FJALIA DFTORE NJOHURI GRAMATIKORE SINTAKS REZULTATET E T

  • Slides: 7
Download presentation
FJALIA DËFTORE NJOHURI GRAMATIKORE - SINTAKSË

FJALIA DËFTORE NJOHURI GRAMATIKORE - SINTAKSË

REZULTATET E TË NXËNIT TË TEMËS MËSIMORE: • Nxënësi/ja Ø Përkufizon fjalinë dëftore. ØPërcakton

REZULTATET E TË NXËNIT TË TEMËS MËSIMORE: • Nxënësi/ja Ø Përkufizon fjalinë dëftore. ØPërcakton rendin e fjalëve në fjalinë dëftore. Ø Identifikon intonacionin në një fjali dëftore. Ø Klasifikon fjalitë dëftore sipas modalitetit që shprehin. ØAftësohet në vendosjen e shenjave të pikësimit në fjalinë dëftore.

FJALËT KYÇE ØFjali ØRend ØIntonacion ØModalitet ØKlasifikim

FJALËT KYÇE ØFjali ØRend ØIntonacion ØModalitet ØKlasifikim

 • Ç´ËSHTË FJALIA? • Fjalia është fragmenti i ligjërimit i përbërë zakonisht prej

• Ç´ËSHTË FJALIA? • Fjalia është fragmenti i ligjërimit i përbërë zakonisht prej dy a më shumë fjalësh kuptimplota të bashkuara sipas raportesh të caktuara, në bazë të ligjeve të një gjuhe, në një tërësi të vetme kuptimore, gramatikore e intonacionore. Mund të jetë e formuar edhe prej një fjale të vetme me vlerën e një kumtimi. • Fjalia është njësi sintaksore themelore e kumtimit ligjërimor, që shprehet me një a më shumë fjalë të lidhura gramatikisht të shqiptuara me një intonacion mbarimi dhe që shpreh një gjykim, një pyetje, një dëshirë, një nxitje a një ndjenjë, si dhe qëndrimin e folësit ndaj realitetit të brendisë së kumtimit.

 • CILAT JANË LLOJET E FJALIVE SIPAS KUMTIMIT? ( QËLLIMIT TË THËNIES )

• CILAT JANË LLOJET E FJALIVE SIPAS KUMTIMIT? ( QËLLIMIT TË THËNIES ) • • Sipas qëllimit të thënies fjalitë ndahen si më poshtë: • 2. Fjalia pyetëse shërben për të pyetur. Folësi pyet bashkëbiseduesin për diçka që është e panjohur për të ose për të cilën është i pasigurt. Përdoren zakonisht në dialog, sepse pyetja parakupton përgjigjen. • 3. Fjalia nxitëse shpreh vullnetin e folësit në formë urdhëri, kërkese, lutjeje, këshille etj. që nxit dikë për të realizuar veprimin. • 4. Fjalia dëshirore shpreh vullnetin e folësit në formë dëshire, urimi, mallkimi, por ky vullnet nuk u diktohet të tjerëve si në fjalinë nxitëse. • 5. Fjalia thirrmore. Fjalitë thirrmore shprehin ndjenja të forta dhe fitojnë kështu shprehësi të lartë dhe ton të ngritur thirrmor. Kështu, ka fjali dëftore-thirrmore, pyetëse-thirrmore, nxitëse-thirrmore, kurse fjalia dëshirore është shumë afër fjalisë thirrmore. 1. Fjalia dëftore shërben për të treguar diçka. Ajo përbën tipin më të zakonshëm të fjalive dhe përdoren në të gjitha stilet e gjuhës. Fjalia dëftore foljen kallëzues e ka zakonisht në mënyrën dëftore.

FJALIA DËFTORE • Veçoritë e fjalisë dëftore: • quhen fjalitë që kumtojnë zakonisht fakte

FJALIA DËFTORE • Veçoritë e fjalisë dëftore: • quhen fjalitë që kumtojnë zakonisht fakte të realitetit; • dallohet përgjithësisht nga intonacioni i saj i veçantë; • kallëzuesi është në mënyrën dëftore; • veprimi real shprehet edhe me folje në mënyrën urdhërore; • tregon edhe mundësi, domosdoshmëri, supozim, fakt të kushtëzuar; • rendi është kryefjalë + kallëzues + kundrinë + rrethanor.

PUNË E PAVARUR DHE DETYRAT E SHTËPISË • Punohen ushtrimet 1 – 5 faqe

PUNË E PAVARUR DHE DETYRAT E SHTËPISË • Punohen ushtrimet 1 – 5 faqe 136 në fletoren e klasës. • Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6, faqe 137