Sterjo Spasse 1914 1989 Jeta dhe veprimtaria letrare

  • Slides: 7
Download presentation
Sterjo Spasse 1914 -1989 Jeta dhe veprimtaria letrare Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Drejtim

Sterjo Spasse 1914 -1989 Jeta dhe veprimtaria letrare Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi Drejtim Ekonomik III Prof. Fitnete Murat • Sterjo Spasse lindi me 14 gusht 1914 në fshatin Gllomboç të Prespës, në rrethin e Korçës. Shkollen fillore e kreu ne vendlindje dhe në Korçë, ndërsa shkollën e mesme, në normalen e Elbasanit, më 1932. • Një kohë punoi si mësues. Më vonë vazhdoi studimet e larta për pedagogji në Firencë të Italisë dhe mandej për letërsi në Bashkimin Sovjetik. Ai punoi në revistat pedagogjike dhe letrare : "Shkolla e re", "Arsimi popullor", "Literatura jonë", "Nëntori" etj. • Punoi edhe pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë. Është ndër themeluesit e revistes "Normalisti" (1929). • Ka qenë redaktor i revistës "Shkolla shqiptare". • Veprimtaria krijuese e Sterjo Spasses është e larmishme. Ai fillon të shkruajë që në bankat e shkollës Normale të Elbasanit, më 1929, fillimisht shkrime publicistike me karakter social e pedagogjik.

 • Më 1932 botoi monografinë "Prespa e vogël". Botoi rreth pesë vëllime me

• Më 1932 botoi monografinë "Prespa e vogël". Botoi rreth pesë vëllime me përmbledhje tregimesh: "Kurorë rinie" 1934. "Në krahët e një femre" 1934, "Nusja pa duvak" 1944, "Të fala nga fshati" 1958, "Sokolesha" 1967. • Romanet më të njohura janë: • : "Pse? !. . . " 1935. • "Afërdita" 1944, • "Ata nuk ishin vetem" 1952. • "Afërdita përsëri në fshat" 1954. • "Buzë liqenit" 1965 • "Zjarrë" 1972. • Ka botuar tekste shkollore : • "Antologji për shkollat shtatëvjeçare e të mesme", • "Gramatikë e gjuhës shqipe", • "Letërsia e huaj", • "Teoria e letërsisë“.

 • Përkthime : "Të mjerët" e Viktor Hygosë, 1935, "Kasollja e xha Tomit"

• Përkthime : "Të mjerët" e Viktor Hygosë, 1935, "Kasollja e xha Tomit" 1958, "Nusja" te Karasllavovit 1958 Vëllimin me tregime "Albena" të Jordan Javkovit 1966. Vdiq me 12 shtator 1989 në Tiranë.

Analizë e romanit “PSE” • Sterjo Spasse ka realizuar me sukses tragjiken e individit

Analizë e romanit “PSE” • Sterjo Spasse ka realizuar me sukses tragjiken e individit të kohës në romanin” PSE” duke trajtuar tri tema kryesore: jetën, dashurinë dhe vdekjen. Këtë roman ai e shkroi gjatë kohës kur ishte mësues dhe e botoi në vazhdime, kurse në fund te vitit 1935 botohet si libër i veçantë në Korçë. Veprimi i romanit zhvillohet në formë ditari, të cilin sikur e mban Gjon Zaveri, kryepersonazh i veprës, i cili pasi ka mbaruar studimet është kthyer në vendlindje dhe është kacafytur me ambientin në të cilin jeton. Prindërit e fejojnë me një bashkfshatare të quajtur Afërdita. Konkretisht Sterjo Spasse në këtë roman flet për traditat patriarkale në Shqipëri. Martesa e dy të rinjve pa u parë njëri me tjetrin, por veç me dëshirën e prindërve. Gjoni ishte i pakënaqur nga kjo martesë dhe jo se pse ishte fajtore Afërdita, por sepse ishte i preokupuar me filozofine ekzistenciale, që në kushtet e këtilla nuk ishte e mundur të shprehet.

Në roman jepen përshkrime të bukura të fshatit ku jetonte Gjoni sidomos dallohet përshkrimi

Në roman jepen përshkrime të bukura të fshatit ku jetonte Gjoni sidomos dallohet përshkrimi zakoneve të dasmës dhe ceremonive të ndryshme fetare, të cilat jepen si vendtakime të të rinjve. Gjon Zaverin e mundojnë probleme të jetës shoqërore të kohës dhe dëshperimi i tij shprehet përmes konfliktit të tij me jetën, shoqërinë e kohës, e cila duke ruajtur zakonet e vjetra shtypte intelektin e njeriut. Ai sillet vazhdimisht rreth të njejtit problem jetësor: të jetosh apo të mos jetosh. Pasi që nuk shihte ndonjë zgjidhje fatlume, që t'i jepte përparësi të dytës, pra, vetasgjësimit.

ANALIZË E ROMANIT “AFËRDITA” Pas romanit “Pse” Sterjo Spasse do ta botojë romanin ”Afërdita”,

ANALIZË E ROMANIT “AFËRDITA” Pas romanit “Pse” Sterjo Spasse do ta botojë romanin ”Afërdita”, në të cilin si kryepersonazh do të jetë intelektuali, me këtë rast Afërdita Skënderaj, një mësuese fshati. Këtu Afërdita paraqet, optimizmin, vullnetin e madh dhe dëshirën e fortë për punë. Përmes këtij romani Spasse deshti të krijojë tipin ideal të mësueses, me të cilën dëshiron ta ndihmojë emancipimin e femrës, andaj edhe nuk është i rastit karakterizimi i Afërditës me të gjitha tiparet pozitive. Në romanin “Afërdita” Spasse flet për vuajtjet e një mësuesje të re, dëshirë e vetme e së cilës ishte që ta përmisojë gjendjen dhe jetën e vështirë të fëmijëve t 7 fshatit Grykas, por edhe të fshatarëve të tjerë. Rruga e qëllimeve dhe idealeve të mësuses Afërdita është e lavdishme dhe krenare. Pasi kryen shkollën normale, atë e caktojnë të shërbejë në një fshat të largët malor.

Ditët e para të detyrës për të janë më se të vështira, në shkollën

Ditët e para të detyrës për të janë më se të vështira, në shkollën e fshatit Grykas para Afërditës ka shërbyer mësues Remke. Të mësuar nga sjellja e shëmtuar e tij, i cili jo vetëm që nuk përpiqej t’i pajisë me dituri, por duke u shërbyer me intriga kërkonte ryshfet nga prindërit e nxënësve. Fëmijet dhe banorët prisnin që edhe mësuesja të vazhdoj po të njëjtën rrugë. Gjatë tërë vitit shkollor me Ramken nuk mbahej gati fare mësim, fëmijët si vinin ashtu edhe dilnin nga shkolla. Afërditën kjo gjë e brengoste shumë, prandaj i harroi ëndrrat e saj rinore dhe iu dha me zemër punës në shkollë. Por, me gjithë përpjekjet ajo hasi në pengesa sepse nxënesit nuk ishin të mesuar të vinë rregullisht në shkollë. Afërdita e pastër dhe me idealet e larta nuk mund të pranonte vogëlushet të mbesin në jetë të paditur. Kështu në vend që ajo të fitonte përkrahjen dhe ndihmën e të gjithë fshatarëve siç kishte bërë Remka, ajo donte rregullshmëri dhe pastërti, për këtë arsye fshatarët e urrenin, mirëpo ajo edhe pas kësaj nuk hoqi dorë. Pas një punë shumëvjeçare ajo filloi të kuptonte fshatarët dhe arriti të ndryshoj shumë gjëra në fshatin Grykas, dhe pikërisht me një përpjekje të këtillë ajo e arrin qëllimin e saj dhe është shumë e lumtur. Më në fund vendosi që t'i kushtoj kohë vetvetës, të martohet dhe të krijojë familjen e saj. Shembulli i mësuesës Afërdita, i punës së saj vetëmohuese dhe të vendosur flasin për punën e shenjtë të mësuesit, e sidomos atë që e udhëheqin idealet e larta.