USHTRIME MAKROEKONOMIA II Krkesa Agregate 1 Ndrtimi i

  • Slides: 25
Download presentation
® USHTRIME MAKROEKONOMIA II Kërkesa Agregate 1: Ndërtimi i Modelit IS-LM MSc. Fisnik Morina

® USHTRIME MAKROEKONOMIA II Kërkesa Agregate 1: Ndërtimi i Modelit IS-LM MSc. Fisnik Morina Chapter Ten 1

Depresioni i Madh shkaktoi pikpyetje të mëdha nga shumë ekonomistë në lidhje me vlefshmërinë

Depresioni i Madh shkaktoi pikpyetje të mëdha nga shumë ekonomistë në lidhje me vlefshmërinë e teorisë ekonomike klasike. Ata besuan se duhej një model i ri për të shpjeguar përhapjen e rënies ekonomike dhe të sugjerojë se politikat e qeverisë mund të lehtësojnë vështirësitë ekonomike që shoqëria po përjetonte. Në 1936, John Maynard Keynes shkruajti Teoria e përgjithshme e Punësimit, Interesit, dhe Parasë. Në të , ai propozoi një mënyre të re për të analizuar ekonomine, të cilën e prezantoi si një alternativë të teorisë klasike. Keynes propozoi se kërkesa agregate e ulët ishte përgjegjëse për të ardhurat e ulëta dhe papunësinë e lartë që karakterizon rënien ekonomike. Ai kritikoi idenë se oferta agregate e vetme përcakton të ardhurat kombëtare. Chapter Ten 2

Në 2008 dhe 2009, me rënien e SHBA-së dhe Europës në recesion, teorie Kejnesione

Në 2008 dhe 2009, me rënien e SHBA-së dhe Europës në recesion, teorie Kejnesione e ciklit të biznesit ishte gjithashtu ne lajme. Politikëbërës në të gjithë botën debatuan se si mund të rrisin kërkesën agregate me anë të të dyjave politikave Fiskale dhe Monetare. Chapter Ten 3

“Kejnesian” nënkupton gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. është e dobishme të mendosh

“Kejnesian” nënkupton gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. është e dobishme të mendosh tekstin bazë i modelit Kejnesian si një përpunim dhe zgjerim i teorisë klasike. Ndryshuesh mëria e shpejtësisë së qarkullimi të parasë dhe ngurtësimi i cmimeve bëjnë Kejnesin të besoje se mangësitë e modelit klasik u ngritën nga supozimet e tij tepër të rrepta të shpejtësisë konstante dhe fleksibilitetit të lartë të pagave dhe cmimeve. Modeli i kërkesës agregate (AD) mund të ndahet në dy pjesë: IS modeli i “tregut të mallrave” dhe LM modeli i “tregut të parase. ” “IS qëndron për kursimin dhe investimet, Chapter 4 Ndërsa LM qëndron për likuiditetin e parase. ” Ten

Modeli Kejnesian mund të shikohet si mjet që tregon cfarë shkakton zhvendosjen e kurbës

Modeli Kejnesian mund të shikohet si mjet që tregon cfarë shkakton zhvendosjen e kurbës së kërkesës agregate. Në afatshkurtër, kur niveli i cmimeve është i fiksuar, zhvendosjet në kurbën e kërkesës agregate ndryshon të ardhurën kombëtare, Y. Modeli i këkresës agragate zhvilluar në këë kapitull i quajtur IS-LM është interpretimi kryesorë i punës së Kejnes. Modeli IS-LM e mer nivelin e cmimeve si të dhënë dhe tregon cfare ndikon ndryshimin e të ardhurave. Tregon cfarë shkakton zhvendosje të AD. Niveli i cmimeve, P SRAS AD'' AD Chapter Ten Y* Y*'' 5 Të ardhurat, prodhimi, Y

IS (investimet dhe kursimet) modeli i ‘tregut të mallrave’ Chapter Ten LM (likuiditet dhe

IS (investimet dhe kursimet) modeli i ‘tregut të mallrave’ Chapter Ten LM (likuiditet dhe para) modeli i ‘tregu i parasë’ 6

Kurba IS (investimet dhe kursimet) plotëson lidhjen midis normës së interesit dhe nivelit të

Kurba IS (investimet dhe kursimet) plotëson lidhjen midis normës së interesit dhe nivelit të të ardhurave që rriten në treg për të mira dhe shërbime. Kurba LM (likuiditet dhe para) plotëson lidhjen midis normës së interesit dhe nivelit të të ardhurave që rriten në tregun e parasë. Chapter Ten 7

Sepse norma e interesit ndikon si investimet edhe kërkesën e parasë, është variabli që

Sepse norma e interesit ndikon si investimet edhe kërkesën e parasë, është variabli që lidh dy anët e modelit IS-LM. Modeli tregon se ndërveprimi midis këtyre tregjeve përcakton pozicionin dhe pjerrëson kurbën e kërkesës agregate, dhe më tej, nivelin e të ardhurave kombëtare në afatshkurtër. Në Teorinë e Përgjithshme të Parase, Interesit dhe punësimit (1936), Kejnesi propozoi se të ardhurat totale të një ekonomie në afatshkurtër, përcaktohen nga dëshira e familjeve, firmave dhe qeverisë për të shpenzuar. Sa më shumë njerzit duan të shpenzojnë, aq me shumë të mira dhe shërbime firmat mund të shesin. Sa më shumë firmat shesin, aq më shume ato do të prodhojnë dhe më shumë punëtorë do punësojnë. Pra , problemi gjatë recesionit dhe depresionit sipas Kejnesit ishin shpenzimet e pamjaftueshme. Kryqi Kejnesian është një përpjekje për të modeluar këtë pasqyrë. Chapter 8 Ten

Kryqi Kejnesian tregon se si të ardhurrat Y përcaktohen nga investimet e planifikuara I

Kryqi Kejnesian tregon se si të ardhurrat Y përcaktohen nga investimet e planifikuara I dhe politika fiskale G dhe T. Ne mund ta përdorim këtë model për të treguar se si të ardhurat ndryshojnë kur një nga variablat ekzogjenë ndryshon. Shpenzimet aktuale janë shume e shpenzimeve të familjeve, firmave dhe qeverisë në të mira dhe shërbime (PBB). Shpenzimet e planifikuara janë shuma që familjet, firmat dhe qeveria dëshirojnë të shpenzojnë në të mira dhe shërbime. Ekonomia është në ekuilibër kur : Shpenzimet Aktuale = Shpenzimet e planifikuara ose Y = E Shpenzimet Aktuale, Y=E Shpenzimet , E Shpenzimet e planifikuara, E=C+I+G Chapter Ten 9 Y Y* Y Të ardhurat, prodhimi, Y

Vija 45 -gradë (Y=E) tregon pikën ku këto kushte plotësohen. Me shtimin e funksionit

Vija 45 -gradë (Y=E) tregon pikën ku këto kushte plotësohen. Me shtimin e funksionit të shpenzimeve të planifikuara, ky diagram bëhet Kryqi Kejnesian. Si shkon ekonomia në këtë ekuilibër? Inventarët luajnë një rol të rëndësishëm në procesin e rregullimit. Sa herq që ekonomia nuk është në ekuilibër, firmat përjetojnë ndyshime të paplanifikuara në inventare, dhe kjo i detyron ata të ndryshojnë niveline prodhimit. Ndryshimet në prodhim nga ana tjtër ndikojnë të ardhurat dhe shpenzimet totale duke lëvizur ekonominë drejt ekuilibrit. Shpenzimet Aktuale, Y = E Shpenzimet, E Shpenzimet e planifikuara, E=C+I+G Chapter Ten Y 2 Y* Y 1 Të ardhurat, prodhimi, 10 Y

Mendoni se si ndryshimet në blerjet qeveritare ndikojnë ekonomine. Sepse blerjet qeveritare janë komponent

Mendoni se si ndryshimet në blerjet qeveritare ndikojnë ekonomine. Sepse blerjet qeveritare janë komponent i shpenzimeve, sa më të larta shpenzimet qeveritare aq mq të larta shpenzimet e planifikuara, Për cdo nivel të dhënë të të ardhurave. Shpenzimet Aktuale, Y=E Shpenzimet, E B G A Shpenzimet e Planifikuara, E=C+I+G Të ardhurat, prodhimi, Y Y* Y 1 Një rritje në blerjet qeveritare me G rrit shpenzimet e planifikuara me të njëjtën sasi për cdo nivel të të ardhurave. Ekuilibri lëviz nga A në B dhe të ardhurat rriten. Kujtojmë se një rritje në të ardhurat Y Tejkalon rritjen e blerjeve qeveritare G. Pra, politika fiskale ka efekt shumëfishues në të ardhurat. 11 Chapter Ten

Nëse shpenzimet qeveritare rriten me 1 dollar, atehere ju do të prisni që prodhimi

Nëse shpenzimet qeveritare rriten me 1 dollar, atehere ju do të prisni që prodhimi ekuilibër (Y) gjithashtu të rritet me 1 dollar. Por nuk ndodh kështu! Multiplikatori tregon se ndryshimi në kërkesën për prodhim (Y) do të jetë më i madh se ndryshimi fillestarë në shpenzime. Ja pse : Kur ka një rritje në shpenzimet qeveritare ( G), të ardhurat po ashtu rriten me G. Një rritje në të ardhura do të rrisë konsumin me MPC G, ku MPC është prirja marxhinale për konsum. Rritja në konsum rrit shpenzimet dhe të ardhurat sërish. rritja e dytë në të ardhura me MPC G sërish rrit konsumin, këtë herë me MPC (MPC G), i cili sërish rrit të ardhurat dhe kështu vazhdon. Pra, procesi i shumëzuesit ndihmon në shpjegimin e luhatjeve të kërkesës për prodhim. Për shëmbull, nëse dicka në ekonomi ulë shpenzimet për investime, atëherë njerzit të ardhurat e të cilëvë kanë rënë do të shpenzojnë më pak, në këtë mënyrë kërkesa ekuilibër ulet akoma edhe më shumë. Chapter 12 Ten

Multiplikatori i blerjeve qeveritare: Y/ G = 1 + MPC 2 + MPC 3

Multiplikatori i blerjeve qeveritare: Y/ G = 1 + MPC 2 + MPC 3 + … Y/ G = 1 / 1 - MPC Multiplikatori i taksave: Y/ T = - MPC / (1 - MPC) Chapter Ten 13

Rast studimi makroekonomik i Mankië Rritja e blerjeve qeveritare për të stimuluar ekonomine :

Rast studimi makroekonomik i Mankië Rritja e blerjeve qeveritare për të stimuluar ekonomine : Plani i shpenzimeve i Obamës Kur presidenti Obama mori detyrën në vitin 2009, ekonomia i’u nënshtrua një rececioni të madh. Ai propozoi një paketë që do ti kushtonte qeverisë rreth 800 miliard dollarë, ose 5% e PBB vjetore. Paketa përfshinte disa ulje taksash dhe rritje të transfertë pagesave, por pjesa më e madhe përfshinte rritjen e blerjeve qeveritare në të mira dhe shërbime. Chapter Ten 14

Le të fusim në modelin tone lidhjen midis normës së interesit dhe investimeve, duke

Le të fusim në modelin tone lidhjen midis normës së interesit dhe investimeve, duke shkruar nivelin e investimeve të planifikuara si : I = I (r). Në slide-in tjetër , funskioni i investimeve shfaqur grafikisht , pjerrëisa negative tregon lidhjen inverse midis investimeve dhe normës së interesit. Për të përcaktuar se si të ardhurat ndryshojnë kur ndryshon norma e interesit, ne kombinojme funskionin e investimeve me diagramën e kryqit Kejnesian. Kurba IS përmbledh lidhjen midis normës së interesit dhe nivelit të të ardhurave. Në esencë, kurba IS kombinon ndërveprimin ndërmjet I dhe Y kryqi kejnesian. Sepse një rritje në normën e interesit ulë investimet e planifikuar, të cilat nga ana tjetër ulin të ardhurat, kurba IS ulet poshtë. Chapter Ten 15

Nje rritje e normës së interesit (në grafikun a), ulë investimet e planifikuara, të

Nje rritje e normës së interesit (në grafikun a), ulë investimet e planifikuara, të cilat zhvendosin shpenzimet e planifikuara poshtë (në grafikun b) dhe ulë të ardhurat (në grafikun c). (a) r (b) E Të ardhurat, prodhimi, Y (c) r I(r) Chapter Ten Y=E Shpenzimet e planifikuara, E=C+I+G Investimet, I IS Të ardhurat, prodhimi, Y 16

Në përmbledhje , kurba IS tregon kombinimet e normës së interesit dhe nivelit të

Në përmbledhje , kurba IS tregon kombinimet e normës së interesit dhe nivelit të të ardhurave që janë në përputhje me ekuilibrin e tregut të të mirave dhe shërbimeve. Kurba IS është hartuar për një politikë fiskale të dhënë. Ndryshimet në politikën fiskale që rrisin kërkesën për të mira dhe shërbime zhvendos kurbën IS në të djathtë. Ndryshimet në politikën fiskale që reduktojnë kërkesën për të mira dhe shërbime zhvendosin kurbën IS në të majtë. Chapter Ten 17

Tani që ne kemi perftuar IS, është koha të kompletojmë modelin e duke futur

Tani që ne kemi perftuar IS, është koha të kompletojmë modelin e duke futur ekuilibrin e tregut të parasë, kurbën LM. Për të zhvilluar këtë teori, ne fillojmë me ofertën e balancës reale të parasë (M/P); të dyja këto variabla meren të dhëna si ekzogjene. Kjo jep një kurbë oferte vertikale. r Oferta Chapter Ten Tani, konsiderojmë kërkesën për balancën e parsë reale, L. Teoria e preferencës së likuiditetit sugjeron se një normë interesi e lartë ulë sasinë e balancës reale të kërkuar, sepse r është kosto oportune e mbajtjes së parasë. Oferta dhe kërkesa për balanca të parasë reale përcakton normën e interesit. Në normën e interesit ekuilibër, sasia e parasë reale të kërkuar barazon sasinë e ofruar. Kërkesa , L (r) 18 M/P

L(r) = M/P Kërkesa e parasë Chapter Ten barazon Balancën e parasë reale 19

L(r) = M/P Kërkesa e parasë Chapter Ten barazon Balancën e parasë reale 19

(M/P)d = L (r, Y) Sasia e balancës reale të parasë së kërkuar është

(M/P)d = L (r, Y) Sasia e balancës reale të parasë së kërkuar është e lidhur negativisht me normën e interesit (sepse r është kosto oportune e mbajtjes së parasë) dhe pozitivisht e lidhur me të ardhurat (për shkak të kërkesës së transaksioneve). Chapter Ten 20

Një reduktim në ofertën e parasë: - M/P r Oferta ' Oferta Kërkesa ,

Një reduktim në ofertën e parasë: - M/P r Oferta ' Oferta Kërkesa , L (r, Y) M/P Për derisa niveli i cmimeve është i fiksuar, një reduktim në në ofertën e parasë redukton ofertën për balanca reale. Dhe norma e interesit Chapter ekuilibër rritet 21 Ten

r Oferta r LM r 2 r 1 L (r, Y)' L (r, Y)

r Oferta r LM r 2 r 1 L (r, Y)' L (r, Y) M/P Y Një rritje e të ardhurave rrit kërkesën për para, e cila rrit normën e interesit; kjo quhet një rritje në kërkesën e transaksioneve për para. Kurba LM përmbledh këto ndryshime në ekuilibrin e tregut të parasë. Chapter Ten 22

r r Oferta ' Oferta r 2 r 1 LM' LM L (r, Y)

r r Oferta ' Oferta r 2 r 1 LM' LM L (r, Y) M´/P M/P Y Një tkurrje në ofertën e parasë rrit normën e interesit që ekuilibron tregun e parasë. Pse? Sepse një normë e lartë interesi nevojitet pëe të bindur njerëzit të mbajnë sa më pak para. Si rezultat i kësaj rënie në ofertën e parasë, LM zhvendoset lartë. Chapter Ten 23

r IS LM(P 0) r 0 Y Ndërveprimi i kurbës IS /ekuacionit, Y= C

r IS LM(P 0) r 0 Y Ndërveprimi i kurbës IS /ekuacionit, Y= C (Y-T) + I(r) + G dhe kurbës LM /ekuacionit M/P = L(r, Y) përcakton nivelin e kërkesës agregate. Ndërveprimi i kurbave IS dhe LM paraqet represents ekuilibrin e nëkohshëm në tregun e të mirave dhe shërbimeve dhe në tregun e parasë për vlera të dhëna të shpenzimeve qeveritare, taksave, ofertës së Chapter 24 parasë, dhe nivelit të cmimeve. Ten

Modeli IS-LM Kurba IS Kurba LM Kryqi Kejnesian Multiplikatori i blerjeve-qeveritare Multiplikatori i Taksave

Modeli IS-LM Kurba IS Kurba LM Kryqi Kejnesian Multiplikatori i blerjeve-qeveritare Multiplikatori i Taksave Teoria e preferencës së likuiditetit Chapter Ten 25