Kapitulli VI Modeli ZAltman Risku kreditor Prof Asoc

  • Slides: 10
Download presentation
Kapitulli VI Modeli Z-Altman (Risku kreditor) Prof. Asoc. Dr. Ibish Mazreku, MSc. Fisnik Morina,

Kapitulli VI Modeli Z-Altman (Risku kreditor) Prof. Asoc. Dr. Ibish Mazreku, MSc. Fisnik Morina, Ph. D (c) ibish. mazreku@unhz. eu fisnik. morina@unhz. eu Pejë, 2017

Modelet e përcaktimit të aftësisë së kredimarrjes me sistemin e vlerësimit me pika të

Modelet e përcaktimit të aftësisë së kredimarrjes me sistemin e vlerësimit me pika të elementeve të ndryshëm • Sipas këtyre modeleve për të përcaktuar besueshmërinë e kreditimit ose aftësinë e një klienti për të përballuar kredimarrjen, institucionet bankare dhe financiare nisen nga disa elementë të caktuar që kanë të bëjnë me vlerën e elementëve pasurorë të kredimarrësit, me madhësinë dhe llojin e detyrimeve që ai ka ose mund të marrë përsipër. • Me sjelljet e tij në të kaluarën në lidhje me shkeljet ligjore ose me plotësimin e premtimeve, me ekzistencën ose jo të çeqeve të pambuluara dhe me llojin e veprimtarisë së ushtruar.

Modelet e përcaktimit të aftësisë së kredimarrjes me sistemin e vlerësimit me pika të

Modelet e përcaktimit të aftësisë së kredimarrjes me sistemin e vlerësimit me pika të elementeve të ndryshëm • Duke grumbulluar dhe sistemuar llojet e ndryshme të informacioneve ekonomike, financiare dhe të karakteristikave personale të huamarrësit, menaxheri i specializuar i institucionit bankar ose financiar ka mundësi që: 1. Të përcaktojë nga ana numerike (sasiore) se cilët faktorë janë më të rëndësishëm për shpjegimin e rrezikut të mosshlyerjes së kredisë; 2. Të vlerësojë shkallën relative të rëndësisë së këtyre faktorëve; 3. Të përmirësojë madhësinë e vlerës së rrezikut të dështimit të shlyerjes së kredisë; 4. Të shoshisë ata kërkues të huave me rrezik të lartë dështimi (mosshlyerjeje); 5. Të llogarisë madhësinë e rezervave të nevojshme për të përballuar humbjet e ardhshme nga mosshlyerja e kredive.

Credit Scoring Model • Të gjitha këto mund të realizohen duke përdorur modelin e

Credit Scoring Model • Të gjitha këto mund të realizohen duke përdorur modelin e quajtur "Credit Scoring Model" (Modeli i numërimit të pikave për efekt të kreditimit). • Për përdorimin e këtij modeli në analizën e kredisë menaxheri i specializuar i institucionit bankar ose financiar duhet të matë më parë në mënyrë objektive për çdo tip ose grup të huamarrësve ndikimin e faktorëve ekonomikë dhe financiarë në nivelin e rrezikut të kreditit.

Credit Scoring Model • Pas njohjes së këtyre të dhënave, me anën e përdorimit

Credit Scoring Model • Pas njohjes së këtyre të dhënave, me anën e përdorimit të teknikave statistikore shprehet në mënyrë numerike (në pika) probabiliteti i rrezikut të dështimit ose të mosshlyerjes së kredisë, ose siç quhet ndryshe, bëhet klasifikimi i shkallës së rrezikut të mosshlyerjes së kredisë. • Duhet theksuar se përpunimi i modeleve të mësipërme (Credit Scoring Models) filloi nga nevoja e prognozimit të rrezikut të falimentimit të njësive të ndryshme ekonomike, por duke u perfeksionuar u përdor njëkohësisht edhe për analizën e rrezikut të mosshlyerjes së kredive.

Modeli Z-Altman • Në vitin 1969, autori amerikan Altman I. E. botoi studimin “Financial

Modeli Z-Altman • Në vitin 1969, autori amerikan Altman I. E. botoi studimin “Financial Rations, Discriminal Analysis and the prediction of Corporate Bankruptcy”, The Journal of Finance, Sept. 1969 pp. 589 -603 (Koeficientët ose Treguesit Financiarë, Analiza e Diferencuar dhe paralajmërimi i Falimentimit të Korporatave), nëpërmjet të cilit ndërtoi modelin e matjes së shkallës së rrezikut të falimentimit të kompanive. • Duke vazhduar zhvillimin e ideve kryesore të tij, të botuara në artikullin e mësipërm, Altman-i arriti të ndërtojë në vitin 1983 edhe modelin ekonometrik për shprehjen numerike të shkallës së rrezikut të mosshlyerjes së huave, që u pagëzua me emërtimin “Modeli i Numrit Z-ta” (Z - Score Model i Altman-it).

Modeli Z-Altman • Me anën e modelit të Altman-it dhe ekuacionit të ndërtuar prej

Modeli Z-Altman • Me anën e modelit të Altman-it dhe ekuacionit të ndërtuar prej tij, duke përfshirë variablat e ndryshëm ekonomiko-financiare llogaritet numri Z (në pikë), i cili shpreh shkallën e përgjithshme të rrezikut të mosshlyerjes së huave nga ana e huamarrësit përkatës. • Ky model kombinon pesë raporte të ndryshme financiare për të përcaktuar Z-Score. Ky model na tregon me rezultat e tij nëse një kompani është e shëndetshme dhe sa mundësi ka për të falimentuar. • Rezultati i madhësisë së numrit Z-ta varet shumë si nga numri i variablave dhe vlerat e tyre për secilin huamarrës, ashtu edhe nga shkalla e ndikimit të secilit variabël në nivelin e rrezikut të mosshlyerjes së kredisë nga huamarrësi Xj.

Modeli Z-Altman

Modeli Z-Altman

Modeli Z-Altman • Kështu, le të supozojmë për një moment se vlerat e variablave

Modeli Z-Altman • Kështu, le të supozojmë për një moment se vlerat e variablave të mësipërme të llogaritura si koeficientë me anën e të dhënave të bilancit të huamarrësit (kompanisë X) janë ato që paraqiten në tabelën 1 (në mijera euro): Treguesit Vlera Koeficienti i variables 1. Kapitali qarkullues neto 5 X 1 = (1)/(2) = 5/10 2. Totali i aktivit 10 - 3. Fitimet (+), humbjet e mbajtura (-) 0 X 2 = (3)/(2)= 0/10 4. Fitimet pa zbritjen e interesave dhe - 5. 2 X 3 = (4)/(2) = - 5. 2/10 Vlera e koeficientit 0. 5 0. 0 - 0. 52 tatimeve 5. Vlera e tregut e kapitalit te vet 2 6. Vlera kontabile e Detyrimeve AGJ 5 7. Shitjet neto 30 X 4 = (5)/(6)= 2/5 0. 4 X 5 = (7)/(2) = 30/10 3. 0

Modeli Z-Altman • Sipas modelit Altman: 1. Klientët huamarrës me një “Z” deri në

Modeli Z-Altman • Sipas modelit Altman: 1. Klientët huamarrës me një “Z” deri në 1. 81 konsiderohen huamarrës me shkallë të lartë rrezikshmërie mosshlyerjeje. 2. Klientët me nivel të “Z” nga 1. 81 - 2. 99 konsiderohen huamarrës me një shkallë të papërcaktuar rrezikshmërie mosshlyerjeje të huave. 3. Klientët huamarrës me “Z” me të lartë se 2. 99 konsiderohen huamarrës me një shkallë të ulët rrezikshmërie për mosshlyerjen e huave.