T falemi Mari hirplote Zoti me ty E

  • Slides: 32
Download presentation

Të falemi, Mari, hirëplote, Zoti me ty. E bekuar je mbi të gjitha gratë,

Të falemi, Mari, hirëplote, Zoti me ty. E bekuar je mbi të gjitha gratë, dhe i bekuar fryti i barkut tënd, Jezusi. Shenjtja Mari, nëna e Hyjit, lutu për ne mëkatarët, tash e në fill të vdekjes sonë. Amen.

Ti, o Mari, ishe një grua shumë e re, një vajzë si gjithë të

Ti, o Mari, ishe një grua shumë e re, një vajzë si gjithë të tjerat në fshatin tënd të vogël. Por, pikërisht Ty, i Tejlarti të dërgoi engjëllin e vet. Ai të zgjodhi si bashkëpunëtoren e planit të tij më të rëndësishëm: të dërgojë në botë Shpëtimtarin. Ti je personi më i dashur i zemrës së Tij. Edhe ne, o Mari, të shikojmë me dashuri dhe gëzohemi për gjithçka që Hyji deshi të bënte në Ty dhe së bashku me Ty.

Edhe ne, o Mari, gëzojmë me Ty dhe me Hyjin. Së bashku me engjëllin

Edhe ne, o Mari, gëzojmë me Ty dhe me Hyjin. Së bashku me engjëllin të themi: Gëzohu, Ti që je mbushur me dhuratat e Hyjit. Ai është me Ty dhe të do. E Ti je me Të dhe e do. Dëshirojmë të të ngjajmë Ty, të jemi të hapur ndaj dëshirave dhe planeve që Hyji ka mbi ne. Dëshirojmë ta duam siç e deshe Ti, duke bërë në çdo moment të jetës sate atë që i ka pëlqyer Atij. Na ndihmo, o Mari, nënë e Hyjit dhe nëna jonë. Ti që je tejet e shenjtë, lutu për ne mëkatarët.

O Mari, është shumë i madh besimi yt. Ti nuk e shihje Hyjin, por

O Mari, është shumë i madh besimi yt. Ti nuk e shihje Hyjin, por jetoje sikur ta shihje. Besoje në Të ashtu si një fëmijë që dorëzohet plot me besim në krahët e nënës. Pikërisht siç thotë një psalm që edhe Ti je lutur: “O Zot, nuk krenohet zemra ime… Nuk shkoj në kërkim të gjërave të mëdha… Unë jam i qetë dhe i sigurtë si një fëmijë në krahët e nënës së tij, si një fëmijë është shpirti im. Shpreso Izrael në Zotin tani e përgjithmonë. ” (Ps 103). Na ndihmo Ti, o Mari, të mendojmë për Hyjin me besim dhe me dashuri, përgjithmonë. Faleminderit që na dëgjon.

Faleminderit, o Mari, për ”Po-në” tënde që ndryshoi historinë e botës. Ti e di

Faleminderit, o Mari, për ”Po-në” tënde që ndryshoi historinë e botës. Ti e di se gjithçka është e mundur për Hyjin. Për këtë je shumë e gatshme për Të. Ajo që ka rëndësi për Ty është ajo që ka rëndësi për Hyjin. E thua: “Ja ku jam”. Kështu Biri i Hyjit fillon të jetojë në Ty, të bëhet njeri në kraharorin tënd. Më shumë se kurrë dashuria jote rritet, duke u shprehur në një shërbim plot dashuri për Birin e Hyjit që bëhet edhe Biri yt: trup dhe shpirt, mendime dhe veprime janë të drejtuara drejt Tij. Ti nuk je veçse shërbëtorja e tij e përvuajtur.

Kur një person, o Mari, do me të vërtetë Hyjin, do edhe të afërmin.

Kur një person, o Mari, do me të vërtetë Hyjin, do edhe të afërmin. Sa më shumë është i gatshëm ndaj Hyjit, aq më shumë i hapur është ndaj të afërmit, ashtu siç ke bërë Ti, dhe ashtu siç ka bërë Jezusi, që nuk ka ardhur për të qenë i shërbyer, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e Tij për shpëtimin e të gjithëve. O Mari, që për dashuri, u bërë shërbëtorja e Hyjit dhe shërbëtorja e njerëzve, ti e di që Hyji na ka dhënë edhe neve mundësinë që të ndihmojmë të afërmin. Lutu që të mësojmë të fitojmë mbi dembelësitë tona dhe mbi rrezikun e të menduarit vetëm për veten tonë. Të shërbesh është lodhje, por është edhe gëzim.

Edhe ne, o Mari, themi me ty: “Shpirti im e madhëron Zotin, shpirti im

Edhe ne, o Mari, themi me ty: “Shpirti im e madhëron Zotin, shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim, sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvujtë: qe se, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur, sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithëpushtetshëm, i shenjtë është emri i tij! Mëshira e tij brezni më brezni për ata që e nderojnë. E tregoi fuqinë e krahut të vet: i hodhi poshtë qëllimet e krenarëve, i rrëzoi princat prej froneve të tyre e i lartësoi të përvuajturit. Me të mira i mbushi ata që s’kishin ç’të hanë e të pasurit i nisi duarthatë. I ndihmoi Izraelit, shërbëtorit të vet duke e sjellë në mend mëshirën si u pati premtuar etërve tanë, në dobi të Abrahamit e të pasardhësve të tij në amshim”.

O Mari, duke lindur nga Ti, Biri i Hyjit u bë me të vërtetë

O Mari, duke lindur nga Ti, Biri i Hyjit u bë me të vërtetë edhe Biri yt, fëmija yt. E ti je nëna e tij e vërtetë. Që nga shekujt e parë Kisha të nderon me titullin Nëna e Hyjit. Në “Të falemi Mari” ne të drejtohemi Ty duke thënë: “Shenjtja Mari, Nëna e Hyjit, lutu për ne”. Sa herë e kemi përsëritur këtë lutje dhe sa e ëmbël është ta pëshpërisim kur duam të ndjejmë praninë tënde afër nesh dhe kur gjendemi të humbur në udhëtimin e jetës!

Imagjinojmë, o Mari, që ti u ke dhënë barinjve gëzimin për të pasur në

Imagjinojmë, o Mari, që ti u ke dhënë barinjve gëzimin për të pasur në krahë Jezusin e vogël, ndërsa edhe zemra jote dhe ajo e Jozefit, hidhej nga gëzimi. Ti japësh Jezusin njerëzimit ishte detyra që Ati të kishte besuar. Atë që ke bërë me barinjtë e bën edhe me ne: ti je rruga që na çon te Jezusi. Shenjtja Nëna e Hyjit, lutu që ne të bëhemi të aftë për të pranuar Jezusin në jetën tonë dhe të lëvdojmë Hyjin me ty dhe Jozefin, me engjëjt dhe barinjtë dhe me të gjithë ata që kanë zemrën e hapur ndaj Hyjit.

Ty, o Mari, Simoni të parathotë një të vërtetë rrënqethëse: shumë do ta refuzojnë

Ty, o Mari, Simoni të parathotë një të vërtetë rrënqethëse: shumë do ta refuzojnë Jezusin dhe ai, që kishte ardhur për shpëtimin e të gjithëve, do të bëhej shkak humbjeje për ata që do ta refuzonin. Të parathotë se edhe Ty një shpatë do ta shporojë shpirtin. Fjalët e Simonit të bënë të reflektoje shumë. Por sigurisht bëhej më e qartë vetëdija që prezantimi i Jezusit në tempull ishte një ofertë, gati një sakrificë që paraprinte atë të Kalvarit. E megjithatë në zemrën tënde tingëllonin të ëmbla fjalë të tjera të Simonit: “ai vogëlushi yt ishte shpëtimi i përgatitur për të gjithë popujt, dritë për të gjithë njerëzit”.

Ti, o Mari, që kishe mirëpritur me gëzim barinjtë e popullit tënd, të varfër

Ti, o Mari, që kishe mirëpritur me gëzim barinjtë e popullit tënd, të varfër dhe të përbuzur, ke mirëpritur me mahnitje magjistarët, të pasur dhe të ditur, që vinin nga vende të huaja dhe kishin përballuar vështirësi e peripeci të shumta për të kërkuar Jezusin që e njihnin si mbret të Judenjve. Përballë veprimeve të tyre të adhurimit dhe dhurateve duhet të jesh e mrekulluar. Por, prania dhe besimi i këtyre personave, të huaj për popullin tënd, por të gatshëm për të rinjohur në Jezusin të shumëpriturin e paganëve, të ka sjellë gëzim të madh. O Mari, lutu që të gjithë të mësojmë të rinjohim Jezusin dhe ta adhurojmë. Dhe që të gjithë, të shpëtuar prej Tij, të ndihemi vëllezër dhe bij të Hyjit.

Me çfarë ankthi, o Mari, në atë natë, ia keni mbathur për në Egjipt!

Me çfarë ankthi, o Mari, në atë natë, ia keni mbathur për në Egjipt! Nuk mund të kuptoje çmendurinë vrasëse të Herodit i vendosur për të vrarë Jezusin. Pse, për ta shpëtuar duhej të largoheshit me kaq ngut? E pse vrasja e shumë fëmijëve të pafajshëm? Pse Hyji i lejon këto gjëra? Ndoshta, o Mari, edhe ty e Jozefit ju lindnin në zemër këto pyetje pa mundur të gjenit përgjigjje logjike. Megjithatë i jeni besuar Hyjit dhe jeni bindur me gatishmëri. Mari, na mëso të jemi të guximshëm dhe të durueshëm në prova dhe t’i besohemi Hyjit edhe kur na duket se na braktis. Na mëso të trajtojmë me respekt vëllezërit tanë.

Jeta juaj, o Mari, ka qenë gjithmonë në lëvizje dhe e vështirë që në

Jeta juaj, o Mari, ka qenë gjithmonë në lëvizje dhe e vështirë që në vitet e para të Jezusit. Së pari udhëtimi drejt Betlehemit për regjistrimin, ku Jezusi lindi në një mjerim të tejskajshëm. Pastaj me largimin e ngutshëm në Egjipt, dhe, në fund rikthimi në atdhe ku u desh ta fillonit nga fillimi. O Mari, ke jetuar së bashku me situatat e tua të vështira, siç u ndodh shumë të varfërve. Këto përvoja të bëjnë akoma më shumë njërën prej nesh. Feja jote është vënë në provë pa munguar besimi yt në Hyjin, i cili udhëheq ngjarjet e historisë personale dhe të popujve. O Mari, lutu për të gjitha familjet e botës, derisa të rriten në guxim për t’iu besuar Hyjit në çdo rrethanë dhe të jetojnë në dashuri dhe në ndihmë të ndërsjelltë.

Së bashku me Jozefin, edhe ti, o Mari mbetesh e habitur, por, duke parë

Së bashku me Jozefin, edhe ti, o Mari mbetesh e habitur, por, duke parë Jezusin nuk mund të rrish pa pyetur: “Përse na e bëre këtë? Ishim shumë në ankth për ty”. Dhe ai përgjigjet: “Pse më kërkuat? A nuk e dini se duhet të kujdesem për punët e Atit tim? ”. “Por ata nuk i kuptuan fjalët e Tij”. Pra, o Mari, edhe ti, ashtu si shumë nëna, nuk i kuptove zgjedhjet e birit tënd. Duhet të ketë qenë një moment i vështirë, edhe pse kishe pranuar planin e Hyjit. O Mari, kjo ngjarje të afron me përvojën e shumë nënave dhe baballarëve që ndonjëherë kanë marrëdhënie të vështira me fëmijët e tyre. Lutu për ta, ndriçoji që ta ndjekin me dashuri dhe dituri rritjen e fëmijëve të tyre.

O Mari, duket se asgjë nuk ju ka dalluar nga familjet e tjera. Por,

O Mari, duket se asgjë nuk ju ka dalluar nga familjet e tjera. Por, fjalët e pakta të treguara nga Ungjilli na lënë të kuptojmë një klimë qetësie dhe paqeje, lutjeje dhe besimi; një familje që jeton në dritën e Hyjit dhe dëshmon dashurinë e tij. Ti, ditë pas dite, ruaje në zemër çdo fjalë, çdo veprim, çdo ngjarje të Birit që Hyji të kishte besuar. O Mari, vigjëlo mbi familjet tona!

Megjithë vujatjen e ndarjes, ti o Mari, nuk bëre asgjë për ta mbajtur Jezusin.

Megjithë vujatjen e ndarjes, ti o Mari, nuk bëre asgjë për ta mbajtur Jezusin. E dije që duhej “të kujdesej për gjërat e Atit të vet”. Së bashku me Jezusin vazhdove t’i thoje Atit, me jetën tënde, “Ja ku jam”, në çdo rrethanë të jetës sate. Sigurisht ishe në merak më shumë për Jezusin se sa për vete. E dije se ai po përballonte një mision të vështirë. Faleminderit, o Mari, që e ke mbështetur Jezusin edhe në këtë moment me një sjellje të fshehtë dhe bujare.