MIRSEVINI N UNIVERSITETIN FAN S NOLI INFORMIM I

  • Slides: 24
Download presentation
MIRËSEVINI NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” INFORMIM I PËRGJITHSHËM PËR STUDENTËT E VITEVE TË

MIRËSEVINI NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” INFORMIM I PËRGJITHSHËM PËR STUDENTËT E VITEVE TË PARA (TETOR 2016)

PROCESI I BOLONJËS Studimet në Universitetin “Fan S. Noli” organizohen, mbështetur në Deklaratën e

PROCESI I BOLONJËS Studimet në Universitetin “Fan S. Noli” organizohen, mbështetur në Deklaratën e Bolonjës, në tre cikle: - Cikli i parë Bachelor me 180 kredite; - Cikli i dytë Master Profesional me 90 kredite, Master i Shkencave me 120 kredite; - Cikli i tretë Doktoraturë.

 Çfarë është Procesi i Bolonjës? Procesi i Bolonjës është një kuadër reformash në

Çfarë është Procesi i Bolonjës? Procesi i Bolonjës është një kuadër reformash në universitet, që ka si qëllim të përputhë sa më shumë sistemet e arsimit të lartë të vendeve të ndryshme, për të arritur te një sistem i arsimit të lartë sa më transparent, i hapur dhe i lirë. Procesi i Bolonjës zë fill në 19 qershor 1999 nga Deklarata e Bolonjës, e nënshkruar nga 29 vende, që synon përputhjen sa më të madhe të sistemit të arsimit të lartë në Evropë. Shqipëria u bë pjesë e këtij procesi që prej vitit 2003.

Si kryhet njësimi? Për të bërë të mundur transmetimin dhe ballafaqimin e cilësisë, nga

Si kryhet njësimi? Për të bërë të mundur transmetimin dhe ballafaqimin e cilësisë, nga Komuniteti Evropian u ngrit një komision që hartoi një sistem të përbashkët vlerësimi, që quhet “Sistemi evropian i transferimit të krediteve”, ECTS (European Transfer System). Ky sistem bën të mundur matjen e të mësuarit dhe arritjet e tij. Sistemi i krediteve që qëndron në bazë të kësaj deklarate ka në qendër ngarkesën e punës që studenti duhet të kryejë për të arritur objektivat e programit të tij të studimit.

Një shembull Nëse një lëndë ka 3 kredite, kjo do të thotë se një

Një shembull Nëse një lëndë ka 3 kredite, kjo do të thotë se një studenti i duhen 75 orë studimi për të arritur rezultate pozitive në të. Nga këto ai zhvillon 37 orë studimi në auditor (gjatë zhvillimit të leksioneve, seminareve, laboratorit etj. ) dhe 38 orë studimi individual jashtë auditorit (kërkim në bibliotekë, punë praktike, përgatitje për detyra kursi, etj). Pra ndërkohë që notat 4 -10 shprehin cilësinë e punës së studentit, kreditet matin dhe tregojnë sasinë e punës së kryer nga studenti. Studenti, nëse kërkon të transferohet, mund t’i transferojë kreditet e tij në një universitet tjetër partner.

Riprovimet dhe mbartja e provimeve Një studenti i duhen 20 kredite për të kaluar

Riprovimet dhe mbartja e provimeve Një studenti i duhen 20 kredite për të kaluar nga viti i parë në vit të dytë dhe 60 kredite për të kaluar nga viti i dytë në të tretin. Studenti i vlerësuar mbetës në provim ka të drejtë të përdorë të gjitha datat e shpallura në sezonin e vjeshtës, por nuk mund të japë më shumë se 7 provime në këtë sezon.

Kohëzgjatja e studimeve për programet e Ciklit të parë: 3 vjet Struktura e programit

Kohëzgjatja e studimeve për programet e Ciklit të parë: 3 vjet Struktura e programit 3 -vjeçar: 6 semestra me 15 javë mësimore secili(pa javët e sezonit të provimeve)

 ORARI Ngarkesa për studentët duhet të jetë jo më shumë se 25 orë

ORARI Ngarkesa për studentët duhet të jetë jo më shumë se 25 orë mësimi në javë. Kohëzgjatja e orës së mësimit është 60 minuta.

PROCESI I VLERËSIMIT - Studenti vlerësohet në bazë të rezultateve të tij në vijushmërinë

PROCESI I VLERËSIMIT - Studenti vlerësohet në bazë të rezultateve të tij në vijushmërinë e lëndës – VLERESIMI I VAZHDUAR - dhe rezultatit të tij në PROVIMIN PERFUNDIMTAR. - Raporti mes të dyve dhe forma e provimit i bëhen të ditura studentit nga pedagogu i lëndës që ditën e parë të zhvillimit të saj.

Portofoli i studentit Njё formё vlerёsimi qё po gjen shtrirje nё pothuajse tё gjithё

Portofoli i studentit Njё formё vlerёsimi qё po gjen shtrirje nё pothuajse tё gjithё kurrikulat ёshtё nxitja e studentёve nё hartimin e “portofolit”: duke pasur natyrё gjithёlёndore e ndihmon studentin tё pёrcaktojё etapat e ecurisё sё tij/saj nё disiplinё Tregon nevojёn pёr tё ndryshuar strategjitё e tё nxёnit nё etapat e mёvonshme. Në përfundim të lëndës apo modulit, studentët japin provimin e saj.

Përgjegjësitë e pedagogut Në përfundim të lëndës çdo pedagog duhet t’u komunikojë studentëve në

Përgjegjësitë e pedagogut Në përfundim të lëndës çdo pedagog duhet t’u komunikojë studentëve në auditor: - fitimin ose jo të së drejtës për t’u futur në provimin e disiplinës (modulit) përkatëse; - rezultatin e vlerësimit të vazhdueshëm në seminare, laboratore, tema e detyra kursi. Kriteret e vlerёsimit tё studentёve pёrfshijnё 30% tё vlerёsimit tё vazhduar dhe 70% tё vlerёsimit tё pёrcaktuar nё provim apo shlyerje nё fund tё simestrave.

Llojet e provimeve Kontrolli i dijeve mund të bëhet: a) me shkrim b) me

Llojet e provimeve Kontrolli i dijeve mund të bëhet: a) me shkrim b) me gojë c) i kombinuar Tezat e provimit hartohen nga titullari i disiplinës dhe miratohen nga përgjegjësi i departamentit. Gjatë zhvillimit të provimit (me shkrim ose me gojë) nuk lejohet ndërrimi i tezës.

Sistemi i vlerësimit Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistemin prej dhjetë

Sistemi i vlerësimit Shkalla e përvetësimit të programit mësimor vlerësohet me sistemin prej dhjetë notash. Nota kaluese më e ulët është nota pesë. Në format e kontrollit me shkrim përdoret edhe sistemi i vlerësimit me pikë, rezultati i të cilit, detyrimisht kthehet në notë. Konvertimi i pikëve në notë bëhet sipas kësaj skeme: 40 -50 pikë, nota 5; 51 -60, nota 6; 61 -70 pikë, nota 7; 71 -80 pikë nota 8; 81 -90 pikë, nota 9; dhe 91 -100 pikë, nota 10.

Njohja me rezultatet Pedagogu bën me dije rezultatet në përfundim të provimit me gojë

Njohja me rezultatet Pedagogu bën me dije rezultatet në përfundim të provimit me gojë dhe, për provimin me shkrim, brenda 6 ditëve nga data e zhvillimit të tij. Në rast se provimi zhvillohet në formën e pyetjeve me përgjigje alternative, komisioni shpall dhe çelësin e zgjidhjes. Studentët, që nuk kanë mundur të informohen në kohë mbi rezultatet e provimit, informohen pranë sekretarisë së departamentit. Çdo student ka llogarinë e tij ku njihet me rezultatet e provimeve. Nr. Emri Mbiemri Pjesëmarrja (fiton/nuk fiton) Frekuentimi Vlerësimi Provimi I përfundimtar vazhduar pikë a 1. 2. 3. 4. 5. 1 2 Shuma pikë 3 Zyrat e informacionit Mos harroni fjalëkalimin Nota 4 (2+3) 5

 Vlerësimi moral për studentët Studentët që, në përfundim të studimeve të plota, kanë

Vlerësimi moral për studentët Studentët që, në përfundim të studimeve të plota, kanë të gjitha notat dhjeta, fitojnë “Medalje të Artë” me certifikatën përkatëse. Ata që kanë jo më pak se 70% të notave dhjeta dhe pjesën tjetër nënta, fitojnë çertifikatën “Student i Shkëlqyer”. Për studentët që fitojnë “Medalje të Artë” ose Certifikatën “Student i Shkëlqyer”, ceremonia organizohet në shkallë universiteti dhe dorëzimi i diplomave bëhet personalisht nga Rektori.

KËSHILLAT E STUDENTËVE krijohen në nivel fakulteti e institucioni KËSHILLI I STUDENTËVE I FAKULTETIT

KËSHILLAT E STUDENTËVE krijohen në nivel fakulteti e institucioni KËSHILLI I STUDENTËVE I FAKULTETIT zgjidhet me votim nga të gjithë studentët e atij fakulteti. Ai ka në përbërje të tij përfaqësues të studentëve nga të gjitha programet e studimit, sipas fakultetit përkatës. Edhe ti mund të jesh pjesë e Këshillit!!

Të drejtat e studentit www. unkorce. edu. al Studenti ka të drejtë: Të përdorë,

Të drejtat e studentit www. unkorce. edu. al Studenti ka të drejtë: Të përdorë, sipas rregullave përkatëse, të gjitha mundësitë dhe pajisjet që ofron shkolla, për të realizuar programin mësimor dhe punën e programuar në aktivitetin e tij shkencor; Të marrë pjesë në zgjedhje dhe të përfaqësohet në Këshillin e Fakultetit dhe Senatin e Universitetit, në përputhje me rregulloret përkatëse të këtyre organeve; Të përfitojë bursë studimi brenda ose jashtë shtetit, kur plotëson kushtet e përcaktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave, të Senatit e në marrëveshjet ndërshtetërore ose ndëruniversitare;

Të drejtat e studentit Të përfitoje shpërblime të veçanta që administrohen dhe akordohen nga

Të drejtat e studentit Të përfitoje shpërblime të veçanta që administrohen dhe akordohen nga Universiteti, sipas kritereve të caktuara nga Senati; Studenti ka të drejtë të përmirësojë 2 nota për çdo vit akademik. Kërkesa përmirësim note i paraqitet Dekanit para sezonit të riprovimeve.

Detyrimet e studentit Shkelje të rregullave të institucionit konsiderohen të gjitha veprimet e kryera

Detyrimet e studentit Shkelje të rregullave të institucionit konsiderohen të gjitha veprimet e kryera nga ana e studentit që cënojnë: - personalitetin e pedagogut apo të çdo punonjësi tjetër të shkollës; - normat etiko-morale të shoqërisë, si: kopjimi në provime; - falsifikimi i dokumenteve të ndryshme zyrtare, etj; Ndaj studentit që kryen këto veprime, merren këto masa disiplinore: a) vërejtje me shkrim; b) përjashtim nga shkolla për një vit; c) përjashtim nga Universiteti.

Detyrimet e studentit Studenti duhet të: njohë me hollësi rregullat e universitetit dhe detyrimet

Detyrimet e studentit Studenti duhet të: njohë me hollësi rregullat e universitetit dhe detyrimet e tij, të jetë i vetëdijshëm për zbatimin e tyre. zbatojë të gjitha rregullat që rrjedhin nga Statuti i Universitetit, nga kjo rregullore, si dhe nga çdo akt tjetër ligjor e nënligjor. shlyejë të gjitha detyrimet e përcaktuara në planin mësimor dhe programet e disiplinave. zhdëmtojë, sipas rregullave në fuqi, të gjitha dëmtimet e vlerave materiale të kryera prej tij.

Qendra e Karrierës Studentore është ura lidhëse midis studentëve (punëkërkuesve) dhe punëmarrësve (biznesi, administrata

Qendra e Karrierës Studentore është ura lidhëse midis studentëve (punëkërkuesve) dhe punëmarrësve (biznesi, administrata publike). Ajo synon të inkurajojë studentët për planifikimin e karrierës nëpërmjet trajnimeve, forumeve, projketeve të punësimit, seminareve informuese dhe takimeve me studentët. Objektivi i QK është të mbështesë studentët dhe t’i përgatisë ata në përballjen me tregun e punës. Ofron: Këshillim Orientim Trajnim Mbështeje

Këshillmi i Karrierës Takime të veçanta mbi Planifikim e karrierës Rishikimin e CV-së Strategjitë

Këshillmi i Karrierës Takime të veçanta mbi Planifikim e karrierës Rishikimin e CV-së Strategjitë e kërkimit të punës Praktikimin e intrevistës Vlerësimin e ofertave të punës Qëndroni në kontakt: Email: studentcenter@yahoo. com Adresa: Qendra e Karrierës kati i pestë Fakulteti I Ekonomisë Bëhu edhe ti pjesë e Qendrës së Karrierës!

 Për cdo nevojë për informacion ju mund të drejtoheni pranë në fakultetin tuaj

Për cdo nevojë për informacion ju mund të drejtoheni pranë në fakultetin tuaj - ZYRËS SË INFORMACIONIT - SEKRETARISE MESIMORE Mund të shfrytëzoni materialin që paraqitet elektronikisht në llogarinë tuaj në SISTEMIN DIXHITAL ESSE 3, si dhe të hyni ne faqen e internetit të Universitetit apo Fakultetit tuaj: www. unkorce. edu. al

Duke ju falenderuar, ju urojmë SUKSESE NË RRUGËN TUAJ TË DIJES.

Duke ju falenderuar, ju urojmë SUKSESE NË RRUGËN TUAJ TË DIJES.