RREGULLIMI JURIDIK I ADMNISNITRATS PUBLIKE UNIVERSITETI AAB PRISHITIN

RREGULLIMI JURIDIK I ADMNISNITRATËS PUBLIKE UNIVERSITETI AAB - PRISHITINË FAKULTETI I ADMINISTRATËS PUBLIKE LIGJËRATANA NR. 1 Konceptet themelore për nocionin dhe parimet e organizatës dhe të punës së administratës

NOCIONI I PËRGJITHSHËM I ORGANIZATËS �Organizata mund të përkufizohet si mënyrë, në të cilën pjesët e tërësisë harmonizohen e drejtohen për arritjen e qëllimit të caktuar të cilit i dedikohen. �Kuptimi në dy aspektet: 1. Organizata si punë e organizuar për të arrit qëllim të caktuar, dhe 2. institucion që ka elementet e caktuara dhe që është themeluar që të realizojë qëllime të caktuara. �Kuptimi i nocioneve të administratës

Kuptimi i administratës publike/shtetërore �Kuptimi i administratës publike është më i gjerë se sa nocioni i administratës shtetërore �Nocioni i administratës publik përfshinë edhe administratën shtetërore dhe veprimtarinë e instititucioneve përkatëse të cilat nuk kanë karakter shprehimor të organeve shtetërore, mirëpo ushtrojnë punë të karakterit publik. �Kishim rastin e kryerjes së shërbimeve publike nga organizatat private me autorizim publik. �Në literaturën amerikane kemi dallimin në mes administratës publike si administratë politike dhe administratës private si administratë jopolitike (MBA).

Kuptimi i administratës publike/shtetërore �Në kuptimin organizativ, administrata paraqet organizatën administrative i cilës aktiviteti themelorë është kryerja e veprimtarisë administrative. �Rregullimi juridik i administratës shtetërore është e përcaktuar me normat administrativo – juridike të përmbajtura në kushtetutat përkatëse, ligjet dhe dispozitat e tjera nënligjore. �Me këto akte juridike përcaktohet pozita the roli AP, format konkrete të organizimit të tyre dhe mënyra e punës, struktura e brendshme

Elementet themelore organizatës administrative �Elementi normativ: i cili paraqitet nëpërmjet të qëllimit për themelimin e saj organizativ. �Elementi subjektiv: shprehur përmes kuadrit njerëzorë të organizatës. �Elementi material: mjetet e organizatës si mjete teknike dhe mjete financiare. �Elementi strukturor: ndërlidhja e qëllimeve, kuadrove dhe mjeteve të organizatës, dhe �Elementi statusor: shkalla apo gjendja e mëvetësisë apo autoritetit të organizatës në procesin e ushtrimit të veprimtarisë së vete.

Parimet për themelimin e organeve administrative �PARIMI REAL: bazohet në llojin e punëve që duhet të kryhen. Në qoftë se si bazë për themelimin e organeve administrative merren punët sipas fushave për të cilat themelohen, organizimi bazohet në parimin resorial të ndarjes së punëve; Nëse si bazë merren funksionet, punët dhe detyrat e organeve kemi parimin funksional të organizimit të administratës. �PARIMI RESORIAL: përbëhet në profesionalizimin dhe specializimin të resoreve. Duhet të ketë punë të mjaftueshme që do të ishte racionale për themelimin e një organi të tillë administrativ. Përparësitë dhe mangësitë?

Parimet për themelimin e organeve administrative �PARIMI FUNKSIONAL: si bazë merren funksionet, punët dhe detyrat e organeve administrative. Për shembull, funksionet e përbashkëta të organit administrativ: mbikëqyrja administrative, punët analitike profesionale dhe zgjidhja sipas çështjes administrative. �PARIMI INOKOS DHE PROFESIONAL: ndërlidhja e një tërësie organizative mbi bazën e administratës së një personi (inokos), ose në më shumë personave (kolegjial).

Parimet për themelimin e organeve administrative �Ndër parimet tjera që paraqiten në funksionimin e organeve administrative janë: �parimi i ndarjes së punëve; �parimi i koordinimit; �parimi i centralizimit dhe decentralizimit; �parimi i koncentrimit dhe dekoncentrimit
- Slides: 8