SHML e Agrobiznesit dhe Teknologjis Zenel Hajdini Klasa
SHML e Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini” Klasa : V-X-1 Lënda: Anatomia e kafshëve Tema: Zgavra e barkut; Stomaku(përshkrim i përgjithshëm) Prof. Heset Vranovci
Zgavra e barkut (Cavum abdominis) Ø Barku është pjesë e trungut, që shtrihet nga brinja e fundit deri tek linea terminalis. Linea terminalis është një vijë kockore vezake, që rrethon hyrjen në kavitetin pelvik. Barku përmban zgavrën e tij (cavum abdominis). Ø Muri i zgavrës së barkut është i formuar nga: a) kranialisht diafragma, b) dorzalisht nga vertebrat e mesit dhe muskujt e lidhur me to, c) ventrolateralisht nga fasciet dhe muskujt e barkut, d) kaudalisht vazhdon me kavitetin pelvik. Ø Peritoneumi është membrana seroze që vesh zgavrën e barkut. Ajo formon një qeskë të madhe (qeska peritoneale), e cila shtrihet kaudalisht, në brendësi të kavitetit pelvik. Zgavra e barkut (Cavum abdominis) Foto. 1. Zgavra e barkut (Cavum abdominis
Ø Sipas veshjes me peritoneum, organet e barkut ndahen në: organe intraperitoneale, organe mezoperitoneale dhe organe ekstraperitoneale (retroperitoneale) Stomaku (gaster, ventriculus) Ø Stomaku është zgjerim i tubit tretës midis ezofagut dhe zorrëve të holla. Stomaku sipas mukozës që e vesh, ndahet në: a) stomak të thjeshtë (ventriculus simplex), me mukozë tërësisht gjëndrore. Stomak të tillë kanë mishëngrënësit dhe njeriu. b) stomak i përbërë (ventikuculus compositus), me mukozë pjesërisht gjëndrore dhe pjesërisht jogjëndrore. Stomak të tillë kanë derrat, njëthundrakët
Ø Stomakun sipas murit të dhomave, e ndajmë në: a) Stomak njëdhomëzor. Stomak të tillë kanë derrat, njëthundrakët , mishëngrënësit dhe njerëzit dhe b) Stomak shumëdhomëzor. Stomak të tillë kanë gjedhi, bagëtite e imta Ø Stomaku ka disa funksione: a) Shërben si rezervuar i ushqimit; b) Përpunimin mekanik dhe kimik të ushqimit; c) Mukoza ka aftësi thithëse për ujin, alkolin, disa barna etj. Ø Vrima përmes së cilës ushqimi hyn në stomak quhet ostium cardicum, dhe muri i stomakut që e rrethon atë quhet cardia Ø Vrima e komunikimit të stomakut me duodenin quhet ostium piloricum dhe muri muskulor i stomakut, që e rrethon atë quhet pylorus.
Ndërtimi i murit të stomakut Ø Muri i stomakut është i ndërtuar nga brënda - jashtë nga: a) mukoza; b) shtresa muskulore; c) seroza. q Mukoza e pjeses jo gjëndrore ështe e bardhë, e lëmuar, e fortë dhe e mbuluar me epitel plloçak shumështresor. q Mukoza gjëndrore (pars glandularis), formon pala të gjata (plicae gastricae), veçanërisht në pjesën pilorike të stomakut v Shtresa muskulore e stomakut përbëhet nga: a) shtresa e jashtme gjatësore; b) shtresa e brëndshme rrethore; c) shtresa e fijeve të pjerrëta të brendshme. v Serosa vesh pjesën më të madhe të stomakut
Stomaku Shtresa muskulare Foto. 1. Ndërtimi i stomakut PYETJE : 1. Nga kush formohet muri i barkut? 2. Si e ndajmë stomakun sipas numrit të dhomave ? 3. Si ndahet stomaku sipas mukozës që e vesh?
- Slides: 6