SHML ZENEL HAJDINI PREZENTIMI I NJSIS MSIMORE N

  • Slides: 15
Download presentation
SHML: „ZENEL HAJDINI“ PREZENTIMI I NJËSISË MËSIMORE NË : TIK Profili arsimor : AX/1;

SHML: „ZENEL HAJDINI“ PREZENTIMI I NJËSISË MËSIMORE NË : TIK Profili arsimor : AX/1; BX/1, 2, 3, 4 ; DX/1, 2; KX/1 UX/1, 2, 3, 4; VX/1 Mësimdhënëse: Arbenita Nuhiu

INTERNETI (KËRKIMI I INFORMACIONEVE NE INTERNET) Kl: VX/1 dhe BX/1 ( 1 ore) INTERNETI

INTERNETI (KËRKIMI I INFORMACIONEVE NE INTERNET) Kl: VX/1 dhe BX/1 ( 1 ore) INTERNETI (KËRKIMI I INFORMACIONEVE NE INTERNET) (ora e parë) USHTRIME (ora e dytë) Kl: AX/1; BX/2, 3, 4 ; DX/1, 2; KX/1; UX/1, 2, 3, 4

INTERNETI • Interneti është një bashkësi e miliona rrjeteve lokale të lidhura ndër vete,

INTERNETI • Interneti është një bashkësi e miliona rrjeteve lokale të lidhura ndër vete, duke krijuar kështu rrjetin global të komunikimit. Pra, interneti është rrjet i rrjeteve. Ky rrjet është një sistem i shpërndarë dhe nuk është pronë e askujt, ose në administrim te dikujt. • Interneti është pasuesi i rrjetit ushtarak ARPAnet(Advanced Research Project Agency), që ka funksionuar në vitet ´ 60 -´ 70, të shekullit të kaluar. Ky rrjet ishte projekt i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-ve. Funksionimi i plotë i këtij rrjeti

 • Në vitet në vazhdim, ky rrjet përdori edhe satelitët për të transmetuar

• Në vitet në vazhdim, ky rrjet përdori edhe satelitët për të transmetuar informacione në një shtrirje gjeografike shumë më të madhe. • Në fillim të viteve ´ 80, rrjeti ARPA kishte me qindra kompjuterë Host në shfrytzim. Host quhet makina (kompjuteri) e cila është e lidhur në internet me një emër të veçantë, dhe i nisë programet ose shërbimet e ndonjë serveri. • Më 1990, rrjeti ARPA ishte i mbuluar nga shumë rrjete të tjera, kështu që ai u shpërnda. • Fjala internet filloi të përdoret nga mesi i viteve 1980. nga viti 1982, protokoli i internetit , i njohur si TCP/IP (Transfer Control Protocol/Internet Protocol), filloi të bëhet një standard i pranuar nga të gjithë. • Në fillim interneti përdorej kryesisht nga rrjetet akademike dhe inxhinierët. Shërbimi kryesor, në këtë kohë ishte posta elektronike (e-mail- Electronic Mail). • Në kuadër të internetit ekzistojnë shumë shërbime, si: www, email, FTP, IRC etj.

SHËRBIMET NË INTERNET • Interneti është një teknologji e re në komunikim, që ka

SHËRBIMET NË INTERNET • Interneti është një teknologji e re në komunikim, që ka ndikimin e vet shumë të madh në shoqëri, ashtu siç e kanë edhe paraardhësit e tij, si televizioni apo telefoni. • Interneti është një hapsirë globale që mundëson këmbimin e informacioneve në sasi të mëdha, brenda gjithë botës dhe me një shpejtësi të madhe. • Në internet ka një numër shërbimesh, të cilat vazhdimisht shtohen.

KËRKIMI I INFORMACIONEVE • Në internet gjendet një sasi shumë e madhe informacionesh. Prandaj,

KËRKIMI I INFORMACIONEVE • Në internet gjendet një sasi shumë e madhe informacionesh. Prandaj, interneti shpesh edhe njihet si biblioteka më e madhe në botë. • Me qëllim që t´i gjejmë më lehtë dhe më shpejtë informacionet që dëshirojmë, në internet ka vegla të veçanta kërkuese. Këto vegla na bëjnë të mundshme t´i gjejmë informacionet e nevojshme.

 • Interneti është një oqean i madh informacionesh. Kërkimi dhe gjetja e informacioneve

• Interneti është një oqean i madh informacionesh. Kërkimi dhe gjetja e informacioneve të caktuara, në mënyrë spontane, merr shumë kohë dhe nuk jep siguri se do t´i gjejmë ato informacione që dëshirojmë. Në internet ka mundësi që, web faqe ose pjesë të web faqeve të gjenden përmes vetë internetit, ose më saktë, përmes web faqeve kërkuese. Këto web adresa që shërbejnë për kërkimin e informacioneve në internet, njihen ndryshe edhe si makina kërkuese (Search Engine). Secila prej këtyre faqeve e ka rubrikën Search, në të cilën e japim temën për të cilën dëshirojmë të gjejmë informacione dhe në dritaren Internet Explorer do të paraqiten adresat në të cilat përmendet kjo temë.

Search Engine-at më të njohura janë: • www. yahoo. com • www. google. com

Search Engine-at më të njohura janë: • www. yahoo. com • www. google. com • www. altavista. com • www. infoseek. com • www. search. com

Një pjesë e madhe e shfrytëzuesve e përdorin Google-in per t´i gjetur faqet e

Një pjesë e madhe e shfrytëzuesve e përdorin Google-in per t´i gjetur faqet e caktuara.

Orientimi kah adresat me temën e shënuar në rubrikën Search, është i plotë dhe

Orientimi kah adresat me temën e shënuar në rubrikën Search, është i plotë dhe mund të na paraqiten me qindra-mijëra adresa që kanë të bëjnë me fjalën kërkuese që ne e kemi dhënë.

 • Nëse duhen kërkuar adresa që përmbajnë më shumë fjalë të caktuara, atëherë

• Nëse duhen kërkuar adresa që përmbajnë më shumë fjalë të caktuara, atëherë veprojmë njësoj, vetëm se fjalët kërkuese i shkruajmë me shenjën +, p. sh. nëse dëshirojmë të gjejmë informacione për futbollin e skuadrës Inter, do të mund të shkaruajmë futboll+inter. • Në krye të dritares së rezultateve të gjetura paraqitet numri i lidhjeve që përmbajnë fjalën kërkuese. p. sh. Në dritaren e mësipërme është paraqitur numri 584 000, që do të thotë se ka 584 mijë lidhje në të cilat përmendet fjala ECDL. • Linqet hapen drejtpërdrejt nga dritarja, pa pasur nevojë që këto adresa të mbahen mend ose të shkruhen. Pasi të hapet linku i adresës së gjetur, puna e mëtutjeshme është e njëjtë sikur për faqet që i hapim duke ua shkruar adresën përkatëse. • Një veprim shumë i shpeshtë me informacionet e gjetura është shtypja e tyre në letër.

DETYRAT E SHTËPISË 1. Çka kuptojmë me internet? 2. Nga kush e ka prejardhjen

DETYRAT E SHTËPISË 1. Çka kuptojmë me internet? 2. Nga kush e ka prejardhjen interneti? 3. Si bëhet kërkimi i informacioneve në internet? 4. Si njihen ndryshe web faqet? 5. Përmendni Search Engine-at më të njohura? 6. Cila nga Search Engine-at përdoret më së shumti nga shfrytëzuesit?