Fan Stilian Noli 1882 1965 Jeta dhe vepra




- Slides: 4
Fan Stilian Noli (1882 -1965)
Jeta dhe vepra Fan Stilian Noli është njëri prej autorëve që nuk jetoni në Shqipëri mirëpo dha kontributin gjatë tërë jetës për Shqipërinë. Lindi ne Ibriktepe , fshat shqiptar në Traki afër Adrianopojës. Pasi kreu në greqisht shkollën fillore dhe gjimnazin , në vitin 1900 , në moshën 18 vjeçare , ai u largua nga vendlindja për të mos u kthyer dot më dhe shkoi ne Athinë. Në gjimnazin grek ai ishte njohur me letërsinë antike greke , me letërsinë evropiane e sidomos me veprën e Shekspirit. Fan Noli , me interesa të gjëra , shëndetlig , por i guximshëm e me nje intuit të zhivlluar , i hyri rrugës së studimeve , që për të ishte mjaft e vështirë , sepse i mungonin mjetet financiare. Pikërisht prej kësaj mungese ai shpejt i ndërpreu ato , të cilat do të mund t’i vazhdonte shumë më vonë , në një moshë të madhe. Fan Stilian Noli jetoi një jetë të varfër dhe punoi pune të rënda. Më 1903 shkoi në Egjipt ku punoi si mësues për dy vjet dhe u njoh me shumë patriot shqiptar. Përktheu në greqisht veprën e Sami Frashërit ‘’Shqipëria ç’ka qenë , ç’është e çdo të bëhet‘’. Brenda një kohe të shkurtër Noli krijoi shoqërinë ‘’Besa-besë‘’ që më pas u shkri në federatin ‘’Vatra‘’ dhe gazetën ‘’Dielli‘’. Pas shpalljes së pavarsis Noli udhëtoi nëpër Europ për të mbrojtur çështjen shqiptare. Me fitoren e revolucionit Noli u caktua kryetar i qeverisë ë re që doli prej tij që ishte politikan , poet , publicist , përkthyes , ku përktheu veprat e Servantesit , Shekspirit etj. Ky patriot i madh që shkriu jetën gjithçka për Shqipërinë , vdiq larg saj më 13 mars 1965 në Boston te SHBAsë , ku ndodhen edhe sot eshtrat e tij.
Veprimtaria letrare Albumi – vëllim vjershash ( 1948 ) Historia e Skëndërbeut ( 1921 ) Autobiografia ( 1960 ) Izraelitë e Filistinë – dramë Bethoveni dhe Revolucioni Francez Albumi – Krijimtaria poetike e Nolit u përmblodh për herë të parë nga shkrimtari dhe kritiku ynë i shquar Mitrush Kuteli , më 1948 kjo veprimtari u botua nga federata ‘’Vatra‘’ në amerikë , në përmbledhjen ‘’Albumi‘’. Pas saj Noli botoi poemën ‘’Jepni për nënën‘’ , e cila u bë mjaft popullore. Aty u bëhet thirrje në formë prekëse të gjithë shqiptarëve , kudo që të ndodhen , të ndihmojnë pa hezitim Shqipërinë , të cilën elementet anti kombëtare e kanë çuar në greminë. Pas revolucionit të qërshorit Noli botoi njëra pas tjetrës poezitë tij më të fuqishme si : ‘’Syrgjyn vdekur‘’ , ‘’Shpellë e Dragobisë‘’ , ‘’Himni i flamurit‘’ etj. Dy të parat janë elegji për Luigj Gurakuqin dhe Bajram Currin , bashkëluftëtarët e Nolit gjatë Revolucionit , të cilët u vranë të dy më 1925 brenda një muaji , nga Zogu. Në këto dy elegji poeti jep meritat e secilit nga këta demokratë e patriotë të shquar dhe mishëron në art tiparet e tyre. Në elegjinë kushtuar Luigj Gurakuqit , Noli njëkohësisht e vajton me hidhërim të thellë , e mbron dhe e lartëson nëpërmjet antitezash të fuqishme figurën e pastër të tij dhe gjithashtu demaskon edhe dorën gjakatare dhe synimet e Ahmet Zogut. Te ‘’Shpella e Dragobisë‘’ poeti sjell një paralelizëm tjetër të heroit deri në përmasa epike me figura që i afrohen krijimtarise popullore. Vërtet ajo është shkruar në formën e një elegjie , por e gjithë poezia shpreh revoltë dhe kushtrim për luftë ; Bajram Curri dhe Luigj Gurakuqi jepen në këto poezi si shprehës të aspiratave të vegjëlisë. Poezi me motive biblike siç janë : ‘’Moisiu në Mal‘’ , ‘’Marshi i Barabajt‘’ , ‘’Krishti me kamçikun‘’ , ‘’Marshi Krishtit‘’ dhe ‘’Marsh i kryqëzimit‘’ , ‘’Shën Pjetri mbi mangall‘’ etj , shprehin aspekte të ndryshme të jetës politike gjate viteve 1920 -1924. Nga poezitë më të mira të Nolit janë ‘’Anës Lumenjëve‘’ , ‘’Rent or Marathonomak‘’. Të dyja poezitë krijojnë një imazh të qartë të gjendjes katastrofike të Shqipërisë nën pushtetin e Zogut dhe njëkohësisht shpreh padurimin e poetit për të parë shenjën e parë të kryengritjes shqiptare prej katundarëve e punëtorëve , të vetmit te të cilët i ka varur shpresat ai. Të dyja këto poezi të fuqishme pasuruan ideoartistikisht jo vetëm krijimtarinë e Nolit , por poezinë shqiptare në përgjithësi.




