Shkolla e Mesme Ekonomike Profesionale ALI HADRI Pej

  • Slides: 6
Download presentation
Shkolla e Mesme Ekonomike Profesionale “ ALI HADRI” – Pejë KL - X-të Lënda:

Shkolla e Mesme Ekonomike Profesionale “ ALI HADRI” – Pejë KL - X-të Lënda: Gjeografi, Fusha e Kurrikulës – Shkencat e Natyrës Tema : Popullësia në botë ( Numri dhe dendësia e popullsisë ) Prof: Qendrim Alijaj

Prej sipërfaqes së përgjithshme të Tokës, e cila është 510 milion km², gati ¾

Prej sipërfaqes së përgjithshme të Tokës, e cila është 510 milion km², gati ¾ ( 361 milionë km² ) janë me ujë, e vetëm ¼ ( 149 milion km² ) janë siperfaqe e mbluar me ujë. Pjesa më e madhe e Tokës është ë banuar. Prej 149 milion km² , sa është siperfaqja e tërësishme e saj, të banuara janë 134 milion km² ose 90 %. Kjo sipërfaqe e cila është e banuar quhet ekumenë. Pjesa e pabanuar e Tokës e cila shtrihet në 15 milion km² dhe kryesisht pëerfshin Antarktikun, ishullin e Grenlandës dhe disa ishuj polarë, pjesët më të larta të maleve dhe shkretëtirat, quhet anekumenë. Ekumena është fjalë me prejardhje nga gjuha greke që tregon hapësirat përherë të banuara në Tokë. Kushtet e volitshme natyrore u mundësojnë njerëzve në këto hapsira të jetojnë dhe të merrën me veprimtari të ndryshme. Anekumenë quhen hapesirat e pabanuara. Këto janë visë shkretinore, hapsirat e mbuluara nga akullnajat dhe viset e larta malore.

Numri i popullsisë në Tokë gjithnjë vjen e rritet, Në vitin: 1000 në siperfaqën

Numri i popullsisë në Tokë gjithnjë vjen e rritet, Në vitin: 1000 në siperfaqën e Tokës kanë jetuar 500 milionë banorë, në vitin 2000 më se 6 miliardë banorë, ndersa parashikohet se në vitin 2025 do të jetojnë 8 miliardë banorë. Numri i popullsisë botërore nuk rritet njëjtë në të gjitha kontinentet. Ai rritet më shpejtë në Azi, Ameriken Jugore dhe Afrikë ndërsa më ngadalë në Evropë dhe Amerikë Veriore. Në Azi popullsia vazhdon të rritet me ritme të shpejta, poashtu edhe në Afrikë, vendet arabe, Amëriken Jugore etj. Në anën tjetër popullsia europiane dhe ajo e Amerikës Veriore ka rritje të vogël, kurse te disa shtete numri i popullsisë ka filluar të bie.

Popullsia e botës nuk është e shpërndarë në mënyrë të barabartë. Derisa disa pjesë

Popullsia e botës nuk është e shpërndarë në mënyrë të barabartë. Derisa disa pjesë të botës janë të dendura, të tjerat janë rrallë të banuara apo edhe të pabanuara. Dendësia e banimit varet nga kushtet natyrore ( relievi, klima, ujërat, tokat, bota bimore dhe shtazore etj. ) dhe kushtet shoqërore-ekonomike ( shtimi natyror, migrimet, zhvillimi ekonomik etj. ) Dendësia e banimit shërben për të treguar se sa banorë jetojnë në një kilometër katror ( banorë / km² ). Llogaritet duke pjesëtuar numrin e popullsisë me sipërfaqen e ndonjë shteti, regjioni apo vendi. Nrpop. Dpop. = -------Sipërfaqja 1 800 000 Kosova --------- = 165 b/km² 10 887

Holanda me 405 banorë/km² dhe Belgjika me 374 banorë/km² janë vende e dendësi të

Holanda me 405 banorë/km² dhe Belgjika me 374 banorë/km² janë vende e dendësi të madhe të banimit kurse Kanadaja me 4 banorë/km² dhe Arabia Saudite me 15 banorë/km² janë vende me dendësi të vogël të banimit. Dendësia e madhe e banimit në hapësirat e Europës Përendimore, Qendrore dhe në verilindje të SHBA-ve është si rrjedhojë e zhvillimit ta lartë ekonomik. Dendësia e banimit në rajonet e Azisë Jugore, Lindore dhe Juglindore është për shkak të shkallës së lartë të shtimit natyrore.