TEKNOLOGJIA E PRFITIMIT T QELQIT HYRJE Sipas t

  • Slides: 38
Download presentation
TEKNOLOGJIA E PËRFITIMIT TË QELQIT

TEKNOLOGJIA E PËRFITIMIT TË QELQIT

HYRJE Sipas të dhënave historike qelqi(xhami) është zbuluar 4500 vite para epokës së re.

HYRJE Sipas të dhënave historike qelqi(xhami) është zbuluar 4500 vite para epokës së re. Sipas disa pohimeve e kanë zbuluar Babilonasit , sipas tjerëve Fenikasit , Egjiptasit por prova të besueshme për këto pohime nuk ka. Por, një gjë është e sigurt se , në gërmimet e caktuara arkeologjike në territorin e Mesopotamisë janë gjetur gjëra të ndryshme zbukuruese dhe enë nga qelqi. Poashtu , është e njohur që qelqi për herë të parë është dukur në dritaret e ndërtesave qysh në Romën e lashtë.

Kthim në teknologjinë e punimit të qelqit është viti 1848, ku arkitekti anglez Paxton,

Kthim në teknologjinë e punimit të qelqit është viti 1848, ku arkitekti anglez Paxton, për panairin botëror në Londër , e punoi një maketë prej qelqi të cilën e titulloi: ”Crystal Palace”. Ndërtesa e punuar 80 % nga qelqi, dhe me një pjesë të vogël nga qeliku, i shtyu arkitektët nga e gjithë bota të fillojnë përdorimin e qelqit si material ndërtimor. Vërtetë, qelqi është bërë nevojë dhe ka hy në jetën tone si pjesë e përditshmërisë. Thjeshtë, silluni rreth vedit dhe, pas kësaj provoni ta mendoni jetën pa qelq…

STRUKTURA DHE PËRBËRJA E QELQIT Qelqi është një sistem metastabil dhe I tejdukshëm, pa

STRUKTURA DHE PËRBËRJA E QELQIT Qelqi është një sistem metastabil dhe I tejdukshëm, pa temperaturë të caktuar të shkrirjes. Sipas mendimeve të shumë autorëve, qelqi mund të konsiderohet si një shkrirje metastabile e tejftohur , e cila për shkak të shpejtësisë së madhe të ftohjes dhe shpejtësisë së vogël të kristalizimit nuk ka arritur të kristalizohet , dhe në të cilën disa atome e molekula të sistemit tentojnë vazhdimisht në drejtim të kristalizimit të plotë.

Sipas supozimeve të Zachariassen-it, rrjeta kristalore e qelqit është asimetrike. Zachariassen ka vërtetuar se

Sipas supozimeve të Zachariassen-it, rrjeta kristalore e qelqit është asimetrike. Zachariassen ka vërtetuar se me rastin e qelqeve silicate, grupet Si. O 4 janë të lidhura në formë të një rrjete e cila, përkundër structures kristalore, është asimetrike. Grupi Si. O 4 ka formën e tetraedrit, në qendrën e të cilit gjendet atomi I silicit, ndërsa atomet e oksigjenit janë të vendosura në brinjët e tetraedrit. Dy tetraedra lidhen në mes tyre me atomet e oksigjenit (fig. 1)

Mënyra e lidhjes së grupit Si. O 4 në makromolekulen e qelqit

Mënyra e lidhjes së grupit Si. O 4 në makromolekulen e qelqit

LËNDËT E PARA PËR PRODHIMIN E QELQIT Rëra e kuarcit është lënda e parë

LËNDËT E PARA PËR PRODHIMIN E QELQIT Rëra e kuarcit është lënda e parë themelore , më e rëndësishme për prodhimin e qelqit dhe lënda përbërëse e të gjitha llojeve të qelqit Rëra e kuarcit (silici)

VETITË FIZIKE DHE KIMIKE TË QELQIT Vetitë fizike dhe kimike të qelqit varen në

VETITË FIZIKE DHE KIMIKE TË QELQIT Vetitë fizike dhe kimike të qelqit varen në rradhë të parë prej përbërjes kimike e cila mund të ndryshojë në një kufi mjaft të gjerë. Ndryshimet mund të bëhen si në pikëpamje të llojit të lëndëve të para, ashtu edhe në pikëpamje të sasisë së tyre. • Dendësia e qelqit –(2. 3 g/cm 3 …. . 6. 3 g/cm 3) • Rezistenca e qelqit, (3. 9 -11. 8 k. N/m 2) • Rezistenca e qelqit ndaj presionit. 58 -196 k. Pa • Vlera apsolute e elasticitetit të qelqit.

 • Fortësia e qelqit (5 -7 shkallë Mohsit) • Nxehtësia specifike. (0, 33

• Fortësia e qelqit (5 -7 shkallë Mohsit) • Nxehtësia specifike. (0, 33 -1, 05 J/gr) • Kristalizimi I qelqit • Viskoziteti. • Vetit optike dhe elektrike të qelqit , • Rezistenca kimike. Ndër vetitë fizike të qelqit janë edhe : • Pika punuese (working point) • Pika e zbutjes(softening point) • Pika e kalitjes (annealing point) • Pika e tendosjes (Strain point)-

Vërejtje: Tipi E- mund te themi se eshte qelqi me I perhapur, e gjithsesi

Vërejtje: Tipi E- mund te themi se eshte qelqi me I perhapur, e gjithsesi eshte edhe me I rendomti. Perdorimi I tij eshte I gjithanshem Tipi R- qelqi me performansa te larta, qe nderlidhet me perdorim kur edhe kerkohet nje siguri apo rezistence me e larte e objekteve ku do te perdoret, p. sh. ne objektet qeveritare, etj. Tipi D- karakterizohet me karakteristika te mira elektrike, gjegjesisht permeabiliteti I dobet I elektricitetit neper masen e ketij materiali Tipi AR- karakterizohet me rezistence ndaj alkaleve, gjegjesisht me nje film te holle qe e mbron nga reaksionet active

TEKNOLOGJIA E PËRFITIMIT TË QELQIT Matrialet bazë për prodhimin e qelqit janë karbonati I

TEKNOLOGJIA E PËRFITIMIT TË QELQIT Matrialet bazë për prodhimin e qelqit janë karbonati I natriumit ( Na 2 CO 3), rëra e silicit ( Si. O 2), dhe disa matriale në masë shumë më të vogël (okside, magnesiumi), që përzihen në pjesëmarrje të përshtatshme, duke vazhduar me procesin e bluarjes, që të vazhdohet me pjekjen deri në temperature 14501500°C, me ç’rast reaksioni kimik zhvillohet Si. O 2+Na 2 CO 3 ----Na 2 Si. O 3 +CO 2 Që më pastaj kjo masë kalon në një bazen ku bëhet shkrirja, mandej kjo masë rrjedhë nëpër shirrita kontinual. (fig. 2)

Materialet e paperpunuara Peshorja dhe perzierja …. . shkrirja …. . zona notuese…. .

Materialet e paperpunuara Peshorja dhe perzierja …. . shkrirja …. . zona notuese…. . pjekja…inspektimi Prerja dhe magazinimi

PROCESET E FORMIMIT TË MASËS QELQORE Shndërrimi I produktit për prodhimin e qelqit në

PROCESET E FORMIMIT TË MASËS QELQORE Shndërrimi I produktit për prodhimin e qelqit në masë qelqore është një kompleks procesesh fizike, fizike-kimike dhe kimike. . Gjatë shkrirjes së përzierjes së lëndëve të para me qëllim të përfitimit të qelqit , dallojmë këto etapa të procesit teknologjik: • formimin e silikateve, • formimin e masës qelqore, • degazimin (kthjelltësimin) e masës qelqore, • homogjenizimin e masës qelqore dhe • ftohjen.

a) Etapa e formimit të silikateve është etapa e parë e procesit teknologjik të

a) Etapa e formimit të silikateve është etapa e parë e procesit teknologjik të përfitimit të qelqit, e cila përfundon në temperaturën 800 -900 °C. Këto procese mund të paraqiten në mënyrë të thjeshtësuar, me reaksionin: 2 Na 2 CO 3 +Ca. CO 3+3 Si. O 2=2 Na 2 Si. O 3 +Ca. Si. O 3 +3 CO 2 Si rezultat I këtyre reaksioneve përfitohet një product I pjekur I përbër kryesisht prej silikateve të kalciumit dhe të natriumit. b) Etapa e formimit të masës qelqore është faza e dytë e procesit teknologjik dhe zhvillohet në temperaturën rreth 1200°C

c) Etapa e degazimit (kthjelltësimit) , faza e tretë e procesit teknologjik bëhet në

c) Etapa e degazimit (kthjelltësimit) , faza e tretë e procesit teknologjik bëhet në intervalin e temperatures 1400 -1500 °C. Me rritjen e temperatures zvogëlohet viskoziteti I masës qelqore d) Etapa e homogjenizimit, faza e katërt e procesit teknologjik zhvillohet pa ndërrimin e temperatures së masës e) Etapa e ftohjes- faza e pestë e procesit teknologjik përfshin ftohjen e masës qelqore në temperaturen e përparimit, temperaturë e cila është 200 -300°C më e vogël se temperatura e fazës së mëparëshme. Me uljen e temperaturës së masës qelqore, viskoziteti I saj rritet deri në nivelin e përshtatshëm përpunim.

FURRAT NË INDUSTRINË E QELQIT Furrat që përdoren në industrin e qelqit kanë prejardhje

FURRAT NË INDUSTRINË E QELQIT Furrat që përdoren në industrin e qelqit kanë prejardhje prej furrave qeramike. Më vonë janë zhvilluar në agregate të veçanta, ku ndikim të dukshëm në konstruksionin e tyre kanë bërë edhe furrat metalurgjike. Furrat e qelqit mund të ndahen në dy grupe: • në furra me tiglla (enë) • në furra me banjë

FURRA ME TIGLLA Furra me tiglla është një nga konstruksionet më të thjeshta dhe

FURRA ME TIGLLA Furra me tiglla është një nga konstruksionet më të thjeshta dhe më të vjetra të furrave që përdoren në industrinë e qelqit. Sipas mënyres së nxehjes dallojmë furrat me nxehje nga lartë (fig. 4) dhe furra me nxehje nga poshtë (fig. 5) Fig. 4 furra me nxehje nga lart Fig. 5 furra me nxehje nga poshtë

FURRA ME BANJË Furra me banjë është agregat më modern dhe karakterizohet me kapacitet

FURRA ME BANJË Furra me banjë është agregat më modern dhe karakterizohet me kapacitet të lartë. Një nga përparësitë e saj është edhe funksioni I vazhdueshëm dhe natyrisht edhe shfrytëzimi më I mirë I energjisë. Ekzistojnë dy lloje furrash me banjë: -furrat me flakë dhe furrat elektrike. Furrat elektrike mund të jenë: • furrat me rezistencë • furrat me hark elektrik dhe • furra inductive.

 • furra me fkakë qarkulluese (fig. 6 a) • furra me flakë anësore-frontale

• furra me fkakë qarkulluese (fig. 6 a) • furra me flakë anësore-frontale (fig. 6 b) • furra me flakë transversale (fig. 6 c) Fig. 6 Sistemet e nxehjes së furrave me banjë 1 ---flakëdhënësi; 2 ---produkti—mbushja e furrës; 3—fronti I punës—vendi I përpunimi

FORMIMI I PRODUKTEVE TË QELQIT Metodat kryesore për formimin e masës qelqore dhe për

FORMIMI I PRODUKTEVE TË QELQIT Metodat kryesore për formimin e masës qelqore dhe për prodhimin e produkteve të ndryshme prej qelqit janë: • formimi me anë të fryrjes, • formimi me anë të petëzimit, • formimi me anë të tërheqjes , dhe • formimi me anë të presionit.

Formimi I masës qelqore me anë të fryerjes është një nga mjeshtëritë më të

Formimi I masës qelqore me anë të fryerjes është një nga mjeshtëritë më të vjetra të përpunimit të qelqit. Vegla e vetme përpunimin e qelqit me anë të fryrjes është pipa e qelqpunuesit, një vegël me formë të gypit me dorëz prej druri. Gjatësia e pipes është 1 -1. 5 m fig. 13 Fig. 13 Pipa e qelqpunuesit

Një punëtor me eksperiencë mund të prodhojë rreth 30 -40 shishe në orë. Formimi

Një punëtor me eksperiencë mund të prodhojë rreth 30 -40 shishe në orë. Formimi I masës qelqore bëhet sot në mënyrë të mekanizuar dhe me përdorimin e makinave gjysmëautomatike dhe automatike përpunim me fryrje. Makinat gjysmëautomatike kanë kapacitet prej 1000 -2000 shishe në orë, ndërsa ato automatike 5000 -8000 shishe në orë. Po e tregojmë një makinë automatike të prodhimit të shisheve fig. 14 Fig. 14 Makina automatike për prodhimin e shisheve nga qelqi

Përpunimi I masës qelqore me anë të tërheqjes dhe petëzimit Formimi I qelqit me

Përpunimi I masës qelqore me anë të tërheqjes dhe petëzimit Formimi I qelqit me anë të tërheqjes është përdorur në fillim për prodhimin e gypave dhe shufrave të qelqit, ndërsa sot përdoret si metodë kryesore për prodhimin e qelqit të rrafshët (qelqit për dritare). Metoda më e përdorur e tërheqjes është metoda Furko.

Gjerësia e pllakave që përfitohen me anë të tërheqjes është zakonisht 2 ose 3

Gjerësia e pllakave që përfitohen me anë të tërheqjes është zakonisht 2 ose 3 metra, trashësia sipas kërkesave prej 2 deri në 10 e më shumë milimetra. (fig. 15) Fig. 15 Paraqitja skematike e formimit të masës qelqore me anë të tërheqjes sipas metodes Furko

Formimi me anë të petëzimit pëdoret po ashtu për prodhimin e llojeve të ndryshme

Formimi me anë të petëzimit pëdoret po ashtu për prodhimin e llojeve të ndryshme të qelqit, sidomos disa llojeve të posaçme, siç është rasti I qelqit për pasqyra, qelqit me armature etj. (Fig. 16) Petëzimi parimisht mund të realizohet në dy mënyra: a) si petëzim mbi sipërfaqe të rrafshët b) si petëzim me dy cilindra

LLOJET E QELQIT Në praktikën e përditëshme prodhuese të fabrikave të qelqit prodhohen lloje

LLOJET E QELQIT Në praktikën e përditëshme prodhuese të fabrikave të qelqit prodhohen lloje të ndryshme të qelqit që kanë përdorim të gjerë dhe të shumëllojshme. Prej llojeve të shumta ne do të flasim vetëm për ato që kanë përdorim më të gjerë, siç është rasti me qelqin e rrafshët, qelqin e zbrazët dhe disa lloje të qelqeve speciale. Qelqi I zbrazët është lloji më I përhapur I qelqit për konsum të gjerë. Përfitohet në mënyra të ndryshme, kryesisht me anë të fryrjes dhe të presionit. Prodhohet në shumë varianta, prej të cilave përdorim më të gjerë kanë: qelqi I bardhë, qelqi gjysëm I bardhë dhe qelqi I ngjyrosur. Për prodhimin e qelqit të bardhë përdoren lëndë të para më të pastra dhe mund të thuhet se qelqi I bardhë u takon llojeve të qelqeve speciale. Qelqit të bardhë I takojnë : gjysmëkristali, kristali I plumbit, dhe kristali I Çekisë.

Gjysmëkristali është lloj I qelqit të bardhë që përmban 810%Pb. O dhe që mund

Gjysmëkristali është lloj I qelqit të bardhë që përmban 810%Pb. O dhe që mund të konsiderohet si një lloj zëvendësimi për kristalin e vërtetë të plumbit. Dallohet me koeficient të mirë të thyerjes së dritës dhe përdoret zakonisht për prodhimin e produkteve decorative. shih fig. 7 dhe 8. Fig. 7 Skulptur qelqi nga Dale Chihuly. ”DIELLI”, në “Parku nga Qelqi”. Londër

Fig. 8 Piktur: mozaik nga qelqi

Fig. 8 Piktur: mozaik nga qelqi

Qelqi me ngjyrë prodhohet prej masës së ngjyrosur të qelqit normal, me përjashtim të

Qelqi me ngjyrë prodhohet prej masës së ngjyrosur të qelqit normal, me përjashtim të llojeve të posaçme të qelqit të ngjyrosur I cili përfitohet në sasi më të vogla dhe zakonisht për prodhimin e produkteve decorative. Fig. 9 Qelqi me ngjyra

Pasqyrat zakonisht prodhohen nga qelqi i trashësisë 4 -6 mm. dhe njëra anë e

Pasqyrat zakonisht prodhohen nga qelqi i trashësisë 4 -6 mm. dhe njëra anë e qelqit është e lyer me argjend. Nëse prodhohet nga qelqi i zakonshëm nuk duhet të përdoret pa kornizë. Për përdorjen pa kornizë është e nevojshme përdorja e qelqit të sigurt. Qelqi ornament është qelq dekorativ(zbukurues) i cili fitohet ashtu që me rastin e prodhimit të qelqit float, mustra dhe vijat(larat) e modelit shtypen në një apo të dy anët gjatë kalimit të qelqit nëpër qelqin float dhe, ngjyrat munden me qenë : pa ngjyrë, bronzë dhe verdhë. Ka shumë lloje të ornamentit ose të modeleve në qelqin e thjeshtë ose në qelqin me tela. Janë të trashësisë 3 -19 mm. Tejdukshmëria varet nga dendësia dhe struktura e ornamentit. Fig. 10 Qelqi ornament

Qelqi i farkëtuar ( i rrahur , i shkrirë) prodhohet ashtu që qelqi nxehet

Qelqi i farkëtuar ( i rrahur , i shkrirë) prodhohet ashtu që qelqi nxehet deri në 600 -650 °C dhe pastaj menjiherë ftohet me goditje të rrymës së njëtrajtshme të ajrit në sipërfaqen e qelqit. Goditja me ajr duhet me qenë e njëtrajtshme dhe e vazhdueshme në të dyja anët e qelqit deri sa qelqi nuk ftohet në 200 -320°C, dhe ky proces thirret farkim apo rrahje. Qelqi i farkëtuar është i rezistueshëm në goditje 4 -5 herë më shumë se sa qelqi i zakonshëm. Presioni (shtypja) minimale e lejuar në sipërfaqen e qelqit , të cilin presion duhet ta durojë –mbajë qelqi i farkuar është 120 N/mm 2 dhe , presioni tipik(mesatar) për thyerje është rreth 165 N/mm 2. Për krahasim, qelqi i zakonshëm thyhet –kërset në 40 N/mm 2. Pos kësaj veçorie, qelqi(xhami) i farkuar(rrahur) e ka rezistencën më të madhe në ndryshimet e temperatures dhe ate 150 K. fig. 11 Fig. 11 Qelqi I farkëtuar ndahet në copa të vogla kur thyhet

Qelqi i laminuar apo lamistal është qelq i sigurisë , i përbërë nga dy

Qelqi i laminuar apo lamistal është qelq i sigurisë , i përbërë nga dy apo më shumë shtresa të qelqit , të një apo më shumë shtresave të foljes PVB (polivinylbutyral). Folja dhe qelqi mund të jenë në ngjyra të ndryshme dhe trashësi të ndryshme. Me qelqe të laminuara shumëfish e fitojmë qelqin e padepërtueshëm (nuk mund të shpohet), dhe padepërtueshmëria varet nga numri i shtresave dhe llojit të foljes të cilat janë të kategorizuara sipas standardeve të sigurisë. Gadi gjithmonë laminohet qelqi i trashësisë së njejtë. Qelqi lamistal jo vetëm që e ka fortësinë e shkëlqyer por edhe përdoret për punimin e qelqit për mbrojtje akustike dhe qelqit rezistent në zjarr.

Qelqi i paçpueshëm ose qelqi antibalistik përdoret për ndalimin e projektilëve të kalibrave të

Qelqi i paçpueshëm ose qelqi antibalistik përdoret për ndalimin e projektilëve të kalibrave të ndryshëm të gjuajtuara nga armët e zjarrit, dhe , vet klasifikimi dhe mënyra e testimit të mbrojtjes së ofruar balistike të setit të caktuar (të xhamit pancir) është e definuar me normën EN 1063. Fig. 12 Qelqi antibalistik

FIBRAT E QELQIT (XHAMIT) Lënda e parë Për fibrat e xhamit lënda e parë

FIBRAT E QELQIT (XHAMIT) Lënda e parë Për fibrat e xhamit lënda e parë është rëra e silicit me shtesë të qelqit të ricikluar. Procedura teknologjike Mënyra e përpunimit të fijeve të qelqit realizohet me derdhje të shkrirjes në rotor. Vetitë Fijet nga fibrat e xhamit janë më shumë elastike dhe përafërsisht 10 herë më të gjata. Elasticiteti kthyes I fijeve u mundëson komprimimin 5 fish e që d. m. th. vëllim më I vogël gjatë transportit dhe deponimit si dhe për peshën më të vogël. Ndërtimi I thjesht sepse nuk është e nevojshme prerje e përpiktë e materialit në masë të ndërtimit.

MBETURINAT, RIPERDORIMI, RICIKLIMI I QELQIT Qelqi si material ambalazhi ka të meta sepse ai

MBETURINAT, RIPERDORIMI, RICIKLIMI I QELQIT Qelqi si material ambalazhi ka të meta sepse ai është i rëndë dhe i thyeshëm në krahasim me lëndët plastike dhe metalet. Por, ndërkohë ka dhe anë pozitive, , sepse enët prej qelqi jo vetëm se janë higjienike, por përdoren për ruajtjen e lëngjeve të ndryshme të cilat nuk ruhen në enë plastike, por dhe kur thyhen ato janë lëndë e parë tepër e vlefshme, sepse qelqi mund të shkrihet vazhdimisht. Nga prodhimi i 1 ton qelq të ri nga qelq i vjetër, kursehet 163 kg vajguri, nga prodhimi i së cilës përbërësit ekzistues (së pari gazet) ulen rreth 35%. Shishet prej qelqi të cilat përdorën mjaft mirë për qumësht, birrë, lëng frutash, ujë mineral, mund të ripërdoren mesatarisht 15 -30 herë. Në shumë vende të botës, ambalazhet prej qelqi fillimisht grumbullohen në kazanë të veçantë, më pas kalohen ne depo të përshtatshme për aq kohë sa të jetë i mundur përdorimi i tyre, dmth përpunimi i tyre. DUHET TË GRUMBULLOHEN VETËM KAVANOZAT DHE SHISHET Në qelqet e vjetër nuk bëjnë pjesë: Xhamat e dritareve, xhami i pasqyrës, xhamat e abazhurëve, porcelanet, qeramika.

JU FALËMNDERIT

JU FALËMNDERIT