Gjuh shqipe II Sintaksa Vehbi Miftari Prof Asoc
Gjuhë shqipe II - Sintaksa Vehbi Miftari Prof. Asoc. Dr.
Hyrje Njohuri të përgjithshme Njësitë sintaksore: Fjalia: njësia më e vogël kumtuese Tipar: kallëzuesia Periudha: Njësi e lidhur kuptimore Dy a më shumë njësi kallëzuesore Sintagma (togfjalëshi): Njësi strukturore, nga bashkimi i dy a më shumë fjalëve të kuptimshme Sintagmë sintaksore (e lirë): Përrenjtë e mëdhenj të fshatit Sintagmë gramatikore (e lidhur): Hyri në vjeshtën e tretë Gjymtyra e fjalisë: fjala, rrallë togfjalëshi Gjymtyrë kryesore (kryefjala, kallëzuesi) Gjymtyrë të dyta (fjalët plotësuese)
Togfjalëshi Me afrimin e fundit të stinës kryezoti ynë thirri si zakonisht miq të shquar për gjahun në Humbëtirën e Ujkut, që ai e bënte çdo vit, afërsisht në të njëjtën kohë. Fjalë të bashkuara nga pikëpamja gramatikore dhe kuptimore Bashkimi i fjalëve: me nënrenditje Bashkimi me bashkërenditje (misër dhe grurë) përben gjymtyrë homogjene dhe jo togfjalësh Forma: gjymtyrë kryesore + gjymtyrë e varur: atdheu ynë; qielli i kaltër; shkruaj me laps. Gjymtyra e varur e një fjalie, gjymtyrë kryesore në fjalinë tjetër: Era e rrudhi sipërfaqen e ujit (rrudhi sipërfaqen; sipërfaqen e ujit)
Llojet e togfjaleshave Tgf. i thjeshtë: dy fjalë kuptimplote Tgf e zgjeruar: Fjalë kuptimpolte + togfjalësh: leximi i këtij libri; vera e atij viti trubmetat e gardës pretoriane (trumbetat e gardës; gardës pretoriane) Tgf + fjalë kuptimplote: drejtori kryelartë i shkollës Tgf + tgf: faqja e kësaj shtëpie me dy kate
Llojet e togfjalëshave Togfjalëshi emëror: baltë e kuqe Emër + emër: Emër + emër pshq. : dollap arre; ndjenjë gëzimi; qartësi pikëpamjesh, këngë trimash, muzë mëngjësi. Emër + pfj + emër: mish me lakra, kafe pa sheqer; këpucë për fëmijë; Emër + emër shq. : shtëpia e Agronit; fundi i javës; drita e llampës. Emër + paskajore: vullneti për të fituar; aftësdia për të drejtuar. Emër + mbiemër Rrugë e gjerë; vajzë e mirë; lule e kuqe… Emër + përemër: Ajo ditë; ky djalë; ndonjë send, cdo fjalë… Emër + numëror: Pesë libra Emër + ndajfolje: (Kaloi nëpër) korridorin majtas; (u ul) në karrigen pranë!
Llojet e togfjalëshave Togfjalëshi foljor: folje + emër: shkruaj letër, shëtis buzë lumit, luftoj për demokraci; folje + ndajfolje: këndon bukur, erdhëm sot, folje + folje: ecte duke kënduar, u nis për ta takuar, hyri me t’u kthyer Togfjalëshi mbiemëror: Mbiemër + emër: I ri nga mosha, i fortë në të ecur; I sjellshëm me shokët. Mbiemër + ndajfolje: shumë i madh, tepër i gjerë, mjaft i mirë, pak i kripur. Togfjalëshi numëror: Emra ose përemra: Dy nga shokët, katër prej tyre, pesë nga ne Togfjalëshi përemëror: Me përemër ose mbiemër: secili prej nesh, dikush nga ju, asgjë të re Togfjalëshi ndajfoljor
Tipat e fjalive sipas llojit të kumtimit Fjalia dëftore Fjalia pyetëse Fjalia dëshirore-nxitëse
Tipat e fjalive sipas modalitetit Fjali pohuese Fjali mohuese
Fjalia dëftore Në atë cast arritën miqtë. Zakonisht toni ulet në fund të fjalisë. Por: Ty të takon kjo punë; kjo punë të takon ty; të takon ty kjo punë. ; Folja (kallëzuesi) zakonisht në dëftore, por edhe në habitore: do të ta kisha thënë, po ta dija. ; më rrallë në urdhërore: Shiu bjer e bregu rritu. Mund të shprehin edhe modalitet: S’ndahej dot nga trëndafilat. ; do parë kjo punë. Rendi i zakonshëm në fjali: Kryefjalë + kallëzues + kundrinë + rrethanor: Vani ishte shtrirë mbi dëborën e shtresuar aty prej kohësh.
Fjalia dëftore - thirrmore Kumt dhe qëndrim afektiv, reagim ngashërimor, të folësit: Arritëm! Toni ngritet pastaj ulet në fund Të tilla janë zakonisht: fjalitë retorike-pyetëse: E kush pyet për mua! Nga nuk ka qenë!C’nuk kishte aty! Zakonisht në fund vihet pikëcuditja, ndonjëherë e shoqëruar me pikëpyetjen: Kush e mëson tërë atë tekst? !
Tipat e fjalive sipas struktures Fjali dykryegjymtyreshe: Kryefjale dhe kallezues – te pranishem Agroni po bisedonte. Agroni, djali i madh i Shpreses, i sapokthyer nga studimet ne Paris, ………. . (grupi emeror) po bisedonte me prinderit e tij, te cilet kishte kohe qe as i kishte takuar dhe as ishte degjuar me ta (grupi foljor)
Tipat e fjalive sipas struktures Fjali njekryegjymtyreshe emerore: Nate vere (mungon folja) Fjali njekryegjymtyreshe foljore po kthehej nga shkolla (mungon emri) Fjali tw paplota: (Sa veta qene ne klase? ) Te gjithe (qene ne klase) –vetem ndonjera nga gjymtyret eshte e pranishme Fjali tw pagjymtyrwzueshme A ishe nw fakultet ? Po (isha ne fakultet) – mungojne te gjitha gjymtyret
Fjalia dykryegjymtyrëshe Gjymtyrë kryesore: kryefjala dhe kallëzuesi Fjalia e pazgjeruar: kryefjalë + kallëzues. Fjalia e zgjeruar: kryefjalë + kallëzues + gjymtyrë të dyta
Kryefjala Shprehet me emër, përemër, numëror, ose pjesë tjetër të ligj, si të emërzuar Kryefjala e shprehur me emër: Emri i shquar: atje tej dëgjohej hingëllimi i një kali; poeti ktheu kokën dhe i vështroi kolegët e tij. i pashquar: Mendime të befta i endeshin nëpër kokë; Re të dendura endeshin mbi kokat e tyre. Kryefjala e shprehur me përemër: Me çdo përemër të shprehur si emër: Ju duhet ta dini se kush erdhi i pari; Kush nuk e di këtë histori;
kryefjala Kryefjala e shprehur me numëror: Dy u nisën, kurse tre të tjerë prisnin radhën; Të gjashtë erdhen me kohë. Kryefjala e shprehur me pjesë tjera të ligj. : Mbiemër (si i emërzuar): E reja në art sjell freski; e bardha s’u duk më. Kryefjala e shprehur me togfjalësh: Cdo fletë e pemës sihte zverdhur; Një varg gjëmimesh u dëgjuan njëri pas tjetrit
Kallëzuesi i thjeshtë foljor: Gjymtyra kryesore foljore e fjalisë dykryegjymtyrëshe Shprehet me folje, e shoqëruar nga një emër, përemër, mbiemër a numëror; shprehet edhe me pjesë të pandryshueshme të ligjëratës (Në atë çast tërr telefoni). Kallëzuesi i thjeshtë foljor: Forma më e zakonshme: kallëzuesi në vetën III: Ai i ndiente në gojë shijen e pluhurit. Kallëzuesi i shprehur me format e dëftores: Rruga nëpër livadhe nuk zgjati shumë. Format e së tashmes dhe e së pakryerës mund të shoqërohen me pjesëzën po: Shiu po e zbut tokën.
Kallëzuesi i thjeshtë foljor: Kallëzuesi i shprehur me folje të mënyrës habitore, përdoret në fjali dëftore e pyetëse thirrmore: Ja që zemra e një vajze nuk u fitueka me zor! Ç’më qenkej shëmtuar aq shumë me ato rroba? Forma e kohës së tashme, si dhe forma e së pakryerës mund të shoqërohen me pjesëzën po: Shiu po e zbuste tokën. Kallëzuesi i shprehur me folje të mënyrës lidhore është karakterisitik për periudhën me nënrenditje, por edhe për fjalit ë e pavarura: U ngrit shpejt që të mos vonohej në takim. E tashmja e lidhores përdoret në bashkëvajtje me njp kallëzues të shprehur me folje në të tashmen: Plakut i pëlqen të mendojë gjithnjë me figura. E pakryera e lidhores: kallëzuesi në të pakryerën, të kryerën e thjeshtë ose më se të kryerën: Vendosëm që dhuratën t’ua shpinin djemtë. Nuk dinin si ta shpjegonin.
Kallëzuesi i thjeshtë foljor: Kallëzuesi i shprehur me folje të mënyrës habitore, përdoret në fjali kryesore të periudhave kushtore me nënrenditje: Edhe pa këtë zhurmë, ajo nuk do t’i kishte dëgjuar. E tashmja e kushtores, kallëzuesi në të pakryerën e lidhores ose në të ardhmen e së shkuarës: Po të mos ishim bashkuar, armiku do të na thyente. Sikur zogu të të niste të këndonte, ata kishin për ta dëgjuar gojëhapur. Kallëzuesi i shprehur me folje në dëshirore, karakteristik për fjalitë dëshirore: Ju këndoftë zemra, o djem, se na kënaqët! Kallëzuesi i shprehur me format e urdhërores, përdoret në fjali të mëvetësishme nxitëse dhe në fjali kryesore të një periudhe: Ju mos shkoni nga ajo rrugë, se nuk ia dilni dot mbanë. Kallëzuesi i shprehur me një formë foljore të pashtjelluar: Pemët kishin mbetur lakuriq pa hyrë dimri mirë. Me të dalë dielli, natyra u vesh në argjend.
Kallëzuesi i thjeshtë foljor: Forma e tipit pa punuar: Pa mbaruar fjalën plaku, djemtë u nisën për në gjah. Përcjellorja: Duke mos ndenjur në krye ju, s’ka si të ecë puna mbarë. Kallzuesi i shprehur me forma të ndërlikuara: Përsëritja e së njëjtës formë: Gëzimi ecte e ecte nëpër rrugicat e ngushta. Kallëzuesi i shprehur me emër prejfoljor asnjanës: Të ecur që bën ky fëmijë! Të kënduar që bën, qerratai!
Kallëzuesi i përbërë foljor: Formohet nga dy fjalë kuptimplote: e para shpreh mënyrë veprimi (fillim, vazhdim, mbarim, përforcim, rritje) ose modalitet (domosdoshmëri, supozim, mundësi), kurse e dyta shpreh veprim: Koha erdhi e u nxi si pus. Mendohej se çfarë duhej të merrte me vete. 1. folje gjysmëndihmëse dhe një folje në lidhore: Yjtë zunë të rrallohen! Asgjë më shumë se ajo nuk kishte filluar të dukej më qartë. veprim të përforcuar: folja gjnd bëj në të tashmen, të palryerën ose në të kryerën e thjeshtë dhe një folje në lidhore: Po përpiqesha të zbuloja se kush mund të kishte qenë. domosdoshmëri: folja gj. nd duhet në të tashmen dhe në të pakryerën dhe folja në të gjitha kohët e lidhores.
Kallëzuesi i përbërë foljor: 2. folje gj. nd dhe një formë e pashtjelluar: Duhet bërë diçka për këta njerëz a. folja dua në të tashmen e dëftores dhe pjesorja: Do pyetur edhe ai. Do shpërblyer edhe atë. b. folja vij dhe përcjellorja: Tronditja e saj vjen duke u rritur. 3. një folje gj. nd dhe një emër foljor asnjanës: Vita pushoi një çast së thyeri gishtërinjtë. Kallëzuesi i përbërë nga dy folje në dëftore: Nis e bredh poshtë e lart.
Kallëzuesi emëror Formohet nga këpuja dhe gjymtyra emërore Si këpujë përdoret folja jam. Kjo ditë kishte për të qenë një fillim i mbarë për të. Unë jam shqiponja dhe ju jeni krahët e mi. Gjymtyra emërore: Me emër: Kontrolli është mbi të gjitha ndihmë. Duket që është dhelpër, kërkon të na e hedhë. Me përemër (vetor, dëftor, pyetës, pronor a të pacaltuar: Unë s’isha unë. Kush jam unë fundi i fundit? Cili je ti? Me mbiemër: Liqeni, si më parë, ishte i qeshur. / Këtë herë vështrimi i tij ishte si i trubullt. Me numëror: Ora ishte plot dy pas mesnatës. Me paskajore: këta kuaj s’janë për të shëtitur qytetit, por për të punuar. Me pjesë të pandryshueshme të ligj: pjesëza: Djemtë po që po; pasthirrma: Lumja unë qe u rrit djali; onomatope: Në atë çast zagarë ham!
Gjymtyrët e dyta Nuk janë çdo herë të domosdoshme: Një makinë (e zhurmshme) kërkëllonte (vazhdimisht). Ose: Një makinë e fuqishme dëgjohej duke ardhur. Janë të domosdoshme: Kur erdhe, Petrit? Ose: Gjatë leximit tundte kokën. Gjatë leximit e tundte kokën. Fjalitë që kanë gjymtyrë të dyta quhen fjali të zgjeruara. Ai i prëshkruante vështirësitë e shpërnguljes. Punëtorët e rrobaqepësisë së qytetit u shkulën së qeshuri.
Gjymtyrët e dyta I plotësojnë gjymtyrët kryesore; Një gjymtyrë e dytë mund t’u referohet dy a më shumë gjymtyrëve: Skënderbeu, me buzëqeshjen dhe besimin e zakontë, ua solli shpirtin në vend. Gjymtyrë e dyta shprehen me çdo fjalë: emër, përemër, mbiemër, numëror, ndajfolje, formë të pashtjelluar, lokucione emërore: Trimat hynë në fshat shëndosh e mirë. Përcaktori; Rrethanori, Kundrina (e drejtë, e zdhrejtë me dhe pa parafjalë)
Përcaktori Shpreh raport të një tipari a veçorie me bartësin e tij/saj: Rrezet e fundit të diellit binin mbi fshat. Zakonisht formon kuptim së bahku me gjymtyrën emërore (emër ose tgf emëror), por edhe nga një përemr: Dielli i atij mëngjesi ishte mjaft i ngrohtë; Të gjitha këto i kemi trashëgim. Llojet: Përcaktori me përshtatje, Me drejtim Me bashkim
Përcaktori me përshtatje Shërehet me: Mbiemër: Në sytë e saj të lodhur ndrit një flakë gëzimi. Përemër: Si u bë puna e atij shkrimit? ; Sa e sa herë e kishte hapru rrugën me të tilla mjete; Plaku e vuri re kët ndryshim të saj; Heshtja na mbuloi ne të gjithë; Nuk zbriti asnnjeri tjetër. Numërorët: tre, tri, të dy, të tre (mjaft të kufizuar): tre të rinjtë bisedonin në qoshen tjetër; Nga të dy këta varej shumë jeta e tij.
Përcaktori me drejtim Shprehet me emër në rasën gjinore: Dëgjohej vetëm kënga e zogjve; tufa e fazanëve u duk përsëri. në rrjedhore pa parafjalë: Ajo ditë pranvere nuk qe si të tjerat. La gjurmë trishtimi. Në kallëzore pa parafjalë: nuk gjendej asnjë shishe eter. Ia mbushi një gotë ujë. si dhe në emërore, në kallëzore e në rrjedhore me parafjalë: Vjeshtë pa shi e verë pa lule s’ka. I morën me vete edhe tre nga fshatarët. Kjo është fjalë me vend. E bënte për atdheun. Me tgf: Ndjenjat e kësaj moshe janë si hija e malit.
Përcaktori me bashkim Shprehet me përemra të palakueshëm (pyetës): Ç’ punë të doli në qytet? Sa ëndrra të mrekullueshme kishte thurur. Asnjë njeri nuk dukej bregut Me numërorë: Aty pranë rrinin nja dy pleq të veshur mirë. Ju kujtohen ato dy vajzat? Me forma foljore të pashtjelluara: paskajore: nuk kishte dëshirë për të vajtur; pjesorja: Po e kalonin shtegun hipur mbi kuaj; Me ndajfolje: Parku përballë ishte i zhveshur. Ai atje është im vëlla.
Ndajshtimi Lloj përcaktori i shprehur me emër të pashquar, qëpprshtatet në numër me gjymtyrën e pacaktuar (një emër): popull mik, popullit mik, popullin mik. U kthye te dhoma e tij shpellë.
Përcaktori kallëzuesor Lidhje dyanësore: me kryefjalën dhe me kallëzuesin Pranë një foljeje: Me emër: U tregua po aq mjeshtër; ai e kishte bërë politikën shkencë. Djali u bë me shkollë. Përemër: Çfarë të ka babi ty? S’e dija të këtillë. Mbiemër: Zërin e kishte të akullt dhe mjekrrën të shtrënguar; Ata ndiheshin shumë të gëzuar. Formë foljore të pashtjelluar: Vajza ishte bërë për të nusëruar. Tgfj: Në fillim i qe dukur puna më e lehtë Pranë një mbiemri foljor: ishte rritur jetim. Pranë një emri foljor: E festuam përvjetorin e shpalljes republikë.
Kundrina Marrëdhënie objektore; lidhje nënrenditjeje drejtimi. Kundrina e drejtë nga forma veprore mund të kthehet në kryefjalë të ndërtimeve joveprore : Gëzimi i fitores e shton optimizmin për fitore të reja; Optimizmi për fitore të reja shtohet nga gëzimi i fitores. Është e zhdrejtë kur ky kthim nuk mund të bëhet. Puna na ka ofruar shumë me fshatarët.
Kundrina e drejtë Objektin tek I cili kalon veprimi: Punëtorët I rishikonin planet. Marrin kundrinë të drejtë foljet kalimtare veprore: Nismat e shumta ia ndrydhnin personalitetin. Mund të marrin kundrinë të drejtë edhe format e pashtjelluara: Me të parë detin, ai u ndal. Kundrina e brendshme: objekt që përfitohet nga veprimi I foljes: Këndoj këngë, ndërtoj banesa Kundrina e jashtme: objekt, pavarësisht veprimit: këmbej librat, lëvizim gurët, përqafoj miqtë.
Kundrina e zhdrejtë Shumë e gjerë, ndërtohet me folje kalimtare veprore dhe jokalimtare veprore: Plakut i shfaqej si nëpër mjegull fytyra e saj. Kundrina e zhdrejtë pa parafjalë: shprehet në rasën dhanore të emrit, përemrit ose të një fjale të emërzuar: Agimit i kishte mbetur letra në dorë. Disave u tundeshin jataganët. Kundrina e zhdrejtë pa parafjalë. Shpreh pritësin: këta libra do t’ia dërgojmë mësuesit; Objektin: Panterës i largohen të gjitha kafshët. Kundrina e zhdrejtë me parafjalë: Vjollca habitej me të vëllanë. Ha nga kjo gjellë; atë s’e lidh asgjë me mua; mësoi shumë nga tregimet e saj.
Rrethanori Tregon: vend, kohë, shkak, qëëllim, mënyrë, masë a shkallë, por edhe raporte tjera. Shprehen me fjalë kuptimplote, me lokucion ose tgfj. : Në këto e sipër u dëgja zhurma e motorit. Pas ndonjë ore e ca ai e la punën. Shprehen më shumë me ndajfolje e lokuc ndajfoljor: Ai fliste shtruar dhe pothuaj hapur. Të nesërmen ndodhi diçka e madhe. Rrethanori i vendit: shkolla shtrihej në të majtë; Ai shkoi gjetiu. Po shokët, ku janë? Rr i kohës: Në pranverë fusha u mbush gjelbërim. E takoj ditë për ditë. Rr. shkakut: S’e zinte gjumi nga shqetësimi. Pse pushoi muzika? Rr. i qëllimit: e kam për të mirën tënde; ai erdhi për tjetër punë.
Rrethanori Rr i mënyrës: ai punonte me gjithë shpirt. Hapat gjëmonin në mënyrë të frikshme. I zuri në befasi. Rr i sasisë: sa më shumë të mendosh, aq më shumë duhet të veprosh. Për disa çaste jetoi në qetësi. Rr i kushtit: Në rast alarmi, fikni dritat! Pa pjesëmarrje të gjerë nuk mund të ndërtohet demokracia. Rr. i lejimit: Punonte sa për dy veta, me gjithë moshën e kaluar. Gjymtyra e krahasimit: Më shumë e dëgjonin atë se të vëllanë. Zjarri më shumë të ngjethte se të ngrohte.
Fjalia e përbërë Përbëhet nga dy a më shumë qendra kallëzuesore; Intonacioni, lidhëzat, rendi i pjesëve të fjalisë etj. , janë mjetet gjuhësore për ndërtimin e tyre; Fjalitë e përbëra lidhëzore (me lidhëza): Fjalitë me bashkërenditje. Ishte i ri në punë, / por ishte i palodhur (dhe i palodhur). Fjalitë me nënrenditje. Skënderbeu u nis si rrufe, /sepse koha nuk priste Fjalitë e përbëra jolidhëzore (asindetike); Zure gjarprin, /shtypi kokën.
Fjalia e përbërë me bashkërenditje Dy fjali të bashkuara me lidhëza bashkërenditëse Këpujore: lidhëzat: dhe, edhe, as. Këngëtari doli në skenë dhe e mori mikrofonin Peshku në det e tigani në zjarr. Kundërshtore: po, mirëpo, porse, kurse, megjithatë, vecse Doja t’i flisja të sëmurit, porse mjeku s’më la. Vecuese: o, a, ose , ja, apo, o…o, a…a, ose…ose, Herë binte shi, herë borë Përmbyllëse: andaj, pra Të dua, andaj t’i them këto fjalë Shkakore-motivuese: pa
Fjalia e përbërë me nënrenditje Fjalia kryesore (baza organizuese e fjalisë) Fjalia e varur (pjesa plotësuese, e varur nga fjalia kryesore) Fjalia e nënrenditur kryefjalore: Fjalia kryefjalore lidhëzore: Thuhet se Skënderbeun s’e zinte shpata; (kush? ) Të kujtohet kur jemi përfolur njëherë? (Cfare? ) Është e vërtetë se Driloni s’ia kishte prishur kurrë të atit Fjalia kryefjalore përemërore: Kush mbjell, korr (Korr ai që mbjell)
Fjalia e përbërë me nënrenditje Fjalia e nënrenditur kallëzuesore: I ati ishte ai që kishte qenë edhe më herët Nesër nuk do të jesh kështu si je. Me pjesë të nënrenditur kundrinore: Kush e ul qafën, i bien zverkut. Gjithnjëe kemi thënë se atdheun e kemi shumë të shtrenjtë. E mësuan se si ta paërdornin kompjuterin Me pjesë të varura përcaktore: Ndoqi me sy shtegun nëpër të cilin do të kalonte ajo Taktika që ndoqi Skënderbeu, ishte ajo e para. Nuk i kujtohej dita në të cilën (kur) e kishte takuar. Në dhomë ranë rrezet e fundit të diellit, që ishte në të
Fjalia e përbërë rrethanore Fjalia e përbërë vendore: Ku dhemb dhëmbi, vete gjuha; Makina u ndal aty ku prisnin njerëzit I vëllai shkoi andej nga u dëgjua zhurma. Fjalia e përbërë kohore Hekuri rrihet sa është i nxehtë; Në mbrëmjë, kur moti u ftoh, të gjithë u futën brenda. Njëkohësi: Ndërsa shihte në dritare, jashtë u mblodhën njerëz. Paskohësi: Bleta, para se ta bëjë mjaltin, bën dyllin’; Kur po ngrysej, u radhitën njëri pas tjetrit.
Fjalia e përbërë rrethanore Fjalia e përbërë mënyrore: Kujtimin për të do ta ruajmë ashtu si na takon Melodia u shtrua ngadalë sikur të binte një shi i butë. Vërtet ashtu u bë si na thoshe ti Fjalia qëllimore: Njerëzit vinin nga lagjet, që të merrnin pjesë në përurim; E vuri fotografinë mbi tryezë, që të mos e harronte më. U nis pa gdhirë, vetëm e vetëm që ta arrinte autobusin. Fjalia e përbërë shkakore E kryente pa vështirësi atë punë, sepse i pëlqënte. Të dy qenë të gëzuar, ndoshta sepse telashet morën fund.
Fjalia e përbërë rrethanore Fjalia e përbërë rrjedhimore: Rruga ishte e dëmtuar, kështu që makina ecte ngadalë. Korrelative: aq, kaq, i tillë, mjaft, tepër, Vjollca këndoi aq bukur, sa u emocionuan të gjithë. Ngjarja qe e atillë, që na trishtoi të gjithëve. Jokorrelative: (lidhje e dobët): Shtëpia s’mbetej kurrëq bosh, kështu që ajo s’e ndiente vetminë. Fjalia e përbërë kushtore: Nuk do të nisej, në rast se bora nuk do të prante. Po të jemi të bashkuar do t’i kapërcejmë pengesat. Në s’e duron dot zhurmën, dil pak jashtë.
Fjalia e përbërë rrethanore Fjalia e përbërë lejore: Megjithëse u mundua shumë, s’e zgjidhi dot problemin; Edhe pse qenë të ldohur, ata e vazhduan punën Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditur krahasore: Fjala e tyre u përhap shpejt, sic përhapet rrezja e diellit. Ashtu si ju kujtoja, shtu ju gjeta; Sa më shume qeshte, aq më i përhumbur dukej.
Ligjërata e drejtë Pjesa përmendëse (pjesa e riprodhuar) Pjesa lajmuese (ligjërata e autorit) Ligjërata e drejtë: Autori zhvendoset nga e tashmja në të shkuarën. Nëse pjesa lajmuese vihet para, vendosen dy pika (Ai tha: …. ) Para pjesës përmendëse vendosen thonjëzat, ose vizë në dialog(-Eja nesër. ) Në rast se vendoset në mes: (- I thuaj, -iu përgjijgj, - ta sjellë riashtas. ). Ligjëratë e drejtë është edhe citati (rregullat e përdorimit)
Ligjërata e zhdrejtë dhe e zhdrejtë e lirë Riprodhim i fjalëve të një tjetri ose i fjalëve të veta. E drejtë: Genci qeshi dhe i tha: - Ti i paske fituar të gjitha pikët, o Ndricim! E zhdrejtë: Genci qeshi dhe I tha Ndricimit se ai i paskësh fituar të gjitha pikët. Ligjërata e zhdrejtë e lirë: Përdoret kryesisht në letërsi. Të dy shtangën. Ku e dinte ai shtëpinë e tyre? Emrat e tyre?
- Slides: 45