jetese. Ka ajer e uje te paster, toke te pelleshme per prodhimtari bujqesore e pemtare, livadhe e kullosa për blegtori. Edhe pse i takon brezit të vendbanimeve kodrinore-malore, ajo është edhe vend bujqësor e fushor , sepse me kohë shumë male janë prerë e toka eshte shëndrruar në ara , kopshte , livadhe e kullosa. I gjithë fshati shërbehej me ujë të tri çezmave: çezma e Eperme , ajo pranë mahallës së Musajve dhe ajo në mahallë e Poshtme. Këto ishin burimet e vetme nga shërbeheshin fshatarët për nevojat shtëpiake dhe për bageti , qysh nga ardhesit e parë në Busavatë. Tani në shumë familje në Busavatë është sjell uji nga mali , arat, livadhet apo jan hapur puset ne oborret e shtëpive. Ne vendin ku ështe vendosur Busavata e tashme sipas dokumenteve te shkruara , nuk ka ndonjë gjurmë të ndonjë vendbanimi te vjetër, Por , ne lindjen e Busavates, ne kufi me fshatin Ruboc, te Kërshi i Madh, ndodhen themelet e nje kishe.
UJËRAT : Faktor me rëndësi për zhvillimin e botës bimore dhe shtazore janë ujrat në një vend. Edhe pse reshjet janë te vogla. Busavata disponon me burime të pasura uji , me volum të ndryshëm të ujit , që sillet prej 5 -20 litra ujë në minutë. Fshati është i furnizuar mirë me ujë të pijshëm . Nga ujërat e burimeve siperfaqësore , si dhe nga të reshurat atmosferike vjetore , shiu dhe bora, shekuj me radhë , janë krijuar përrocka e përronj , të cilët , kryesisht derdhen ne drejtim të lindjes- në Gallapushë te Dardanës , e pastaj ne Moravë. Vetem disa përrocka derdhen ne lumin e Makreshit , uji i te cilave , Përmes Përlepnicës , Kmetovcit , derdhen në lumin Morava.
KLIMA • Busavata shtrihet në brezin e mesëm klimatik, në të cilin dominon klima e mesme kontinentale, me dimra jo tepër të forta , e verëra jo tepër te nxehta. Temperatura mesatare vjetore sillet rreth 10 -11 0 C. Temperaturat e ndryshme gjatë vitit ndikojn në vegjetacionin e bujshëm të trevës. Vjeshtat jan me te nxehta , se pranverat , mesatarisht gjatë vitit ka 40 ditë te nxehta me temperatura deri 30 o. C. Reshjet janë të ngjashme me ato të një tereni me të gjerë , në sasi të reshurash , si në shumë fshatra të rrethinës , dhe sillen rreth 680 mm nëvit. Reshjet më të mëdha jan në muajt prill e maj të pranveres dhe shtator-tetor të vjeshtës.
BOTA BIMORE DHE SHTAZORE • Reliefi i ndhryshëm , klima, burimet ujore , llojet e tokave si dhe faktorit njeri, kan ndikuar në përhapjet e shumëllojshme të bimëve dhe shtazëve. Në pyje kan përhapje drunjtë gjethëramës. Në ato të dushkut dominojnë: bungu, qarri, bunjbuta por edhe lloje tjera. Në pyjet e shkozës dominojn dy lloje të shkozës , pastaj lajthia , murrizi , thana. krekëza , dardha e egër etj. • -Bota bimore • Në Busavatë tradicionalisht , janë marrë me rritën dhe ruajtjen e bagëtis. Nga mishi , leshi , lëkura , qumështi dhe produktetet e tij , janë siguruar te ardhura për shumë familje. Këto jan perdorur edhe për nevoja tjera jetsore: kau për të lëvruar dhe tërhequr qerren , kali për kalërim e ngarkim me produkte për në treg etj. Pa bagëti , as që ka mundur te mendohet jeta e fshatarëve. Dekadave te fundit , numri i bagëtis është zvogëluar shumë. Disa lloje kafshësh nuk mbahen më !Shtrohet pyetja: si mundet qe fshatari që i ka të gjitha kushtet per mbajtjen e bagëtis , të jetojpa to !. Vërtet humbje e madhe. Nga shtazët e egra , nëper malet e Busavates , shihen dhelprat , lepujt , derrat e eger , ujqit etj. Busavata është vend i volitshem për jetesen e ketyre shtazeve e kafshëve të përmendura.
LIQENI I BUSAVATËS










