Shkolla e Mesme Ekonomike Profesionale ALI HADRI Pej

  • Slides: 10
Download presentation
Shkolla e Mesme Ekonomike Profesionale “ ALI HADRI” – Pejë KL - XII-të Lënda:

Shkolla e Mesme Ekonomike Profesionale “ ALI HADRI” – Pejë KL - XII-të Lënda: Gjeografi Turistike, Fusha e Kurrikulës – Jeta dhe Puna Tema : Turizmi në Spanjë dhe në Francë Prof: Qendrim Alijaj

ZHVILLIMI DHE KARAKTERISTIKAT E TURIZMIT NË SPANJË Spanja është njëra nga vendet më të

ZHVILLIMI DHE KARAKTERISTIKAT E TURIZMIT NË SPANJË Spanja është njëra nga vendet më të zhvilluara turistike në Evropë por edhe në botë. Zë një sipërfaqe prej 505 000 km 2 dhe në të jetojnë 40 milionë banorë ose po 78 banorë në km 2. Sipas sipërfaqes ajo është vendi i tretë në Evropë, kurse sipas vëllimit të qarkullimit turistik prej 53, 6 milionë turistë në viti n 2004 është e dyta menjëherë pas Francës. Veçoritë natyrore dhe trashëgimia e pasur kulturore-historike janë parakushte themelore për zhvillimin turistik të këtij vendi. Në zhvillimin turistik të Spanjës rol më të rëndësishëm ka luajtur pozita e saj mediterane ku klima është subtropikale, pastaj ndikimi atlantik që është i pranishëm në pjesën veriore të vendit, kurse pjesa e saj e mesme ka karakteristika specifike fizikegjeografike dhe ka veçori kontinentale. Spanja disponon me brigje të gjata detare në të cilat ekzistojnë plazhe me rërë, mjaft të përshtatshme për turizmin veror. Kështu vetëm bregdeti mediteran është i gjatë rreth 760 km. Bregdeti i njohur spanjoll Kosta del Sol është i gjatë mbi 200 km

Spanja disponon me masive të shumta malore. Midis tyre me turizëm të zhvilluar posaçërisht

Spanja disponon me masive të shumta malore. Midis tyre me turizëm të zhvilluar posaçërisht dallohen Pirinejet dhe Sierra Nevada, edhe pse ngrihet menjëherë pranë Detit Mesdhe, i ka të gjitha karakteristi kat e rajonit të lartë malor dhe ka të zhvilluar turizmin dimëror-sportiv. Përveç kushteve natyrore Spanja disponon me një numër të madh të përmendoreve atraktive kulturore-historike. Midis tyre posaçërisht janë të rëndësishme ato të ndërtuara në kohën e Romakëve, pastaj të Mavrëve si dhe më vonë gjatë kohës së renesancës. Sevilja me oborrin mbretëror Alkazar, Kordoba me katedralen e cila ka 900 shtylla, Grënada me Alhambrën e njohur, Madridi, Toledo dhe një varg vendesh të tjera të rëndësishme paraqesin qytete-muze. Atraksion të madh për turistët paraqet edhe korrida – (lufta me dema). Faktori tjetër i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në Spanjë është baza solide materiale. Spanja disponon me mbi 120 000 km rrjet modern rrugor dhe të gjitha vendet turistike janë të lidhura me rrugë të asfaltuara. Për nevojat e turizmit Spanja ka ndërtuar aeroporte moderne edhe atë në të gjitha rajonet më të mëdha turisti ke.

Katedralja ne Cordoba - Spain

Katedralja ne Cordoba - Spain

Korrida – Lufta me Dema ne Pamplona

Korrida – Lufta me Dema ne Pamplona

ZHVILLIMI DHE KARAKTERISTIKAT E TURIZMIT NË FRANCË Franca është vend evropian perëndimor, atlantik, mediteran

ZHVILLIMI DHE KARAKTERISTIKAT E TURIZMIT NË FRANCË Franca është vend evropian perëndimor, atlantik, mediteran dhe alpik. Zë një sipërfaqe prej 547 mijë km 2 dhe në të jetojnë rreth 60 milionë banorë ose nga 110 banorë në 1 km 2. Ka turizëm të zhvilluar dhe sipas vëllimit të qarkullimit turistik është vendi i parë në Evropë. Në viti n 2004 atje kanë qëndruar 71 milionë turistë që është për 17, 4 milionë turisë më tepër se sa Spanja dhe 34 milionë turistë më tepër se sa në Itali. Vizita e tillë turisti ke e Francës është rezultat i pasurisë nga resurset natyrore antropogjene turistike si dhe zhvillimit të bazës materiale. Kështu, nga atraktivitetet natyrore të përshtatura për zhvillim të turizmit ajo disponon me 3100 km të vijës së gjatë bregdetare e cila ka shumë kontraste të theksuara. Bregdeti i ultësirës veriore të Flandërisë është i ulët dhe me shumë rërë. Bregdeti rreth gadishullit Bretanja karakterizohet me riase, kepe, por ka edhe një numër të madh të ishujve.

Malet në Francë ndahen në masive të vjetra – Ardenet, Vogezet dhe masivi qendror

Malet në Francë ndahen në masive të vjetra – Ardenet, Vogezet dhe masivi qendror si dhe malet e reja – Pirenejt, Alpet dhe Jura. Malet e vjetra janë të ulëta me maja të rrafshëta dhe në ato është zhvilluar vikend turizmi. Malet e reja janë të larta, për shembull, Alpet franceze kanë 15 maja më të larta se 4000 metra, kurse në ato bora qëndron gjatë dhe kanë terrene të përshtatura për skijim, për ç’arsye është zhvilluar shumë turizmi dimëror-sportiv. Franca sot ka sipërfaqe më të mëdha në Evropë të rregulluar për skijim alpik. Kjo është 1200 km 2 dhe në këto hapësira ekzistojnë 3270 teleferikë dhe ski-ashensorë për bartje të rrëshqitësve. Këtu janë zhvilluar qendrat e njohura dimërore-sportive: Grenoble, Shamoni, Mezhev, Kurshevel etj. Turizmi dimëror-sporti v është zhvilluar edhe në Pirenejtë. Qendër e njohur dimërore-sporti ve është La Monzhi

Panorama e Shamonit. Në rrethinën e qyteti t ekzistojnë 74 skishti gje në një

Panorama e Shamonit. Në rrethinën e qyteti t ekzistojnë 74 skishti gje në një gjatësi të përgjithshme prej 170 km. Në ato janë ngritur 50 teleferikë dhe ski-ashensorë. Këtu gjendet shtegu më i gjatë në botë për skijim me një gjatësi prej 22 km. Ai fi llon nën Mon Blan, në një lartësi prej 3842 metra dhe lëshohet deri te qyteti Shamoni në një lartësi mbidetare prej 1035 m.

Franca është shumë e pasur me burime termo-minerale. Në këtë vend sot ekzistojnë 120

Franca është shumë e pasur me burime termo-minerale. Në këtë vend sot ekzistojnë 120 banja të rregulluara moderne në të cilat ka të ndërtuar mbi 100 hotele. Banja Vishi në pjesën qendrore të Francës sipas rregullimit të saj ka reputacion botëror, Eks le Ben në Alpe është qendër e njohur për shërim të sëmundjeve të ndryshme, kurse banja Vitel me basenet e shumta është qendër për trajnime olimpike. Lishoni në Pirenejtë është i njohur sipas burimeve të veta sulfurore (ka më se 80), dhe shëruese për organet e frymëmarrjes dhe të astmës. Përveç kushteve natyrore për zhvillimin e turizmit Franca disponon edhe me shumë përmendore kulturore-historike. Kryeqyteti i saj Parisi llogaritet si metropol botërore i kulturës. Atje gjenden 30 muze të specializuara, 7 biblioteka të pasura, 15 sallone artistike, kisha Notr. Dam, kulla e Ajfelit e lartë 320 metra, kuartistik Monmartër etj. Nëpër tërë Francën ekzistojnë shumë manastire dhe kështjella të vjetra posaçërisht në luginën e lumit Loara, kurse te Pirenejet është qyteti Lurd, njëri nga qendrat më të mëdha për turizmin religjioz në botë