TIPARET E PERIUDHAVE ME BASHKRNDITJE Gjuh dhe letrsi
TIPARET E PERIUDHAVE ME BASHKËRËNDITJE Gjuhë dhe letërsi shqipe Drejtimi Ekonomi për vitet e III-ta Prof. FITNETE MURAT Sipas marrëdhënieve që krijohen ndërmjet pjesëve dallojmë katër lloje të fjalive me bashkërënditje. Këto janë : 1. 2. 3. 4. Fjali me bashkërënditje këpujore (shtuese) Fjali me bashkërënditje kundërshtore Fjali me bashkërënditje veçuese Fjali me bashkërënditje përmbyllëse.
Fjalitë me bashkërënditje këpujore Fjali këpujore (shtuese)i quajmë ato fjali që janë të një fare dhe shprehin veprime a ngjarje , të cilat koordinohen midis tyre dhe realizojnë një tip të njëjtë të aktit të komunikimit. Bashkohen me anë të lidhëzave bashkërënditëse këpujore që janë : e, dhe, edhe , as, edhe. . . edhe, as…as, jo vetëm që. . por edhe , jo vetëm që , por as… Shembuj 1. Gjeneratat e reja e përjetuan luftën / dhe do të flasin për të 2. Artani edhe punon /edhe mëson shumë. Periudhat me fjali të bashkërënditura këpujore mund të kenë edhe : -Ngjyrime shkak-pasojë: Kishte shumë zhurmë dhe s’dëgjohej asgjë. -Ngjyrime përgasore: Plaga shërohet e fjala e rëndë nuk harrohet. . -Ngjyrime mospajtimi: Ata na thërritën e ne nuk i dëgjuam. -Ngjyrime shtesimi: Rinia luftoi për një botë të re dhe ajo botë erdhi. -Ngjyrime shkallëzimi: Le që nuk fituam , por edhe u turpëruam para shokëve.
Fjalitë e bashkërenditura kundërshtore Fjalitë me bashkërënditje kundërshtore shprehin mendime ku kemi një kundërvënie ndërmjet fjalisë së parë dhe të dytë. Fjalitë kundërshtore ndërtohen me lidhëzat kundërshtore që janë : po, por, mirëpo, kurse , ndërsa , megjithatë , megjithëkëtë , veç , vetëm se. Shembuj : 1. Lirinë nuk ua solla unë / , po e gjeta këtu në mesin tuaj. 2. Poeti lind me talent /ndërsa gjeniu krijohet me punë. Edhe fjalitë kundërshtore mund të shprehin ngjyrime të ndryshme si : a)Ngjyrim përgasore: Teuta punon në spital, kurse Linda studion mjekësinë. b)Ngjyrime kufizimi: Hana filloi të këndojë, por shpejt iu muar zëri. c)Ngjyrime lejore: Ardiani vinte nga larg , por kurrë nuk vonohej në stërvitje. d)Ngjyrime shtesore: Koperativa e tyre prodhon mjaft , por edhe e jona nuk ngeli pas. e)Ngjyrime përjashtuese: çdo gjë ka , veç vezë gjeli nuk ka.
Detyrë shtëpie: Në fjalitë e dhëna nënvizoni kallëzuesat , ndani pjesët me vijë veritakle dhe rrethoni lidhëzat : 1. Flamuri dhe shenjat e huaja u zhdukën dhe vendin e tyre e zuri flamuri i Skënderbeut. 2. Edhe mishi të piqet edhe helli të mos digjet. 3. Mevlana edhe mëson edhe merret me sport. 4. Vlora as nuk erdhi në mësim as nuk u paraqit. 5. Anila jo vetëm që mëson mirë, por edhe është e sjellshme. 6. Dallgët e fuqishme godisnin urën e ajo kërcëllonte.
- Slides: 4