USHTRIMI 2 KONTABILITETI FINANCIAR I AVANCUAR KAPITULLI 2
USHTRIMI 2 KONTABILITETI FINANCIAR I AVANCUAR KAPITULLI 2: KONTABILITETI I DIVIDENDIT MSc. Fisnik Morina fisnik. morina@unhz. eu
Kontabiliteti i dividendit Nga prizmi i korporatës dividendët, përfaqesojnë shpërndarjën e keshit ose të ndonjë pasurie tjetër për aksionarët e vet. Kjo pasuri e dedikuar për dividendët, transferohet nga fitimi i mbajtur. Për zotëruesit e aksioneve dividendi prezanton normën e kthimit për investimet e bëra në aksione. Prandaj, jo rastësisht, aksionarët janë shumë të interesuar për politiken e dividendit të korporatës. Korporatat deklarojnë dhe paguajnë lloje të ndryshme të dividendëve siç janë: dividendët në kesh, dividendët në aksione, dividendët në pasuri etj.
Dividendët në kesh të pagueshme Shpërndarja e keshit prej fitimit të korporatës për aksionarët e vet përfaqson dividendin kesh. Dividendët kesh paguhen vetëm për aksionet në zotërim. Deklarimi i dividendit kesh, si dhe pagesa e tij, paraprakisht determinohen nga plotësimi i tri kushteve: 1. Tepricë kreditore të fitimit të mbajtur 2. Tepricë (suficit) të keshit 3. Aprovimi legal nga bordi i drejtorëve.
Dividendët në kesh të pagueshme Për regjistrimin kontabël të dividendit kesh janë të rëndësishme tri data: 1. Data e deklarimit të dividendit 2. Data e regjistrimit të dividendit 3. Data e pagesës së dividendit.
Dividendët në aksione Korporatat, përveç dividendit në kesh, ndonjëherë e deklarojnë edhe dividendin në aksione. Dividendët në aksione nënkupton shpërndarjen e aksioneve të reja nga korporata për aksionarët e saj ekzistues. Deklarimi i dividendit në aksione bëhet me përqindje fikse mbi bazen e numrit të përgjithshem të aksioneve në zotërim dhe ai nuk ndikon në rritjen apo zvogëlimin e pasurisë së aksionarëve ndaj korporatës.
Dividendët në aksione Në qoftë se korporatat deklarojnë dividend në aksione deri në 25%, konsiderohet se është deklaruar dividend në aksione në përqindje të vogël. Kur korporatat deklarojnë dividendët në aksione në përqindje më të lartë se 25% thuhet se është deklaruar dividendi në aksione në përqindje të lartë.
Shembulli 1: Dividendët në kesh të pagueshme Le të supozojmë se me 13. 06. 2015 Korporata “Lesna” ka në zotërim të aksionarëve 32. 000 aksione të zakonshme të vlerës nominale 6€. Në këtë datë korporata “Lesna” ka deklaruar dividend 3€ për çdo aksion. Me datën 21. 08. 2015 kjo korporatë, ka bërë pagesën e dividendës të deklaruar më parë.
Shembulli 2: Dividendët në kesh të pagueshme Le të supozojmë se me 30. 07. 2015 korporata “B” ka në zotërim të aksionarëve të saj 16. 300 aksione të zakonshme të vlerës nominale 5€. Në këtë datë bordi i aksionarëve ka deklaruar dividend në kesh në vlerë prej 38. 000€. Me 12. 10. 2015 ka bërë pagesën e dividendit në kesh të deklaruar më parë.
Shembulli 3: Dividendi në kesh te aksionet preferenciale Le të supozojmë se korporata “Nitro” me 27. 05. 2015 ka në zotërim të aksionarëve të saj 6700 aksione preferenciale të vlerës nominale 8€. E të cilat në këtë datë e kanë vlerën e tregut 14€ dhe se ato posedojnë dividend fiks 10%. Në këtë datë korporata “Nitro” e ka deklaruar dividendin në kesh në aksionet preferenciale. Të njejtën, korporata “Nitro” e ka paguar në kesh me datë 21. 08. 2015.
Shembulli 4: Dividendët në aksione Le të supozojmë se me 10. 04. 2015 korporata “Dellino” ka në zotërim të aksionarëve të saj 8000 aksione të zakonshme të vlerës nominale 7€, e të cilat e kanë vlerën e tregut 11€. Në këtë datë korporata “Dellino” ka deklaruar dividend në aksione 9% ndaj totalit të aksioneve në zotërim. Me 12. 07. 2015 korporata “Dellino” ka bërë shpërndarjpn e dividendit në aksionet e deklaruara më parë.
Shembulli 5: Dividendi në aksionet me përqindje të lartë Le të supozojmë se me 07. 04. 2015 korporata “Migros” ka në zotërim të aksionarëve të vet 84. 000 aksione të zakonshme të vlerës nominale 5€ dhe vlerës së tregut 9€. Në këtë datë “Migros” ka deklaruar dividend në aksione 34% ndaj totalit të aksioneve në zotërim. Ky dividend është shpërndarë me 10. 07. 2015.
DETYRA DHE USHTRIME
Ushtrimi nr. 1: Dividendët në kesh të pagueshme Le të supozojmë se me 15. 08. 2015 Korporata “L” ka në zotërim të aksionarëve 28. 000 aksione të zakonshme të vlerës nominale 7€. Në këtë datë korporata “L” ka deklaruar dividend 4€ për çdo aksion. Me datën 18. 11. 2015 kjo korporatë, ka bërë pagesën e dividendës të deklaruar më parë.
Ushtrimi nr. 2: Dividendët në kesh të pagueshme Le të supozojmë se me 18. 07. 2015 korporata “B” ka në zotërim të aksionarëve të saj 20. 300 aksione të zakonshme të vlerës nominale 8€. Në këtë datë bordi i aksionarëve ka deklaruar dividend në kesh në vlerë prej 43. 000€. Me 28. 10. 2015 ka bërë pagesën e dividendit në kesh të deklaruar më parë.
Ushtrimi nr. 3: Dividendi në kesh te aksionet preferenciale Le të supozojmë se korporata “N” me 13. 02. 2015 ka në zotërim të aksionarëve të saj 7300 aksione preferenciale të vlerës nominale 7€. E të cilat në këtë datë e kanë vlerën e tregut 12€ dhe se ato posedojnë dividend fiks 12%. Në këtë datë korporata “N” e ka deklaruar dividendin në kesh në aksionet preferenciale. Të njejtën, korporata “N” e ka paguar në kesh me datë 18. 06. 2015.
Ushtrimi nr. 4: Dividendët në aksione Le të supozojmë se me 12. 03. 2015 korporata “D” ka në zotërim të aksionarëve të saj 5200 aksione të zakonshme të vlerës nominale 5€, e të cilat e kanë vlerën e tregut 10€. Në këtë datë korporata “D” ka deklaruar dividend në aksione 8% ndaj totalit të aksioneve në zotërim. Me 15. 06. 2015 korporata “D” ka bërë shpërndarjen e dividendit në aksionet e deklaruara më parë.
Ushtrimi nr. 5: Dividendi në aksionet me përqindje të lartë Le të supozojmë se me 08. 05. 2015 korporata “M” ka në zotërim të aksionarëve të vet 64. 000 aksione të zakonshme të vlerës nominale 4€ dhe vlerës së tregut 8€. Në këtë datë “M” ka deklaruar dividend në aksione 27% ndaj totalit të aksioneve në zotërim. Ky dividend është shpërndarë me 13. 07. 2015.
- Slides: 17