SHKOLLA E MESME E LART E AGROBIZNESIT DHE
SHKOLLA E MESME E LARTË E AGROBIZNESIT DHE TEKNOLOGJISË “ZENEL HAJDINI” FERIZAJ Lëmi i punës: Ushqimore Profili arsimor: Teknologji ushqimore, teknologji e përpunimit të frutave dhe perimeve, teknologji e përpunimit të qumështit, kuzhinier Lënda: Teknologji ushqimore, teknologji ushqimore me prejardhje shtazore Klasa: U-XI-1, 2, 3, 4 Tema: Ngrirja e mishit të shpendëve Mësimdhënësja: Shqipe Sejdiu, Eshref Qerimi
Ngrirja e mishit të shpendëve është një proces që kryhet në temperaturë shumë të ulët, dhe ka për qëllim ruajtjen e tij për një kohë më të gjatë. Ashtu si dhe te mishi i kuq metodat e ngrirjes janë: Ngrirja në kontakt me sipërfaqet e ngurta të ftohta, Ngrirja në kontakt me lëng të ftohtë, Ngrirja në sistemet e ngrirjes me dy faza.
Procesi i ngrirjes shoqërohet me ndryshime fizike dhe kimike. Ndryshimet kryesore që ndikojnë në cilësinë e mishit të ngrirë janë ato që ndikojnë në ndryshimin e strukturës së indeve të tij. Këto ndryshime ndodhin për shkak të procesit të kristalizimit do me thënë të madhësisë dhe lokalizimit të kristaleve të akullit që shkaktojnë ndryshime në kapacitetin ujë-mbajtës të mishit.
Ndryshimet në cilësinë e mishit ndodhin gjatë stadeve të ruajtjes së mishit të ngrirë deri në atë finale të shkrirjes. Kemi edhe ndryshime të ngjyrës ku në mishin e pulës kemi zbardhje të mishit. Por kemi edhe oksidimin e lipideve të cilat përkeqësojnë aromën e mishit të ngrirë.
Pyetje Çfarë procesi është ngrirja e mishit të shpendëve? Cilat janë metodat e ngrirjes së mishit të shpendëve? Çfarë ndryshime ndodhin te mishi i shpendëve gjatë ngrirjes?
- Slides: 6