SINTAKSA Sintaksa sht dega e gramatiks e cila

  • Slides: 5
Download presentation
SINTAKSA Sintaksa është dega e gramatikës , e cila merret me bashkimin e fjalëve

SINTAKSA Sintaksa është dega e gramatikës , e cila merret me bashkimin e fjalëve në togfjalësh e në fjali , sipas rregullave sintaksore , duke na bërë të mundur ti shprehim drejt mendimet tona. Pra , sintaksa na mëson se si ti renditim dhe se si ti bashkojmë fjalët gjatë të shkruarit sipas rregullave dhe ligjeve të gjuhës shqipe dhe në këtë mënyrë të realizohet drejt procesi i komunikimit midis nesh. Sintaksa si objekt studimi e ka fjalinë dhe periudhën , prandaj themi se sintaksa ndahet në : 1. Sintaksë të fjalisë dhe 2. Sintaksë të periudhës.

SINTAKSA E PERIUDHËS Gjatë procesit të komunikimit me gojë ose me shkrim më nuk

SINTAKSA E PERIUDHËS Gjatë procesit të komunikimit me gojë ose me shkrim më nuk përdorim vetëm fjali të veçuara , por përdorim edhe fjali të përbëra prej dy a më shumë njësish kallëzuesore, duke ndërtuar kështu periudhën si njësi të mëvetësishme, më të plotë kuptimore , gramatikore edhe intonacionale. Pra, periudha është njësia sintaksore e formuar prej dy ose më shumë njësish kallëzuesore që përbëjnë një tërësi të mëvetësishme kuptimore , gramatikore dhe intonacionale. P. sh. Tërë natën kishte shqetësime shëndetësore , /prandaj nuk shkoi në shkollë. Këtu pjesa e parë ka kallëzues foljen kishte , kurse e dyta si kallëzues ka foljen shkoi. Meqë ka dy njësi kallëzuesore ka dy pjesë që janë : 1) Tërë natën kishte pasur shqetësime , dhe 2) Prandaj nuk shkoi në shkollë.

Kështu veprohet me të gjitha periudhat, dmth së pari gjejmë njësitë kallëzuesore dhe pastaj

Kështu veprohet me të gjitha periudhat, dmth së pari gjejmë njësitë kallëzuesore dhe pastaj ndajmë pjesët e periudhës dhe tregojmë llojin e tyre. Sipas marrëdhënieve apo raporteve të fjalive (pjesëve) periudhat mund të jenë: 1. Periudha me bashkërënditje 2. Periudha me nënrënditje 3. Periudha me bashkërënditje dhe nënrenditje Fjalitë me bashkërënditjë (parataksore) Periudha me bashkërënditje quhet ajo periudhë që përbëhet prej dy a më shumë pjesëve (fjalive) të barabarta , apo me marrdhënie barazie midis tyre , të cilat bashkohen me lidhëza bashkërënditëse , por ndonjëherë edhe pa lidhëza. Fjalitë e bashkërënditura shpesh herë i quajmë: fjali të pavarura, fjali parataksore P. sh. Shokët me Markun u nisën menjëherë , kurse ne pritëm edhe pak dhe pastaj ikëm të gjithë.

Këtu kemi tre bërthama kallëzuesore ( u nisëm , pritëm , ikëm), prandaj themi

Këtu kemi tre bërthama kallëzuesore ( u nisëm , pritëm , ikëm), prandaj themi se ka tre pjesë të pavarura që janë : a)Shokët me Markun u nisën. b)Ne pritëm edhe pak. c)Pastaj ikëm të gjithë. P. sh. Petriti shkoi në shkollë , ndoqi mësimin dhe pastaj u kthye në shtëpi. a) Petriti shkoi në shkollë. b) Ndoqi mësimin. c) Pasatj u kthye në shtëpi.

Detyrë shtëpie: 1. Degë e kujt është sintaksa ? 2. Çka na mëson sintaksa

Detyrë shtëpie: 1. Degë e kujt është sintaksa ? 2. Çka na mëson sintaksa ? 3. Kë ka sintaksa si objekt studimi dhe si ndahet ajo ? 4. Si formohet periudha sintaksore ? 5. Si ndahen periudhat sipas mardhënieve të fjalive ? 6. Çka quhet periudhë me bashkërenditje ?