TARIFIMI I SHRBIMIT PRMBARIMOR Nj shtje e prmbaruesve
TARIFIMI I SHËRBIMIT PËRMBARIMOR Një çështje e përmbaruesve gjyqësorë Një çështje e palëve të procesit përmbarimor Një çështje e vullnetit politik Një çështje e sistemit të drejtësisë ÇËSHTJA JONË ___________________________________
UDHËZIMET Udhëzimi i përbashkët MD-MFE është mekanizmi që përcakton nivelin dhe llojet e shërbimit përmbarimor tarifor. § 2 organet publike marrin autorizimin prej nenit 47 të ligjit 10 031/2008 për të vendosur masën e tarifave dhe llojet e veprimeve procedurale që do të tarifohen nga përmbaruesi gjyqësor privat. § Nëpërmjet udhëzimit 2 ministritë gëzojnë një të drejtë funksionale dhe autorizohen të kryejnë një detyrë ligjore. POR…… Ligji nr. 10 031/2008 i ka ngarkuar me detyrimin e marrjes së mendimit të DHKPGJP-së, ndërsa ligji 146/2014, me detyrimin për konsultim me aktorët e interesuar. §
PASOJA E NJË UDHËZIMI JASHTË KUPTIMIT LIGJOR ü ü ü Kolapsimi i ushtrimit të shërbimit përmbarimor. Kolapsimi financiar i përmbaruesit gjyqësor. Kolapsimi i autoritetit publik të përmbaruesit gjyqësor ndaj palëve në një procedurë përmbarimore. Kolapsimi i besueshmërisë së qytetarëve ndaj këtij shërbimi. Kolapsimi i perspektivës se një profesioni.
CILAT JANË STANDARDET LIGJORE NË PËRCAKTIMIN E NIVELIT TARIFOR TË SHËRBIMIT PËRMBARIMOR Analiza paraprake pse duhet nxjerrë një udhëzim i ri Analiza e vlerave që do të përbëjnë tarifën përmbarimore Konsiderimi efektiv i përmbaruesve gjyqësorë privatë në vendimmarrje Analiza e faktorëve të lidhur me masën, llojin e veprimit procedural, kompleksitetit të veprimit Transparencë, bashkëpunim dhe përfshirje e përmbaruesve gjyqësorë privatë në vendimmarrje
NJË UDHËZIM I DALË NË KUNDËRSHTIM TË STANDARDEVE LIGJORE 1. 2. 3. 4. 5. NUK argumenton pse duhet ndryshuar udhëzimi ekzistues; NUK argumenton nevojën e ndryshimit dhe as mënyrën se si një udhëzim i ri do të përmirësojë ekzekutimin e detyrueshëm; NUK ka në përmbajtje asnjë analizë financiare se si vlerat përligjen nga faktorët objektivë; NUK ka asnjë analizë mbi ndikimin te profesioni dhe funksioni publik i shërbimit përmbarimor gjyqësor privat; NUK merr në konsideratë asfare mendimin, ekspertizën, eksperiencën e përmbaruesit gjyqësor privat duke i përfshirë vetëm “simbolikisht”, dhe “sa për procedurë”. KY ËSHTË UDHËZIMI NR. 30, DATË 30. 8. 2018
KALVARI I RRUGËTIMIT ADMINISTRATIV… SI ARRITËM DERI TE UDHËZIMI NR. 30, DATË 30. 8. 2018 ___________________________
� Dhjetor 2016 - Shoqata e Bankave solli nismën propozuese për miratimin e tarifave të reja dhe ndryshimin e udhëzimit nr. 1240/5, datë 15. 9. 2009, si zgjidhje e situatës alarmante të kredive të këqija. � Janar 2017 - Dhoma Kombëtare lobon para ministrive përgjegjëse të Drejtësisë dhe Financave mbi shkaqet e ndryshimit të udhëzimit dhe se projektudhëzimi nuk mund të ketë qasje të njëanshme, duke analizuar pretendimet dhe propozimet e AAB-së nëpër dokumente analitike voluminoze ligjore. Lobimi zgjerohet edhe ndërkombëtarisht. � Në gusht 2017 - Dhoma Kombëtare lobon mediatikisht me komunikatë për shtyp në lidhje me udhëzimet e sapomiratuara nr. 385/6 dhe nr. 385/7, duke dënuar publikisht sovranitetin bankar mbi atë të ligjit. � Prill 2018 - Një tjetër nismë e ndryshimit të udhëzimeve tarifore nëpërmjet dërgimit të një projektakti të kundërshtuar nga ana e Dhomës Kombëtare për uljen drastike të tarifave përmbarimore mbi bazën e pretendimit se udhëzimet ekzistuese kanë përkeqësuar ekzekutimin e detyrueshëm. � 14 shtator 2018, udhëzimi nr. 30, datë 30. 8. 2018 bëhet realitet dhe hyn në fuqi.
KËRKOHET REAGIM I MENJËHERSHËM DHE I UNIFIKUAR
KËRKESA IMEDIATE E PEZULLIMIT TË ZBATIMIT TË UDHËZIMIT NR. 30 Paligjshmëri e aktit administrativ “Udhëzimi nr. 30, datë 30. 8. 2018”; 2. Rreziku i menjëhershëm për shkak të hyrjes në fuqi më datë 14. 9. 2018, të udhëzimit nr. 30. 3. Rreziku real dhe faktik i dëmit të pariparueshëm që sjell ekzekutimi i këtij akti administrativ, deri në kolapsim financiar të ushtrimit të veprimtarisë së përmbaruesve gjyqësore privatë. 1.
SHTYLLAT ARGUMENTIMIT JURIDIK TONA TË E KËRKESAVE PËR SHFUQIZIM PALIGJSHMËRI për shkak të mosrespektimit të procedurës 1. ANTIKUSHTETUTSHMËRI 2. PALIGJSHMËRI 3. KUNDËRSHTI ME AKTET E TJERA NËNLIGJORE PALIGJSHMËRI për shkak të moskonsultimit të draftit/projektaktit me Dhomën Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë si kërkesë e ligjit 10 031/2008 PALIGJSHMËRI pasi cenon pritshmëritë legjitime dhe të drejtat e fituara nga kontratat e shërbimit dhe punës së kryer PALIGJSHMËRI pasi cenon nenin 5 të ligjit 10 031/2008 dhe pavarësinë e ushtrimit të funksionit publik duke vendosur përmbaruesin gjyqësorë nën tutelën e palëve PALIGJSHMËRI sepse jep efekt prapaveprues duke qenë edhe akt në kundërshtim me parashikimet e kontratës së shërbimit përmbarimor “TIP”
ANTIKUSHTETUTSHMËRIA E UDHËZIMIT NR. 30, DATË 30. 8. 2018 SIGURIA JURIDIKE 1. 2. 3. 4. 5. Dëmton të gjitha pritshmëritë legjitime dhe të drejtat e fituara me efekt financiar të përmbaruesve gjyqësorë privatë! Është në kundërshtim me parimin e mosndryshimit të ligjit pa shkaqe të arsyeshme, 2 udhëzime brenda 1 viti!!! I jep vetes efekt prapaveprues në lidhje me kreditorët e përjashtuar nga parapagimi! Udhëzimi MD+MFE bie në kontradiktë me urdhrin e ministrit të Drejtësisë për miratimin e kontratës “TIP”! Ka efekt degradues për perspektivën e profesionit dhe dëmtimit të pavarësisë së përmbaruesit gjyqësor privat!
REAGIMI I UNIFIKUAR
KJO ËSHTË KAUZA JONË ü RRUGA GJYQËSORE ü RRUGË TË TJERA - MORATORIUMI SI NJË AKT I SOLIDARIZIMIT DHE VULLNETIT TË PËRBASHKËT
MORATORIUM propozimet tona 1. Gjenerimi i një mesazhi simbolik të unifikuar te çdo shkresë e veprimtarisë procedurale të përmbaruesve gjyqësorë privatë: “Ky shërbim publik jepet në kushtet kur politika dhe institucionet e fuqisë financiare përpiqen ta asimilojnë. Kauza ime si përmbarues gjyqësor privat qëndron mbi to”.
MORATORIUM propozimet tona 2. BOJKOTIM i ekzekutimit të rasteve pas hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi në rast se Gjykata nuk do të konsiderojë pezullimin e ekzekutimit të efekteve të tij / Mospranim solidar nga të gjithë përmbaruesit gjyqësorë privatë për mosregjistrimin e kërkesave nga çdo subjekt fizik apo juridik për ekzekutimin e titujve ekzekutivë për një periudhë 15 -ditore nga dita e kësaj vendimmarrjeje.
A JEMI BASHKË? ? ?
- Slides: 16