SHKOLLA E MESME E LART E AGROBIZNESIT DHE
SHKOLLA E MESME E LARTË E AGROBIZNESIT DHE TEKNOLOGJISË “ZENEL HAJDINI” FERIZAJ Lëmi i punës: Ushqimore Profili arsimor: Teknologji ushqimore, teknologji e përpunimit të frutave dhe perimeve, teknologji e përpunimit të qumështit, kuzhinier Lënda: Teknologji ushqimore, teknologji ushqimore me prejardhje shtazore Klasa: U-XI-1, 2, 3, 4 Tema: Ftohja e mishit të shpendëve, mënyrat e ftohjes. Mësimdhënësja: Shqipe Sejdiu, Eshref Qerimi
Ftohja e mishit të shpendëve, mënyrat e ftohjes, ndryshimet në mish gjatë ftohjes Ftohja është një proces shumë i rëndësishëm në ruajtjen e mishit nga kontaminimi. Ftohja në përpunimin e shpendëve kryhet me dy mënyra: Ftohja me ujë dhe Ftohja me ajër.
Ftohja me ujë. Ftohja e shpendëve me ujë konsiston në vendosjen e tyre në një seri tankesh që mbajnë qindra karkasa Sistemi i ftohjes me ujë është dy llojesh: Me rryma të njëjta (karkasat janë në drejtim të njëjtë me rrymën e ujit) dhe Me rryma të kundërta (karkasat kryqëzohen me rrymën e ujit të ftohtë).
Ftohja me rryma të kundërta konsiderohet të jetë më higjienike me qenë se mbas ftohjes karkasat shpërlahen me ujë të pastër. Por mendohet që nën kontrolle të dobëta ftohja me ujë është një burim kontaminimi për mishin, gjë e cila mënjanohet në qoftë se vendosen masa paraprake për të ruajtur kushtet sanitare plotësisht të mira. Një nga masat kryesore është klorinimi i ujit që përdoret për ftohje në nivele të përcaktuara (45 -50 mg/ml).
Ftohja me ajër preferohet sidomos për zogjtë e vegjël të cilët tregtohen të freskët, të pangrirë. Në fillim ftohja bëhet në një dhomë ftohëse ku bëhet paraprakisht ftohja me rrymë ajri në një tunel. Risku i rikontaminimit është i vogël por mungojnë efektet pozitive të larjes me ujë me akull. Megjithëse kushtet higjienike janë të larta, ekziston mundësia e kontaminimit nga bakterie psikrotrofe. Spërkatja me azot të lëngët është një mënyrë e ftohjes në të ftohtë gjithashtu edhe spërkatja me CO 2.
Pyetje Çfarë procesi është ftohja e mishit të shpendëve? Sa mënyra të ftohjes ekzistojnë në përpunimin e mishit të shpendëve? Te cilët shpendë preferohet ftohja me ajër?
- Slides: 6