Tema Sistemi kompjuterik hardueri softueri Punoi Blerina Jashari
Tema: Sistemi kompjuterik, hardueri, softueri Punoi: Blerina Jashari Lënda: Teknologji Arsimtar: Muhamer Ujkani Klasa: l. X 9
Hyrje Sistemi kompjuterik Komponentët e kompjuterit Hardueri Shtëpiza Pllaka amë (motherboard) Pllaka për zgjerim Njësitë e disqeve Njësitë e furnizimit Softueri
Sistemi kompjuterik Siq dihet , sistemi kompjuterik paraqet një pajisje elektronike e cila shërben për ruajtjen , përpunimin dhe shpërndarjen e informacioneve. Karakterizohet me pjesën harduerike dhe softuerike të tij.
Hardueri përmban komponentët fizikë të sistemit kompjuterik, siq janë: shtëpiza, pllaka amë (motherboard), pllakat për zgjerimin, njësitë e disqeve etj. Brenda të cilave ose në të cilat janë kyqur pjesët përbërëse të një kompjuteri (njësia qendrore dhe memoria punuese) dhe pajisjet periferike të tij: monitori , tastiera , miu , shtypësi etj.
Komponentët e kompjuterit Shumica e kompjuterëve personalë janë të ngjajshëm në ndërtimin e tyre. Rëndom është e mundshme që të kombinohen komponentët e disa prodhuesve në një tërësi. Një kompjuter personal (PC – personal computer) është i përbër nga këta komponentë që do ti tregojmë me radhë:
Shtëpiza e kompjuterit përmban këta komponentë bazikë të kompjuterit, të cilët janë: njësia qendrore (CPU) ose procesori, kujtesën, pllakën amë, diskun e ngrutë, njësinë e disqeve, kartelen e zgjerimeve etj. Shtëpizat e tilla janë dy llojesh: tower dhe mini tower. Kompjuterët personalë mund të jenë edhe të tipit portativ dhe njihen me emrin Laptop ose Notebook, të cilët në kohën e fundit janë paraqitur në mjaft modele të ndryshme dhe disa prej tyre janë të pajisur edhe me komponentë multimediale.
Pllaka amë (motherboard) Pllaka amë përmban të gjitha komponentët e nevojshëm të kompjuterit siq është njësia qendrore (CPU), kujtesa (memoria), dhe hapësirat për zgjerim (expansion slots). Pllaka amë është pllakë e stampuar me qarqe elektronike dhe paraqet bazën në të cilën vendoset procesori dhe qarqet elektrike përcjellëse.
Pllakat për zgjerimin janë të stampuara që shërbejnë përmisimin e vetive funksionale të kompjuterit personal. Pllakat për zgjerim mund të jenë: - kartela grafike për të mundësuar pamjen e fotografive në ekran - kartela kontrolluese të njësisë së disketës, harddiskut dhe diskut nga i cili vetëm mund të lexohet (CD ROM), - kartela për komunikim të ndërsjellë me njësitë periferike (shtypës, skanerm, mouse etj. ) - kartela e faksit dhe modemit për komunikim nëpërmjet linjës telefonike, - kartela e rrjetit që mundëson lidhjen e kompjuterit në rrjet, - kartela e zërit pë të dëgjuar muzikë dhe për të
Njësitë e disqeve Në shtëpizën e kompjuterit janë të vendosura njësitë e disqeve, që rëndom jan tri. Pajisja e cila e vë në lëvizje diskun e kompjuterit quhet ngasës i diskut (disk drive). Ngasësi i diskut mundëson qasjen në informacionet në cilëndo vend të caktuar të diskut. Disku tjetër që ndodhet në kompjuter është disku i ngurtë ose i fiksuar(hard – disku) i cili pranon më shumë informacione se disketa dhe rrotullohet shumë më shpejt se disketat. Lloji i tretë i disqeve është kompakt disku ndryshe CD ROM disku (shkurtesë nga anglishtja Compact Disk Read Only Memory).
Njësia e furnizimit të kompjuterit është gjithashtu e integruar në shtëpizën e kompjuterit. Kjo shërben për funizimin e të gjitha pjesëve me tension të nevojshëm. Softueri paraqet një tërësi të instruksioneve ose urdhrave të cilët janë të organizuar sipas një algoritmi të veqantë, të quajtur program. Këto instruksione zakonisht vendosen në kujtesën RAM. Softuerët zakonisht ndahën në: Softuer sistemor dhe aplikativ.
- Slides: 10