Universiteti i Prishtins Fakulteti Ekonomik Prishtin Studimet master

  • Slides: 58
Download presentation
Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik – Prishtinë, Studimet master “EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS”

Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik – Prishtinë, Studimet master “EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS” Bujqësia – potencial për zhvillim dhe punësim Prishtinë 2018 1

ÇËSHTJET QË DO TË TRAJTOHEN q Roli i bujqësisë për zhvillim të qëndrueshëm dhe

ÇËSHTJET QË DO TË TRAJTOHEN q Roli i bujqësisë për zhvillim të qëndrueshëm dhe zvogëlim të varfërisë q Disa karakteristika të bujqësisë në Kosovë në bazë të Regjistrimit të ekonomive bujqësore në Kosovë 2014 q Përparësitë konkurruese të Kosovës në bujqësi. q Disa tregues të rëndësishëm të prodhimit bujqësor q Struktura e importit dhe eksportit të produkteve bujqësore q Subvencionet në sektorin e bujqësisë, etj.

Bujqësia –potencial për zhvillim dhe punësim q“Barra kryesore për zhvillim dhe krijimin e punësimit

Bujqësia –potencial për zhvillim dhe punësim q“Barra kryesore për zhvillim dhe krijimin e punësimit duhet të sajohet në atë pjesë të ekonomisë ku bujqësia është aktiviteti dominant , që është sektori rural”. (Francis Blanchard, Drejtor i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Punës, cituar nga Michael Todaro, fq. 418. ) 3

q “Është në sektorin e bujqësisë se lufta për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në

q “Është në sektorin e bujqësisë se lufta për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në afat të gjatë a do të fitohet apo do të humbet. ” (Gunnar Myrdal, Fitues i Çmimit Nobël në Ekonomi, cituar nga Michael Todaro, Economic Development , fq. 418) q Theodore Schultz filloi fjalimin e tij gjatë pranimit të Çmimit Nobel për Ekonomi në vitin 1979: "Shumica e njerëzve në botë janë të varfër, kështu që nëse ne e dimë ekonomiksin e të qenit të varfër ne do të dimë më shumë për ekonomiksin që me të vërtetë ka rëndësi. Shumica e njerëzve të varfër në botë fitojnë bukën e tyre nga bujqësia, kështu që nëse ne dimë ekonomiksin e bujqësisë ne do të dimë më shumë për ekonomiksin e të qenit të varfër "Schultz, T. (1979), “The Economics of Being Poor”, The Journal of Political Economy, Vol. 88, No. 4, fq. 639 -651. 4

Roli i bujqësisë në zhvillim dhe zvogëlim të varfërisë q Bujqësia është një mjet

Roli i bujqësisë në zhvillim dhe zvogëlim të varfërisë q Bujqësia është një mjet vital i zhvillimit për arritjen e Qëllimeve të Mileniumit, tani qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm, që thërret përgjysmimin e pjesëmarrjes së popujve që vuajnë nga varfëria ekstreme dhe uria. q Tre nga katër njerëzit e varfër në vendet në zhvillim jetojnë në zonat rurale dhe shumica prej tyre varen drejtpërdrejtë ose tërthorazi nga aktivitetet bujqësore për mbijetesën e tyre. q Mbi 2. 1 miliardë e njerëzve jetojnë me më pak se $ 3. 10 dollarë në ditë, 880 milionë me më pak se një dollarë në ditë. q 767 milionë, ose 10. 7 % e popullsisë jetojnë në varfërinë ekstreme me më pak se $1. 90 në ditë dhe shumica prej tyre varen nga bujqësia për mbijetesën e tyre. 5

Roli i bujqësisë në zhvillim dhe zvogëlim të varfërisë q. Më shumë se 60

Roli i bujqësisë në zhvillim dhe zvogëlim të varfërisë q. Më shumë se 60 për qind të popullatës së Kosovës vlerësohet se jeton në zonat rurale, që është mbi mesataren e rajonit të Evropës Jug Lindore. q. Në të njëjtën kohë, dy të tretat e të varfërve në Kosovë jetojnë në zonat rurale. q. Bujqësia vazhdon të jetë një sektor i rëndësishëm i ekonomisë rurale të Kosovës dhe një burim i madh potencial për zhvillimin e të varfërve. 6

Roli i bujqesisë në zhvillim dhe zvogëlimin e varfërisë q Historikisht, disa çështje kanë

Roli i bujqesisë në zhvillim dhe zvogëlimin e varfërisë q Historikisht, disa çështje kanë tërhequr vëmendjen e ekonomistëve për rolin e bujqësisë në zhvillimin ekonomik dhe reduktimin e varfërisë, duke gjeneruar një literaturë të madhe teorike dhe duke bërë studime të shumta empirike. q Tradicionalisht, roli i bujqësisë në zhvillimin ekonomik është shikuar si pasiv dhe mbështetës. q Bazuar në evidencat historike të Vendeve Perëndimore, zhvillimi ekonomik është shikuar si kërkesë e transformimit struktural të ekonomisë nga aktivitetet predominante të fokusuara në bujqësi në një shoqëri më komplekse industriale dhe shërbyese. Si rezultat, roli primar i bujqësisë ka qenë që të sigurojë ushqim të mjaftueshëm me çmime të ulëta dhe fuqi punëtore për ekonominë industriale në rritje, e cila është menduar që do të jetë sektori udhëheqës në çdo strategji të zhvillimit ekonomik. q Modeli dy sektorial i famshëm i Arthur Levisit është një shembull i diskutueshëm i teorisë së zhvillimit i cili vë theksin në rritjen rapide të industrisë me një sektor bujqësor i cili e furnizon zgjerimin industrial me ushqim të lirë dhe tepricë të fuqisë punëtore. 7

Roli i bujqesisë në zhvillim dhe zbutjen e varfërisë q. Sot , ekonomistët e

Roli i bujqesisë në zhvillim dhe zbutjen e varfërisë q. Sot , ekonomistët e zhvillimit janë më pak optimist në vënien e theksit në industrializimin e shpejtë. q. Ata kanë kuptuar jo fort moti se nga roli pasiv dhe mbështetës në procesin e zhvillimit ekonomik, sektori i bujqësisë në veçanti dhe ekonomia rurale në përgjithësi, duhet të luajnë një rol të domosdoshëm në çfarëdo strategjie të përgjithshme të progresit ekonomik, veçanërisht në vendet e botës së tretë me të ardhura të ulëta. 8

Roli i bujqësisë në zhvillim dhe zbutjen e varfërisë q Përparësia komperative e bujqësisë

Roli i bujqësisë në zhvillim dhe zbutjen e varfërisë q Përparësia komperative e bujqësisë për zvogëlimin e varfërisë është vërtetuarar edhe nga studime të ndryshme ekonometrike. q Në bazë të këtyre studimeve në shumë vende ka dalë që rritja e GDP e krijuar nga bujqësia ka më shumë përfitime për të varfërit dhe më së paku është dyherë më efektive në zvogëlimin e varfërisë se rritja e gjeneruar nga sektorë të tjerë. q Megjithatë, me zhvillimin e vendeve, superioriteti i rritjes i gjeneruar nga bujqësia për të ofruar përfitime për të varfërit duket se do të zvogëlohet. 9

Roli i bujqësisë në zhvillim dhe zbutjen e varfërisë q. Përqendrimi i vazhdueshëm i

Roli i bujqësisë në zhvillim dhe zbutjen e varfërisë q. Përqendrimi i vazhdueshëm i varfërisë në zonat rurale ilustron vështërsinë e rishpërndarjes së të ardhurave të krijuara jashtë bujqësisë. q Zhvillimi me bazë të gjerë i ekonomisë rurale duket të jetë esencial për zvogëlimin e varfërisë absolute dhe relative. q Në të vërtetë vlerësohet se 81% e reduktimit të varfësisë në nivel global në zonat rurlale mund të atribuohet përmirësimit të kushteve në zonat rurale; migrimi llogaritet për vetëm 19%. 10

Roli i bujqësisë në zhvillim dhe zvogëlimin e varfërisë • Në bazë të një

Roli i bujqësisë në zhvillim dhe zvogëlimin e varfërisë • Në bazë të një studimi të kryer nga stafi i OECD…. 11

Roli i bujqësisë në zhvillim dhe zbutjen e varfërisë q. Historikisht, norma e zbutjes

Roli i bujqësisë në zhvillim dhe zbutjen e varfërisë q. Historikisht, norma e zbutjes së varfërisë ka qenë ngusht e lidhur me performancën e zhvillimit të bujqësisë- veçanërisht me normën e rritjes së produktivitetit të prodhimit bujqësor. q. Me fjalë të thjeshta , vendet që kanë pasur sukses në rritjen e produktivitetit bujqësor kanë arritur që në masë më të madhe të zvogëlojnë varfërinë. q. Evidenca të shumta në këtë drejtim vijnë nga Vendet e Azisë të cilat kanë realizuar Revolucionin e Gjelbërt. 12

Roli i bujqësisë në zhvillim dhe zbutjen e varfërisë q. Në kuptimin e rolit

Roli i bujqësisë në zhvillim dhe zbutjen e varfërisë q. Në kuptimin e rolit të produktivitetit bujqësor në reduktimin e varfërisë , sipas një analize tjetër është konkluduar se në mesatare , çdo 1% rritje në produktivitetin e punës në bujqësi redukton numrin e njerëzve të varfër që jetojnë me më pak se një dollarë në ditë për 0. 6% dhe 1. 2%. q. Asnjë sektor tjetër i ekonomisë nuk ka treguar një korrelacion kaq të fuqishëm në mes të produktivitetit në bujqësi dhe zbutjes së varfërisë. 13

Disa aspekte të bujqësisë në Kosovë q Nga sipërfaqja totale e Kosovës prej 1.

Disa aspekte të bujqësisë në Kosovë q Nga sipërfaqja totale e Kosovës prej 1. 1 milion ha, 53% janë tokë bujqësore, ndërsa 41% janë tokë pyjore. q Bujqësia është sektor i rëndësishëm ekonomik i cili siguron pjesën më të madhe të punësimit në Kosovën e pasluftës. q Bujqësia e Kosovës karakterizohet me ferma të vogla, prodhimtari të ulët dhe nivel i pamjaftueshëm i shërbimeve këshillimore, por edhe përkundër kësaj ajo kontribuon me: - 11 -12% në BPV (bruto prodhimi vendor) të Kosovës, - punëson në mes të 25% deri 30% të punësimit të përgjithshëm, kryesisht në sektorin joformal dhe - përbën rreth 16% të vlerës së eksportit total. q Rreth 60% e popullsisë së Kosovës jeton në zonat rurale. Sektori i bujqësisë si i tillë do të luaj një rol të rëndësishëm për ofrimin e mundësive për punësim dhe për krijimin e të ardhurave për njerëzit që jetojnë në zonat rurale 14

Disa aspekte të bujqësisë në Kosovë q. Kosova ka një sipërfaqe të përgjithshme 10,

Disa aspekte të bujqësisë në Kosovë q. Kosova ka një sipërfaqe të përgjithshme 10, 908 km², me popullsi rezidente prej 1, 804, 944 banorë, ku 61% e totalit të popullsisë jetojnë në zonat rurale. q. Vendi ynë për shkak të posedimit të parcelave të vogla në ferma, ka potencial konkurrues në sektorin e hortikulturës, d. m. th. prodhimin e frutave dhe perimeve, si dhe në sektorin e blegtorisë.

Përdorimi i tokës q. Rezultatet e Regjistrimit të Bujqësisë 2014 tregojnë se në Kosovë

Përdorimi i tokës q. Rezultatet e Regjistrimit të Bujqësisë 2014 tregojnë se në Kosovë janë gjithsej 130, 775 Ekonomi Bujqësore, që janë marrë me aktivitete bujqësore, në vitin e prodhimtarisë bujqësore 2013 -2014, nga të cilat 130, 436 janë Ekonomi Familjare Bujqësore dhe Biznese Individuale, ndërsa 339 janë Subjekte Juridike. q. Subjektet Juridike kanë kontribuar me më pak se 0. 2% në numrin e Ekonomive Bujqësore, ndërsa 2% në sipërfaqen e shfrytëzuar të tokës bujqësore.

Përdorimi i tokës Rezultatet e Regjistrimit të Bujqësisë 2014 tregojnë se në Kosovë janë

Përdorimi i tokës Rezultatet e Regjistrimit të Bujqësisë 2014 tregojnë se në Kosovë janë gjithsej 130, 775 Ekonomi Bujqësore, që janë marrë me aktivitete bujqësore, në vitin e prodhimtarisë bujqësore 2013 -2014, nga të cilat 130, 436 janë Ekonomi Familjare Bujqësore dhe Biznese Individuale, ndërsa 339 janë Subjekte Juridike. Subjektet Juridike kanë kontribuar me më pak se 0. 2% në numrin e Ekonomive Bujqësore, ndërsa 2% në sipërfaqen e shfrytëzuar të tokës bujqësore.

Shfrytëzimi i tokës bujqësore Sipas të dhënave të Regjistrimit të Bujqësisë janë 129 884

Shfrytëzimi i tokës bujqësore Sipas të dhënave të Regjistrimit të Bujqësisë janë 129 884 Ekonomi Bujqësore që e shfrytëzojnë tokën bujqësore në Kosovë. Ekonomitë Bujqësore shfrytëzojnë gjithsej 413 635 hektarë të tokës bujqësore, nga të cilët 147 587 janë tokë e përbashkët (35. 7%). Tab. Gjithsej toka e shfrytëzuar dhe shfrytëzimi i tokës bujqësore në Ekonomitë Bujqësore, Kosovë, 2014

Shfrytëzimi i tokës bujqësore

Shfrytëzimi i tokës bujqësore

Shfrytëzimi i tokës bujqësore

Shfrytëzimi i tokës bujqësore

Shfrytëzimi i tokës bujqësore Tab. Madhësia mesatare e Ekonomive Bujqësore sipas sipërfaqes së shfrytëzuar

Shfrytëzimi i tokës bujqësore Tab. Madhësia mesatare e Ekonomive Bujqësore sipas sipërfaqes së shfrytëzuar të tokës bujqësore (ha) në shtetet anëtare të BE-së (2010), Kosovë (2014), Serbi (2012) dhe Mal të Zi (2010) Madhësia mesatare e Ekonomive Bujqësore në Kosovë është 3. 2 ha të sipërfaqes së shfrytëzuar të tokës bujqësore. Më të shpeshtat janë ekonomitë me 2 -5 ha të sipërfaqes së shfrytëzuar të tokës bujqësore (23. 3%).

Shfrytëzimi i tokës bujqësore

Shfrytëzimi i tokës bujqësore

Shfrytëzimi i tokës bujqësore Burimi: ASK, Rezultatet e regjistrimit të bujqësisë. 2014, fq. 64

Shfrytëzimi i tokës bujqësore Burimi: ASK, Rezultatet e regjistrimit të bujqësisë. 2014, fq. 64

Perimet

Perimet

Pemishtet

Pemishtet

Blegtoria q Gjithsej numri i Ekonomive Bujqësore në Kosovë që janë marrë me blegtori

Blegtoria q Gjithsej numri i Ekonomive Bujqësore në Kosovë që janë marrë me blegtori në vitin 2014 ishte 91 227 (70% e gjithsej Ekonomive Bujqësore), të cilat përbëjnë gjithsej 281 747 Njësi Blegtorale (Nj. B). q Numri më i madh i kafshëve ishte në Rajonin e Prishtinës (21%) dhe numri më i vogël në rajonin e Ferizajt (9%). q Nga gjithsej Ekonomitë Bujqësore, që merren me blegtori, 73% e Ekonomive Bujqësore mbajnë gjedhe. Shumica e gjedheve mbahen nga Ekonomitë Familjare Bujqësore, kurse Subjektet Juridike mbajnë vetëm 0. 3%. Më shumë se gjysma e gjedheve janë lopë qumështore (51%). q Numri mesatari gjedheve për Ekonomi Bujqësore është 3. 9 krerë.

Blegtoria

Blegtoria

Struktura e fermës Marrë nga Raporti i Gjelbër 2015, Ministria e Bujqësisë dhe zhvillimit

Struktura e fermës Marrë nga Raporti i Gjelbër 2015, Ministria e Bujqësisë dhe zhvillimit rural

Privatizimi i tokave bujqësore Nga sipërfaqja e tokës së shfrytëzuar bujqësore në Kosovë është

Privatizimi i tokave bujqësore Nga sipërfaqja e tokës së shfrytëzuar bujqësore në Kosovë është vlerësuar se 88% ishte tokë e privatizuar, ndërsa 12% tokë shoqërore, që ishte në kuadër të ndërmarrjeve dhe kooperativave bujqësore deri në vitet e 90’-ta. Tab. 1. Raporti përmbledhës i shitjeve të tokave bujqësore 2004 -2014 Marrë nga Raporti i Gjelbër 2015, Ministria e Bujqësisë dhe zhvillimit rural

Fuqia punëtore në bujqësi q Numri i përgjithshëm i personave të angazhuar në bujqësi

Fuqia punëtore në bujqësi q Numri i përgjithshëm i personave të angazhuar në bujqësi në Kosovë është 362 700. q Mosha mesatare e bartësve të Ekonomive Familjare Bujqësore dhe Bizneseve Individuale është 52. q Shumica e bartësve janë meshkuj, ndërsa në mesin e anëtarëve të familjes së bartësve, që punojnë në Ekonomi Familjare Bujqësore dominojnë femrat. q Niveli i shkollimit të fuqisë punëtore bujqësore është i ulët. q Sa i përket shkollimit/trajnimeve në bujqësi, më shumë se 95% e menaxherëve kanë vetëm përvojë praktike në bujqësi.

Fuqia punëtore në bujqësi

Fuqia punëtore në bujqësi

Fuqia punëtore në bujqësi

Fuqia punëtore në bujqësi

Inputet dhe investimet në sektorin e bujqësisë Marrë nga Raporti i Gjelbër 2015, Ministria

Inputet dhe investimet në sektorin e bujqësisë Marrë nga Raporti i Gjelbër 2015, Ministria e Bujqësisë dhe zhvillimit rural

Eksporti dhe importi i produkteve bujqësore Tab. 2 Eksporti-Importi i produkteve bujqësore në 1000

Eksporti dhe importi i produkteve bujqësore Tab. 2 Eksporti-Importi i produkteve bujqësore në 1000 euro

Eksporti dhe importi i produkteve bujqësore Fig. Eksporti dhe importi i produkteve bujqësore në

Eksporti dhe importi i produkteve bujqësore Fig. Eksporti dhe importi i produkteve bujqësore në 1000 euro

Eksporti dhe importi i produkteve bujqësore

Eksporti dhe importi i produkteve bujqësore

Struktura e eksportit dhe importit sipas vendeve

Struktura e eksportit dhe importit sipas vendeve

Bujqësia –potencial për zhvillim dhe punësim q Importet bujqësore nga partnerët tregtar të Kosovës,

Bujqësia –potencial për zhvillim dhe punësim q Importet bujqësore nga partnerët tregtar të Kosovës, të cilët përfitojnë nga prodhimi dhe subvencionet në eksport, i vënë bujqit e Kosovës në situatë të pafavorshme. q Subvencionet në prodhim dhe në eksport përdoren për të mbështetur bujqësinë nga shumica e partnerëve tregtar të Kosovës. q Shumë prej këtyre vendeve ndajnë një të tretën ose dy të tretat e buxhetit për bujqësi për subvencione. q Këto transferime buxhetore në bujqësi ndryshojnë por më të lartat janë në Kroaci nga të gjitha vendet e EJL-it dhe shtetet anëtare të BE-së. q Subvencionet bujqësore në këto vende mundësojnë hyrjen e produkteve më cilësore me çmime më ulëta në tregun e Kosovës 38

Çmimet e produkteve bujqësore në Kosovë

Çmimet e produkteve bujqësore në Kosovë

Subvencionet në bujqësi

Subvencionet në bujqësi

Numri i përfituesve sipas regjionit në vitin 2014 Burimi: MBPZHR, Raporti i Gjelbër, 2015,

Numri i përfituesve sipas regjionit në vitin 2014 Burimi: MBPZHR, Raporti i Gjelbër, 2015, fq. 135

q Sa i përket sektorit të bujqësisë, politikat fiskale janë një ndër insrtrumentet kryesore

q Sa i përket sektorit të bujqësisë, politikat fiskale janë një ndër insrtrumentet kryesore politike të cilat kanë ndikuar direkt në zhvillimin dhe avancimin e sektorit. q Rregulloret të cilat kanë ndihmuar zhvillimin e sektorit të bujqësisë përmes aplikimit të këtyre politikave fiskale për lirimin nga dogana dhe lirimin nga TVSH për të gjitha agroinputet bujqësore përjashtuar insekticidet. Rregulloret: Nr. 2004/13, Nr. 2004/35, Nr. 2006/4, Nr. 2007/ 12 dhe Nr. 2007/31. q Me hyrjen në fuqi të Ligjit Nr. 04 -L/163 për mallrat e liruara nga tatimi doganor dhe mallrat me tarifë zero të tatimit doganor, është shfuqizuar Rregullorja Nr. 2007/31.

Përparësitë konkurruese të Kosovës në bujqësi q Përparësitë komparative të Kosovës në bujqësi duket

Përparësitë konkurruese të Kosovës në bujqësi q Përparësitë komparative të Kosovës në bujqësi duket të jenë frutat dhe perimet me vlerë të lartë. q Rezultatet e tilla nxirren nga analiza e Shkallës së Kostos së Burimeve të Brendshme (KBB), si indikator standard për konkurrencën potenciale ndërkombëtare që bën matjen e efikasitetit relativ të prodhimit vendor nga vlera e shtuar e krijuar. 43

Bujqësia –potencial për zhvillim dhe punësim q Kostoja e punës bujqësore në Kosovë është

Bujqësia –potencial për zhvillim dhe punësim q Kostoja e punës bujqësore në Kosovë është konkurruese, por produktiviteti është shumë ulët. q Përparësitë komparative të Kosovës në bujqësi duket të jenë frutat dhe perimet me vlerë të lartë. q Rezultatet e tilla nxirren nga analiza e Shkallës së Kostos së Burimeve të Brendshme (KBB), si indikator standard për konkurrencën potenciale ndërkombëtare që bën matjen e efikasitetin relativ të prodhimit vendor nga vlera e shtuar e krijuar. q KBB-të kalkulohen për të vlerësuar mesataren e konkurrencës së bujqve komercial të Kosovës për këto mallra: domate, molla, qepë, patate, lakër, speca, kumbulla, dardha dhe rrush. q Këto produkte janë zgjedhur për shkak të rëndësisë së tyre përkatëse si në produktin bruto bujqësor ashtu edhe në potencial eksportues. 44

Bujqësia –potencial për zhvillim dhe punësim q Prodhimet e hortikulturës shpeshherë kërkojnë sasi të

Bujqësia –potencial për zhvillim dhe punësim q Prodhimet e hortikulturës shpeshherë kërkojnë sasi të konsiderueshme të punës rurale për t’u prodhuar dhe përpunuar. Kjo paraqet një burim relativisht stabil të punësimit dhe të të ardhurave. q Këto produkte mund të kenë edhe ndikim të drejtpërdrejt në sigurinë e ushqimit, në veçanti në zonat më të largëta dhe rurale. q Për dallim, mallrat me shumicë si gruri, pambuku dhe duhani kërkojnë më pak punë intensive , i nënshtrohen konkurrencës së ashpër globale dhe çmimeve ndërkombëtare, dhe shpeshherë nuk janë të dobishme për konsum. q Tregtia ndërkombëtare me produkte bujqësore të vlerës së lartë është rritur më shpesh sesa ajo e të korrave stabile. q Për më tepër, anketat e ekonomive familjare tregojnë se mesatarisht, fermat që prodhojnë fruta dhe perime ose qumësht kanë më pak gjasa që të jenë të varfër sesa ekonomitë familjare që nuk prodhojnë këto mallra. Aktualisht, prodhimi vjetor hortikulturor (F&P) dhe tregtia kanë vlerë rreth 160 milion euro në vit. 45

Bujqësia –potencial për zhvillim dhe punësim q Fokusimi në përparësitë komparative në bujqësi jo

Bujqësia –potencial për zhvillim dhe punësim q Fokusimi në përparësitë komparative në bujqësi jo vetëm që të do rris produktet e Kosovës në këtë sektor, por do të mund të ngrit edhe eksportin e Kosovës dhe ajo që është më e rëndësishme të zëvendësojë importin. q Kërkesa vendore ka filluar të rritet viteve të fundit me rritjen e fuqisë blerëse, në veçanti në zonat urbane. q Gjatë dekadës së fundit, kërkesa për F&P është ngritur më shumë se çdo kategori tjetër ushqimore. q Në të ardhmen, kërkesa e brendshme për F&P pritet të vazhdojë me rritje. q Veç kësaj, ka gjasa që kërkesa e jashtme – në veçanti kërkesa rajonale – të krijojë mundësi të shumta për zhvillim dhe profit në sektorin e F&P-ve. 46

Bujqësia –potencial për zhvillim dhe punësim q Për shfrytëzimin e përparësive komparative në bujqësi,

Bujqësia –potencial për zhvillim dhe punësim q Për shfrytëzimin e përparësive komparative në bujqësi, Kosova si hap të parë duhet të adresojë pengesat që janë duke shtrembëruar tregjet dhe duke reduktuar konkurrencën. q Aktualisht prodhimtaria dhe të ardhurat nga bujqësia janë të ulëta si rezultat i fermave të vogla dhe mungesa e qasjes në ekspertizë teknike që rezulton në praktika të vjetruara bujqësore, përdorim joadekuat të inputeve, mungesës së kredive dhe praktikave joefektive të menaxhimit të fermave. q Janë të nevojshme investime për të bërë zgjerimin sektorëve të mishit dhe të prodhimeve të qumështit, q Një mori e mangësive të tregut kanë shkaktuar uljen e çmimeve bujqësore në Kosovë, duke zvogëluar kështu stimulimin për prodhim dhe investim. 47

Bujqësia –potencial për zhvillim dhe punësim q Duke marrë parasysh punën e bollshme bujqësore

Bujqësia –potencial për zhvillim dhe punësim q Duke marrë parasysh punën e bollshme bujqësore në dispozicion, qasjen e afërt dhe të lirë në tregun e BE-së dhe klimën relativisht të mirë, Kosova duhet të ketë përparësi komparative në prodhimin e prodhimeve të qumështit dhe hortikulturës të vlerës së lartë. q Megjithatë, ekzistojnë një numër i pengesave që janë duke zvogëluar konkurueshmërinë e Kosovës dhe duke penguar aftësinë për të shfrytëzuar maksimalisht përparësitë komparative. q Në bazë të përvojës nga vendet në tranzicion, ka zgjidhje në dispozicion për adresimin e këtyre pengesave. 48

Bujqësia –potencial për zhvillim dhe punësim q Përmirësimi i shfrytëzimit të tokës mund të

Bujqësia –potencial për zhvillim dhe punësim q Përmirësimi i shfrytëzimit të tokës mund të ndihmojë që të punësohet një pjesë e fuqisë punëtore të madhe kryesisht pasive. q Më se 60 përqind të popullsisë së Kosovës vlerësohet se jeton në zonat rurale, dhe 53 përqind të fuqisë punëtore rurale është e papunë. q Popullsia rurale ka potencial prodhues sepse 60 përqind janë nën moshën 30 vjeçare. q Njëkohësisht, 90 përqind të popullsisë rurale janë pronarë të tokave 49

Investimet në bujqësi/ Subvencionet q. Në kornizën e saj afatmesme të shpenzimeve, Qeveria e

Investimet në bujqësi/ Subvencionet q. Në kornizën e saj afatmesme të shpenzimeve, Qeveria e Kosoves mezi ka ndarë një perqindje prej vetëm 1. 2% te buxhetit të saj shtetëror për sektorin e bujqesisë. q. Në vitin 2002, shpenzimet publike në bujqësi në vendet në zhvillim kanë qenë mesatarisht 6. 7%. Kosova është larg arritjes së kësaj pjesëmarrje. 50

Buxheti i Kosovës-Planifikimet (2016) Burimi: http: //www. institutigap. org/

Buxheti i Kosovës-Planifikimet (2016) Burimi: http: //www. institutigap. org/

Buxheti i Kosovës-Planifikimet (2017)

Buxheti i Kosovës-Planifikimet (2017)

Shpërndarja e Buxhetit për bujqësi (2016) Burimi: http: //www. institutigap. org/

Shpërndarja e Buxhetit për bujqësi (2016) Burimi: http: //www. institutigap. org/

Shpërndarja e Buxhetit për bujqësi (2017)

Shpërndarja e Buxhetit për bujqësi (2017)

Buxheti i Kosoves sipas sektorëve 55

Buxheti i Kosoves sipas sektorëve 55

Bujqësia –potencial për zhvillim dhe punësim q Që të stimulohet aktiviteti bujqësor, autoritetet duhet

Bujqësia –potencial për zhvillim dhe punësim q Që të stimulohet aktiviteti bujqësor, autoritetet duhet të forcojnë politikat e tokës dhe ato bujqësore, të përmirësojnë tregjet bujqësore, dhe të përfundojnë privatizimin dhe konsolidimin e tokës bujqësore. q Për politikat e tokës, zhvillimi i sistemit të kadastrës është i nevojshëm për të përforcuar të drejtat e pronës: jo vetëm pronësia e tokës por edhe informatat e tregut të tokës. q Kjo ka shumë rëndësi për të mundësuar që toka të transferohet në shfrytëzim më efikas, dhe të mundësohet që investimet të rrisin konkurrencën në bujqësi. 56

Përfundime dhe Rekomandime për bujqësi Ekzistojnë shumë arsye pse bujqesia duhet që të konsiderohet

Përfundime dhe Rekomandime për bujqësi Ekzistojnë shumë arsye pse bujqesia duhet që të konsiderohet si një motor i zhvillimit dhe zvogëlimit të varfërisë, por ne do ti veçojmë dy që i përgjigjen kushteve dhe rrethanave të Kosovës: q Së pari, në vend të zhvillimit intenziv kapital i cili krijon më pak vende pune, bujqësia mund të sigurojë vende të punës dhe sigurim të kushteve të jetesës duke qenë në masë të konsiderueshme për nga vetë natyra e saj ofruese e punës intensive. Prodhimet e hortikulturës shpeshherë kërkojnë sasi të konsiderueshme të punës rurale për t’u prodhuar dhe përpunuar. Kjo paraqet një burim relativisht stabil të punësimit dhe të ardhurave. q Fokusimi në përparësitë komparative në bujqësi jo vetëm që të do rris produktet e Kosovës në këtë sektor, por do të mund të ngrit edhe eksportin e Kosovës dhe ajo që është më e rëndësishme të zëvendësojë importin. 57

Përfundime dhe Rekomandime për bujqësi q. Së dyti, dëshmitë e fituara përmes përvojës (të

Përfundime dhe Rekomandime për bujqësi q. Së dyti, dëshmitë e fituara përmes përvojës (të cilat u përmenden gjatë punimit) sugjerojnë se zhvillimi që vjen nga bujqësia është më efektiv në stimulimin e rritjes se shpenzimeve për kategoritë më të varfra, sesa zhvillimi që vjen nga sektorët e tjerë jobujqësorë. q. Zhvillimi i bujqësisë është një sfidë dhe duhet të jetë pjesë shumë e rëndësishme e strategjisë për zbutjen në maksimum të nivelit të varfërisë. q. Si duket Investimi publik në sektorin e bujqësisë paraqet çelësin e zgjidhjes së kësaj problematike kaq të rëndë dhe komplekse. 58