Shkolla e Mesme e Lart e Agrobiznesit dhe
Shkolla e Mesme e Lartë e Agrobiznesit dhe Teknologjisë ‘‘ Zenel Hajdini’’ Ferizaj • Lëmi i punës: Përpunim Druri • Profili arsimor: Përpunimi i drurit • Lënda: Teknologjia e drurit • Tema: Pllakat e zdrukthit. . . • Mësimdhënësi: Muharrem SEJDIU 2020 Kl. D-X-2 ora mësimore nr. 56
Pllakat e zdrukthit Janë prodhime gjysmëtë gatshme nga druri që përfitohen nga pjesë të imta të drurit (zdruktha) të ngjitura mes vete me anë të ngjitësve sintetik në presa. Është cituar shpesh se prodhimi i produkteve me bazë druri ka qenë i lidhur me koston gjithnjë në rritje të trungjeve dhe lëndës së drurit, e cila ka nxitur menaxherët e burimeve pyjore në botë për të gjetur mënyra dhe mjete të përdorimit të drurëve në mënyrë më efikase. Shumë lloje druri mund të shfrytëzohen për prodhimin e pllakave të zdrukthit, klasa të ulëta të trungjeve të tilla si trungje të holla, të përkulura dhe të përdredhura.
Për prodhimin e pllakave të zdrukthit gjithashtu mund të përdoren drurë nga produktet dhe materialet e ricikluara. Të gjitha sharrat prodhojnë sasi të mëdha të mbetjeve në formë zdrukthi, tallashi dhe dërrasash. Madje edhe sharrat më efikase nuk kanë mundësi për të shfrytëzuar më shumë se 65% të secilit trung ne vëllimin e tij. Këto mbetje mund të përdoren për prodhimin e disa nga shumë lloje të paneleve me zdruktha dhe paneleve me fibra që prodhohen sot.
Si një material ndërtimi, druri ka një numër të madh të avantazheve, por edhe disavantazhe. Druri është një material shumë i ndryshueshëm në mes llojeve të ndryshme dhe brenda llojit të vet, dhe jo vetëm në dukje por, më e rëndësishmja, në dendësi, forcë, dhe qëndrueshmëri. Edhe pse fortësitë e duhura të pllakave të drurit janë përgjithësisht më të ulëta se sa fortësia e drurit, ato janë më të qëndrueshme. Kjo do të thotë se ato mund të mbajnë ngarkesa me kufij të vogël të sigurisë, të cilat në fakt zvogëlojnë dukshëm diferencën e fortësisë mes drurit masiv dhe pllakave me bazë druri.
Bakteriet, kërpudhat dhe insektet, lehtësisht kalbin drurin, sidomos kur ai është me lagështi. Disa produkte të pllakave janë më të mira në këtë aspekt, veçanërisht në rastin e sulmit të insekteve. Janë gjetur përbërës të ngjitësve të cilët janë jashtëzakonisht rezistentë në degradimin e pllakave nga kërpudhat, madje edhe nga termitet.
Klasifikimi i pllakave të zdrukthit në bazë të përmasave Gjatësia e pllakave të zdrukthit në përgjithësi përfshihet ndërmjet 250 dhe 550 cm. ose më shumë, gjerësia e pllakave përfshihet ndërmjet 120 dhe 250 cm. dhe trashësia ndryshon: Për pllaka të holla nën 8 mm, Për pllaka me trashësi të vogël 8 -12 mm, Për pllaka me trashësi mesatare 14 -30 mm, dhe Për pllaka me trashësi të madhe 32 -70 mm ose më shumë.
Klasifikimi i pllakave të zdrukthit sipas dendësisë Në mënyrë që të prodhohet një panel me fortësi adekuate zdrukthat duhet të jenë të ngjeshura me të paktën 5% më shumë se dendësia e tyre natyrore. Në praktikë, materiali i papërpunuar zakonisht është i ngjeshur përafërsisht 50% të densitetit të tij natyror, kështu që nëse një lëndë e parë me rreth 400 kg/m³ është përdorur për prodhimin e pllakave, pas përfundimit të procesit të presimit pllaka duhet të ketë një dendësi prej rreth 600 kg/m³. Kjo shkallë e ngjeshjes është e nevojshme për tu arritur kontakt i mirë zdrukth-me-zdrukth. Sipas dendësisë pllakat e zdrukthit ndahen: Pllaka zdrukthi me dendësi mesatare deri 0, 5 gr/m 3, Pllaka normale me dendësi 0, 5 deri 0, 75 gr/cm 3, Pllaka zdrukthi të rënda me dendësi mbi 0, 75 gr/cm 3.
Klasifikimi zdruktheve sipas numrit të shtresave: a) me tri shtresa, b) me granulometri progresive
Klasifikimi i pllakave të zdrukthit sipas numrit të shtresave Sipas numrit të shtresave pllakat e zdrukthit ndahen si më poshtë: Pllaka zdrukthi një-shtresore, Pllaka zdrukthi tri-shtresore dhe Pllaka zdrukthi shumë shtresore. Kohëve të fundit kanë filluar të prodhohen pllaka të zdrukthit me ashkla të mëdha dhe të holla me trashësi 0, 3 -0, 4 mm, dhe me gjatësi deri në 50 mm dhe gjerësi 5 deri 50 mm. Këto paraqiten në dy forma: Me zdruktha të mëdha të pa orientuara (vendosje e çrregullt), dhe Me zdruktha të mëdha të vendosura në një drejtim të caktuar.
Pamja e pllakave të zdrukthit me zdruktha të mëdhenj.
Klasifikimi sipas shkallës së përpunimit Sipas shkallës së përpunimit pllakat e zdrukthit ndahen si më poshtë: Pllaka zdrukthi të zakonshme; janë pllakat mbi sipërfaqen e të cilave nuk vendoset asnjë lloj materiali tjetër. Ato përdoren ashtu siç dalin nga fabrikimi. Pllaka zdrukthi të melaminuara janë pllakat të cilave u vendosen në të dy sipërfaqet e tyre pllaka melamine. Kjo i rrit vetitë fizike, mekanike e dekorative pllakës së zdrukthit duke e bërë mjaft të përdorshme në prodhimin e mobilieve. Pllaka zdrukthi të rimesuara janë pllakat, mbi sipërfaqen e të cilave vendosen rimeso dekorative nga llojet e drurëve me teksturë të bukur, Pllaka zdrukthi të veshura me PVC, letër, metal, pllaka të lyera me bojë, të llakuara etj.
Klasifikimi sipas lëndës së parë dhe lëndës ngjitëse që përdoret Klasifikimi në bazë të lëndës së parë bëhet si më poshtë: Pllaka me lëndë të parë drurin, lirin, kërpin, Klasifikimi sipas lëndës ngjitëse që përdoret bëhet si më poshtë: Pllaka me lëndë ngjitëse ure-formaldeide, fenol-formaldeide dhe ure-melaminë-formaldeide.
Pyetje Çka janë pllakat e zdrukthit? Si klasifikohen pllakat e zdrukthit në bazë të përmasave? Si klasifikohen pllakat e zdrukthit në bazë të dendësisë? Si klasifikohen pllakat e zdrukthit sipas numrit të shtresave? Si klasifikohen pllakat e zdrukthit sipas shkallës së përpunimit? Si klasifikohen pllakat e zdrukthit në bazë të lëndës ngjitëse? Insektet më shumë i sulmojnë pllakat e zdrukthit apo drurin?
- Slides: 13