TEMA HISTORIA E MATEMATIKS TITULLI HISTORIA E MATEMATIKS

  • Slides: 12
Download presentation
TEMA : HISTORIA E MATEMATIKËS TITULLI : HISTORIA E MATEMATIKËS Leka Shyti Armir Qurdina

TEMA : HISTORIA E MATEMATIKËS TITULLI : HISTORIA E MATEMATIKËS Leka Shyti Armir Qurdina Hajan Thaqi Natyra Berberi Ali Spahiu Leonita Cermjani TETOR, 2014

Origjina e matematikës Përpara kohëve moderne dhe përhapjes së gjerë në të gjithë botën

Origjina e matematikës Përpara kohëve moderne dhe përhapjes së gjerë në të gjithë botën e njohurive, kemi vetëm disa zhvillime që kanë dalë në dritë. Tekstet më të lashta në matematikë janë dokumenti i njohur si Plimpton 322, Papirusi i Rhindit dhe Papirusi i Moskes. Interesant është fakti se të gjitha këto dokumente përmbajnë të ashtuquajturën sot Teorema e Pitagores që rezulton zbatimin matematikorë më të përhapur dhe më të lashtë. Plimpton 322 - Tabletë, model i matematikës babiloniane Papirusi i Rhindit- Dokument, model i matematikës egjiptiane

� Studimi i matematikës si fushë fillon në Greqi në shekullin e VI para

� Studimi i matematikës si fushë fillon në Greqi në shekullin e VI para Krishtit, dhe vetë termi matematikë rrjedh nga fjala greke mathema që do të thotë mesim, studim, shkence perveç kësaj ajo përgjatë kohëve ka marrë nje kuptim më të ngushtë dhe më teknik që do të thotë ''studim matematik''. Kontributi më i madh ka qenë grek dhe helenistik, që i dha formë si degë matematikës, por gjithashtu edhe Kina, sistemi numerik hindu-arabik nga India, islamik, të cilat u mblodhën dhe u përkthyen në latinisht duke e çuar atë ne periudhën e Evropës Mesjetare. Kjo tabelë tregon ndarjen e sistemeve numërike

Historia e matematikës � Fillimet e matematikës humbën në thellësitë e shekujve. Matematika u

Historia e matematikës � Fillimet e matematikës humbën në thellësitë e shekujve. Matematika u shfaq si rezultat i vështrimeve dhe përvojës së njerëzve në përballje me problemet dhe nevojat praktike. Sistematizimi dhe përmbledhja e njohurive matematikore ka filluar relativisht vonë. Kinezët e lashtë, civilizimi i Inkëve, pastaj në Indi kishte një zhvillim të konsiderueshëm të matematikës. Në Greqinë antike matematika përjetoi një zhvillim te paparë nga një grup i madh matematikanësh siç ishin : Pitagora, Talesi, Platoni, Eudoksi, Euklidi, Arkimedi etj. Grekët e vjetër matematikën e kuptonin në sensin e gjeometrisë dhe të parët ishin ata që të vërtetat matematikore i quanin teorema dhe i vërtetonin. Në vijim janë paraqitur disa nga matematikanët e shquar ne Greqinë Antike. Arkimedi Euklidi Platoni Pitagora Talesi

� Njohuritë matematikore të grekëve të vjetër më vonë i përvetësuan dhe i pasuruan

� Njohuritë matematikore të grekëve të vjetër më vonë i përvetësuan dhe i pasuruan arabët, të cilët quheshin edhe themelues te algjebrës. Pastaj shtytjen dhe zhvillimin e matematikës e morën në dorë evropianët. Në këtë periudhë mund të përmendim Vietin, Cardanon, Fibonaccin etj. Më vonë dolën në skenë Rene Descartes, Pascali, Leibnitzi, Gausi, Euleri etj. Në fund të shekullit XIX David Hilbert nje matematikan i shkëlqyer gjerman në Kongresin Ndërkombëtar të Matematikanëve të mbajtur në Paris në vitin 1900 propozoi dhe i formuloi 23 probleme matematikore, ku 10 janë te zgjidhura, 7 janë zgjidhur pjesërisht dhe 2 janë ende të hapura , 4 të mbetura janë formuluar shumë lirshëm per t'u deklaruar nese zgjidhen apo jo. Disa nga matematikanët më të shquar të asaj kohe ishin : Cantor Leplace Cauchy Njutoni Descartes Paskali Euleri Fermat Pitagora Gaussi Russel

Konferenca e parë ndërkombëtare e matematikës Konferenca ndërkombëtare e matematikës është konferenca më e

Konferenca e parë ndërkombëtare e matematikës Konferenca ndërkombëtare e matematikës është konferenca më e madhe për temën e matematikës, e cila mbahet çdo 4 vjet. Felix Klein dhe Georg Cantor në vitet e 1890, kontribuan me idetë e tyre për formimin e një konference ndërkombëtare te matematikës. Konferenca e parë ndërkombëtare e matematikës u mbajt ne Zyri, Zvicër në Gushtin e vitit 1897. Organizatorët e kësaj konference ishin Luigi Cremona, Felix Klein, Georg Cantor, Gosta Mittag-Leffler, Andrey Markov etj. Në këtë konferencë morrën pjesë 208 matematikanë nga 16 shtete, duke përfshirë këtu 12 nga Rusia dhe 7 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Herën e fundit kjo konferencë u mbajt ne vitin 2014 në Seoul te Kores Jugore dhe do të mbahet në vitin 2018 në Rio De Janeiro të Brazilit. Këta ishin Felix Klein dhe Georg Cantor, matematikanë të cilët ishin organizatorë të kësaj konference

Konferenca e parë ndërkombëtare e matematikës e vitit 1897 në Zyri, Zvicër. Konferenca ndërkombëtare

Konferenca e parë ndërkombëtare e matematikës e vitit 1897 në Zyri, Zvicër. Konferenca ndërkombëtare e matematikës e mbajtur në vitin 2014 në Seoul të Koreas Jugore

Simbolet matematikore Simbolet në matematikë shërbejne për krijimin e shprehjeve matematikore dhe lidhjen e

Simbolet matematikore Simbolet në matematikë shërbejne për krijimin e shprehjeve matematikore dhe lidhjen e tyre në forma më komplekse. Me kalimin e kohës dhe sidomosë me zhvillimin e matematikes logjike fjalori i matematikes është pasuruar dhe pasurohet gjithnjë e më shumë me simbole të reja. Zakonishtë për simbolizimin e variableve të ndryshme, varsisht nga lëmia përdoren shkronjat e alfabetit latin dhe alfabetit të vjetër grekë. Në shek XVIII, Euleri futi në matematikë një numër të madh simbolesh të cilat përdoren edhe sot. Ja disa nga ato :

Matematika sot Matematika ne ditet e sotme përjeton një zhvillim marramendës dhe është e

Matematika sot Matematika ne ditet e sotme përjeton një zhvillim marramendës dhe është e shpërndarë në shumë degë të specializuara të cilat janë mjaft abstrakte. Sot është e pamundur të gjendët një autoritet si Hilberti i cili të ketë një pasqyrë të përgjithshme për të gjitha degët e matematikës. Matematika ka depërtuar edhe në ato degë të shkencës në të cilat deri para pak kohe as që ishte e imagjinueshme. Shumica e simboleve që përdoren sot në matematikë nuk ishin zbuluar deri në shekullin XVI. Matematika shkruhej me fjalë dhe kjo e kufizonte zhvillimin e saj. Në shek XVIII, Euleri futi në matematikë një numër të madh simbolesh të cilat përdoren edhe sot. Disa njerëz e konsiderojnë matematikën të mërzitshme por ajo është shumë e rëndësishme për jetën.

Fjala jonë Ky projekt na ka ndihmuar shumë në lidhje me historinë e matematikës.

Fjala jonë Ky projekt na ka ndihmuar shumë në lidhje me historinë e matematikës. Gjatë punës sonë ne zgjeruam njohuritë tona sa i përket historisë së matematikës. Matematika është lëndë shkencore e cila u shfaq në kohët shumë të lashta si rezultat i vështirësive të njerëzve në përballje me problemet në jetën e përditshme. Falë ketij projekti mësuam për tekstet më të lashta të matematikore, për matematikantët e lashtë, konferencën e parë të matematikës, matematikën babiloniane dhe greke, simbole te ndryshme matematikore të lashta të cilat përdoren edhe sot, ndryshimet në matematikë gjatë shekujve.

LITERATURA www. wikipedia. org www. math. ubc. ca www. britishmuseum. org www. bbc. co.

LITERATURA www. wikipedia. org www. math. ubc. ca www. britishmuseum. org www. bbc. co. uk

Përmbajtja ORIGJINA E MATEMATIKËS HISTORIA E MATEMATIKËS KONFERENCA E PARË NDERKOMBETARE E MATEMATIKËS SIMBOLET

Përmbajtja ORIGJINA E MATEMATIKËS HISTORIA E MATEMATIKËS KONFERENCA E PARË NDERKOMBETARE E MATEMATIKËS SIMBOLET MATEMATIKORE MATEMATIKA SOT FJALA JONE LITERATURA 2 -3 4 -5 6 -7 8 9 10 11