Shteti dhe organet e pushtetit shtetror Mars 2015

  • Slides: 14
Download presentation
Shteti dhe organet e pushtetit shtetëror Mars 2015 AAB, Ferizaj

Shteti dhe organet e pushtetit shtetëror Mars 2015 AAB, Ferizaj

� Të gjitha Kushtetutat e botës rregullojnë sistemin politik të vendit në fjalë. �

� Të gjitha Kushtetutat e botës rregullojnë sistemin politik të vendit në fjalë. � Me sistem politik nënkuptohen subjektet dhe organet qe ushtrojnë pushtetin politik, mënyrën e ushtrimit të pushtetit politik dhe normat me te cilat rregullohet ky pushtet politik. � Varësisht nga pozita, kompetencat dhe raporti mes organeve te pushtetit pasqyrohet edhe sistemi politik i vendit. � Rregullimi i sistemit politik zë vend qendror në Kushtetutat bashkëkohore � Pjesa dërmuese e dispozitave kushtetuese lidhen me pushtetin politik

 KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS KAPITULLI I DISPOZITAT THEMELORE. . . . .

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS KAPITULLI I DISPOZITAT THEMELORE. . . . . 1 NENI 1[PËRKUFIZIMI I SHTETIT. . . . . 1 NENI 2[SOVRANITETI]. . . . . . 1 NENI 3[BARAZIA PARA LIGJIT]. . . . . 1 NENI 4[FORMA E QEVERISJES DHE NDARJA E PUSHTETIT]. . . . 1 NENI 5[GJUHËT]. . . . . . 2 NENI 6[SIMBOLET]. . . . . . 2 NENI 7[VLERAT]. . . . . . 2 NENI 8[SHTETI LAIK]. . . . . . 3 NENI 9[TRASHËGIMIA KULTURORE DHE FETARE]. . . . . 3 NENI 10[EKONOMIA]. . . . . . 3 NENI 11[VALUTA]. . . . . . 3 NENI 12[PUSHTETI LOKAL]. . . . . 3 NENI 13[KRYEQYTETI]. . . . . . 3 NENI 14[SHTETËSIA]. . . . . . 3 NENI 15[SHTETASIT JASHTË VENDIT]. . . . 4 NENI 16[EPËRSIA E KUSHTETUTËS]. . . . 4 NENI 17[MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE]. . . 4 NENI 18[RATIFIKIMI I MARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE]. . . 4 NENI 19[ZBATIMI I SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE]. . . . . 5 NENI 20[BARTJA E SOVRANITETIT]. . . . 5

ØShteti mund te përkufizohet ne mënyra te ndryshme, varësisht nga këndvështrimi i caktuar ØNga

ØShteti mund te përkufizohet ne mënyra te ndryshme, varësisht nga këndvështrimi i caktuar ØNga aspekti sociologjik, shteti paraqet një grup të njerëzve të fiksuar në një territor dhe mbi të cilët ushtrohet pushtet politik ØNga këndi i të drejtës kushtetuese dhe ndërkombëtare, janë të domosdoshme tri elemente për të ekzistuar shteti:

1. Elementi personal (popullsia), 2. Elementi material (territori) dhe 3. Elementi formal (pushteti ekskluziv

1. Elementi personal (popullsia), 2. Elementi material (territori) dhe 3. Elementi formal (pushteti ekskluziv politik ose sovraniteti). ØPer dallim nga forma tjera te organizmit shoqeror, shtetin e dallon pushteti. ØShteti është bashkësi njerëzish të cilët banojnë në territorin e caktuar , e që është i organizuar në bazë të rendit të vet juridik – pushteti shtetëror.

 Pushteti është raporti ku një subjekt (ose më shume subjekte) nxjerrin rregulla, ndërsa

Pushteti është raporti ku një subjekt (ose më shume subjekte) nxjerrin rregulla, ndërsa subjektet tjerë shërbehen me ato rregulla Pushteti shtetëror dallohet prej gjitha formave tjera të pushtetit përmes asaj që brenda territorit shtetëror është pushtet sovran ose pushteti më i lartë. Janë tri karakteristika të rëndësishme të pushtetit shtetëror: 1. Pavarësia, 2. Vazhdimësia dhe 3. Pandashmëria.

 Atributi i pavarësisë – nuk i nënshtrohet asnjë pushteti tjetër dhe brenda territorit

Atributi i pavarësisë – nuk i nënshtrohet asnjë pushteti tjetër dhe brenda territorit nuk ekziston asnjë pushtet me i larte. Vazhdimësia e pushtetit shtetëror – dmth që ky pushtet qëndron pa ndërprerë, pa marrë parasysh që titullarët ndryshojnë. Pra ky pushtet është i përhershëm, pavarësisht prej bartësve që ndryshojnë. Pandashmëria – nënkupton që ky pushtet është unik edhe pse në kuptimin funksional dhe organizativ e ushtrojnë më shumë organe.

 Legjitimiteti i pushtetit shtetëror thuhet se është karakteristika kryesore e tij. Për dallim

Legjitimiteti i pushtetit shtetëror thuhet se është karakteristika kryesore e tij. Për dallim prej sovranitetit që është nocion juridik, legjitimiteti është çështje shoqërore dhe politike. Përdoret për të përcaktuar nëse pushtetin politik njihet dhe pranohet nga shoqëria dhe nëse bartësit e tij njihen gjithashtu. Fjala legjitimitet rrjedh nga fjala latine lex- ligj nga e cila është nxjerrë fjala legitimus që dmth i pajtueshëm me ligjin Legjitim është ai pushtet i vendosur me vendimin e shumicës së popullit.

Teoritë për legjitimitetin e pushtetit shtetëror Nga vjen autoriteti i pushtetit? Janë disa teori

Teoritë për legjitimitetin e pushtetit shtetëror Nga vjen autoriteti i pushtetit? Janë disa teori që grupohen në tri grupe të mëdha: ◦ teokratike, ◦ autokratike dhe ◦ demokratike. Sipas teorive teokratike – pushteti është autorizim nga Zoti. Përmes këtyre teorive klasat politike kanë marrë formën e miteve dhe kuptimeve fetare. Sipas tyre, pushteti në tokë dhe udhëheqësi i përgjigjen vetëm Zotit. Sipas teorive autokratike - shteti vetvetiu nxjerr legjitimitetin. Pushteti shtetëror është absolut, pakufizuar dhe i lirë nga çfarëdo ndikimi dhe përgjegjësie. Teoritë demokratike – legjitimiteti i pushtetit shtetëror rrjedh nga vullneti i popullit. Ky njihet si pushtet demokratik ose popullor. .

Sovraniteti Termi sovranitet rrjedh nga fjala latine “supremus” që dmth i pavarur. Përdoret për

Sovraniteti Termi sovranitet rrjedh nga fjala latine “supremus” që dmth i pavarur. Përdoret për ta shënuar pozitën më të lartë të një subjekti në krahasim me tjerët Ky term është përdorur në hierarkinë kishtare (për papen) dhe më së shumti lidhur me shtetin.

Me sovranitetin e shtetit kuptojmë: 1. Pavarësinë e pushtetit shtetëror (pavarësinë e marrjes së

Me sovranitetin e shtetit kuptojmë: 1. Pavarësinë e pushtetit shtetëror (pavarësinë e marrjes së vendimeve dhe veprimet në raport me pushtetet tjera, brenda apo jashtë, sidomos ndaj shteteve tjera) 2. Epërsinë (supremacionin) e pushtetit shtetëror brenda territorit shtetëror më i lartë se çdo faktor apo pushtet tjetër 3. Pakufizueshmërinë juridike të pushtetit shtetëror, pra lirinë e plotë në krijimin e zbatimin e normave juridike). Nocioni sovranitet i shtetit përfshinë tri elemente të pavarësisë: te jashtëm, të brendshëm dhe sintetizuar.

Format e organizimit e ndarjes së pushtetit shtetëror Në praktikën e vjetër dhe aktuale

Format e organizimit e ndarjes së pushtetit shtetëror Në praktikën e vjetër dhe aktuale kushtetuese kanë ekzistuar forma të ndryshme të organizmit të pushtetit shtetëror. Si pasojë e ekzistimit të bartësve të ndryshëm të pushtetit janë zhvilluar edhe teori për raportin Me sistem të organizmi të pushtetit shtetëror nënkuptohet mekanizmi i marrëdhënieve mes pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor të përcaktuar me kushtetutë. Mënyra e organizmit të pushtetit shtetëror përcakton edhe formën e qeverisjes. Sidomos me rëndësi është përcaktimi mes pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv.

 Teoritë mbi ndarjen e pushtetit dallojnë prej atyre që përcaktojnë ndarje rigoroze, deri

Teoritë mbi ndarjen e pushtetit dallojnë prej atyre që përcaktojnë ndarje rigoroze, deri te ato që parashohin ndërveprim mes organeve të pushtetit dhe ato që janë më fleksibile. ◦ Si rezultat kemi sistemin presidencial që bazohet në ndarjen e ngurtë të pushteteve; ◦ Sistemin parlamentar i cili bazohet në teorinë e ndarjes së ngurtë dhe bashkëpunimit mes organeve të pushtetit shtetëror; ◦ Sistemin e përzier që kombinon të dyja; ◦ Sistemin e kuvendit që bazohet në teorinë e unitetit të pushtetit në favor të legjislativit, dhe ◦ Sistemin autoritar që bazohet në teorinë e unitetit në favor të ekzekutivit.

Faleminderit!

Faleminderit!