SHKALLT E MBIEMRAVE Gjuh shqipe dhe letrsi Viti
SHKALLËT E MBIEMRAVE Gjuhë shqipe dhe letërsi Viti 2 drejtimi Ekonomi Prof. Fitnete Murat Sendet e ndryshme që emërtohen me emra , shpesh kanë tipare të njejta, por këto tipare nuk shfaqen gjithnjë me të njejtën masë. Me një fjalë cilësia e sendeve mund të shprehet në mënyrë të shkallëzuar. P. sh. Druri është i rëndë. Guri është më i rëndë. Plumbi është shumë i rëndë. Pra, në këto fjali e njejta cilësi e tri sendeve të ndryshme është shprehur në shkallë të ndryshme.
Mbiemrat cilësor cilësinë e emrit mund ta tregojnë në tri shkallë: a). Në shkallën pohore b). Në shkallën krahasore c) Në shkallën sipërore a) Në shkallën pohore mbiemri e emërton cilësinë e sendit në masë të zakonshme, dmth. vetëm e pohon këtë cilësi. P. sh. Mollë e kuqe. Rush i ëmbël. Shok i mirë. b) Në shkallën krahasore mbiemri cilësinë e sendit e tregon në një masë ose shkallë më të lartë në krahasim me të njejtën cilësi të një sendi tjetër. P. sh. Sheqeri është më i ëmbël se qumështi. Eda është më e vogël se Jara. Toka është më e madhe nga Hëna. Kjo quhet shkallë krahasore e pabarazisë.
Siç shihet tek shembujt e dhënë më lartë, para mbiemrit në shkallën krahasore përdoret pjesëza më ndërsa para pjesëzës së dytë të krahasimit përdoret lidhëza se ose parafjala nga c) Në shkallën sipërore tregohet cilësia e emrit në masën më të lartë. P. sh. Noari është shumë i zoti. Dijellza është tepër e zgjuar. Besforti është jashtëzakonisht piktor i mirë. Kjo shkallë formohet me ndajfoljet e sasisë shumë, tepër, mjaft, jashtëzakonisht që përdoren para mbiemrave të shkallës pohore.
Detyrë shtëpie: Lexoni tekstin, analizoni mbiemrat dhe shënoni për secilin se në çfarë shkalle është përdorur. Ndërsa ata shëtisnin, ajri i pastër, zërat ngazëllyes, fërfëllima e lehtë dhe shumë e këndëshme e veriu, ligjërimet dhe tingujt e zogjëve dhe natyra me tërë hijeshinë e saj, të gjitha këto duke i flladitur zemrat e të rinjëve, i bënin këta më të guximshëm e më të lirë, i shtinin drejt dashurisë shumë të ngrohtë.
- Slides: 4