Shkolla Jopublike Migjeni Historiku Mir se vini nxns
Shkolla Jopublike “Migjeni” Historiku
Mirë se vini nxënës të dashur në këtë portë të dijes, e cila do të jetë e hapur për këdo që vërtet dëshiron të vendosë një gur në themelet e së ardhmes së një vendi që kërkon forcë e mendje rinie. Ky është urimi I parë I shtatorit 2003, ku falë dëshirës së mirë përparim, falë shpirtit të njeriut intelektual dhe arsimdashës, Administratorët e shkollës “Migjeni”, Gëzim e Diana Hoxha investuan vitet e punës dhe të sakrificës në fushën e dijes. Të investosh pa diskutim është zhvillim, por të investosh në fushën e edukimit është vlerë. Këtu qëndron edhe merita e krijuesve, investimi I të cilëve është maksimal, më I miri, më I plotësuari. Një shkollë me standarde evropiane, ndër të part në vending tonë që ofron kushtet maksimale në infrastrukturë fizike, mjete didaktike dhe staf të kualifikuar.
HISTOGRAM 350 314 300 250 200 150 100 80 50 0 0 2003 -2004 2008 -2009 2012 -2013 9 -VJEÇARE DHE GJIMNAZ 2016 -2017
▪ Viti shkollor 2003 -2004 nis me 80 nxënës viti 1 në 4 klasa, 19 nxënës viti 2 dhe 8 nxënës viti 3. ▪ Viti 2004 -2005 del matura e parë. Edhe pse e vogël në numër, të gjithë ngjitën shkallët e universiteteve. Rritja e numrit të nxënësve shoqërohet edhe me ndërtime ambientesh të reja: salla blu, pslestra. ▪ Viti shkollor 2006 -2007: ulen në vitet e para 3 klasa, gjithsej 78 nxënës, krahas klasave egzistuese. ▪ Viti shkollor 2007 -2008: në vitet e para rregjistrohen 63 nxënës të ndarë në 3 klasa. ▪ Viti shkollor 2008 -2009: vit I veçantë, mbyllet 5 -vjeçari I parë. Tashmë ndihemi më të sigurt. Siguria buron nga bilanci I bërë pas 5 vitesh pune dhe arritjesh, në të cilat nxënësit e shkollës sonë arritën të jenë të suksesshëm, jo vetëm në universitetet shqiptare, por edhe në Evropë. 20082009 sjell një risi për shkollën “Migjeni”. Për herë të parë këtë shkollë ulen 6 nxënës në klasën e parë të sistemit 9 -vjeçar. ▪ Suksesi vazhdon. Veç ciklit të arsimit të mesëm, vazhdojmë të rritemi edhe në atë 9 -vjeçar. Klasa e dytë 6 nxënës, klasa e parë 19 nxënës dhe në arsimin e mesëm 150 nxënës. ▪ Viti shkollor 2011 -2012 numëron 3 klasa të 12 -ta, 2 klasa të 11 -ta, 2 klasa të 10 -ta, nga një klasë në sistemin 9 -vjeçar nga e para në të pestë dhe një klasë të 8 -të dhe të 9 -të. Kënaqësi për stafin pedagogjik, pjesë e të cilit bëhen ish-nxënëset e kësaj shkolle Sila Limani, mësuese kimie dhe Ina Komino, mësuese gjuhë-letërsie. ▪ 10 Maj 2013, shkolla “Migjeni” feston ditëlindjen e saj të dhjetë. 10 vite u rrit në përvojën e mësimdhënies, u zgjerua në hapsirë dhe sigurisht që ka edhe një staf më të kualifikuar. ▪ 10 vite u krijuan brezat e parë të juristëve, mjekëve, ekonomistëve, mësuesve, që përbëjnë dhe krenarinë e shkollës “Migjeni”. Në nderim të kësaj pune u krijua një shfaqje artistike, e cila u ngrit mbi bazën e atyre fëmijëve që ulen në bankat e shkollës për të realizuar të ardhmen.
- Slides: 4