Shkolla e Mesme Ekonomike Profesionale ALI HADRI Pej

  • Slides: 8
Download presentation
Shkolla e Mesme Ekonomike Profesionale “ ALI HADRI” – Pejë KL - X-të Lënda:

Shkolla e Mesme Ekonomike Profesionale “ ALI HADRI” – Pejë KL - X-të Lënda: Gjeografi, Fusha e Kurrikulës – Shkencat e Natyrës Tema : Lagështia e ajrit Prof: Qendrim Alijaj

Në atmosferë gjendet sasi e vogël e avullit të ujit, e cila është pjesë

Në atmosferë gjendet sasi e vogël e avullit të ujit, e cila është pjesë e ciklit hidrologjik. Pjesa më e madhe e avullit të ujit e ka origjinen nga detet dhe oqeanet , nsërsa masat e ajrit që ndodhen në kontinente përmbajnë sasi më të vogël të avullit të ujit ( kryesisht nga lumenjtë, liqenet e vegjetacioni ), Pra avullimi më i madh bëhet në oqeane dhe dete, e më pak në liqene, ujërat rrjedhës, toka të lagura, siperfaqe bimore etj. Rrezet e Diellit me energjinë e vet ndikojnë në avullimin e ujit në siperfaqe të Tokës. Avullimi është proces i kalimit të ujit prej gjendjes agregate të lëngët dhe të ngurtë, në atë me avull. Sa më të larta janë temperaturat në sipërfaqen në të cilën bëhet avullimi, aq më i madh është avullimi

Cikli hidrologjik i ujit në atmosferë. Avullimi

Cikli hidrologjik i ujit në atmosferë. Avullimi

Sasia e avullit te ujit në ajër mund të jetë maksimale, maksimale absolute dhe

Sasia e avullit te ujit në ajër mund të jetë maksimale, maksimale absolute dhe relative Lagështia maksimale paraqet sasinë më të madhe të mundur të avullit të ujit që ajri mund ta marrë në temperaturë të caktuar. Lagështia absolute është sasia ekzistuese e avullit të ujit në 1 m 3. Lagështia relative është marrëdhenia në mes lagështisë absolute dhe sasisë maksimale, të shprehur në % në temperaturë të caktuar. Ajri është i ngopur me avull të ujit, atëherë kur çdo sasi më e madhe do të shkaktojë transformimin në pikëza uji osë në kristale shumë të vogla në akull. Këtë fenomen e quajmë kondensim. Në këtë mënyrë formohen retë në lartësira dhe mjegulla në siperfaqe të tokës.

Reshjet janë produkt i kondensimit dhe sublimit të avullit të ujit në atmosferë, në

Reshjet janë produkt i kondensimit dhe sublimit të avullit të ujit në atmosferë, në formë të lënget apo të ngurtë, afër siperfaqes së Tokës apo në lartësi. Dallohen reshjet e ulëta dhe reshjet e larta. Reshjet e ulëta janë: • Vesa ( Pika të ajrit të kondensuara me bimë afer tokës ) • Bryma ( Pika të ajrit të sublimuara afer tokës ) • Mjegulla (pikëza të imëta të kondenzimit të avullit të ujit dhe kristaleve të imëta të akullta, të cilat rrijnë pezull në shtresën e përdheshme të ajrit dhe zvogëlojnë dukshmërinë horizontale ). Në qoftë se dukshmëria horizontale është më e vogël se 200 m, atëher është mjegulla e dendur dhe ajo shënohet me shenjën ≡² • Krahneza ( ngrirja e degëve të pemëve )

Vesa Bryma Mjegulla

Vesa Bryma Mjegulla

 • Shiu formohet kur ajri i ngopur me avuj uji si më i

• Shiu formohet kur ajri i ngopur me avuj uji si më i lehtë ngjitet në shtresa të epërme të atmosferës dhe me bashkimin e piklave të vogla të ujit në re, ato bëhen më të mëdha dhe pasi fitojnë një peshë më të madhe, bien në formë të shiut. • Bora formohet kur avulli i ujit, si më i lehtë, ngritet në lartësi të mëdha, në të cilat ndeshet me ajrin e ftohtë me temperaturë nën 0 ﹾ c. Atëherë avulli i ujit kalon prej gjendjes agregate së gaztë në gjendjen agregate të ngurtë, përkatësisht shndërrohen në kristale të vogla të akullit. • Breshëri, Breshëri ngjashëm më borën, formohet nga retë grumbullore, përkatësisht kumullueset e shiut, që në kontakt me ajrin e ftohtë me temperaturë nën 0 ﹾ c , formojnë kristalet e akullit dhe breshëerin. Breshëri bie zakonisht gjatë stinëve të ngrohta të vitit.

Shiu Bora Breshëri

Shiu Bora Breshëri