UNIVERSITETI AAB PRISHTIN FAKULTETI I ADMINISTRATS PUBLIKE ANALIZA
UNIVERSITETI AAB PRISHTINË FAKULTETI I ADMINISTRATËS PUBLIKE ANALIZA E POLITIKAVE PUBLIKE STUDIME MASTER FAZAT E POLITIKAVE PUBLIKE - POLITIKBËRJA LIGJËRATA
KONCEPTE THEMELORE • Procesi i politikave publike kalon nëpër disa faza konkrete; • Merren vendime në kohë dhe në vend të caktuar; • Analizohet se çka është problemi në fjalë, aktorët dhe pjesëmarrësit në fazat e ndryshme; • Si dhe mundësit për implementimin e politikave përkatëse publike.
Modeli i procesit të politikë-bërjes Dy studiusit dhe analistet e Politikave Publike Jessika Adolino dhe Charles Blake paraqesin me se miri modelin e pesë fazave të procesit të zhvillimit të politikë-bërjes. Fazat kryesore në procesin e politikë-bërjes janë: 1. Përcaktimi i agjendës 2. Formulimi i politikës 3. Marrja e vendimeve 4. Zbatimi i politikës 5. Vlerësimi i politikës
1. Përcaktimi i agjendës 5. Vlerësimi i politikës 4. Zbatimi i politikës 2. Formulimi i politikës 3. Vendim-marrja
1. Përcaktimi i agjendës Llojet e agjendave a) agjenda sistemike dhe b) agjenda institucionale Analistet Coob & Ros fokusohen në këtë proces dhe identifikojnë 4 (katër) rrugë kryesore që dërgojnë deri në përcaktimin e agjendës së politikës publike - iniciativa e marrë nga jashtë qeveria; - iniciativa nga brenda qeverisë; - mobilizimi i grupeve të interesit nga qeveria; - qeveria cakton çështjen në agjendën e politikës; Pra, në përcaktimin e agjendës vendosin: - grupet e interesit, - nivelet qeverisë dhe - elitat
Caktimi i agjendës • Agjenda politike zakonisht caktohet në pajtim në mes të Parlamentit dhe Qeverisë, por mund të ndikohet edhe nga OJQ-të, apo grupet e OJQ-ve nëpërmjet kampanjave, lobimit për çështje të caktuara, nevojave dhe brengave. Iniciativat e reja politike shpesh janë rezultat i ndikimit të kampanjave të OJQ -ve. Gjatë këtij hapi, OJQ-të synojnë të ndikojnë mbi vendimmarrësit në emër të interesit kolektiv. Media Akademitë Politika Caktimi i agjendës Shoqëria civile Grupet e interesit Akterët nderkombëtar 6
Caktimi i agjendës në Kosovë QEVERIA SHOQËRIA CIVILE AKTERËT NDËRKOMBËTAR OPINIONI PUBLIK MEDIA 7
2. Formulimi i politikës Pasi është përfunduar krijimi i agjendës institucionale të qeverisë, i vjen radha fazës së formulimit të politikave. Formulimi i politikës përfshinë disa aspekte të rendësishme: - vlerësimi i programeve - zgjedhja e politikave të propozuara, - debati për natyrën e problemit dhe - shkalla e natyrës së problemit
VENDIMMARRJA • Hierarkia si element kyçë në procesin e vendimmarrjes. • Pjesa e vendimmarrjes në strukturat administrative • Prezenca e ekspertëve të fushës në dhënien e mendimeve të politikave publike. • Roli i institucioneve arsimore shkencore në procesin e vendimmarrjes.
Studiusit e Politikave kanë konceptuar vendim-marrjen sipas disa qasjeve sistematike të cilat do t`i paraqesim më poshtë:
1. Krijimi i një mjedisi konstruktiv 2. Gjenerimi i alternativave të mira 3. Eksplorimi i këtyre alternativave 4. Zgjedhja e alternativave me të mira 5. Kontrolli mbi vendimin 6. Komunikimi i vendimit dhe ndërmarrja e veprimeve
IMPLEMENTIMI I POLITIKAVE PUBLIKE • Kjo fazë është finalja dhe më e rëndësishmja; • Këtu verifikohet diskrepanca në mes asaj normatives dhe reales; • Reflektimi i normës juridike në realitetin shoqëror; • Këtu angazhohen organet e administratës shtetërore në realizimin e politikës konkrete; • Këtu bëhet edhe kontrolli dhe mbikëqyrja e veprimtarisë konkrete realizuese (admini. ) • Instrumentet e implementimit si më poshtë:
1. Instrumentat direkte të qeverisë 2. Instrumentat e tregut 3. Instrumentat vullnetare 4. Instrumentat e përziera
1. Instrumentat direkte të qeverisë janë: - vendosja e rregullave, normave, udhëzimeve; - menaxhimi i shërbimeve nga kompanitë publike; - kryerja e shërbimeve direkt nga administrata publike; 2. Instrumentat e tregut janë: - vendosja e rregullave me pak të rrepta të kontrollit nga shteti - vendosja e stimujve të tregut të lirë; - kontraktimi i sherbimeve publike tek operatoret privat; 3. Instrumentat vullnetar; qeveria i kërkon publikut të paraqesë preokupimet e tij për zbatimin e politikës përmes formave të ndryshme si p. sh. internetit, telefonit, me shkrim, përmes mediave, mbledhje në komunitet. 4. Instrumentat e përzier; - përdorimi i kombinuar i të gjitha instrumentave jep një rezultat me të mirë për një zbatim të suksesshëm të politikës drejt qëllimeve të saja. Dy qasje janë për zbatim të politikës; - qasja nga lartë-poshtë dhe - qasja nga poshtë-lartë
5. Vlerësimi i politikës Vlerësimi i politikave publike lidhet me nëvojën për të kuptuar rezultatet e zbatimit të tyre. Vlerësimi i politikës publike bëhet përmes tre fushave: - vlerësimi administrativ- (nga vet administrata e qeverisë-kontrolli nga brenda dhe jashtë); - vlerësimi juridik- (nga gjykatat-përputhshmëria e ligjeve); - vlerësimi politik- (nga publiku-zgjedhjet, sondazhet, debatet).
- Slides: 15