www valmirnuredini tk TREGJET FINANCIARE Prishtin 2011 PRMBAJTJA

www. valmirnuredini. tk TREGJET FINANCIARE Prishtinë, 2011

PËRMBAJTJA Roli i tregut në ekonomi TREGJET FINANCIARE Kuptimi dhe rëndësia Segmentet e tregjeve financiare www. valmirnuredini. tk

Kuptimi i tregjeve dhe roli i tyre Në kushtet e ekonomisë së tregut, tregu funksionon si mekanizëm specifik përmes të cilit zhvillohet qarkullimi i mallrave, shërbimeve, punës, teknologjisë, informatave, parasë dhe kapitalit. Tregjet përfaqësojnë një nga sferat më të rëndësishme të funksionimit të ekonomisë së një vendi, nëpërmjet të cilëve përcaktohet niveli i duhur i çmimeve, drejtohet prodhimi, shpërndarja, investimi dhe konsumi i mjeteve, sigurohet rritja ekonomike si dhe plotësohen nevojat e prodhuesve dhe konsumatorëve. www. valmirnuredini. tk

TREGJET FINANCIARE Kuptimi dhe rëndësia Tregu financiar, si një segment i veçantë i tregut në tërësi, paraqitet në rolin e mekanizmit që duhet të ndikojë në alokimin optimal të fondeve financiare dhe në baraspeshimin e ofertës dhe kërkesës së parasë dhe akumulimit. Tregu financiar siguron ekuilibrin financiar-monetar. www. valmirnuredini. tk

TREGJET FINANCIARE Kuptimi dhe rëndësia Tregu financiar është i rëndësishëm në kanalizimin e fondeve nga agjentet ekonomik me tepricë të mjeteve financiare që nuk i përdorin momentalisht në mënyrë produktive paratë te ata që kanë mungesë të mjeteve financiare. Tregjet financiare paraqesin segmentin më të rëndësishëm dhe më të ndjeshëm të sistemit të gjithëmbarshëm ekonomik, sepse mundëson funksionimin normal dhe të papenguar të ekonomisë. www. valmirnuredini. tk

TREGJET FINANCIARE Kuptimi dhe rëndësia Tregu financiar definohet, si: • “vend ku tregtohet me forma të ndryshme të aktivit financiar“; • “vend i organizuar në të cilin takohet oferta dhe kërkesa për forma të ndryshme të instrumenteve financiare (aktivit)“; • “mekanizëm përmes të cilit aktivi financiar blihet, shitet dhe tregtohet me te“; • “vend dhe hapësirë e organizuar në të cilën ofrohen, respektivisht kërkohen mjete financiare dhe, varësisht nga oferta dhe kërkesa për to, formohet edhe çmimi i tyre”; • “një treg shumë kompetitiv i instrumenteve financiare të cilat paraqesin një seri të të drejtave të kontraktuara“. www. valmirnuredini. tk

TREGJET FINANCIARE Kuptimi dhe rëndësia Tregjet financiare do t’i definojmë si «vende të organizuara në të cilat tregtohet me forma të diferencuara të aktivit financiar, respektivisht me një seri të të drejtave të kontraktuara» . www. valmirnuredini. tk

TREGJET FINANCIARE Aspekti historik Familja Mediçi, e njohur me pasurinë e saj të madhe; Familja belge Van De Bors (Van Der Beurse); Viti 1407 shënohet si vit bankar, sepse është krijuar njëra nga bankat më të njohura në historinë e financave – Casa di Sant Georgio. Fillimi i shekullit XX, paraqet kthesë në ndryshimin e rolit dhe të rëndësisë së tregjeve financiare në të gjitha vendet e zhvilluara të botës. www. valmirnuredini. tk

Segmentet e tregjeve financiare Kriteriumi më i shpeshtë që përdoret për të shprehur, për të veçuar dhe vijëzuar format e segmentimit të tregjeve financiare, është vlerësimi i llojeve të instrumenteve financiare me të cilat tregtohet në tregjet financiare si dhe afati i maturimit, maturimit respektivisht afati i kthimit të kryegjësë - principalit si vlerë e shprehur në këto letra me vlerë, si instrumente borxhi www. valmirnuredini. tk

Segmentet e tregjeve financiare Segmentet kryesore të tregjeve financiare: Tregjet e parasë, Tregjet e kapitalit, Tregjet devizore, dhe Tregjet e letrave me vlerë të derivuar. www. valmirnuredini. tk

Tregu i parasë paraqet vendin ku takohet oferta dhe kërkesa për instrumente të borxhit, afati i maturimit i të cilave është një ose më pak se një vit. Tregu i parasë ka rëndësi të jashtëzakonshme në secilën ekonomi kombëtare, sepse përmes tij krijohet norma afatshkurtër e kamatës, e cila është indikator i besueshëm i çmimit të parasë, i çmimit të kreditit si dhe i çmimit të kapitalit. www. valmirnuredini. tk

Tregu i parasë Funksioni ekonomik i tregut të parasë është roli ndërmjetësues, në mes atyre subjekteve ekonomike (qytetarëve, ndërmarrjeve, bankave etj. ) të cilët kanë tepricë të mjeteve monetare likuide dhe të atyre subjekteve ekonomike që kanë mungesë të mjeteve monetare likuide. www. valmirnuredini. tk

Tregu i parasë Përmes tregut të parasë, pjesëmarrësit në tregun financiar, ekonomia si tërësi, që nga ndërmarrjet e deri te qeveritë në nivele të ndryshme, i realizojnë disa qëllime fundamentale të politikave ekonomike të çdo vendi: mundësohet mbajtja e likuiditetit të pjesëmarrësve në jetën ekonomike; sigurohet mundësia e financimit të buxhetit qeveritar përmes politikës së huasë publike; konsolidohet ruajtja e stabilitetit makroekonomik; ofrohet një siguri, në nivel kombëtar, se do të ketë para të shëndetshme (para joinflatore); mirëmbahet stabiliteti i normës së kamatës, i çmimeve, i kursit devizor. www. valmirnuredini. tk

Tregu i parasë Pjesëmarrësit kryesor janë: 1. Banka Qendrore 2. Banka afariste komerciale 3. Institucionet e specializuara ndërmjetësuese financiare dhe të autorizuara www. valmirnuredini. tk

Tregu i kapitalit Tregun e kapitalit mund ta definojmë si vend ku tregtohet me kapital, pra me instrumente financiare afatgjata. Tregu i kapitalit përfshijnë ballafaqimin e ofertës dhe të kërkesës për mjete financiare afatgjata. Tregu i kapitalit përbëhet prej tregut të kredive investive, tregut të kredive hipotekare dhe tregut të letrave me vlerë me afat të gjatë. www. valmirnuredini. tk

Tregu devizor është segment i tregut financiar në të cilin bëhet tregti me valuta të huaja përkatësisht këmbehen devizat. Devizat janë mjete të pagesave ndërkombëtare. Tregun devizor mund ta definojmë si segment të tregut financiar në të cilin tregtohet me deviza, që nënkupton tregtimin me të gjitha kërkesat – detyrimet e arkëtueshme, nga huamarrësit dhe investitorët, të denominuara në valuta të jashtme. c www. valmirnuredini. tk

Tregu devizor Detyra kryesore e tregut devizor është që t’i furnizoj pjesëmarrësit në te me mjete të huaja të pagesës për pagimin e imporit dhe eksportit. Në tregun devizor kryhen transaksionet e shitblerjes së valutave vendore me deviza, shitblerja e një lloj devize me një lloj tjetër, tregtimi me letra devizore me vlerë afatshkurtër, tregtimi me mjete mbrojtëse nga rreziku i këmbimit devizor dhe punë të tjera. www. valmirnuredini. tk

www. valmirnuredini. tk Tregu i derivateve financiare Si segment i tregut financiar, që u lind në vitet e fundit të zhvillimit të tregjeve financiare, paraqitet edhe tregu i letrave me vlerë të derivuara. Pra, përveç tregjeve ku tregtohet me mallra dhe me letra me vlerë, ekzistojnë tregjet ku nuk këmbehen mallrat apo letrat me vlerë, por tregtohen instrumentet e “derivuara“ në bazë të mallrave apo letrave me vlerë. Kështu, ekzistojnë tregjet e forvardëve, fjuçersave dhe tregjet e opsioneve. www. valmirnuredini. tk
- Slides: 18