Shtat mrekullit e bots U ishte krkuar nj
Shtatë mrekullitë e botës!
U ishte kërkuar një grupi nxënësish të hartonin listën e atyre që ata besonin se janë «shtatë mrekullitë e botës» të epokës sonë. Ka patur mendime të ndryshme, por ja ato që kanë marrë më shumë vota:
1. Piramidat e Egjiptit 2. Taj Mahal 3. Canyoni i Madh 4. Kanali i Panamasë 5. Empire State Building 6. Bazilika e Shën Pjetrit 7. Muri kinez
1. Piramidat e Egjiptit 2. Taj Mahal 3. Canyoni i Madh 4. Kanali i Panamasë 5. Empire State Building 6. Bazilika e Shën Pjetrit 7. Muri kinez
Ndërsa mbante shënim, mësuesja ka vënë re se një nxënëse nuk kishte dorëzuar fletën e saj dhe e mbante përpara akoma të bardhë.
Mësuesja e ka pyetur nxënësen nëse kishte vështirësi për të plotësuar listën e saj. Ajo përgjigjet: «Po, kam pak. Është e vështirë të vendosësh, janë jashtë mase shumë!»
Mësuesja i thotë «Na thuaj cilat janë të mundshmet, ndoshta mund të të ndihmojmë» .
Vajza ngurroi pak, pastaj tha: - Besoj se shtatë mrekullitë e botës janë:
1. Të shikosh
2. Të dëgjosh
3. Të prekësh
4. Të shijosh
5. Të kesh ndjenja
6. Të qeshësh…
7. e Të duash… »
Në klasë mbizotëroi heshtja. Këto gjëra janë krejtësisht të thjeshta saqë harrojmë se në ç’pikë mund të jenë të mrekullueshme!
Mbaj mend: gjërat më të çmueshme nuk mund të blihen e as nuk mund të ndërtohen prej njeriut.
- Slides: 17