USHTRIME KONTABILITETI FINANCIAR I AVANCUAR MSc Fisnik Morina
USHTRIME KONTABILITETI FINANCIAR I AVANCUAR MSc. Fisnik Morina
Natyra e korporatave � Korporata është person juridik, përkatësisht entitet ligjor, i cili krijohet sipas ligjeve të veqanta të shtetit. Ajo tërësisht është e ndarë prej pronarëve të saj të quajtur aksionarë. � Kapitali aksionar i korporatës është i shpërndarë ndërmjet shumë aksionarëve. Jetëzgjatësia e pandërprerë e korporatës, mundësohet nga emetimi i aksioneve. � Aksionarët si pronarë të korporatës, kanë përgjegjsi të kufizuar ndaj detyrimeve të saj. Kjo nënkupton se ata përgjigjen ndaj detyrimeve të korporatës vetëm me shumën e kapitalit të investuar në aksionet e saj, por jo edhe me pasurinë e tyre personale.
Llojet e aksioneve � Ekzistojnë dy lloje të aksioneve: 1. Aksionet e rregullta (zakonshme) 2. Aksionet preferenciale. � Aksionet e zakonshme të një korporate së bashku përfaqsojnë pronësinë e saj riziduale, ndërsa në kuptimin e bilancit pasurinë neto të saj. � Aksionet e rregullta janë letra me vlerë me të ardhura variabile, çka do të thotë se pronarëve të saj nuk u sigurojnë të ardhura të garantuara më parë dhe se realizimi i tyre varet kryesisht nga realizimi i fitimit të ndërmarrjes.
Llojet e aksioneve � Aksionet preferenciale njihen në praktiken financiare si letra me vlerë hibride, të cilat përdoren si burime afatgjate për financimin e ndërmarrjes. � Vetë emertimi letra me vlerë hibride, na bën të kuptojmë se këto instrumente financiare, në njërën anë, kanë veçori të aksioneve të rëndomta sepse në qoftë se nuk mund të paguhet dividendi, ndërmarrja nuk është e rrezikuar të falimentojë, dhe në anën tjetër kanë veçori të obligacioneve nga vetë fakti se dividendi i tyre është fiks.
Llojet e aksioneve � Nga aspekti praktik të funksionimit të tyre, këto letra me vlerë i posedojnë këto veçori kryesore: � 1. Vlerën nominale � 2. Shkallen e dividendës � 3. Kushtin e thirrjës dhe � 4. Afatin e shlyerjës.
Kapitali i korporatës � Kapitali i korporatës vjen prej dy burimeve themelore: � Kapitali i kontribuar prezanton shumën e kapitalit të investuar prej aksionarëve. � Fitimi i mbajtur, si burim i dytë i kapitalit aksionar, është kapital i gjeneruar prej aktivitetit operues profitabil të korporatës. � Premia në aksione (kapitali shtesë i paguar) përfaqson shumën e kapitalit të paguar mbi vlerën nominale të aksioneve.
Kontabiliteti për aksionet e shitura (emetuara) �Aksionet e zakonshme korporatat i shesin: �a) Në kesh �b) Me pasuri jo kesh dhe shërbime të tjera �c) Regjistrim i aksioneve.
Shembulli 1: � Le të supozojmë se me 07. 10. 2015 Korporata “S” ka marrë autorizimin nga agjensioni i letrave me vlerë për emetimin e 47. 000 aksioneve të zakonshme të vlerës nominale 5 €. Në këtë datë ajo ka shitur në kesh 3500 aksione të zakonshme me vlerë tregu 9 € për aksion.
Shembulli 2: � Le të supozojmë se me 23. 04. 2015 Korporata “IBM” ka blerë tokë nëpërmjet 13. 000 aksioneve të zakonshme të vlerës nominale 6 € e të cilat me këtë datë e kanë vlerën e tregut 11 €.
Shembulli 3: � Le të supozojmë se me 12. 07. 2015 Korporata “N” ka blerë pajisje të reja teknologjike nëpërmjet 6000 aksioneve të zakonshme me vlerë nominale 4 €. � Kosto e blerjës së këtyre pajisjeve është 30. 000 €. Bëni evidencën kontabël.
Shembulli 4: � Me 01. 05. 2015 Korporata “X” ka regjistruar 8000 aksione të zakonshme të vlerës nominale 6 € dhe vlerën e tregut e kanë 13 €. � Aksionarët e regjistruar pritet të bëjnë pagesën në emër të këtyre aksioneve pas 5 muajve. � Me 01. 09. 2015 të gjithë aksionarët e regjistruar me parë kanë bërë pagesën në kesh.
Shembulli 5: � 1. 2. 3. 4. 5. Korporata “N” ka filluar aktivitetin e saj operativ (afarist) me 3 janar 2015. Statuti i korporatës e autorizon të emetojë 30. 000 aksione të rregullta të vlerës nominale 6 € dhe 20. 000 aksione preferenciale me vlerë nominale 30 €. Gjatë muajit janar në afarizmin e korporatës “N” kanë ndodhur këto transaksione si në vijim: Me 5 janar janë emetuar 10. 000 aksione të zakonshme sipas vlerës së tregut 12 € për aksion. Me 10 janar janë emetuar 5. 000 aksione preferenciale me vlerë tregu 50 € për aksion. Me 15 janar është blerë një patentë në këmbim të 1. 500 aksioneve të rregullta. Në datën e blerjës së patentës aksionet e rregullta janë shitur nga 15 euro për aksion. Me 23 janar janë emetuar 500 aksione të rregullta për t’u blerë pajimet të cilat koston e blerjës e kanë 9. 000 €. Me 31 janar llogaria e të ardhurave përfundimtare në vlerë prej 210. 000 € mbyllet me llogarine e fitimit të mbajtur.
- Slides: 12