UNIVERSITETI I PRISHTINS Fakulteti Ekonomik Prishtin MARKETINGU NDRKOMBTAR
UNIVERSITETI I PRISHTINËS Fakulteti Ekonomik Prishtinë MARKETINGU NDËRKOMBËTAR 5 Prof. dr. Ali Jakupi 1
KËRKIMET E MARKETINGUT NDËRKOMBËTAR ► Me kërkimet e marketingut ndërkombëtar nënkuptohen aktivitetet e organizuara kërkimore, që kanë karakter kontinuel dhe sistematik, si dhe mbështeten në metodat shkencore kërkimore, për të identifikuar gjendjet në tregjet e huaja (kërkesën, konkurrencën, sjelljet e konsumatorëve e tjerë) ► Kërkimet janë kategori dinamike, që ndryshojnë varësisht nga ndryshimet në treg. ► Objektivi i marketingut ndërkombëtar është identifikimi i kërkesave të konsumatorëve nëpër vise të ndryshme të botës, si dhe përmbushja e 2 tyre në mënyrën sa më solide.
► FAKTORËT E MJEDISIT përmbajnë komplekse unike, por, njëkohësisht edhe të diferencuara ► NDËRMARRJET nuk janë në gjendje t’i njohin mjediset, dallimet dhe elementet e përbashkëta të tyre, para se t’i bëjnë hulumtimet e nevojshme ► KËRKIMET (hulumtimet) realizohen nëpërmjet aktiviteteve hulumtuese të marketingut ndërkombëtar. 3
PROBLEMET RRETH KËRKIMEVE TË MARKETINGUT NDËRKOMBËTAR ► Kërkimet e marketingut ndërkombëtar janë parahyrje në ushtrimin e veprimtarive dhe të bizneseve konkrete, të orientuara për në tregjet e huaja ► Kërkimet e çfarëdo lloji në marketingun ndërkombëtar ballafaqohen me sfida të shumta, si për shembull: § mangësitë në njohjen e dispozitave ligjore nëpër mjediset përkatëse, § mosnjohja e sistemeve politike, § mosnjohja e kulturave, § mosnjohja e gjuhëve, § mosnjohja e religjioneve, 4 § mosnjohja e sjelljeve të konsumatorëve.
► TËRË SPEKTRI I KËRKIMEVE të marketingut ndërkombëtar ka një emërues të përbashkët: KËRKIMET E SJELLJEVE TË KONSUMATORËVE ► Kërkimet e marketingut ndërkombëtar janë shumë më problematike kundrejt kërkimeve të marketingut vendor ► Të panjohurat në marketingun ndërkombëtar janë të shumta 5
KËRKIMET E TREGJEVE TË HUAJA ► Me kërkimet e tregjeve të huaja nënkuptohet procesi i organizuar me aktivitete të specializuara kërkimore, për të grumbulluar informacione të nevojshme, me të cilat merren vendime meritore për mbarëvajtjen e biznesit në ndërmarrje. ► Informacionet vjelen duke zbatuar metoda kabinetike dhe metoda në terren (Informacionet sekondare dhe informacionet primare). 6
► Nëpërmjet kërkimeve të tregjeve të huaja zbardhën problemet që kanë të bëjnë me: § mundësitë e plasimit të ofertave në tregjet e huaja, § mundësitë e kyçjes së ndërmarrjeve në tregjet e huaja, § mundësitë e konkretiizmit të formave të bashkëpunimit në tregjet e huaja § mundësitë e zvogëlimit të rreziqeve nga konkurrenca, § mundësitë e sqarimeve për manaxherë se çfarë duhet të bejnë, ku të investojnë e tjerë. ► Informacionet e vjela në mjedise të huaja janë në funksion të marrjes së vendimeve meritore 7
LLOJET E KËRKIMEVE ► Në praktikë ekzistojnë disa lloje të kërkimeve: § kërkimet preliminare, § kërkimet në tregun konkret, § kërkimet orientuese, § kërkimet indikative, § kërkimet e vërteta. ► Kërkimet preliminare kryhen në fazën e parë kërkimore (përfshihen shtetet dhe tregjet, me dimensionet që i kanë); ► Kërkimet e tregut konkret janë hulumtim më i gjerë, më i thellë dhe më i gjithanshëm; 8
► Kërkimi orientues bëhet kryesisht sipas metodave kabinetike, sikurse ndodh të kërkimet preliminare; ► Kërkimet indikative paraqesin një fazë më të lartë, ngase duhet të jepen përgjigje të argumentuara për profilin, prirjet dhe sjelljet e konsumatorëve; ► Kërkimet e vërteta realizohen duke zbatuar metoda interne dhe eksterne. Në një farë mënyre është sublimim i kërkimeve të dy fazave paraprake. 9
KËRKIMET E MARKETINGUT NDËRKOMBËTAR ► Kërkimet e marketingut ndërkombëtar kanë kuptim më të gjerë se sa kërkimet e tregut ndërkombëtar ► Kërkimet e marketingut ndërkombëtar përbëjnë një proces të tërë të aktiviteteve. ► Përbëhen nga këto faza: § përcaktimi i problemit dhe përcaktimi i objektivave, § zhvillimi i qasjeve inovative, § organizimi i studimit kërkimor, § disenjimi i kërkimit, § përkufizimi i fushës kërkimore; § analiza dhe evoluimi i kërkimeve, 10 § hartimi i raportit dhe i prezantimit të tij.
► Kërkimet e marketingut ndërkombëtar paraqesin shkallën sublime të kërkimeve jashtë dhe brenda ndërmarrjes. ► Performansat e kërkimeve të marketingut ndërkombëtar paraprijnë në marrjen e këtyre vendimeve: § a do të prodhohet për tregun e synuar ndërkombëtar, § me çfarë asortimenti dhe, § me çfarë vëllimi të prodhimit. ► Kërkimet e marketingut ndërkombëtar mund të jenë të suksesshme varësisht nga potencialet e njohurive të akterëve të hulumtimeve. 11
KËRKIMET E KONKURRENCËS NË MARKETINGUN NDËRKOMBËTAR ► Konkurrenca është nyjëzim i aktiviteteve, i cilësive, për të depërtuar me sukses në jetën e përditshme, për të qenë i pari dhe më i miri. ► Konkurrenca nuk zhvillohet me intensitete të njëjta, madje as në degë, as në sektor. ► Faktorët e ndryshëm që dominojnë nëpër mjedise të caktuara influencojnë dhe e dallojnë konkurrencën në mes mjediseve dhe tregjeve ► Disa veprimtari ekonomike janë më të shquara në treg, për shkak të kërkesës më të madhe (industria kimike, automobilistike, kompjuterike e tjerë). ► Konkurrenca dallon, nuk është e njëjtë nëpër 12 vende të ndryshme.
KËRKIMET E KONKURRENCËS PËRKUFIZOHEN NË DISA PREMISA: ► Premisat mund të përkufizohen kështu: 1. esenciale është të kuptuarit e përmbajtjes së konkurrencës; 2. definimi i faktorëve që kanë bërë të mundur apo të pamundur konkurrencën; 3. identifikimi i problemeve, me të cilët pengohet ose mundësohet avancimi i konkurrencës; 4. krahasimi i konkurrencës në mes ndërmarrjeve në vend e në veçanti në relacionet ndërkombëtare; 5. ndërtimi i strategjive përvetësimin dhe manipulimin me faktorët, të cilët ndikojnë në 13 konkurrencë.
FAKTORËT QË NDIKOJNË NË KONKURRENCË ► Faktorët që ndikojnë në zhvillimin e konkurrencës janë: § Resurset natyrore, § Resurset njerëzore, § Teknologjia e avancuar, § Dituritë. ► Lidhur me faktorët ndikues në konkurrencë bëhen analiza të shumta. 14
METODAT E ANALIZËS SË KONKURRENCËS ► Aftësia konkurruese e ndërmarrjes analizohet nëpërmjet disa metodave të zgjedhura. ► Ndër metodat më të shquara dallohen: § Metoda CORE § SWOT analiza, § Metoda BENCHMARKING e tjerë. ► Metoda CORE (Company Readiness for Exports - Kompania për gatishmëri për eksporte) merret me hapat fillestarë për vlerësimin e aftësisë dhe të përgatitjes së kompanisë dhe të manaxherëve për eksport 15
► Është metodë me elemente të përgjithshme, pa detajizime të mjaftueshme ► Analiza SWOT (Strengths, Weakness, Opportunities, Threats) përfshinë avantazhet dhe çavantazhet, që shfaqen nëpërmjet: § fuqisë që e ka ndërmarrja, § dobësitë, § rastet e volitshme, § rreziqet. ► Metoda BENCHMARKING përfshinë analizat e ndërmarrjeve të mëdha, që janë lidere, të cilat me potencialet e tyre shtojnë edhe më tepër konkurrencën në treg. 16
► Bemchmarking e ka domethënien e nivelizimeve, të krijimit të një konstante të përbashkët. ► BENCHMARKING është “aftësi për t’ia pranuar vetes se dikush është më i mirë se vet dhe artin që duhet mësuar për t’u bërë më i mirë dhe për t’i tejkaluar më të mirët”. ► Zbatimi i metodave bëhet me qëllim të vlerësimit të përparësive konkurruese të ndërmarrjes. ► Vlerësimi bëhet në të gjitha aspektet, ku përfshihen: § përvojat e manaxhimit, § krahasimet me ndërmarrjet tjera konkurruese 17 e tjerë.
NDIKIMI I STRATEGJIVE TË MARKETINGUT NË PËRPARËSITË KONKURRUESE ► Strategjitë e marketingut ndërkombëtar kanë ndikim të dukshëm në ngritjen e përparësive të konkurrencës. ► Strategjitë e MN që kanë ndikim në fuqizimin e konkurrencës klasifikohen në këtë mënyrë: § strategjitë e përgjithshme, § strategjitë e kundërshtimit, § strategjitë e bashkëpunimit, § strategjitë e inovacioneve dhe, § strategjitë e zgjerimit të tregut. 18
► STRATEGJITË E PËRGJITHSHME e kanë kuptimin e strategjive globale për të depërtuar ndërmarrjet e mëdha në tregjet e huaja. ► Në STRATEGJITË E KUNDËRSHTIMIT përfshihen lojrat e konfrontimeve, të cilat janë të domosdoshme për mbrojtjen e ndërmarrjes nga konkurrenca vendore apo konkurrenca e huaj. ► STRATEGJITË E BASHKËPUNIMIT janë të pranishme dhe të zbatueshme të ndërmarrjet që kanë reputacion, kanë potencial të knowhow, por nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare. 19
► STRATEGJITË E INOVACIONEVE gjejnë vend posaçërisht të kompanitë me orientime globale. ► STRATEGJITË E ZGJERIMIT TË TREGUT janë të lidhura me konkurrencën në treg, me mundësitë që i ka ndërmarrja për t’i bërë ballë konkurrencës. 20
KËRKIMET E SJELLJEVE TË KONSUMATORËVE NË MARKETINGUN NDËRKOMBËTAR ► Në fokusin e marketingut ndërkombëtar është identifikimi i konsumatorëve, i sjelljeve të tyre, i faktorëve që ndikojnë në sjellje. ► Në marketingun ndërkombëtar, marketerët, ekspertët e kërkimeve të sjelljeve të konsumatorëve kanë për detyrë të bëjnë analiza për mjediset dhe për tregjet e synuara. 21
► Në sjelljet e konsumatorëve ndikojnë faktorë të ndryshëm, siç janë: 1. faktorët kulturorë, 2. faktorët socialë, 3. faktorët personalë dhe, 4. faktorët psikologjikë. ► Kërkimet e marketingut ndërkombëtar, si dhe sjelljet e konsumatorëve duhet të përmbyllen me efekte të konsiderueshme. 22
► KOMENTE ► PYETJE ► PËRGJIGJE 23
- Slides: 23