Shkolla e Mesme Ekonomike Profesionale ALI HADRI Pej

  • Slides: 9
Download presentation
Shkolla e Mesme Ekonomike Profesionale “ ALI HADRI” – Pejë KL - XII-të Lënda:

Shkolla e Mesme Ekonomike Profesionale “ ALI HADRI” – Pejë KL - XII-të Lënda: Gjeografi Turistike, Fusha e Kurrikulës – Jeta dhe Puna Tema : Turizmi në Itali dhe në Greqi Prof: Qendrim Alijaj

ZHVILLIMI DHE KARAKTERISTIKAT E TURIZMIT NË ITALI Italia është vend jugor evropian mediteran. Duke

ZHVILLIMI DHE KARAKTERISTIKAT E TURIZMIT NË ITALI Italia është vend jugor evropian mediteran. Duke u gjendur në Gadishullin Apenin ajo thellë hyn në Mesdheun qendror nga njëra anë, kurse në anë tjetër nëpërmjet rrëzave të Alpeve është lidhur me Evropën. Ka pozitë të mirë turistike-gjeografike. Zë një sipërfaqe prej 301 000 km 2 dhe në të jetojnë 58 milionë banorë. Turizmi në Itali ka traditë të gjatë. Turistët e parë atje kanë filluar të vijnë që në shekullin e kaluar edhe atë së pari në rivierën e Ligurit, më saktë në Xhenovë. Në vitin 2004 atje kanë qëndruar 37 milionë turistë dhe Italia ka realizuar 35, 7 miliardë dollarë amerikanë qarkullim devizor nga turizmi. Italinë e lagin pesë dete dhe ajo disponon me 7 600 km bregdet. Rëndësi më të madhe turistike kanë arritur riviera e Ligurit, riviera e Adriatikut, riviera e Tirenit dhe Italia Jugore. Riviera e Ligurit ka formë harkore. Shtrihet rreth Gjirit të Xhenovës në një gjatësi prej 270 km.

Riviera e Adriatikut karakterizohet me breg të ulët dhe moçalik, por ka edhe plazhe

Riviera e Adriatikut karakterizohet me breg të ulët dhe moçalik, por ka edhe plazhe të gjata. Për shembull, plazhi te Rimini është e gjatë 25 km. Bregdeti i Detit të Tirenit është me gurë dhe i pjerrët, por edhe në të janë zhvilluar shumë vende turistike. Ato zakonisht janë formuar përgjatë bregut të Toskanës, me qendër në Livorno, Lica me qendër në Romë dhe Kampanja me qendër në Napoli. Zonën e dytë atraktive të turizmit italian e përbëjnë malet, para së gjithash Alpet dhe një pjesë e caktuar e Apenineve, posaçërisht Arbucet. Alpet italiane, të njohura nën emrin Dolamitet, shtrihen në mënyrë harkore përgjatë kufirit verior të shtetit. Lartësia tejkalon 4000 metra dhe e mbrojnë vendin nga erërat e ftohta veriore. Pjesët e tyre më të larta janë me borë dhe akull të përhershëm, por edhe pjesët më të ulëta në periudhën dimërore janë plot me borë. Format e përshtatshme relievore dhe mbulesa e trashë e borës kanë mundësuar që shumë më herët këtu të zhvillohet turizmi dimëror-sportiv. Qendër kryesore për turizmin dimëror është Kortina d’Ampeco. Në rrethinën e saj ka shtigje për rrëshqitje me gjatësi mbi 100 km

Cortina d’Ampezzo - qendër më e madhe dimërorë-sportive në Itali

Cortina d’Ampezzo - qendër më e madhe dimërorë-sportive në Itali

Një pjesë e madhe e qarkullimit turistik në Itali zhvillohet në vendet turistike të

Një pjesë e madhe e qarkullimit turistik në Itali zhvillohet në vendet turistike të pasura me përmendore kulturore-historike, për shembull për Romën theksohet se asnjë qytet në botë nuk është aq i pasur me përmendore antike sikurse ai. Çdo pjesë e këtij qyteti konsiderohet si fletë e veçantë e historisë botërore. Në qytet ka 150 sheshe dhe shumë muze. Përmendoret më të vjetra janë përqendruar rreth koloseumit, por në Romë është edhe shteti i vogël Vatikani me kishën madhështore Shën Pjetri. Jo më pak tërheqëse për turistët është Venediku. Ai ka pozitë të veçantë gjeografike, sepse shtrihet në rreth 300 ishuj, të cilët midis tyre janë të lidhur me disa qindra ura. Ambient kryesor tërheqës kanë Liqenet italiane edhe atë posaçërisht ato liqene të cilat gjenden në rrëzat e Alpeve. Janë formuar me afrimin e Alpeve dhe Lombardisë. Ato kanë lartësi të vogël mbidetare dhe deri te ato prek edhe ndikimi i klimës mediterane, që u mundëson të bëhen edhe liqene të njohura për larje. Liqene të tilla janë Komo, Maxhore, Garda etj.

ZHVILLIMI DHE KARAKTERISTIKAT E TURIZMIT NË GREQI Greqia është vend turistik mediteran në të

ZHVILLIMI DHE KARAKTERISTIKAT E TURIZMIT NË GREQI Greqia është vend turistik mediteran në të cilin turizmi është zhvilluar shumë shpejt. Duke u gjendur në Evropën Juglindore në afërsi të Azisë së Vogël dhe Afrikës dhe ngushticat dhe kanalet e rëndësishme – Bosfori dhe Suezi, Greqia ka pozitë jashtëzakonisht të volitshme gjeografike, e me këtë edhe turistike. E hyrë thellë në Mediteran, ajo gjithmonë ka pasur karakter të urës nëpërmjet të cilës kanë kaluar kultura dhe civilizime të ndryshme të cilat kanë lënë gjurmët e veta në tërë vendin. Sipas sipërfaqes Greqia është vend i vogël. Shtrihet në 133 mijë km 2, kurse në atë territor jetojnë rreth 10 milionë banorë. Pjesa më e madhe e popullsisë është përqendruar në Athinë, mbi 4 milionë banorë dhe ai është qyteti më i madh jo vetëm në Greqi, por edhe në Ballkan, kurse pastaj në Selanik rreth 700 000 banorë, Patras etj. Zhvillimi i turizmit në Greqi bazohet në klimën e përshtatshme, detit të ngrohtë dhe trashëgimisë së pasur kulturore-historike. Greqia në një pjesë më të madhe ka klimë subtropikale, e cila është shumë e rëndësishme nga aspekti i turizmit

Karakteristika e dytë e natyrës së saj është madhësia e jashtëzakonshme e përthyerjes bregdetare.

Karakteristika e dytë e natyrës së saj është madhësia e jashtëzakonshme e përthyerjes bregdetare. Gjatësia e bregdetit sillet 15 000 km, prandaj Greqia dhe Norvegjia bëjnë pjesë në rendin e vendeve me bregdete më të përthyera në botë. Rreth pjesës tokësore të Greqisë gjenden rreth 2000 ishuj te cilët paraqesin një të pestën e sipërfaqes së shtetit. Ishujt janë klasifikuar në arkipelagë. Në Detin Egje janë Kikladet dhe Sporadet, kurse në Detin Jon janë Ishujt e Jonit. Rëndësi më të madhe sportive turisti ke kanë ishujt: Rodos, Kretë dhe Korfuz. Greqia është vend me të kaluar të pasur historike. Nëpërmjet saj është përhapur kultura egjiptiane, asire-babilonase, fenikase, kretase dhe persiane, kurse të truallin e saj është paraqitur dhe ka arritur zhvillim më të madh civilizimi i vjetër helen, kurse më vonë edhe civilizimi bizantin. Në Peloponez përgjatë lumit Alfea gjendet Olimpiada e vjetër e cila ka qenë qendër kulturore, sportive dhe kombëtare të helenëve të vjetër. Atje në vitin 776 p. e. r. janë mbajtur lojërat e para olimpike dhe më vonë kanë vazhduar të mbahen çdo katër vjet. Këto lojëra janë ripërtëritur në vitin 1896 në Athinë. Përmendore kulturore-historike ka nëpër tërë qytetet në Greqi.

Një pjesë e madhe e tyre janë zbulime arkeologjike si Delfi me tempujt e

Një pjesë e madhe e tyre janë zbulime arkeologjike si Delfi me tempujt e Apolonit, lokaliteti arkeologjik Mikena në Peloponez, në Kretë, Rodos, Lezbos, Delos dhe në shumë vende të tjera në tërë Greqinë. Megjithatë, vend më i vizituar nga ana e turistëve është Athina. Ai është qyteti i Perikleut, Platonit, Sofokleut dhe të tërë plejadës së filozofëve grekë të cilët që në kohën e vjetër e kanë përhapur kulturën shpirtërore nëpër Evropë Athina ka qenë qendër kulturore dhe vendtubim i botës më të arsimuar nga ajo kohë. Njëra nga vlerat më të vlefshme dhe më të njohura turistike gjithsesi është Akropolisi. Ai është një kodër e vogël e cila është e lartë vetëm 60 metra dhe nga deti është larg 8 km. Në viti n 2002 Greqia nga turizmi i huaj ka realizuar 10, 7 miliardë dollarë. Me të ardhura të tilla nga turizmi Greqia e mbuloj një pjesë të madhe të deficitit të bilancit tregtar. Pjesa më e madhe e qarkullimit turistik në këtë vend realizohet në territorin turistik të Athinës

Tempulli Acropolis në Athinë

Tempulli Acropolis në Athinë