Fiziologjia e organeve gjenitale Profili arsimor Teknik laborant

Fiziologjia e organeve gjenitale Profili arsimor: Teknik laborant medicinal-sanitar I-15 (08. 04. 2020) I-16 (06. 04. 2020) Profili mësimor: Anatomi dhe fiziologji Mësimdhënës: Prof. Xhunejda Memedi

Ovogjeneza dhe spermatogjeneza Ovogjenezë-procesi i zhvillimit të qelizave seksuale te femrat. Spermatogjenezë-procesi i zhvillmit të qelizave seksuale te meshkujt. Gjatë këtij procesi mundësohet përcjellja e numrit konstant të kromozomeve: 44 autosome + 2 seks kromozome (44 + XX te femrat dhe 44 + XY te meshkujt. Qelizat e epitelit germinativ të ovariumit kanë aftësi që të ndahen dhe të piqen gjatë ovogjenezës. Oogoniet (qelizat germinative) kanë numër diploid të kromozomeve (46), pas ndarjeve diferencohen në qeliza vezë atëhere kanë numër haploid të kromozomeve (23) Në testise nga spermatogoniet (46 kromozome) me ndarje të njëpasnjëshme formohen spermatozoidet (23 kromozome).

Spermatozoidi është i përbërë nga koka, qafa dhe bishti. Materiali gjenetik është i koncentruar në kokë dhe është i domosdoshëm për fekondim. Pjesa e përparme e spermatozoidit quhet akrozom (që shërben si perforator”depërtues, shpues”). Trupi dhe bishti i nevojiten për lëvizje.

Fekondimi –FOECUNDATIO Ovulimi – ndodhë nga mesi i ciklit menstrual, proces gjatë të cilit qeliza vezë, me pëlcitjen e folikulit të Graaf-it, e lëshon ovariumin. Qelizën vezë e pranon tuba uterine, ku edhe kryhet fekondimi në pjesën fillestare të saj. Nga numri i madh i spermatozoideve që hidhen në organet gjenitale të gruas, vetëm një e ka mundësinë ta fekondojë qelizën vezë. Hijaluronidaza dhe proteinaza janë enzime të spermatozoideve, me ndihmën e të cilëve e tretin mbështjellësin e qelizës vezë dhe depërtojnë në të. Fekondimi është proces i bashkimit të qelizave seksuale mashkullore dhe femërore. Ky proces mbaron me bashkimin e bërthamave të tyre në një bërthamë të përbashkët të qelizës, që tani quhet zigotë. Zigota ka numër haploid të kromozomeve (46). Nga zigota me kombinim të kromozomeve 44+XX do të zhvillohet fëmija i gjinisë femërore, ndërsa zigota me kombinim 44+XY fëmija i gjinisë mashkullore. Gjinia e fëmijës nvaret nga mashkulli.

Gjatë një cikli menstrual krijohet vetëm një qelizë vezë dhe gjatë ovulacionit përgaditet për fekondim. Te gratë me cikël menstrual normal (28 ditë), ovulacioni ndodhë ditën e 14 -të, ndërsa qeliza vezë është e aftë për fekondim 36 orë pas ovulacionit. Spermatozoidet janë të aftë për fekondim 72 orë pas depërtimit në organet gjenitale të femrës. Për t’iu shmangur shtatzënisë së padëshiruar, duhet të përdoren mjete kontraceptive. Nësë gjatë një cikli menstrual piqen më tepër qeliza vezë, ekziston mundësia që të gjitha ato të fekondohen dhe ashtu fitojmë 2, 3 ose më tepër foshnja gjatë një lindjeje. Kur një qelizë e fekonduar ndahet në dy qeliza, që vazhdojnë zhvillimin e tyre si njësi të reja, fitohen dy foshnja identike-bineq identik ose njëvezorë.

Zhvillimi i frytit Zigota është mjaft e madhe, ajo përmban mbështjellës mbrojtëse si dhe materie udhqyese që i plotësojnë nevojat e frytit në fazat e hershme të zhvillimit. Zigota fillon të ndahet në qeliza të reja të quajtura blastomerë. Në 2 -3 ditët e para numri i qelizave është rreth 200, të cilët formojnë një top që i ngjason manaferëës – morulla. Në ditën e shtatë qeliza vezë e fekonduar implantohet në mukozën e mitrës. Nga qelizat e jashtme të morullës formohet mbështjellësi i frytit- trofoblast. Më vonë, nga trofoblasti zhvillohet horioni i cili depërton në mukozën e mitrës duke siguruar ushqim për frytin.

Nga blastomerët qendror zhvillohet embrioblasti, bazë nga e cila do të zhvillohet fryti. Në javën e dytë dhe të tretë pas fekondimit, fryti kalon nëpër fazën e gastrulës, fazë në të cilën diferencohen fletët embrionale-ektodermi, mezodermi dhe endodermi (nga të cilat më vonë zhvillohen të gjitha organet).

Në mbarim të muajit të dytë nga horioni zhvillohet placenta, mbështjellëse e jashtme e frytit, me anë të së cils fryti është i lidhur me organizmin e nënës, duke siguruar në këtë mënyrë ushqim dhe largim të materieve metabolike, nga fryti në placentë me anë të kërthizës, dhe më tutje në organizmin e nënës dhe në rrethin e jashtëm.

Mbështjellësen e jashtme të frytit e paraqet lengu i amnionit, në të cilin fryti noton. Ky lëng e mbron frytin nga tharja dhe nga lëndimet e mundshme mekanike. Me procesin e placentimit mbaron faza embrionale dhe fillon faza fetale. Fryti më i vjetër se dy muaj quhet fetus. Shtatzënia normale zgjatë 9 muaj kalendarikë ose 10 muaj lunarë (nga 28 ditë cdonjëri)-respektivisht 280 ditë. Për këtë kohë, qeliza vezë e fekonduar me madhësi mikroskopike zhvillohet në fryt me peshë 33, 5 kg dhe me gjatësi 50 -52 cm

Lindja -PARTUS Procesi i lindjes fillon me kontraksionet ritmike të mitrës. Në fillim kontraksionet janë të rralla, më vonë bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Kontraksionet zmadhojnë shtypjen në mitër, që sjell deri te zgjerimi i kanalit cervikal, pëlcitja e amnionit dhe derdhja e lëngut amnional. Kontraksionet e uterusit nga njëra anë, dhe të muskulaturës abdominale nga ana tjetër janë faktorë kryesorë qe sjellin deri te dalja e frytit nga trupi i nënës, respektivisht lindja. Akti i lindjes mbaron me prerjen dhe lidhjen e kërthizës. Kontraksionet e uterusit gravid janë të ndihmuara nga hormone oksitocin (nga hipofiza). Pas lindjes pason hedhja e placentës dhe e mbështjellësve të frytit.

Gjidhënia –LACTATIO Ky process përfshine: rritjen dhe zhvillimin e gjëndrave qumështore, krijimin e umshtit dh tajitjen e tij. Te femrat zhvillimi i gjinjve fillon në periudhën e adoleshencës, ndërsa zhvillimi I plotë I gjëndrave qumështore kryhet 1 -2 vjet pas menstruacionit të parë. Rritja dhe zhvillimi i gjinve bëhet nën ndikimin e hormoneve estrogjene dhe progesteronit. Estrogjenet e stimulojnë rritjen dhe zhvillimin e gjëndrave qumështore në gji, dhe deponimin e yndyrnave në të. Në gjysmën e dytë të shtatzënisë dhe gjatë gjidhënies bëhet rritja dhe zhvillimi maksimal i gjëndrave qumështore.

Gjatë shtatzënisë gjiri nuk tajon qumësht për shkak të efektit inhibitor të progesteronit dhe estrogjeneve nga placenta në gji dhe në hipofizë. Pas lindjes dhe largimit të placentës, ky efekt inhibitor dukshëm zvogëlohet dhe hipofiza fillon ta tajojë hormonin prolaktin, i cili sjell deri te tajitja e kollostrumit (2 -3 ditët e para pas lindjes), pastaj edhe të sasive të konsiderueshme të qumështit. Derdhja e qumështit nga gjendrat qumështore është rezultat i ndikimit të hormonit oksitocin nga vringulli i prapmë I hipofizës.

Tajitjen e qumështit e stimulon vetë akti i thithjes duke krijuar impulse nervore nga gjiri, që përcillen përmes rrugëve nervore deri në hipotalamus dhe hipofizë. Gjatë gjidhënies është zvogëluar tajitja e HFS (hormone folikulostimulativ) dhe e HL (hormonit luteinizues), me se shtyhet afati i paraqitjes së ovulacionit dhe menstruacionit të ri. Te lehonat të cilat nuk i ushqejnë me gji foshnjat e tyre, cikli menstrual ripërtërihet 6 javë pas lindjes.

FALEMINDERIT
- Slides: 14