Universiteti I Prishtins Fakulteti Ekonomik Studimet pasdiplomike Master

  • Slides: 44
Download presentation
Universiteti I Prishtinës Fakulteti Ekonomik Studimet pasdiplomike / Master Lënda: MIKROEKONOMI E AVANCUAR Marrja

Universiteti I Prishtinës Fakulteti Ekonomik Studimet pasdiplomike / Master Lënda: MIKROEKONOMI E AVANCUAR Marrja e vendimeve në kushtet e pasigurisë

FUNKSIONI I DOBISË DHE PREFERENCAT NDAJ RREZIKUT Preferencat ndaj rrezikut mund të klasifikohen si

FUNKSIONI I DOBISË DHE PREFERENCAT NDAJ RREZIKUT Preferencat ndaj rrezikut mund të klasifikohen si vijon: Një individ që preferon më shumë një mundësi të sigurt se sa një mundësi të pasigurt (lotarinë) me vlerë të njejtë të pritur quhet mospëlqyes-rreziku. Një individ që është indiferent mes një mundësie të sigurt apo lotarisë me vlerë të njejtë të pritur quhet asnjëanës-rreziku (neutral). Një individ që preferon më shumë lotarinë se sa një mundësi të sigurt që ka vlerë të njejtë të pritur me lotarinë quhet pëlqyesrreziku.

FUNKSIONI I DOBISË DHE PREFERENCAT NDAJ RREZIKUT Shembull: Të pranohet oferta për punë në

FUNKSIONI I DOBISË DHE PREFERENCAT NDAJ RREZIKUT Shembull: Të pranohet oferta për punë në një firmë të vogël fillestareinterneti (biznes familjar) që në fillim është duke punuar me humbje apo në një firmë të madhe ekzistuese profitabile ? • Firma ekzistuese - të ardhurat e ofruara 54. 000$ në vit. • Firma fillestare - të ardhurat e ofruara 4. 000$ në vit + 100. 000$ kompensim shtesë, nëse kompania bëhet fitimprurëse gjatë vitit vijues. (probabiliteti për të marrë kompensimin shtesë është 0. 50 dhe probabiliteti për të mos marrë kompensimin shtesë është 0. 50). Paga e pritur në kompaninë internet: (0. 5 x 4000$) + (0. 5 x 104. 000$)=54. 000$

Si do t’i vlerësojmë zgjedhjet mes alternativave që kanë rrezik të ndryshëm? Dobia U

Si do t’i vlerësojmë zgjedhjet mes alternativave që kanë rrezik të ndryshëm? Dobia U 2 Funksioni i dobisë T S R U 1 Q 0 4 104 Të ardhurat (000 $ në vit) Raporti mes dobisë, të ardhurave dhe dobisë marxhinale rënëse Funksioni i dobisë shfaq dobinë marxhinale rënëse. Një rritje në të ardhura kur të ardhurat janë të ulëta (4000$), rritë dobinë sipas gjatësisë së segmentit RQ. Rritja e njejtë e të ardhurave, kur të ardhurat janë të larta (104. 000$) rritë dobinë me shumë më të vogël, me gjatësinë e segmentit TS.

Dobia C U(104) = 320 Funksioni i dobisë B U(54) = 230 0. 5

Dobia C U(104) = 320 Funksioni i dobisë B U(54) = 230 0. 5 u(4) + 0. 5 U(104) = 190 D U(4) = 60 A 0 4 54 104 Të ardhurat (000 $ në vit) Funksioni i dobisë dhe dobia e pritur për vendimmarrësit mospëlqyes- rreziku Nëse pranoni punën në firmën ekzistuese, ju fitoni dobinë prej 230 (pika B), Nëse pranoni punën në kompanine internet keni 0. 5 probabilitet të fitoni dobinë prej 60 (pika A) dhe 0. 5 probabilitet të fitoni dobinë prej 320 (pika C). Dobia e pritur është 190 (pika D). Dobia nga një gjë e sigurtë (oferta në kompaninë ekzistuese) tejkalon dobinë e pritur nga lotaria (oferta në kompaninë internet) edhe pse ofruesit ofrojnë pagë të njejtë (54. 000$). Kjo vlen për personat mos-pëqyes rreziku.

Dobia e shoqëruar me nivelin e të ardhurave në firmën ekzistuese është U(54, 000$)

Dobia e shoqëruar me nivelin e të ardhurave në firmën ekzistuese është U(54, 000$) = 230, që i përgjigjet pikës B. Dobia e shoqëruar me nivelin e të ardhurave në firmën fillestare pa kompensim shtesë është U(4, 000$) = 60 që i përgjigjet pikës A. Dobia e shoqëruar me nivelin e të ardhurave në firmën fillestare me kompensim shtesë është U(104, 000$) = 320 që i përgjigjet pikës C. Dobia e pritur në firmën fillestare (kompania internet) është: 0. 5 x U(4, 000$) + 0. 5 x U($104, 000) = 0. 5 x 60 + 0. 5 x 320 = 190. Kjo i përgjigjet pikës D.

Dobia U 2 U 1 Funksioni i dobisë T S R Q 0 4

Dobia U 2 U 1 Funksioni i dobisë T S R Q 0 4 104 Të ardhurat (000 $ në vit) Funksioni i dobisë për vendimmarrësit “asnjëanës-rreziku” Grafiku i funksionit të dobisë për vendimmarrësit asnjëanës-rreziku është vijë e drejtë, sepse dobia marxhinale është konstante. Ndryshimi në dobi është i njejtë për çdo rritje të të ardhurave, pa marrë parasyh nivelin e të ardhurave të vendimmarrësit.

T S Dobia U 2 Funksioni i dobisë U 1 R Q 0 4

T S Dobia U 2 Funksioni i dobisë U 1 R Q 0 4 104 Të ardhurat (000 $ në vit) Funksioni i dobisë për vendim marrësit “pëlqyes-rreziku” Grafiku i funksionit të dobisë për vendimmarrësit pëlqyes-rreziku shfaq dobinë marxhinale rritëse. Ndryshimi në dobi për çdo rritje të të ardhurave ngritet lart me rritjen e nivelit të të ardhurave të vendim marrësit.

Shmangia e rrezikut - Sigurimi Primi i rrezikut = distanca horizontale 17000 $ Dobia

Shmangia e rrezikut - Sigurimi Primi i rrezikut = distanca horizontale 17000 $ Dobia Funksioni i dobisë U(104) = 320 U(54) = 230 E 0. 5 u(4) + 0. 5 U(104) = 190 • • D 37 54 17. 000 U(4) = 60 0 4 104 Të ardhurat (000 $ në vit) Primi i rrezikut për vendim-marrësit mospëlyes-rreziku Nëse paga e ofruar nga kompania ekzistuese ishte 37. 000$ në vit, individi do të jetë indiferent mes ofertës së kompanisë internet me pagë të ofruar prej 54. 000$ dhe me dobinë e dhënë në pikën D dhe dobisë së kompanisë ekzistuese të dhënë në pikën E. Primi i rrezikut është dhënë me segmentin ED që është i barabartë me 17. 000$.

Primi i rrezikut të lotarisë është diferenca e nevojshme mes vlerës së pritur të

Primi i rrezikut të lotarisë është diferenca e nevojshme mes vlerës së pritur të lotarisë (54. 000) dhe përfitimit të sigurt (54. 000 - PR), ashtu që vendimmarrësi të jetë indiferent në mes të lotarisë dhe përfitimit të sigurt. Nëse kemi lotarinë me dy rezultate (I 1 dhe I 2), me probabilitet p dhe 1 -p, primi i rrezikut PR llogaritet duke zgjedhur ekuacionin si vijon: p. U(I 1) + (1 -p) U(I 2) = U(p. I 1 + (1 -p)I 2 - RP Sa më e madhe që të jetë varianca e lotarisë, aq më i madh është primi i rrezikut.

Informatat asimetrike në tregjet e sigurimit: dobësia morale dhe selekcionimi negativ Informatat asimetrike (jo

Informatat asimetrike në tregjet e sigurimit: dobësia morale dhe selekcionimi negativ Informatat asimetrike (jo të plota) u referohen situatave kur njëra palë ka njohuri më shumë për veprimet e veta apo karakteristikat personale se sa pala tjetër. Në tregun e sigurimeve ekzistojnë dy forma të informatave asimetrike: dobësia morale dhe selekcionimi negativ. Veprimet e fshehura: Dobësia morale i referohet efeketeve të polisës së sigurimit në nxitjen e shtimit të kujdesit të konsumatorëve. Dobësia morale përshkruan një fenomen që ekziston kur pala e siguruar është më pak e kujdesshme se sa kur nuk është e siguruar. Në fakt, pala e siguruar ndërmerr veprime të fshehura që rrisin gjasat për aksident. Informatat e fshehura: Selekcionimi negativ i referohet situatës se sa ndikon madhësia e primit të sigurimit tek grupet e ndryshme të individëve që blejnë sigurim. Në fakt, pala e siguruar fsheh informatat lidhur me rrezikun e aksidentit apo humbjen.

Rregullimi dhe politika antitrust: Roli i shtetit në ekonomi

Rregullimi dhe politika antitrust: Roli i shtetit në ekonomi

Përse është e nevojshme ndërhyrja e shtetit në ekonomi? • Për shkak të “dështimeve”

Përse është e nevojshme ndërhyrja e shtetit në ekonomi? • Për shkak të “dështimeve” të tregut • Me ‘dështime” të tregut kuptojmë të gjitha papërsosmëritë e mekanizmit të tregut, që pengojnë arritjen e rezultateve optimale.

Lloje të ndryshme të të mirave • Kur mendojmë në lloje të ndryshme të

Lloje të ndryshme të të mirave • Kur mendojmë në lloje të ndryshme të të mirave, është me rëndësi që t’i grupojmë ato sipas dy karakteristikave: – A është e mirë përjashtuese? – A është e mirë rivale ? (1) Përjashtuese — përjashtohet qasja dhe përfitimi i të gjithëve në konsumin e këtyre të mirave. (2) Rivale — konsumi i një personi zvogëlon sasinë që do të konsumohet nga të tjerët.

Katër lloje të të mirave Rivale? Po Të mirat private Po Përjashtuese? Jo Jo

Katër lloje të të mirave Rivale? Po Të mirat private Po Përjashtuese? Jo Jo Të mirat artificialisht të rralla • Ushqimi • Veshmbathja, etj. (Monopolet natyrore ) • Softwer kompjuterik • Parapagimi per filma, etj. Resurset e përbashkëta Të mirat publike • Peshkimi • Rrugët (e ngarkuara), etj. • Mbrojtja kombëtare • Hulumtimet shkencore, etj.

Të mirat publike

Të mirat publike

Të mirat publike Konsumi i një personi nuk zvogëlon sasinë që do të konsumohet

Të mirat publike Konsumi i një personi nuk zvogëlon sasinë që do të konsumohet nga të tjerët. Janë të mira që kur njëherë të prodhohen, në to kanë qasje të gjithë dhe përfitojnë të gjithë.

´Sa nga e mira publike do të sigurohet për të maksimizuar përfitimin neto shoqëror?

´Sa nga e mira publike do të sigurohet për të maksimizuar përfitimin neto shoqëror? n Meqenëse sigurimi i të mirave publike nga sektori privat ka defekte serioze, këto të mira duhet siguruar nga qeveria dhe të paguhen taksa për këto të mira. Sikurse të mirat tjera, e mira publike do të sigurohet sa më gjatë që përfitimi margjinal i njësisë shtesë të konsumit tejkalon koston margjinale të asaj njësie. Përfitimi margjinal është shuma e përfitimeve të çdo personi për të cilët njësia shtesë ka vlerë.

Analiza kosto-përfitim Qeveria bazohet në analizën kosto-përfitim kur vlerëson kostot shoqërore dhe përfitimin shoqëror

Analiza kosto-përfitim Qeveria bazohet në analizën kosto-përfitim kur vlerëson kostot shoqërore dhe përfitimin shoqëror për të siguruar një të mirë publike. Vështirësitë e analizës kosto-përfitim Nuk është lehtë të përcaktohet sasia optimale e së mirës publike, sepse mungojnë informacionet për sasinë për të cilën individët janë të gatshëm të paguajnë. – Mungesa e çmimeve për të vlerësuar përfitimet shoqërore dhe kostot e burimeve, – Vështirësia për të pasur qasje në tiparet si vlera e jetës, koha e konsumatorit etj.

Eksternalitetet

Eksternalitetet

Eksternalitetet Definimi: Një eksternalitet ndodh kur veprimet e një konsumatori apo prodhuesi ndikojnë në

Eksternalitetet Definimi: Një eksternalitet ndodh kur veprimet e një konsumatori apo prodhuesi ndikojnë në kostot apo përfitimet e konsumatorëve dhe prodhuesve të tjerë. Një situatë ekonomike përmban eksternalitet konsumi nëse konsumatori interesohet drejtpërdrejt për prodhimin apo konsumin e agjentit tjetër (shembull: vaksinimi i fëmijëve kundër sëmundjeve ngjitëse– eksternalitet pozitiv, ndotja e ambienit nga veturat -eksternalitet negativ) Një eksternalitet prodhimi shkaktohet kur mundësitë e prodhimit të një firme ndikohen nga zgjedhjet e një firme tjetër (shembull: zhvillimi I teknologjisë së re - eksternalitet pozitiv; ndotja e ujit apo ajrit nga një prodhues i një të mire industriale-eksternalitet negativ) Kur eksternalitetet janë të pranishme , tregu konkurrues nuk arrin rezultatin Pareto Efiçient.

Eksternalitetet Firmat konkurruese dhe konsumatorët nëse nuk paguajnë për dëmet të cilat i shkaktojnë

Eksternalitetet Firmat konkurruese dhe konsumatorët nëse nuk paguajnë për dëmet të cilat i shkaktojnë - eksternalitetet e tyre negative, do t’i prodhojnë ato më shumë. Firmat konkurruese dhe konsumatorët kur nuk kompensohen përfitimet e eksternaliteteve të tyre pozitive, do ti krijojnë ato më pak. • Kosto private e prodhimit nuk përfshin dëmin nga eksternaliteti. • Kosto shoqërore e prodhimit përfshin dëmin nga eksternaliteti dhe është më e madhe se kosto private e prodhimit.

Eksternalitetet dhe efikasiteti ekonomik Nëse një prodhues nuk paguan kostot për ndotjen e ambientit,

Eksternalitetet dhe efikasiteti ekonomik Nëse një prodhues nuk paguan kostot për ndotjen e ambientit, atëherë kostot private janë më të vogla se kostot shoqërore. Kostot private: kostot e kapitalit, punës , materialit , energjisë etj. Këtu nuk përfshihen kostot e ndotjes së ambientit. Kostot shoqërore = kostot private+ kostot eksternale (të jashtme) të ndotjes së ambientit. Figura në vijim na tregon efektet e një eksternaliteti në tregun konkurrues.

MSC –kosto margjinale shoqërore P (ton/$) MPC –kosto margjinale private MSC = MPC +

MSC –kosto margjinale shoqërore P (ton/$) MPC –kosto margjinale private MSC = MPC + MEC –kosto margjinale te jashtme (eksternale) MPC= Oferta P’ • P 1 MPC në Q’ Q’ Q 1 D MEC Kemikale në tonë për javë= njësitë e ndotjes në javë Fig. 1. Eksternaliteti negativ Me eksternalitet negativ, kosto margjinale shoqërore (MSC) tejkalon koston margjinale private (MPC) për sasinë e kostove eksternale (MEC). Nëse firma nuk paguan për kostot e jashtme, kurba e ofertës së tregut është kosto private marxhinale. Çmimi ekuilibër do të jetë P 1 kurse autputi Q 1. Në optimumin shoqëror, nga firma do të kërkohet që të paguaj kostot eksternale duke shpier në çmimin e tregut P’ dhe sasinë Q’. Eksternaliteti sjell deri te mbiprodhimi në treg me sasinë (Q 1 – Q’) dhe deri te humbja neto.

Si do ta zvogëlohet joefikasiteti ekonomik? 1. Qeveria mund të interevenojë në treg duke

Si do ta zvogëlohet joefikasiteti ekonomik? 1. Qeveria mund të interevenojë në treg duke kufizuar sasinë e ndotjes. Limiti qeveritar i sasisë së lejuar të mbrojtjes së ambientit është standardi i emetimit.

Shembull: Agjencia për Mbrojtjen e Ambientit EPA (Environmental Protection Agency) - agjenci qeveritare e

Shembull: Agjencia për Mbrojtjen e Ambientit EPA (Environmental Protection Agency) - agjenci qeveritare e cila vepron sipas Clean Air Act - 1990. Sipas këtij Akti, EPA specifikon limitet mbi shumën e ndotjes së lejueshme në ajër kudo në SHBA. Sipas këtij Akti, firmat duhet të aplikojnë për marrjen e lejeve sa i përket ndotjes së ajrit. Sipas këtij Akti, është e mundshme të implementohet sistemi i tregtimit të lejeve të emetimit (kostot e “pakësimit”). Në figurën e mësipërme, standardi i emetimit efiçient do të kishte me qenë Q’ njësi të ndotjes (sasia e ndotjes në ajër kur prodhohet Q’ ton kimikale).

2. Qeveria mund të zvogëlon joefikasitetin e eksternaliteteve negative duke vendosur taksa mbi autputin

2. Qeveria mund të zvogëlon joefikasitetin e eksternaliteteve negative duke vendosur taksa mbi autputin e firmës apo në sasinë e ndotjes. Një kuotë e emetimit është vënja e takës mbi ndotjen e ambientit. Meqenëse firma emeton njësi ndotje për çdo ton të produkteve të prodhuara, ne gjithashtu mund ta shohim taksën si një kuotë të emetimit prej t$ në çdo njësi të ndotjes.

Prona e përbashkët

Prona e përbashkët

Prona e përbashkët- resurset e përbashkëta Janë të mira në të cilat kanë qasje

Prona e përbashkët- resurset e përbashkëta Janë të mira në të cilat kanë qasje të gjithë dhe të gjithë përfitojnë. Konsumi i një personi zvogëlon sasinë që do të konsumohet nga të tjerët.

Shembulli i lidhjeve në internet është shembull i pronës së përbashkët, që paraqet një

Shembulli i lidhjeve në internet është shembull i pronës së përbashkët, që paraqet një resurs në të cilin çdo kush mund të ketë qasje dhe askush nuk mund të përjashtohet nga përdorimi i saj. Me pronën e përbashkët shpesh vështrojmë mbingarkesën si eksternalitet negativ. Taksa e mbingarkesës mund të përdoret për të rregulluar eksternalitetet negative. Shembull: mbingarkesa ne komunikacion. (taksa)

Eksternalitetet pozitive dhe efikasiteti ekonomik Te eksternalitetet pozitive (shkollimi, kujdesi mjekësor, hulumtimet për zhvillim

Eksternalitetet pozitive dhe efikasiteti ekonomik Te eksternalitetet pozitive (shkollimi, kujdesi mjekësor, hulumtimet për zhvillim etj. ) përfitimi margjinal shoqëror tejkalon përfitimin margjinal privat. Pse tregu konkurrues prodhon më pak të mira kur ato janë eksternalitete pozitive? • Si mundet politika publike të rregullon joefikasitetin ekonomik që rrjedh nga nënprodhimi me eksternalitete pozitive?

Të drejtat pronësore dhe Teorema Coase Pse janë të rëndësishme të drejtat pronësore lidhur

Të drejtat pronësore dhe Teorema Coase Pse janë të rëndësishme të drejtat pronësore lidhur me eksternalitetet? Shembulli i mëparshëm: prodhuesi që emeton ndotje dhe për të cilin ndotja e ambientit është kosto shoqërore, nuk do të përfshijë kostot e ndotjes në kostot e tij margjinale private. Nëse komuniteti ka të drejtën pronësore në ajër të pastër, atëherë do të kërkohet nga firma që ta kompensojë dëmin. Nëse firma vazhdon ndotjen, do të jetë e detyruar që kostot e ndotjes t’i përfshin në kostot e tij margjinale private dhe kështu kosto e ndotjes më nuk është kosto e jashtme (eksternale), por bëhet çështje e brendshme e firmës.

Në vitin 1960 nobelisti Ronald Coase ka zhvilluar teorinë fundamentale me të cilën demonstron

Në vitin 1960 nobelisti Ronald Coase ka zhvilluar teorinë fundamentale me të cilën demonstron se si problemi eksternaliteteve mund të adresohet përmes përcaktimit të të drejtave pronësore. Teorema Coase konstaton se varësisht se si janë të përcaktuara të drejtat pronësore për një eksternalitet, alokimi I resurseve do të jetë efiçient kur palët arrijnë marrëveshje (bien në ujdi) për një zgjidhje që do të ketë më pak kosto. Shembulli i ipas Coase. s B ë rm fe e h d për fermën A s jë o th e rr të it ndërtim

Teorema Coase me arritjen e marrëveshjes “Marrëveshja “ mes palëve është e theshtë kur

Teorema Coase me arritjen e marrëveshjes “Marrëveshja “ mes palëve është e theshtë kur janë të përcaktuara dhe të definuara mirë të drejtat pronësore. Nëse procesi i marrëveshjes është më pak i kushtueshëm, përcaktimi i të drejtës pronësore për një eksternalitet shpie në një rezultat efiçient varësisht kush posedon këtë të drejtë. Nëse procesi i marrëveshjes është më i kushtueshëm (më i shtrenjtë) atëherë palët nuk do ta shohin të arsyeshme të negociojnë. Nëse në proces të marrëveshjes përfshihen shumë palë (shembull: mijëra njerëz të dëmtuar nga ndotja e ambientit), atëherë procesi i negocijimit për kompensim do të vështirësohet. Nëse palët kanë perceptime të ndryshme mbi kostot apo përfitimet, atëherë arritja e marrëveshjes nuk shpie në rezultatin efiçient. Duhet patjetër të ekziston gatishmëria e palëve për të lidhur marrëveshjen.

Tragjedia e pronave të përbashkëta Resurset e përbashkëta shfrytëzohen më shumë, kur inidivdët nuk

Tragjedia e pronave të përbashkëta Resurset e përbashkëta shfrytëzohen më shumë, kur inidivdët nuk ngarkohen përdorimin e tyre. – Është e ngjashme me eksternalitetet negative.

Të mirat artificialisht të rralla

Të mirat artificialisht të rralla

Të mirat artificialisht të rralla Konsumi i një personi nuk zvogëlon sasinë që do

Të mirat artificialisht të rralla Konsumi i një personi nuk zvogëlon sasinë që do të konsumohet nga të tjerët. Janë të mira që kur njëherë prodhohen, nuk kanë qasje të gjithë dhe nuk përfitojnë gjithë. Të mirat artificialisht të rralla janë të ngjashme me ato që ofrohen nga monopoli natyror.

Politikat shtetërore për rregullimin e monopoleve Ndërhyrja shtetërore është e ndryshme për lloje të

Politikat shtetërore për rregullimin e monopoleve Ndërhyrja shtetërore është e ndryshme për lloje të ndryshme të monopoleve. Për monopolet natyrore që krijohen me bashkimin e firmave ndërhyn me mjete ligjore siç janë ligjet antitrust. • Akti Sherman 1890 • Akti Clayton 1914, etj.

Politikat shtetërore për rregullimin e monopoleve Për monopolet natyrore të cilat janë të domosdoshme

Politikat shtetërore për rregullimin e monopoleve Për monopolet natyrore të cilat janë të domosdoshme për shkak të ekonomizimeve të shkallës, shteti ndërhyn për rregulluar ato, përkatësisht për të përmirësuar efiçencën duke ndikuar kryesisht në nivelin e çmimeve. Ideja themelore është që të arrihet një shpërndarje efektive e burimeve, duke mënjanuar fitimet ekonomike të monopolit dhe humbjen neto.

Politikat shtetërore për kontrollin e monopolit • Metoda e vendosjes së çmimit sipas kostos

Politikat shtetërore për kontrollin e monopolit • Metoda e vendosjes së çmimit sipas kostos margjinale (MC) • Metoda e vendosjes së çmimit sipas kostos mesatare (AC) • Metoda e caktimit të çmimit sipas kostos margjinale (MC) plus subvencionimi shtetëror për humbjen që pëson firma.

Metodat e vendosjes së çmimit Çmimi I vendosur = $2 Çmimi optimal shoqëror P=MC

Metodat e vendosjes së çmimit Çmimi I vendosur = $2 Çmimi optimal shoqëror P=MC = $1 Alokimi optimal I resurseve

 • Përcaktimi çmimit sipas kostos mesatare (P=AC) shoqërohet me rritje të efiçencës në

• Përcaktimi çmimit sipas kostos mesatare (P=AC) shoqërohet me rritje të efiçencës në krahasim me caktimin e çmimit sipas kushtit MR=MC, por me një ulje të saj në krahasim me caktimin e çmimit sipas kostos margjinale (P=MC)

Literatura e rekomanduar : 1. Dominick Salvatore, “ Managerial Economics in a global economy”,

Literatura e rekomanduar : 1. Dominick Salvatore, “ Managerial Economics in a global economy”, Thompson Learning/ South-Western, SHBA, fifth edition, 2004. Kapitulli 12. fq. 480 - 507, Pyetje dhe çështje për diskutim 514 -517. . Literaturë shtesë : 2. 3. Christopher R. Tomas, S. Charles Maurice “Managerial Economics”, Chapter XVI – Government regulation of businees, 653 -688 D. Besanko, R. Braeutigam, “Microeconomics: An Integrated Approach” Chapter XVII– Externalities and public goods, 721 - 754 http: //bcs. wiley. com/hebcs/Books? action=chapter&bcs. Id=2163&item. Id=047145 7698&chapter. Id=14979

Punë në grupe 1. Preferencat ndaj rrezikut dhe funksioni I dobise 2. Informatat asimetrike

Punë në grupe 1. Preferencat ndaj rrezikut dhe funksioni I dobise 2. Informatat asimetrike 3. Eksternalitetet dhe optimumi shoqeror 4. Eksternalitetet dhe të mirat publike