SHKOLLA E MESME E LART E AGROBIZNESIT DHE
SHKOLLA E MESME E LARTË E AGROBIZNESIT DHE TEKNOLOGJISË FERIZAJ LËNDA: KONSTRUKSIONET E DRURIT MËSIMDHËNËSI: LULZIM IDRIZI PRILL, 2020 KLASA: D-XI-1 DHE D-XI-2
Konstruktimi i produkteve nga druri përfshinë këto faza: • Paraqitja aksonometrike, • Paraqitja ortogonale, • Prerjet e nevojshme të produktit, • Zmadhimi i nyjeve kryesore (detalet), • Konstruktimi i elementeve (pjesëve) konstruktive të produktit dhe • Përgatitja e listës së materialit.
Paraqitja aksonometrike (projektimi aksonometrik) Ky lloj i projektimit përdoret në Konsuksione për t`u paraqitur më afër dhe më qartë pamja reale e raftit në vizatimin teknik. Aksonometria është mënyra e paraqitjes së pamjes natyrore të raftit në hapësirë, ashtu që rafti gjatë projektimit vendoset në atë pozitë, nga e cila duken të tre akset hapësinore x, y dhe z. Gjatë paraqitjes aksonometrike bëhet shkurtimi i përmasave në drejtim të njërit apo aksit tjetër dhe zhvendosja e disa akseve nga pozitat normale.
Paraqitjet aksonometrike të raftit - mobiljeve Në bazë të asaj se sa bëhet shkurtimi ose këndi i akseve dallohen tri mënyra të paraqitjes aksonometrike: 1. Pamja izometrike – izometria, 2. Pamja dimetrike – dimetria dhe 3. Projeksioni i pjerrët. Përparësia kryesore e këtij lloji të projektimit në krahasim me të tjerat qëndron në atë se ajo mundëson që me një vizatim teknik dhe një projeksion njëkohësisht të paraqiten të tri dimensionet e trupit.
Projeksioni izometrik - izometria Izometria është mënyra e paraqitjes aksonometrike e raftit në pamje hapësinore te e cila shkurtimi në të tri akset bëhet me të njëjtën përpjesë, ndërsa akset në mes vete mbyllin këndin prej 120°. Akset x dhe y me horizontalen përfshijnë këndin 30˚. Raporti i përmasave të raftit të njëjtë të paraqitur në pamje izometrike është 1: 1: 1. Paraqitja e akseve izometrike.
Figura 1. Paraqitja izometrike e kubit dhe dollapit.
Projeksioni dimetrik - dimetria Pamja dimetrike – dimetria është mënyra e paraqitjes aksonometrike e raftit në pamje hapësinore te e cila në dy akse barten përmasat me përpjesë të njëjtë, kurse në aksin e tretë me shkurtim për ½ ndaj përpjesës së dy akseve të mëparshëm. Aksi x përfshin këndin prej 7°, kurse aksi y këndin 42° ndaj horizontales. Figura 2.
Paraqitja e trupave gjeometrik në dimetri.
Projeksioni i pjerrët dallohet nga dimetria se ka kënde tjera në mes akseve, përkatësisht aksi y dhe z përfshijnë këndin 90˚, ndërsa z dhe x 45˚. Ana e parë e raftit respektivisht pjesës te projeksioni i pjerrët është paralele me shikimin, prandaj në projeksion të pjerrët vizatimi paraqitet pa shformime (deformime). Raporti i përmasave të trupit të njëjtë është njësoj sikurse te Figura. 5. dimetria 1/2. .
DETYRË Të bëhet paraqitja në izometri e komodinës me përpjesë P=1: 10, nëse dimensionet e saj janë: Gjerësia 800 mm Lartësia 900 mm dhe Thellësia 420 mm.
- Slides: 10