VII BANKAT DHE SISTEMI BANKAR 1 Kuptimi definicioni
VII. BANKAT DHE SISTEMI BANKAR 1. Kuptimi, definicioni dhe funkcioni i bankave -Zhvillimi historik i bankave -Karakteristikat e bankave kapitaliste -Llojet e bankave -Banka Qëndrore ose emetuese -Bankat depozitare ose komerciale, bankat afariste, bankat investive, bankat e specializuara ose të degëve, bankat universale, bankat hipotekare, Bankat regjionale dhe bankat për zhvillim. 2. Parimet afariste të bankave, parimi i likuiditetit, parimi i sigurimit.
• 1. Banka është ndërmarrje me specifika në afarizmin e sajë, të cilat janë të rregulluara me veprime, praktika dhe dispozita specifike. Ajo bën marrjen e kursimeve, dhënjen e kredive, ndërmjetësimin e pagesave në ekonomi dhe shoqëri. Fjala bankë, supozohet se rrjedh nga fjala Italiane , , banco” që në përkthim do të paraqiste një tezgë të vendosur, dhe në historikun e sajë filloi kështu; kur këtë punë e kryenin , , tezaurët”. Edhe sot përdoret shprehja , , tezaurim”që ka nocionin e disa punëve të shpejta të grumbullimit të instrumenteve apo produkteve bankare.
• Funkcioni i parë ishte këmbimi, apo ndërrimi i parave të ndryshme të atëherëshme metalike, me kualitet dhe peshë të ndryshme. Por po ashtu ishte edhe depozitimi dhe ruajtja e parave. Që atëherë, por edhe sot punët e arkëtimit, ruajtjes, dhe të ndërmjetësimit, duke ua shtuar atyre edhe punët kreditore, janë veprimtarija kryesore e bankave. Në sistemet e mëherëshme, skllavopronarë dhe feudal, funkcioni i bankave ishte për ndërmjetësim dhe depozitim, ndërsa në atë kapitalist përveq tjerash, kreditimi është funkcion primarë.
ZHVILLIMI HISTORIK I BANKAVE Me zhvillimin e forcave dhe të marrëdhënjeve prodhuese, krahas tyre zhvillohen edhe marrëdhëniet tregtare, të cilat kanë ndikuar në fillimin e punëve bankiere, të cilat kishin për qëllim lehtësimin e marrëdhënieve tregtare brenda, si dhe jashtë vendit. Qysh në shekullin e VII para erës së re, në babiloni, shtëpitë private (Igibi dhe Murashi) me , , tezauret” e tyre bënin grumbullimin e produkteve të ndryshme të ushqimit dhe të depozitave , duke i pranuar ato me kamatë dhe duke i dhënë ato në të njëjtën mënyrë me kamatë (fajde).
• Veprimtaria bankiere zhvillohet edhe tek Fenikasit Kartagjenasit dhe Egjiptasit e vjetër, të cilët njiheshin si tregtarë të vjetër. Krahas zhvillimit të tregtisë në Greqinë e vjetër janë zhvilluar edhe veprimtaritë bankare, nga se, në Greqi monedhat në qarkullim, veqanërisht ato metalike dhe me peshë të ndryshme ishin të shumta, dhe atje sicili qytet dhe tempujt kishin monedhat e tyre, të cilat kanë ndikuar në këmbimin e tyre.
Bankierët e atëhershëm kishin emrin e njohur si , , trapezit”të cilët me paratë e grumbulluara kanë dhënë edhe hua (fajde). Në Romën e vjetër punët bankare, janë zhvilluar me përvojat e Greqisë antike. Aty si çë kemi cekur ne më heret, punët e depozitimit dhe të ruajtjes dhe këmbimit e kryenin “argjentarët”, andaj bankierët Romak quheshin, , argentarius” Ata kryenin pra një mori punësh bankare, si që janë depozitimi, qarkullimi i pagesave dhe kanë lejuar hua me kamatë , , fajde”
• Me zhvillimin e ekonomisë në shtetet e Europës dhe të tregtisë tejdetare, paraqiten operacione të ndryshme të punëve bankare me karakter ndërkombëtar, të cilat kanë krye punë të pagesave jashtë vendit. Në vitin 1407 themelohet banka e Gjenovës, e këtij karakteri dhe quhet: , , Casa di Sant Georgio”e cila funkcionin e sajë e kryente si bankë, në mes të qendrave tregtare dhe jepte hua, pasi që kishte mjete të mëdha.
• Pastaj të tilla banka paraqiten edhe në Spanjë, Francë, Holandë, etj. Në vitin 1800 në Francë, themelohet , , Banka Nacionale Françeze” si bankë Qëndrore, të cilën Napoleoni e kishte themeluar për të financuar luftrat e asaj kohe. Bankat nacionale ose ndryshe emetuese, të Anglisë dhge të Francës, kishin bërë ndikim shumë të madh për themelimin e shumë bankave nacionale në shtetet tjera të asaj kohe.
3. KARAKTERISTIKAT E BANKAVE KAPITALISTE Për të zhvilluar industrinë dhe ekonominë kapitaliste, si çë kemi cekur më parë ishte angazhimi i mjeteve financiare të mëdha, të cilat detyrimisht duhej të siguroheshin me kredi. Këto mjete kanë mundur të mblidhen dhe të shpërndahen përmes bankave, të themeluara përmes shoqërive akcionare dhe më të fuqishme me potencial kreditues. Motivi kryesorë i këtyre bankave ishte profiti sa më i madh nga kreditë e lejuara.
• Karakteristikat më me rëndësi të këtyre bankave janë: 1. Koncentrimi i bankave, 2. Afarizmi univerzal i tyre, 3. Bashkimi i kapitalit, bankier me atë industrial, 4. Krijimi i monopoleve financiare, Pra të gjitha këto karakteristika, bankat kryesisht i mbajnë edhe sot në shtetet kapitaliste, sepse mbizotron prona private në këtë rend shoqërorë, dhe më karakteristike në këtë drejtim është tek bankat depozitare dhe komerciale.
4. LLOJET E BANKAVE Në fazat e herëshme të zhvillimit shoqërorë dhe material, ato ishin të organizuara në formën univerzale. Me zhvillimin e forcave prodhuese, dhe me rritjen dhe koncentrimin e kapitalit, është bërë ndarja dhe specializimi i bankave, i cili në teori i njef këto lloje të bankave: 1. Banka emetuese ose qëndrore, 2. Banka depozitare ose komerciale, 3. Banka të specializuara dhe të degëve, 4. Banka investive,
5. Banka afariste, 6. Banka për zhvillim dhe rindërtim, 7. Bankat regjionale, 8. Monobankat, 9. Arkat e kursimit, dhe 10. Bankat multinacionale.
5. BANKA QËNDRORE OSE EMETUESE Kjo bankë është bankë kryesore në çdo shtet, andaj ndryshe quhet edhe banka nacionale. Kjo bankë rregullon marrëdhëniet monetare dhe kreditore të një vendi. Kjo bankë është e detyruar të kujdeset për vlerën e njësisë monetare të vendit, për rregullimin e qarkullimit të parave dhe likuiditetin e sistemit bankar si dhe për likuiditetin në vend dhe jasht vendit. Banka qëndrore është institucioni i vetëm për emisionin e kartëmonedhave dhe të monedhave si mjet ligjorë i pagesës.
6. BANKAT DEPOZITARE OSE KOMERCIALE. Këto banka mjetet e veta i krijojnë prej depozitave afatshkurtëra të bizneseve apo edhe të kursimit të popullsisë, dhe për këtë quhen banka depozitare. Njëkohësisht këto banka të cilat sipas afateve të burimeve të mjeteve e çë kryesisht janë aftshkurtra, japin kredi me afat të shkurtër.
7. BANKAT AFARISTE. Janë instiutucione financiare, të cilat disponojnë me kapital më të madh, dhe në shtetet kapitaliste këto banka bëjnë kreditimin edhe financimin e kompanive të mëdha dhe shoqërive të këtyre kompanive. Këto banka bëjnë edhe themelimin dhe financimin e korporatave të mëdha industriale. Bëjnë shitblerjen e letrave me vlerë, por edhe emisionin e tyre.
8. BANKAT E SPECIALIZUARA OSE TË DEGËVE. Këto banka themelohen me kapitalin e degëve të caktuara prodhuese si çë janë : Industria, bujqësia, zejtaria, trgtia e jashtme, e brendshme etj. Organizojnë, financojnë dhe ndikojnë në zhvillimin e degëve të caktuara ekonomike për të cilat edhe janë themeluar. Andaj me aktivitetin e tyre mund të inkuadrohen në zbatimin e masave të politikës ekonomike për realizimin e detyrave të planifikuara.
9. BANKAT INVESTIVE. Këto banka janë institucione financiare të specializuara për kreditimin afatgjatë. Këto banka punojnë edhe me emra të ndryshëm si çë janë: Bankat internacionale, financiare, hipotekare, për zhvillim etj. Këto banka mjetet i sigurojnë nga shitjet e fletobligacioneve, dhe marrjes së kredive nga bankat tjera. Kreditimi afatgjatë pra kërkon edhe mjete me afat të gjatë të maturimit (kthimit).
10. BANKAT HIPOTEKARE. Këto banka janë kategori e bankave investive dhe shërbejnë për kreditimin afatgjatë. Këto banka e bëjnë akumulimin si dhe kreditimin me afat të gjatë. Këto banka e bëjnë sigurimin e mjeteve duke e bër emisionin e akcioneve në treg dhe letrave të tjera afatgjata. Për sigurimin e kredive këto banka marrin peng sendet e paluajtëshme duke i mbajtur ato me të drejtën e pengut.
11. MONOBANKA. Është bankë e vetme e një vendi , e cila kryen të gjitha punët bankiere si çë janë: Emisioni i parave, krditimi afatshkurtër dhe afatgjatë, qarkullimi i pagesave në vend dhe botën e jashtme. Këtij tipi të bankës, mund të i referohej Banka qëndrore e kosovës, e cila nuk e ka të drejtën e emisionit të parasë. Në botë përveq në vendet në zhvillim, nuk ka banka të tilla.
12. KONZORCIUMI BANKAR. Është institucion shumë i përshtatshëm për zhvillimin e formave të ndryshme të bashkëpunimit në mes të bankave. Në këtë institucion bankat bëjnë bashkimin e gjërë të mjeteve dhe të punës. Themelimin e konzorciumit, mund ta bëjnë dy ose më shumë banka ose organizata të specializuara financiare të vendit dhe jashtë tij.
13. PARIMET AFARISTE TË BANKAVE. Ndër parimet më me rëndësi të bankave është, ndikimi i tyre me aktivitetin financiarë të shtimit të prodhimtarisë së mallrave, duke bërë akumulimin dhe mobilizimin e mjeteve financiare. Andaj nga ky aktivitet mvaret mjaft zhvillimi i proceseve monetare. Ndër parimet kryesore të banakave janë: 1. Parimi i likuiditetit, 2. Parimi i sigurimit dhe 3. Parimi i rentabilitetit.
-Parimi i likuiditetit Me këtë duhet nënkuptuar aftësinë e bankës, për të qenë e aftë në çdo kohë të i kryej obligimet e veta ndaj komintentëve. Në obligimet me të cilat mund të shifet likuiditeti i bankës janë: 1. Që të i kryej me kohë urdhëresat e komintentëve, 2. Që të i lëshojë me kohë në qarkullim kreditë e lejuara, 3. Që të i kthejë me kohë në bankë kreditë e lejuara.
Faktorët e likuiditetit Bankat e ndajnë një pjesë në lartësinë e rezervës të mjeteve të likuiditetit, në formë të normës sipas politikës afariste të sajë në të cilën kanë ndikim këta faktorë: 1. Transakcionet monetare të komintentëve 2. Politika e likuiditetit të bankës dhe 3. Politika monetare e bankës qëndrore.
-Parimi i sigurimit Ky parim mbështetet në aftësinë e bankës që në çdo moment të jenë të afta dhe të kanë mundësinë e pagesës, dhe të arkëtimit të të gjitha borgjeve. Ky parim bankën duhet ta paraqes si të aftë çë komintetëve në çdo kohë të ju paguaj depozitat dhe nga debitorët e sajë të mbledh dhe të i mobilizojë, të i kthejnë kreditë të cilat i kanë marrë nga bankat. Fund. . Vazhdimi në orën tjetër.
- Slides: 24