Skema e Sigurimit t depozitave Ndrgjegjsimi i Punonjsve

  • Slides: 30
Download presentation
Skema e Sigurimit të depozitave Ndërgjegjësimi i Punonjësve të Bankës element kyÇ i sigurimit

Skema e Sigurimit të depozitave Ndërgjegjësimi i Punonjësve të Bankës element kyÇ i sigurimit të depozitave

Tryeza e lëndës I. Rreth skemës të sigurimit të depozitave a. b. c. d.

Tryeza e lëndës I. Rreth skemës të sigurimit të depozitave a. b. c. d. Rreth skemës së sigurimit të depozitave Ndryshimet ligjore Niveli maksimal i mbulimit Anëtarësimi në skemën e sigurimit, përjashtimet II. Roli i punonjësve të bankës për: a. b. Mbajtjen dhe hedhjen e saktë të të dhënave të depozituesve Informimin e saktë të klientit për sigurimin dhe kompensimin e depozitave III. Pyetësori 2

Rreth skemës të sigurimit të depozitave Sigurimi i depozitave • Sigurimi i depozitave është

Rreth skemës të sigurimit të depozitave Sigurimi i depozitave • Sigurimi i depozitave është skema e krijuar në Republikën e Shqipërisë për mbrojtjen e depozituesve nga humbja e depozitave të vendosura në bankë/shkk, në rast se banka/shkk vihet në likuidim. ASD • Depozitat e depozituesve në banka sigurohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave. Agjencia funksionon bazuar në ligjin nr. 53/2014, datë 22. 05. 2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar. Qëllimi kryesor i Agjencisë është sigurimi dhe kompensimi i depozituesve në banka dhe shkk. Funksionet • Mbledh primin tremujor të sigurimit të depozitave; • Investon mjetet e saj financiare në përputhje me parimet e likujditetit dhe aftësisë paguese; • Kryen kompensimin e depozituesve në rast se subjektet banka/shkk, likuidohen. 3

Ndryshime ligjore në skemën e sigurimit të depozitave Mars 2009 • Rritja e nivelit

Ndryshime ligjore në skemën e sigurimit të depozitave Mars 2009 • Rritja e nivelit të mbulimit nga 700. 000 lekë në 2. 500. 000 lekë korrik 2012 • Përfshirja e ASD-së edhe në rastet e zgjidhjeve të tjera për një bankë me probleme, të ndryshme nga kompensimi i depozituesve –transferim i mjeteve financiare në shitjen e bankës ose themelimin e bankës urë. • Zgjerimi i skemës me SHKK-të (në varësi të plotësimit të kushteve). 4

Ndryshime ligjore në skemën e sigurimit të depozitave Ma. J 2014 Prill 2016 Dhjetor

Ndryshime ligjore në skemën e sigurimit të depozitave Ma. J 2014 Prill 2016 Dhjetor 2016 • Rishikimi i metodologjisë për llogaritjen e primit (prim tremujor). • Përcaktim i detyrimit të bankave për raportimin e depozitave në regjistrin elektronik të detyrimeve depozitë me qëllim identifikimin e saktë të çdo depozituesi në bankë. • Rritja e rolit të bankave për një informim më të mirë të depozituesve (aneksi 10, formulari 2 dhe 3). • Miratimi i ndryshimeve ligjore në ligjin nr 53/2014 “Për sigurimin e depozitave”, dhe hyrja në fuqi e këtyre ndryshimeve më datë 24/05/2016: • Zgjerimi i skemës dhe përfshirja e shoqërive tregtare dhe tregtarëve (1 Janar 2017). • Futja në skemë e SHKK-ve (1 Janar 2017, shkk-të që plotësojnë kushtet për anëtarësim). Agjencia administratore e fondit të ndërhyrjes së jashtëzakonshme. Ky fond do të krijohet me kontributet e bankave dhe do të përdoret në rast të zbatimit të instrumenteve të ndërhyrjes së jashtëzakonshme në një ose disa banka, nga Autoriteti Mbikëqyrës. 5

Niveli maksimal i mbulimit 2. 500. 000 LekË ASD kompenson çdo depozitues në masën

Niveli maksimal i mbulimit 2. 500. 000 LekË ASD kompenson çdo depozitues në masën 100% dhe në çdo rast jo më shumë se 2. 500. 000 (dy milion e pesëqind mijë) lekë, pavarësisht numrit të depozitave apo shumës së depozituar në çdo bankë. Sigurohet: • Për depozitues (individë/tregtarë apo shoqëri tregtare) dhe jo për llogari depozitë. • Depozituesi shqiptar ose i huaj. • Depozituesi për çdo bankë më vete dhe jo për të gjitha bankat të marra së bashku ku ka llogari/depozitë. 6

Anëtarësimi në skemë Të gjitha bankat (14) që kanë marrë licencë nga Banka e

Anëtarësimi në skemë Të gjitha bankat (14) që kanë marrë licencë nga Banka e Shqipërisë dhe që operojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, janë anëtare të skemës së Sigurimit të Depozitave. Bank a AS D Bank a Asnjë bankë nuk pranon dhe nuk grumbullon, depozita nëse nuk është anëtare e skemës së sigurimit të depozitave. 7

Përjashtimet nga skema e sigurimit § Drejtorë, administratorë të bankës dhe familjarët e tyre

Përjashtimet nga skema e sigurimit § Drejtorë, administratorë të bankës dhe familjarët e tyre sipas certifikatës së gjëndjes familjare; § Individët që zotërojnë në 5% (pesë për qind) ose më shumë në kapitalin e bankës ose të aksioneve me të drejtë vote në këtë bankë; § Depozitat e shoqërive të sigurimit dhe të risigurimit; § Depozitat e subjekteve të sipërmarrjes ose investimeve kolektive; § Depozitat e fondeve të pensionit ose sigurimit pensional; § Tituj të emetuar nga subjekte financiare § Depozitat e njësive të pushtetit qendror ose vendor; § Depozitat të paemërtuara dhe/ose titulli i të cilave nuk përcaktohet qartë; § Depozitat që përdoren për veprimtari kriminale; § Depozitat që hapen gjatë dhe pas ditës së ndërhyrjes; § Depozitat jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë; § Depozitat e anëtarëve të organeve drejtuese të SHKK-ve, përveç anëtarëve të asamblesë së përgjithshme § Fondet e Investimeve. 8

Roli i punonjësve të bankës Roli thelbësor i punonjësve të bankës në funksion të

Roli i punonjësve të bankës Roli thelbësor i punonjësve të bankës në funksion të ruajtjes së stabilitetit financiar dhe të besimit në sistemin bankar 9

Roli i punonjësve të bankës Ku konsiston roli që ka punonjësi i bankës në

Roli i punonjësve të bankës Ku konsiston roli që ka punonjësi i bankës në shërbim me klientët, në këndvështrimin e sigurimit të depozitave? Shumë i rëndësishëm për: (1) Mbajtjen dhe hedhjen e saktë në sistemet e bankës, të të dhënave të depozituesve dhe llogarisë/depozitës së tyre. (2) Informimin e saktë të klientit për sigurimin dhe kompensimin e depozitave. 10

Roli i punonjësve të bankës (1) Hedhja e plotë dhe e saktë e të

Roli i punonjësve të bankës (1) Hedhja e plotë dhe e saktë e të dhënave identifikuese si dhe e të dhënave për shumën e depozitës së çdo depozituesi: Dega e bankës – baza e marrëdhënies me depozituesin. Kontakti me depozituesin – hedhja e të dhënave të detyrueshme të depozituesit. Kontrolli i parë i cilësisë së të dhënave të depozituesit dhe përditësimi i tyre. 11

Roli i punonjësve të bankës (1) Të dhëna të detyrueshme për depozituesin (individ): Emër,

Roli i punonjësve të bankës (1) Të dhëna të detyrueshme për depozituesin (individ): Emër, mbiemër Atësi Datëlindje Numër dokumenti identifikimi Numër personal/përditësim Adresë Numër telefoni/email 12

Roli i punonjësve të bankës (1) Të dhëna të detyrueshme për depozituesin (tregtar apo

Roli i punonjësve të bankës (1) Të dhëna të detyrueshme për depozituesin (tregtar apo shoqëri tregtare) : Emërtimi i subjektit, forma ligjore Numër unik i identifikimit të subjektit (NUIS) Data e regjistrimit Adresë Numër telefoni/email Hedhja e saktë e të dhënave identifikuese të depozituesit në sistemet e bankës, si dhe përditësimi i tyre është detyrim ligjor i çdo punonjësi të bankës. 13

Roli i punonjësve të bankës (2) Depozituesi, për sigurimin e llogarive/depozitave të tij nuk

Roli i punonjësve të bankës (2) Depozituesi, për sigurimin e llogarive/depozitave të tij nuk paguan asgjë. Koston e sigurimit e paguan banka, nëpërmjet primit të sigurimit. Informacioni për sigurimin e depozitave: Primi i sigurimit është i njëjtë për të gjitha bankat. Primi i sigurimit tremujor është 0. 125% e mesatares arithmetike, të shumës së depozitave të siguruara të mbajtuara në bankë në ditën e fundit të çdo muaji të tremujorit të mëparshëm. 14

Roli i punonjësve të bankës (2) Kompensimi i saktë dhe i shpejtë i depozitave

Roli i punonjësve të bankës (2) Kompensimi i saktë dhe i shpejtë i depozitave sfidë për Agjencinë dhe sistemin bankar. Elementët kryesorë të kompensimit: v Në rast të likujdimit të detyruar të një banke, kompensimi kryhet nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave brenda tre muajve nga data e ndërhyrjes së Autoritetit Mbikëqyrës. v Me marrjen e njoftimit nga Autoriteti Mbikëqyrës për vendosjen e subjektit në likujdim të detyruar, Agjencia publikon në median e shkruar dhe vizive njoftimin për: 1. Fillimin e proçesit të kompensimit 2. Vendin (në rast se kompensimi kryhet nëpërmjet një banke agjente, jepet emri i bankës agjente dhe pikat e saj në të cilat do të kryhet kompensimi). 3. Kohën e fillimit të procesit të kompensimit të depozitave 4. Mënyrën e kompensimit të depozitave (të parashikuara në ligjin “Për sigurimin e depozitave”, të ndryshuar, si dhe në rregulloren “Për kompensimin e depozitave”). 15

Roli i punonjësve të bankës (2) Elementet kryesore të kompensimit (vazhdon) v Agjencia mund

Roli i punonjësve të bankës (2) Elementet kryesore të kompensimit (vazhdon) v Agjencia mund të kompensojë depozitën e siguruar nëpërmjet njërës prej këtyre mënyrave: A B pagesës së shumës në lekë të pagesës së shumës në lekë depozituesit, në ambientet e depozituesit në ambientet e subjektit të vendosur në një banke anëtare të skemës likuidim në bashkëpunim me (banka agjente); likuidatorin; C transfertës së shumës që përfitohet nga depozituesi (sipas kërkesës së tij) në një bankë anëtare të skemës së sigurimit të depozitave ku ka një llogari/depozitë; etj. . v Agjencia mund të kërkojë nga depozituesit që përfitojnë kompensimin, të paraqesin, përveç dokumenteve të identifikimit edhe kopje të dokumenteve të mëposhtme: a)dokumentin e depozitës; b)dëshminë e trashëgimisë; c)çdo dokument tjetër që vërteton pretendimin mbi kompensimin e depozitës. 16

Roli i punonjësve të bankës (2) Në rast se depozituesi nuk të është në

Roli i punonjësve të bankës (2) Në rast se depozituesi nuk të është në listë-pagesë (vazhdon) ose ka pretendime mbi shumën e Elementet kryesore kompensimit të caktuar për pagesë, ai paraqet dokumentet e nevojshme, të cilat faktojnë pretendimin e tij. Agencia dhe likuidatori, brenda 10 ditëve kalendarike nga marrja e këtyre dokumenteve, shqyrtojnë nëse pretendimi konsiderohet i bazuar në fakte dhe likuidatori kryen ndryshimet në listë-pagesën e depozituesve, sipas vendimit përfundimtar të Agjencisë. Vlerësimi i këtyre pretendimeve bëhet në përputhje me kriteret dhe procedurat e miratuara me akt nënligjor të Autorietit Mbikëqyrës. Të gjithë depozituesit që gjatë periudhës së parashikuar nga ligji nuk arrijnë të marrin paratë e tyre, kanë të drejtë të paraqiten brenda 10 viteve nga ngjarja e siguruar pranë Agjencisë për pretendimin e shumës së kompensimit. Çdo depozitues që ka pretendime të cilat nuk përputhen me vendimin e Agjencisë, ka të drejtë të ankimojë në Autoritetin Mbikëqyrës. 17

Roli i punonjësve të bankës Kryerja në kohë e kompensimit varet shumë nga puna

Roli i punonjësve të bankës Kryerja në kohë e kompensimit varet shumë nga puna juaj! Hedhja e saktë dhe e plotë e të dhënave të depozituesve Mbajtja dhe përditësimi i të dhënave të detyrueshme për çdo depozitues Ndërgjegjësimi i çdo klienti që të informojë Bankën për çdo ndryshim të të dhënave të tij. Identifikimi unik i depozituesit kusht për kompensim efikas 18

Rëndësia e Cilësisë së të Dhënave q Agjencia verifikon të paktën një herë në

Rëndësia e Cilësisë së të Dhënave q Agjencia verifikon të paktën një herë në vit çdo bankë (një nga çështjet, - madje më e rëndësishmja, - është dhe saktësia e mbajtjes së të dhënave identifikuese). q Përmirësimi i cilësisë së të dhënave identifikuese të depozituesve është në fokusin e Agjencisë. Agjencia përveç verifikimeve monitoron nëpërmjet raportimeve tre mujore të bankave, mbarëvajtjen e këtij procesi. q Bankat e siguruara mbajnë përgjegjësi ligjore për vërtetësinë, saktësinë dhe plotësinë e informacionit të dërguar pranë ASD. 19

Roli i punonjësve të bankës Mungesat dhe Cilësia e keqe e të dhënave të

Roli i punonjësve të bankës Mungesat dhe Cilësia e keqe e të dhënave të depozituesve Vështirësi në identifikimin e depozituesve Vonesë në procesin e kompensimit në rast të falimentimit të një banke Rrit mundësinë e përhapjes së krizës në banka të tjera/efekti domino Rrezikon stabilitetin e sistemit bankar 20

Roli i punonjësve të bankës Rëndësia e cilësisë së të dhënave Sa herë që

Roli i punonjësve të bankës Rëndësia e cilësisë së të dhënave Sa herë që një depozitues vjen në bankën tuaj për të kryer çdo lloj veprimi, mos harroni: “Edhe një depozitues i vetëm është shumë i rëndësishëm, si për bankën tuaj ashtu edhe për të gjithë sistemin, dhe që të dhënat e tij të jenë të sakta dhe të plota, kjo gjë është në duart tuaja…” 21

Pyetësori për bankat v Depozituesit sigurohen deri në 2. 500. 000 lekë: X Vetëm

Pyetësori për bankat v Depozituesit sigurohen deri në 2. 500. 000 lekë: X Vetëm për ü Në secilën bankë një Bankë v Çfarë siguron ASD? X Bono Thesari Depozitë ari Fond Investimi ü ü ü Depozitë pa afat Llogari rrjedhëse Depozitë me afat Depozitë në monedhë të huaj Çdo formë depozite v A janë të siguruar tregtarët dhe shoqëritë tregtare, nga skema e sigurimit të depozitave? ü PO v A është i siguruar një person (shtetas shqiptar ose i huaj), nëse nuk është rezident në Shqipëri? ü PO

Pyetësori për bankat v Cilat janë të dhënat e domosdoshme që duhet të ketë

Pyetësori për bankat v Cilat janë të dhënat e domosdoshme që duhet të ketë regjistruar një depozitues individ në bankë në mënyrë që sistemi i automatizuar i mbajtjes së të dhënave ta kualifikojë këtë depozitues për kompensim? 1. Emër Mbiemër 2. Atësi 3. Datëlindje 4. Numër dokument Identifikimi 5. Numër Personal 6. Adresë 7. Numër telefon/email 23

Pyetësori për bankat v Cilat janë të dhënat e domosdoshme që duhet të ketë

Pyetësori për bankat v Cilat janë të dhënat e domosdoshme që duhet të ketë regjistruar një depozitues tregtar apo shoqëri tregtare në bankë, në mënyrë që sistemi i automatizuar i mbajtjes së të dhënave ta kualifikojë këtë depozitues për kompensim? Emërtimi i subjektit, forma ligjore Numër unik i identifikimit të subjektit (NUIS) Data e regjistrimit Adresë Numër telefoni/email 24

Pyetësori për bankat v A ofron banka juaj depozita të përbashkëta? Si trajtohen ato?

Pyetësori për bankat v A ofron banka juaj depozita të përbashkëta? Si trajtohen ato? Në rastin e depozitave në bashkëpronësi, pjesa përkatëse e secilit prej titullarëve me të drejta të plota merret parasysh në llogaritjen e depozitës së sigurueshme që ka depozituesi në subjektin anëtar. Përveç rasteve kur përcaktohet ndryshe në kushtet e vendosjes së depozitës, çdo depozitues me të drejta të plota prezumohet se zotëron pjesë të barabarta në depozitën në bashkëpronësi. v Depozituesi që ka më shumë se një depozitë/llogari, në një bankë, i kompensohen: ü PO • Të gjitha së bashku, deri në 2. 500. 000 lekë • Secila prej tyre më vete, deri në 2. 500. 000 lekë ü JO • Vetëm një prej tyre, deri në 2. 500. 000 lekë ü JO v Shuma e depozitës që përfitohet nga kompensimi është në lekë apo në monedhë të huaj? ü Lekë 25

Pyetësori për bankat v Çfarë ndodh me depozitat e depozituesve kur transformohet një bankë

Pyetësori për bankat v Çfarë ndodh me depozitat e depozituesve kur transformohet një bankë (bashkohet/ndahet)? Në rastet e transformimit të subjektit anëtar të skemës së sigurimit të depozitave, depozitat mbeten të siguruara për secilën bankë pjesëmarrëse në procesin e transformimit, tre muaj prej datës kur Agjencia njoftohet me shkrim nga Autoriteti Mbikëqyrës përfundimin e procesit të transformimit. v Nëse depozituesi ka X lekë depozitë dhe Y lekë detyrime të prapambetura, a do të kompensohet deri në nivelin max 2. 5 ml lekë? Shuma në lekë që përfiton çdo depozitues në rast kompensimi, llogaritet: Shuma totale e depozitave të tij, përfshirë interesin për secilën prej depozitave (deri në 2, 500, 000 lekë) deri në ditën e vënies së bankës në likuidim, duke zbritur shumën e detyrimeve të papaguara në kohë të depozituesit ndaj bankës.

Pyetësori për bankat v Nëse depozituesi nuk është i pranishëm në Shqipëri përgjatë periudhës

Pyetësori për bankat v Nëse depozituesi nuk është i pranishëm në Shqipëri përgjatë periudhës që kryhet procesi i kompensimit, si duhet të veprojë për të përfituar kompensimin deri në nivelin e përcaktuar në ligj? Depozituesi mund të paraqesë pretendimet për kompensim pranë Agjencisë, brenda 10 vjetëve që prej shpalljes së falimentimit të bankës ku ai ka paratë e tij.

Pyetësori për bankat v Nëse nje fëmijë ka një llogari kursimi menaxhuar nga një

Pyetësori për bankat v Nëse nje fëmijë ka një llogari kursimi menaxhuar nga një prind/prindërit, a është depozita e fëmijës e siguruar më vete nga depozitat e prindërve? Depozitat në emër të fëmijëve janë të siguruara nga Agjencia dhe i kompensohen fëmijës, pavarësisht depozitave të prindërve. Në përputhje me dispozitat e ligjit për sigurimin e depozitave, pavarësisht se kush e hap apo administron depozitën, sigurohet dhe kompensohet vetëm titullari i depozitës. Pra nëse titullari i depozitës është një i mitur, depozita në pronësi të tij sigurohet në emër të këtij të fundit dhe jo prindit që adminstron llogarinë. Në rast kompensimi, pagesa e shumës për kompensim për të miturin, kryhet nëpërmjet prindit, në cilësinë e përfaqësuesit ligjor. 28

Pyetësori për bankat v Në rast të falimentimit të një banke, depozitat e depozituesve

Pyetësori për bankat v Në rast të falimentimit të një banke, depozitat e depozituesve kompensohen vetëm nga ASD. Për sa kohë? Procesi i kompensimit kryhet nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave. Procesi i kompensimit përfundon jo më vonë se tre muaj nga data e fillimit të tij. Agjencia njofton depozituesit për mbylljen e procesit të kompensimit si dhe trajton rastet e veçanta dhe pretendimet. Këshilli Drejtues i Agjencisë i kërkon Autoritetit Mbikëqyrës të vendosë zgjatjen e afatit të kryerjes së kompensimit, në veçanti në rast të pasaktësive në dokumentet kontabël të subjektit ose në funksionimin e sistemeve elektronike të tij. v Çfarë ndodh me pjesën e depozitës mbi nivelin maksimal të mbulimit? ü Do te trajtohet nga likuidatori

Kontakoni me Agjencinë Për të gjitha pyetjet, sqarimet apo nëse keni nevojë për më

Kontakoni me Agjencinë Për të gjitha pyetjet, sqarimet apo nëse keni nevojë për më shumë informacion, ju lutem vizitoni adresën e Agjencisë www. asd. gov. al 30