Profili Veterinari Klasa VX1 Lnda msimore FIZIOLOGJIA E

  • Slides: 5
Download presentation
Profili: Veterinari Klasa: VX-1 Lënda mësimore: - FIZIOLOGJIA E KAFSHËVE Tema: Fiziologjia e shikimit

Profili: Veterinari Klasa: VX-1 Lënda mësimore: - FIZIOLOGJIA E KAFSHËVE Tema: Fiziologjia e shikimit Mësimdhënësi: E. Bajrami

 • Fiziologjia e shikimit • Komponent për realizimin e shikimit të qartë është

• Fiziologjia e shikimit • Komponent për realizimin e shikimit të qartë është lenta. Ajo lidhet ngushtë me tunikën vaskulare. Ligamentet lidhës të trupit ciliar vendosen në një pozicion posterior të irisit. Lenta është një strukturë transparente, e butë dhe me pamje sferike. Ana konvekse e tij çon imazhin në retinë. • Kur muskujt ciliar lëshohen (relaksohen) lenta zgjerohet. Kjo lejon që imazhi i largët të bjerë në retine (realizohet shikimi në largësi). Tkurrja e muskujve ciliar e bën lentën më të rrumbullakët dhe kafsha shikon në afërsi. Procesi i ndryshimit të formës të lentës quhet akomodim i syrit. Lenta e ndan syrin në dy pjesë të ndryshme. Pjesa prapa lentës është e mbushur me një lëng xhelatinoz dhe quhet lëngu qelqor (vitreous humor).

 • Pjesa e përparme vendoset para lentës. Jo është e mbushur me lëng

• Pjesa e përparme vendoset para lentës. Jo është e mbushur me lëng ujor dhe quhet aqueous humor. Ky mjedis ndihmon fokusimin e dritë nëpërmjet pupilës. Kjo shkakton kalimin e dritës të reflektuar nga objekti në retinë si dhe lejon qarkullimin e lëndëve ushqyese dhe nxjerrjen e produkteve të zbërthimit të ushqimeve që janë të dëmshëm për syrin. Presioni i lëngu qelqor gjithashtu ndihmon në mbajtjen e formës normale të syrit, formë të rrumbullakët. Kur drita e reflektuar e objektit kalon kornenë dhe nëpërmjet pupilës drita konvergohet në retinë, pikërisht në fotoreceptorët.

 • Drita e rënë në fotoreceptor sjell një sërë ndryshimesh që çojnë në

• Drita e rënë në fotoreceptor sjell një sërë ndryshimesh që çojnë në përfundim në lindjen e impulsit nervor nëpërmjet të cilit impulse kalon në qendrën e të parit në korteksin e trurit. Aty sinjali nervor analizohet dhe sintetizohet nëpërmjet proceseve komplekse biokimike dhe kafsha realizon shikimin. Tërësia e ndryshimeve që ndodhin në qelizat në formë shkopi të retinës paraqiten të thjeshtuara në skemën vijuese. Mekanizmi i Shikimit bardh e zi

 • Në konet ka një tjetër receptor i quajtur jodopsinë, e cila dallon

• Në konet ka një tjetër receptor i quajtur jodopsinë, e cila dallon objektet me ngjyra. Në kone ndodhen tre lloje të jodopsinës të cilët dallohen nga natyra e proteinës kurse pjesa jo proteinike është njëizomer i vitaminës A (11 cis retinal), në formë aldehidike të saj. Këta receptorë dallojnë tre ngjyra dhe pikërisht ngjyra blu, ngjyra e kuqe dhe ngjyra jeshile. • Ngjyra blu ka absorbancë optimale me reze me gjatësi vale 535 nm, ngjyra e kuqe 565 nm dhe ngjyra jeshile 535 nm. • Realizimi i shikimit me ngjyrë kërkon intensitet më të lartë drite se sa shikimi bardhë e zi të objekteve. Në kafshë të ndryshme ka veçori për numrin e qelizave në formë shkopi e atyre në formë koni. Kështu qentë kanë shumë pak qeliza konike dhe shumë qeliza në formë shkopi. • Prandaj qentë shikojnë pa ngjyra dhe janë të aftë të shohin edhe në dritë të dobët. Shpendët nga ana tjetër kanë shumë qeliza në formë konesh dhe pak qeliza në formë shkopinjsh. Kjo i bën shpendët të dallojnë më shumë e më mirë ngjyrat, por janë të pa aftë të shohin kur vjen muzgu i mbrëmjes.