Shkolla e Mesme e Lart e Agrobiznesit dhe
Shkolla e Mesme e Lartë e Agrobiznesit dhe Teknologjisë , , Zenel Hajdini “ – Ferizaj • Lëmi i punës: Bujqësi • Profili arsimor: Mbrojtja e bimëve • Lënda: Meteorologji • Klasa: BXI-5 • Tema: Matja e temperaturës • Mësimëdhënsja : Azemine Gashi Maj, 2020
Matja e temperaturës Për matjen e temperaturës përdoren termometrat dhe termografët. Termometri ku zhiva është si termoelement përbëhet prej gypit kapilar (c) me gjatësi afro 35 cm dhe me prerje 1. 5 cm në anën e poshtme të të cilit gjendet ena e fryrë cilindrike(a) e cila shërben si rezervuar për zhivë. Për nevojat e bujqësisë është e nevojshme të kemi në disponim temperaturat e tokës dhe temperaturat e ajrit në shtresat përdhese të tokës. Matja e temperaturës së tokës-bëhet në sipërfaqen e tokës dhe në thellësi deri 1 m dhe kjo temperaturë shfrytëzohet për nevoja të bujqësisë. Për këtë qëllim përdoret termometri I rëndomtë, I cili vendoset në mënyrë që gjysma e poshtme e rezervuarit të zhivës të jetë I vendosur në tokë, kurse gjysma e epërme e rezervuarit të mbetet e lire mbi tokë. Kjo mënyrë e matjes nuk jep shënime të sigurta, por kjo është mënyra më e thjeshtë që përdoret edhe tek ne.
• Termometri minimal-shërben për matjen e temperaturës më të ulët gjatë 24 orëve. Rezervuari I tij është I mbushur me alkool, meqë zhiva ngrihet në -39 gradë Celsius. Termometri minimal lexohet në ora 7 dhe 21 sipas orës lokale. • Termometri maksimal –shërben për caktimin e temperaturës më të lartë gjatë 24 orëve. Ai është I mbushur me zhivë dhe gypi I tij kapilar është I ngushtar mbi rezervuarin e zhivës. Kur temperatura rritet zhiva nën presionit e bymimit, del prej rezervuarit dhe ngritet në gyp. Mirëpo kur temperature bie zhiva prej gypit nuk mund të kthehet në rezervuar përmes pjesës së ngushtë të gypit, por aty ndërprehet, meqë kohezioni I zhivës nuk është I mjaftueshëm të mbizotërojë fërkimin përmes pjesës së ngushtë të gypit. Prandaj, peri I zhivës mbetet në gypin kapilar në atë pozitë që ka qenë gjatë temperaturës së lartë. Fundi I perit të zhivës tregon temperaturën maksimale.
• Termometri I dyfishtë minimal dhe maksimal-përbëhet prej gypit kapilar të qelqit të lakuar në formë të shkronjës U. Në skajin e majtë të këtij gypi kapilar gjindet gypi I lakuar dhe I zgjeruar(a), kurse në anën e djathtë të gypit gjindet pjesa e zgjeruar(b) Në pjesën e lakuar të kapilarit gjindet zhiva(c), e mbi zhivë në të dy krahët gjindet alkooli. Kur temperature rritet, alkooli bymehet në gypin(a), kalon pranë shufrës(m) dhe bën shtypje në zhivë. Atëherë zhiva lëshohet në krahun e majtë të kapilarit, e ngrihet në të djathtin dhe e shtynë para vetes shufrën(n). Kur tempreatura fillon të biee alkooli në gyp(a) tërhiqet, e zhiva nën ndikimin e shtypjes së alkoolit prej enës(b) bie në krahun e djathtë të gypit kapilar dhe ngritet në krahun e majtë dhe e shtynë para vetes shufrën (m). Shufra (n) në krahun e djathtë mbetet në vendin e vet dmth në pozitën më të lartë që ka qenë e ngritur. Temperatura minimale lexohet në skajin e poshtëm të shufrës (m), kurse ajo maksimale në skajin e poshtëm të shufrës (n).
• Termografi-shërben për regjistrimin e ndryshimeve të pandërprera të temperaturës së ajrit. Te ky si termoelement shërben gypi I shëshuar I burdonit (s) I cili është I mbushur me alkool dhe i lakuar në formë të unazës. Kjo unazë nën ndikimin e temperaturës zgjatet ose tkurret, e kjo përcillet me ndihmën e mekanizmit të posaçëm në levën (p), e cila në pjesën e fundit ka pendën special lugore. Në të hidhet ngjyrë e posaçme, në të cilën ka mjaftë glicerinë që mos të thahet ngjyra. Kjo pendë shënon ndryshimet e temperaturës në letër termografike. Kjo letër është e mbështjellur rreth cilindrit ku gjendet mekanizmi I orës, që kurdiset me ndihmën e çelësit që është I përforcuar në pjesën e epërme të cilindrit, I cili çelës duhet të sillet në drejtim të shigjetës. Termografi nuk jep vlera të sakta si psh termomemetri I zhivës, prandaj duhet të rregullohet sipas termometrit të zakonshëm me zhivë. Ky rregullim bëhet duke levizur pendën lartë ose poshtë me ndihmën e vidhës (K). Kjo lëvizje e pendës bëhet kur ndryshimi në mes termografit dhe termometrit të zhivës, gjatë vrojtimit të rregullt në orën 7 , është më I madh se 2 gradë.
• Pyetje 1. Cilat instrumente përdoren për matjen e temperaturës? 2. Si bëhet matja e temperaturës së tokës për nevojat e bujqësisë? 3. Për çka shërben termometri minimal? 4. Si është I konstruktuar termometri maksimal? 5. Si është I konstruktuar termometri I dyfishtë maksimal dhe minimal? 6. Për çka shërben temografi?
- Slides: 6