ANALIZA KOSTOVLLIMFITIM Formula kryesore F A x KF

  • Slides: 7
Download presentation
ANALIZA KOSTO-VËLLIM-FITIM Formula kryesore F = A (x) – KF – KV (x) Ose

ANALIZA KOSTO-VËLLIM-FITIM Formula kryesore F = A (x) – KF – KV (x) Ose Fn = Çx – (a+bx) MSc. ALBAN ELSHANI 1

DETYRA 1. 1. “Iliria” është një hotel i vogël i cili ofron dhoma fjetjeje

DETYRA 1. 1. “Iliria” është një hotel i vogël i cili ofron dhoma fjetjeje me mëngjes. Çmimi për person është 50 euro për natë, ku përfshihet edhe mëngjesi. Pronarët kanë llogaritur se kostot variabile për person janë 20 euro. Këto kosto përfshijnë ushqimin, mirëmbajtjen dhe shërbime tjera kryesore. Kostot fikse totale vjetore të hotelit janë 42. 000 euro. Hoteli mund të pranojë gjithsej 10 persona për një natë. Kërkohet: a) Llogaritja e marzhës së kontributit për njësi dhe raporti i marzhës së kontributit b) Pragu vjetor i rrezikut për njësi të shërbimit dhe në vlerë monetare. c) Numri i njësive të shërbimit të nevojshme për të arritur profitin cak prej 60. 000 eurove në vit MSc. ALBAN ELSHANI 2

DETYRA 2 • “Emerald” është një hotel i cili ofron dhoma fjetjeje me mëngjes.

DETYRA 2 • “Emerald” është një hotel i cili ofron dhoma fjetjeje me mëngjes. Çmimi për person është 80 euro për natë ku përfshihet edhe mëngjesi. Pronarët kanë llogaritur se kostot variabile për person janë 50 euro. Këto kosto përfshijnë ushqimin, mirëmbajtjen dhe shërbime tjera kryesore. Kostot fikse totale vjetore të hotelit janë 42. 000 euro. Hoteli mund të pranojë gjithsej 20 persona për një natë. Kërkohet: a) Pragu vjetor i rrezikut për njësi të shërbimit dhe në vlerë monetare, b) Numri i njësive të shërbimit të nevojshme për të arritur profitin cak prej 60. 000 euro në vit c) Marzha e sigurisë MSc. ALBAN ELSHANI 3

DETYRA 3 • Janë dhënë të dhënat vijuese të pasqyrës së të ardhurave për

DETYRA 3 • Janë dhënë të dhënat vijuese të pasqyrës së të ardhurave për muajin e fundit. Kompania nuk ka inventar fillestar apo përfundimtar. Janë prodhuar dhe shitur gjithsej 20. 000 njësi. Shitja 800. 000, kosto variabile 550. 000, kosto fikse 170. 000. Të llogaritet: a) Pragu i rrezikut b) Marzha e sigurisë c) Shitja për profitin cak prej 120. 000 euro d) Pragu i rrezikut nëse shitja bjen në 780. 000 euro MSc. ALBAN ELSHANI 4

DETYRA 4 • Nga të dhënat e firmës: Kosto fikse 160. 000, Çmimi i

DETYRA 4 • Nga të dhënat e firmës: Kosto fikse 160. 000, Çmimi i shitjes 70, kostoja variabile 40, shitjet ekzistuese 16. 000 njësi, rangu i përshtatshëm 13. 000 – 40. 000. Kërkohet: a) Llogaritni pikën kritike në njësi dhe në vlerë monetare? b) Sa njësi firma duhet t’i shes për të realizuar një fitim prej 180. 000 euro? c) Sa do të jetë fitimi nëse kostoja variabile ulet 5% dhe kostoja fikse ulet për 40. 000? d) Sa do të duhet të jetë çmimi nëse do të donim të realizonim një fitim para tatimit prej 220. 000 euro? MSc. ALBAN ELSHANI 5

DETYRA 5 • Nga të dhënat e firmës: Kosto fikse 240. 000, çmimi i

DETYRA 5 • Nga të dhënat e firmës: Kosto fikse 240. 000, çmimi i shitjes 80, kosto variabile 50, shitjet ekzistuese 14. 000 njësi, rangu i përshtatshëm 12. 000 – 40. 000. Kërkohet: a) Llogaritni pikën kritike në njësi dhe në vlerë? b) Sa njësi firma duhet t’i shes për të realizuar një fitim prej 130. 000 euro? c) Sa do të jetë fitimi nëse kostoja variabile ulet 10% dhe nëse kostoja fikse ulet për 20. 000? d) Sa do të duhet të jetë çmimi nëse do të donim të realizonim një fitim para tatimit prej 180. 000? MSc. ALBAN ELSHANI 6

DETYRA 6 • Nga të dhënat e firmës: Kosto fikse 200. 000, çmimi i

DETYRA 6 • Nga të dhënat e firmës: Kosto fikse 200. 000, çmimi i shitjes 50, kosto variabile 30, shitjet ekzistuese 14. 000 njësi, rangu i përbashkët 10. 000 -40. 000. Kërkohet: a) Llogaritni pikën kritike në njësi dhe në vlerë monetare? b) Sa njësi firma duhet t’i shes për të realizuar një fitim prej 150. 000? c) Sa njësi duhet të shiten për t’u sendërtuar një fitim prej 280. 000 nëse kostoja variabile ulet 10% dhe nëse kostoja fikse ulet për 50. 000? d) Sa do të duhet të jetë çmimi nëse do të donim të realizonim një fitim para tatimit prej 140. 000? MSc. ALBAN ELSHANI 7