Gjymtyrt kryesore dhe t dyta t fjalis Fjalit

  • Slides: 3
Download presentation
Gjymtyrët kryesore dhe të dyta të fjalisë Fjalitë dykryegjymtyrëshe përbëhen prej dy pjesëve kryesore,

Gjymtyrët kryesore dhe të dyta të fjalisë Fjalitë dykryegjymtyrëshe përbëhen prej dy pjesëve kryesore, prej kryefjalës dhe kallëzuesit. Këto dy gjymtyrë kryesore në të vërtetë janë qendra bërthamore me të cilat lidhen edhe shumë pjesë të tjera si fjalë përcaktuese a plotësuese. Psh. Jeta pa punë është një pleqëri e parakohshme. Vet termi kryefjalë tregon se ajo është gjymtyra kryesore e fjalisë dykryegjymtyrëshe dhe e vetmja pjesë e pavarur gramatikisht. Kryefjala është frymori a sendi që e kryen veprimin kur folja kallzues është në diatezën veprore: psh. Mjekët i shërojnë sëmundjet, mësuesit gabimet. Kryefjala kryesisht shprehet me të gjitha llojet e emrave(të përgjithshëm, të përveçëm, përmbledhës etj).

Kundrina është gjymtyrë e dytë e fjalisë e shprehur me emër, me përemër, me

Kundrina është gjymtyrë e dytë e fjalisë e shprehur me emër, me përemër, me një fjalë të emërzuar a me togfjalësh që tregon sendin a frymorin, mbi të cilin bie veprimi i shprehur nga folja. Kundrina mund të jetë e drejtë dhe e zhdrejtë. Kundrina e drejtë Kundrinë e drejtë quhet gjymtyra e shprehur me një emër a përemër në rasën kallëzore pa parafjalë që plotëson kuptimin e foljeve kalimtare të diatezës veprore. Psh. Puna përtërin edhe lëkurën, edhe gjakun, edhe shpirtin. Librat ndriçojnë shpirtin, lartësojnë njeriun, zgjojnë në të aspiratat më të mira, mprehin mendjen dhe zbusin zemrën e tij. Kundrina e drejtë shprehet edhe me përemra vetorë, dëftorë, pyetës, të pacaktuar etj. Kundrina e drejtë u përgjigjet pyetjeve: kë? , cilin? , cilët? , cilat? , ç’farë? .

Kundrina e zhdrejtë Në dallim nga kundrina e drejtë, kundrina e zhdrejtë është më

Kundrina e zhdrejtë Në dallim nga kundrina e drejtë, kundrina e zhdrejtë është më e larmishme dhe mjaft heterogjene. Quhet e zhdrejtë sepse veprimi i foljes më parë bie mbi kundrinën e drejtë e pastaj në kundrinën e zhdrejtë. Psh. I shkrova një letër shokut. Letrën e shkrova me laps. Siç shihet në këto shembuj emri shokut në dhanore lidhet me foljen shkruaj nëpërmjet emrit në kallëzore letër. Kundrina e zhdrejtë mund të përdoret pa parafjalë por mund të përdoret edhe me parafjalë në emërore, kallëzore e rrjedhore.