Si t menjanojm virusin infektues Punoi Bardha Oshlani
Si të menjanojmë virusin infektues? Punoi : Bardha Oshlani IX 9 Arsimtar : Muhamer Ujkani Lenda : Informatike
Çfarë duhet bërë?
1. Një virus kompjuteri nuk është i rrezikshëm deri atëherë kur ne nuk e hapim e-mailin e infketuar. 2. Fshini çdo e-mail, i cili mendoni se është i infektuar dhe pastaj boshatiseni folderin e mbeturinave (shportën recikluese). 3. Lexoni paraprakisht emrin e e-mailit. Kontolloni nëse përmbajtja e mesazhit ka kuptim para se të hapeni ndonjë skedar të futur në e-mail.
4. Kujdes nga mashtrimet! Ka shume e-maile paralajmëruese me shkresën “virusi me deduktiv që keni parë ndonjëherë”, por shpesh këto viruse nuk ekzistojnë. 5. Dërgoni e-mail kompanisë së antivirusit, nëse mendoni se kompjuteri juaj është infektuar me një lloj virusi që deri me tani nuk keni dëgjuar për të. Ata do t`ju tregojnë a është virus apo jo.
6. Bëni backup gjërat me rëndësi në kompjuterin tuaj, që të jeni më të sigurt. 7. Në qoftë se merrni një virus në kompjuterin tuaj, është e nevojshme të skanoni kompjuterin, për të shpëtuar nga infektimi i tij
Çfarë nuk duhet bërë?
1. Mos hap ataqmentin (fajllin e bashkangjitur) në e-mail, nëse nuk jeni i sigurt se është plotësishtë i painfektuar me virus, edhe në qoftë se keni në kompjuterin tuaj antivirus 2. Mos dërgo ndonjë ataqment mikut tuaj, nëse nuk jeni i sigurt se fajlli përkatës është tërësishtë i pastër.
3. Mos dërgo e-mail me “virus të ri” pa e kontrolluar atë. 4. Mos dërgo e-maile me qëllime shkatërruese. 5. Mos dërgoni e-mail i cili përmban virus, tek personat tjerë e sidomos tek kompania e antivirusit. Sistemi i mesazheve të kësaj kompanie ka mekanizma filtrues, që në njëfarë mënyre do ta fshijë atë.
6. Mos zëvëndësoni backup-in e krijuar, nëse mendoni se ai në vete posedon virus. 7. Mos u bazoni vetëm në antivirus, që ai të kujdeset tërësishtë për kompjuterin tuaj! Ju duhet mbajtur sytë hapur në rast se paraqitet ndonjë virus shkatërrues
Keto te dhena mund ti gjeni te : http: //sq. wikipedia. org/wiki/Virusi_i_kompjuterit JU FALEMINDERIT
- Slides: 10