USHTRIME III SHEMBULL Ndrmarrja X i shet prodhime
USHTRIME III
SHEMBULL Ndërmarrja “X” i shet prodhime të gatshme një blerësi me shumicë. Sipas kontratës mes palëve kontraktuese, blerësi pagesën do ta bëjë një pjesë me xhirollogari shumën prej 2. 500 € dhe pjesën tjetër të borxhit përmes çekut 2. 100 €. Shitësi sajon faturën nr. 22 të datës 21. 08. 2012, në vlerën prej 3. 800 €. Në këtë shumë përllogaritë TVSH në vlerë prej 800 €. Vlera totale e faturës është 4. 600 €. -Regjistrimi te shitesi -Regjistrimi te bleresi
SHEMBULL Ndërmarrja ndërtimore “X” ka dorëzuar situacionin I për kryerjen e punëve ndërtimore një investitori deri me datë 31. 09. 2012. Situacioni ka shumën 15. 000 €. Në këtë vlerë realizuesi i punëve ndërtimore përllogaritë TVSH 16 % në vlerë prej 2. 400 €. Sipas marrëveshjes investitori për situatën e pranuar dorëzon kambial.
SHEMBULL Ndërmarrja “X” i shet prodhimet e veta në shumë prej 15. 500 €. TVSH është 2. 500 €. Shuma e fatures me TVSH është 18. 000 €. Kostoja e prodhimeve të shitura është 13. 000 €. Për mallrat e shitura sajon faturen nr. 125. Të kryhen regjistrimet?
SHEMBULL Subjekti shet mallra tregtar nga shitorja nr. 7 në vlerë prej 750 €. TVSH është 83. 16 €. Për mallrat e shitura sajon faturen nr. 156. Gjithsej fatura me TVSH është 750 €. Kostoja e mallrave të shitura është 523 €.
SHEMBULL Ndërmarrja “A” për pranimin e mallrave tregtare nga ndërmarrja “B”, pas fletë dërgesës 5 ka pranuar faturë në vlerë 22. 000 €. Ndërmarrja shitëse përllogaritë TVSH në shumë prej 3. 520 €. Shuma e përgjithshme e fatures me TVSH është 25. 520 €.
SHEMBULL Ndërmarrja “A” për furnizim me karburante për automjetin në pronësi të ndërmarrjes ka pranuar faturen 11/12 nga ndërmarrja “B” nga Prishtina në vlerë prej 220 € plus TVSH 35. 20 € që kap shumën prej 250. 20 €.
SHEMBULL Punëtori ka marrë akontacion nga arka 1. 100 €, dhe pas raportit ai ka kthyer 100 € në arkë dhe 1000 € ka harxhuar.
SHEMBULL Arkëtari i ndërmarrjes tregtare me shumicë “NN” nga Ferizaj më 10. 08. 2012, pasi kishte pranuar qarkullimin ditor nga tre shitoret, në Ferizaj, Gjakovë dhe Gjilan, sajoi ditarin e arkës. Shitorja në Ferizaj kishte qarkullim ditor prej 750 €, shitorja në Gjakovë 340 € dhe shitorja në Gjilan 500 €. Për shpenzimet e udhëtimit arkëtari prezentoi vërtetim llogarinë për harxhim në emër të shpenzimeve të benzinës për automjetin e ndërmarrjes me vlerë prej 30 €. Me vërtetim llogarinë kishte të paraqitur edhe fishin fiskal ku figuronte TVSH
- Slides: 9